You are on page 1of 1

Naim Frashëri

Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20 tetor1900) ka

qenë poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të rilindjes kombetare dhe

figura qendrore e letërsisë së Rilindjes. Për së gjalli u pagëzua "apostull i shqiptarizmës" dhe

"bilbil i gjuhës shqipe".

Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin

e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të

kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.Naimi lindi në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës(sot

në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati

ishin pasardhës fisnikësh e timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë u njohën

si Dulellarët, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahorit.[3]

Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten

osmane, arabishten dhe persishten në Teqenë e Frashërit,[4] si myhib bektashi.[5] Pas

vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më

1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi

gjimnazin grek "Zosimea" më 1869.[4] Në "Zosimea" mori një kulturë të gjërë për kohën,

u njoh me kulturat klasike, mësoi gjuhën greke dhe gjuhën frënge. Atje ra në kontakt me

idetë e iluminizmit frëng dhe veprat e Rusoit e Volterit.[6]

Më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e

detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në Sarandë.

Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga reumatizma, e shtrënguan të

largohej nga Saranda dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat

e Badenit në Perandorinë Austro-Hungareze. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të

dhjetash (ashari mydiri) në Berat. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll,[7] ku

punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe

Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të

Zëvendësministrit të Arsimit. Sipas tij zgjidhja më e mirë për të ardhmen e shqiptarëve

ishte bashkimii i Shqipërisë me Austro-Hungarinë.[11] Mbylli sytë më 20 tetor 1900.

You might also like