You are on page 1of 1

Sulltan Nevruzi festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam

Aliut. Dervishi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Mikel Onjea, për gazetën “Shekulli”
tregon se Kryegjyshata Botërore Bektashiane vizitohet nga shumë besimtarë dhe turistë
të huaj, të cilët vijnë të organizuar në grupe nga e gjithë bota. Kryegjyshata mban lidhje
me shumë teqe, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Teqeja më e madhe ndodhet në
SHBA, e cila është një qendër patriotike dhe fetare, ku mblidhen bektashinjtë që jetojnë
aty..Si festohet kjo festë?Kjo festë zgjat tri ditë. Në 22 mars ka lindur imam Aliu dhe
pas tri ditëve i është vënë emri. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas
luten dhe falen. Ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë. Në mëngjes, për besimtarët dhe të
gjithë të pranishmit, shpërndahet qumësht dhe sherbet, që simbolizon pastrimin e
trupit dhe shpirtit. Këto dy pije konsiderohen pije parajse. Gjithmonë në orën 10:00
bëhet ceremonia. Dalin klerikët përjashta, bashkë me besimtarët këndojnë në kor
këngën e Sulltan Nevruzit. Më pas, jepen bekimet nga udhëheqësi shpirtëror për jetimët,
të vobektit, për të gjithë ata që gjenden në vështirësi. Jepen bekime për ushtrinë
shqiptare, Presidentin, mësuesit, intelektualët etj. Ceremonia e festës vazhdon me
hyrjen në tyrbe, ku bëhen lutje.

You might also like