You are on page 1of 1

Gjelle me Mashurka

Receta
• 500 gr mashurka (barbunja)
• mish vici sipas personave
• 2 kokrra qepë
• 2-3 speca të gjata jeshile
• 2-3 patate
• 2 kokrra domate + 1 lugë gjelle salcë lëng
• kripë, piper, rigon, hurdhëra sipas dëshirës
Përgatitja
• Në një tenxhere hedhim vajin, qepën, specat e grira, dhe i kavërdisim
pak, pastaj shtojmë mishin, kripën, erëzat me radhë…
• Shtojmë salcën, domatet të cilave ju kemi hequr cipën, dhe i grijmë me
thikë, pastaj hedhim barbunjat e lara dhe të grira në dy- tre pjesë,
grijmë dhe patatet dhe i mbulojmë me kapak,,,
• i lemë pak dhe ju hedhim ujë sa të mbulohen, vazhdojmë hedhim nga
pak ujë të ftohtë anash tenxheres, duke mos e ndërprerë zjerjen
(valën), sepse ajkoset më mirë…
• E rëndësishme është që të mos hedhim ujë të ftohtë 5-10 minutat e
fundit, para se ta heqim nga zjarri. Grijmë majdanoz, dhe e servirim te
ngrohtë,,,ju bëftë mirë.

You might also like