You are on page 1of 3

KONTRATE

Sot më datë 01/05/2021 lidhet kjo kontratë ndërmjet palëve:

Alfa Sha, person juridik, me adresë të zyrave qendrore Autostrada Tiranë-Durrës, km/0 Tiranë
me NIPT: J62903630 D përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z.Vasil Naçi për kompaninë
Alfa sha, (që më poshtë referohet si Alfa),

Dhe

"FK FLAMURTARI Football Club sh.a, me adresë Vlore me NIPT: L17130203I përfaqësuar nga Z.
Ardian Ciruna. në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të kësaj shoqërie (që më poshtë do të referohet si
Klubi).

NENI 1
OBJEKTI 1 KONTRATES
Sponsorizimi në produkte për Klubin nga Alfa kundrejt publicitetit të ofruar nga Klubi sipas
secifikimeve të bëra më poshtë.

NENI 2
AFATI

Afati i kohëzgjatjes së kësaj kontrate është 12 (dymbëdhjetë) muaj. Fillon me nënshkrimin e kësaj
kontrate në datë 01/05/2021 dhe vazhdon deri në 01/05/2022

NENI 3
VLERA E KONTRATËS DHE MËNYRA E PAGESËS
Vlera e kësaj kontrate është vlera e sasisë prej 1080 koli ujë Spring në vit, ose 90 koli ujë
Spring në muaj që Alfa vë në dispozicion të Klubit. Kolitë e ujit jane në paketimin 12x0.5L,
te cilat do te jepen brenda dates 05 te cdo muaji.

NENI 4
TË DREJTA DHE DETYRIME RECIPROKE TË PALËVE

Alfa merr përsipër të verë në dispozicion të Klubit sasinë e mësipërme të ujit Spring kundrejt
përfitimeve publicitare të mëposhtme:

Scanned with CamScanner


 Në stadium do të jenë të vendosura 5 (pese) banera me logon e Spring-ut të përmasave
5mxlm.
 Pozicionet e vendosjes do të përcaktohen paraprakisht nga Alfa.
 Gjatë ndeshjeve apo stërvitjes lojtarët dhe stafi do të konsumojnë vetëm ujin Spring.
 Uji Spring do të jetë prezent në të gjitha konferencat për shtyp të Klubit.

Ekipi merr përsipër të dërgojë foto Alfès nga çdo ndeshje të ekipit.

 Të giitha përfltimet e mësipërme do te jenë të vlefshme si per ndeshjet kombëtare, ndërkombëtare


apo miqësore te bera nga ekipi periudhën e vlefshmërisë së kontratës.

 Klubi merr përsipër të beje te mundur realizimin e të gjithë paketës publicitae të përcaktuar
mësipër.
 Alfa merr përsipër vënien në dispozicion të sasisë së produktit të përmendur më lart.

 Alfa merr përsipër të bëjë vetë realizimin e banerave që do të vendosen në stadium.

NENI 5
ZGJIDHJA E KONTRATĚS

Kontrata mbaron me përmbushjen e afatit për të cilin është lidhur. Por palët mund ta zgjidhin
atë edhe para këtij afati, në mënyrë të njëanshme, vetëm kur konstatojmë mospërmbushje
thelbësore të detyrimeve reciproke të përsëritura dhe të dokumentuara nëpërmjet proęedurave
të përmendura në nenet e kësaj kontrate. Në ędo rast do duhet të njoftojnë palën tjetër të
paktën 15 ditë pune përpara.

NENI 6
ZGJIDHJA E MOSMARRĚVESHJEVE
Gdo mosmarrëveshje midis palëve që mund të lindë nga interpretimi apo zbatimi i kushteve të
kësaj kontrate do të zgjidhet me mirëkuptim, në përputhje me ligjislacionin në fuqi. Në rast se
një mosmarrëveshje nuk zgj idhet me mirëkuptim, palët, rezervojnë të drejtën ti drejtohen
Gjykatës kompetente për zgjidhjen e konfliktit.

NENI 7
FORCA MADHORE

Palët pranojnë se vetëm forcat madhore (się i parashikon ligji) nuk i venë ato para
përgiegiësisë për mosrealizimin e detyrimeve reciproke.

NEM 8
SHTESAT DHE NDRYSHIMET NĚ KONTRATĚ

Scanned with CamScanner


Gdo shtesë apo ndryshim në këtë kontratë do të bëhet me marrëveshje me shkrim të palëve. Në të
kundërt ato janë të pavlefshme.

NENI 9
LIGJI 1 ZBATUESHËM
Kjo kontratë është hartuar në përputhje me dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë
dhe akteve ligjore dhe nënligiore të tij.

NENI 10
DIZPOZITA TĚ FUNDIT

Kontrata hartohet në 2 (dy) kopje identike në gjuhën shqipe dhe hyn në fuqi në momentin e
nënshkrimit të saj.

Tiranë, më datë 01/05/2021

Per F.K. Flamurtari Per Alfa Sha

Z. Ardian Ciruna Z. Vasil Naçi

Scanned with CamScanner

You might also like