You are on page 1of 3

Gatime karakteristike te zones se Matit

-Tradita e kuzhinës Matjane si një zonë me bimësi dhe reliev kodrinor si dhe treva për të shfrytezuar
në maksimum,blektorinë, ka si gatim tradicional mishin e pjekur në disa variante si përshembull: në saç,
në hellë, në prushe, etj. Një gatim tradicional perveç mishit të të imtave si delja dhia dhe viçat është dhe
mishi i pulës i cili gatuhet në të gjithë zonvn, shoqerohet me qullë ose me asortimente brumi si, makarona,
oriz jufka, pershesh i bërë me miell të ndryshem misri dhe gruri. Po me produktet e mishit te viçit
të të imtave por dhe të mishit të pulës behen gjellëra të ndryshme tradicionale si: Paça, mishi më leng,
çorba etj
Te gjitha perimet e zones që bëhen në treven e matit por dhe perreth qytetit janë bio dhe perdoren per
gatime sallatërash te ndryshme per tryezat por edhe për gjellë vere si ushqim i lehtë, por edhe ëmbelsirat
në trevën tonë kanë një origjinë të hershme të cilat bëhen në raste gezimi dhe hidhërimi si përshembull:
peta me sheqer, haksude, bakllava, shendetlie, ravani etj.Të gjitha keto ushqime shoqërohen me pije
tradicionale si Rakia dhe vera ku e gjithe zona dhe qyteti e kultivon rrushin më pas e fermenton dhe pas
fermentimit e nxjerrë si produkt bio për servirie kjo është nje tradite e hershme.

DISA NGA GATIMET TRADICIONALE MATJANE


1. Pulë me qullë
2. Pulë me jufka
3. Bukë në çerep
4. Byrek me groshë
5. Petë misri me hithra
6. Byrek me djathë, qumësht dhe vezë
7. Tavë dheu
8. Tavë kosi
9. Tavë mishi me qumësht
10. Patate të pjekura në prush
11. Petulla
12. Dollma (me lakra dhe me gjethe rrushi)
13. Groshë me gjalp
14. Mish në hell
15. Petë me presh
16. Lakror
17. Çorbë
18. Byrek me kungull
19. Byrek me patate
20. Bishtaja
21. Trahana
22. Tavë pule me gjizë dhe hudhra të njoma
23. Pulë me gështenja dhe arra
24. Paçë koke
25. Kukurec
26. Sultjash
27. Bukë misri me shëllirë djathi
28. Mish në zgarë
29. Pulë me pilaf
30. Tavë mishi në furrë
31. Kungull i pjekur/zier (shoqërohet me sheqer)
32. Tavë me patate

Pula me qull eshtë një nga gatimet më të hershme tradicionale, i përgatitur në mënyrë fantastike nga mjeshtëria
e duarve të nënave dhe gjysheve shqiptare.Pula e gatuar me qull është një traditë e gjithë trevave shqiptare por
secila zonë ka mënyrën e saj të gatimit.Por gjithashtu, është një nga gatimet më mbresëlënëse për çdo turist të
huaj që e provon e që mahnitet nga shija e tij teksa përpiqet të marrë me vete recetën e përgatitjes.I përgatitur
me përbërës të thjeshtë, të cilët lehtë gjenden në kuzhinën e çdo familjeje, pula me qull është një gatim special i
cili kënaq shijen dhe oreksin teksa mbledh gjithë familjen rreth tryezës.

Si ta Përgatisim Pulën me Qull


Përbërësit
 1 pulë 1 kg (Për një shije më të mirë përzgjidhni pulë fshati)
 100 ml vaj ulliri ose 200 gr gjalpë i freskët
 15 lugë gjelle miell misri,
 Kripë
 1.5 l lëng pule
 Piper të kuq dhe të zi (sipas dëshirës)

Përgatitja
Në një tigan shtojmë pak gjalpë ose dy lugë vaj ulliri.Shtojmë copat e pulës dhe i kalojmë për një skuqje shumë të
lehtë për një apo dy minuta.E kthejmë pulën nga të dyja anët.Më pas, hedhim ujin. Shtojmë kripën, nëse dëshironi
shtoni edhe pak piper të zi dhe të kuq.I lëmë të zjejnë përreth një orë.Nga ana tjetër, në një tenxhere shkrijmë gjalpin
ose hedhim vajin e ullirit. Hedhim miellin e misrit dhe e kaurdisim me një lugë druri duke u kujdesur që mielli të
skuqet njëtrajtësisht.Në momentin që mielli nis skuqjen dhe të marrë ngjyrë në kafe të hapur, hedhim lëngun e
përvëluar të pulës. E përzjejme fortë dhe në mënyrë të pa ndërprerë që të mos krijohen kokërriza.Sapo masa të jetë
krijuar në formën e salcës e hedhim në një tavë, të cilën përmes një furçe kuzhine e kemi lyer me një lugë vaj ulliri.E
fusim në furrë të ngrohtë me 250 gradë celcius dhe e lëmë të piqet për 15 minuta.Mbi qullin e përgatitur vendosim
mishin e pulës të cilin sipas preferencës mund ta ndajmë në copa ose mund ta vendosim të plotë.Pasi hiqet nga furra
qulli spërkatet me disa pika gjalpë të skuqur. Sipas preferencës mund t’i shtohen edhe hudhra të
shtypura.TRADICIONALEPULE ME QULLTRADITA DIBRANETRADITE DHE SHIJE

You might also like