You are on page 1of 2

Ismail Qemali lindi më 

16
janar 1844 në Vlorë në një nga familjet e
mëdha të Shqipërisë së Jugut, i biri i Mahmud
bej Vlorës dhe Hedije hanëm Asllan-Pashali.
Pas shtypjes së Kryengritjes kundër Tanzimatit
(epopeja e Hekalit, Gjolekës - 1847), Mahmud
beu, si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj
kryengritje, u arrestua dhe bashkë me të vëllanë
Selim pashën u burgosën në Manastir. Familja
iu dërgua pas 15 ditëve në Selanik ku ndejtën
për tre vjet. Në Selanik familja e tij gjeti
mbështetjen e madhe të konsullit francez
Edouard Grasset, i njohur i Mahmud beut qysh
kur kishte shërbyer me po atë detyrë në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik, Ismailit i vdes
vëllai i vogël, Sulejmani, i cili u varros në oborrin e xhamisë Ortaj. Pas politikës së re të
Portës së Lartë familja e Ismailit që ishte e vendosur në Selanik kthehet në Vlorë. Më 1852
lirohet Mahmud beu, i cili kthehet nga Konja në Vlorë; ndërsa i ungji Selim pasha bashkë me
një nga krerët, Çelo Picarin, detyrohen të qëndrojnë në Thesali.Me vdekjen e të gjyshit nga e
ëma në Janinë, Tahir bej Asllan-Pashali, i bashkohet s'ëmës për zinë dhe pak kohë më vonë
regjistrohet në gjimnazin «Zosimea» në Janinë më 1855. Në «Zosimea» Ismail Qemali ishte i
vetmi nxënës musliman në atë kohë, kaloi aty greqishten e vjetër, latinishten; mori njohuri në
matematikë e fizikë dhe privatisht arabisht e frëngjisht. Ismail Qemali i dha provimet e vitit
të fundit më 15 korrik 1859.Në majin e 1860 ndërmerr udhëtimin që i zgjati dhjetë ditë nga
Janina për në Stamboll. Banon në shtëpinë e Guiridli Mustafa pashës.Fuad pasha e punësoi
në zyrën e përkthimeve të Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që vazhdoi dhe studimet për
drejtësi. Me një ndryshim të ambasadorit osman në Paris, emërohet atashè pranë ambasadës,
por me t'u nisur misioni merr lajmin e vdekjes së të motrës që e shtrëngon të kthehet në
Janinë.Guvernator i Përgjithshëm në vitin 1862 e mori ndihmës drejtor të çështjeve politike
dhe bëjnë një tur deri kur në shtator në Athinë ndodh grushti i shtetit. Sipas merakut të së
ëmës martohet me një vejushë të re nga Konica, e cila vdiq pas lindjes së vajzës së tyre vitin
e parë e jetës së tyre bashkëshortore. Kur u bë Mid'hat Pasha Sadrazam, e mori me vehte në
Stamboll Ismail beun, si sekretar privat. Mori pjesë në komisionin shtetëror për hartimin e
kushtetutës turke, e cila u shpall më 1876. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve
të Jashtme të Perandorisë.Kështu kaloi një pjesë e jetës së tij.Vitet e fundit të jetës i kaloi në
mërgim duke punuar gjithnjë për të mirën e atdheut dhe duke bashkëpunuar me kolonitë
shqiptare. Më 1917, Partia Kombëtare Politike e shqiptarëve të Amerikës, e caktoi delegat të
saj për në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, ku
ndodhej i ftuar nga Qeveria Italiane për të arritur një bashkëpunim mbi të ardhmen e
Shqipërisë. I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues
të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren
në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt,
nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me
Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e
familjes Vlora. «...Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e
popullit të thjeshtë,- shkruante në ‘Kujtime familjare’, Safa Vlora,- duhet të pohojmë se asnjë
nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Në ceremoninë e përmotshme... as fshatar as qytetar nuk
qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin
mbushur me njerëz. Ishte një apotezë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim, dhe një
kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e
fundit...”[12].

You might also like