You are on page 1of 3

Veshja Popullore e Zones se Tropojes

dhe e Malsesise se Gjakoves

Në Tropojë ( Malësia e Gjakovës) tradicionalisht janë përdorur dhe ende


vazhdojnë të përdoren shumë variante veshjesh popullore.
Për burrat përdoren veshjet me tirq dhe me kapuçin e bardhë të kokës
gjysmesferik.Larmia me e madhe ekziston te veshjet e grave. Tiparet
kryesore janë ; Veshja e “ngushte ”dhe veshjet me” pështjellak të
gjanë”, të cilat janë mbizotëruese, veshja me “lidhce e marhame” që
përdoren në fshatin Zogaj, si dhe veshja me “xhublete” e përdorur
në Nikaj-Mertur, e në fshatin Rragam e Valbone.

Veshja e ngushte dhe elementet përbërës te saj-këmisha e gjate deri me


10 kinda . Gjoksi i këmishës i qëndisur me pe me ngjyra apo me rruaza e
me xhixha. Mangët te shkurtra deri te
bërryli, te gjera dhe të veshura me ojme;
Mangë këmishë të ngushta te zogu i dorës
deri te bërryli e që mbuloheshin nga pjesa
tjetër e këmishës që vine nga supet. Në
pjesën e pare te zogut te dorës punohet me
copë të zezë. Zaprega-kështu është quajtur
por do të thotë përparëse; vendoset në
pjesën e përparme të femrës në distancë të
vogël nga beli. Mbahet nga dy toja të
derdhura që kapen në dy cepat e kundërt të
zapreges sipër e që lidhen në mes prapa, në
krysa.
Pështjellaku i mram-vendoset në vithe
mbrapa. Shoka vendoset prapa pjerrtas
diagonal në krysa poshtë belit, copë e qëndisur e tera me ornamente të
ndryshme me rruaza, tehri, xhixha etj. Krahoçja është e punuar me
gajtan 3-4-5 fije të qepura gashke. Dy shpatullat mbërthehen nga ajo dhe
kryqëzohet mbrapa në shpatulla. Çorapet punohen në kërrabëza, për
vajza me pe të bardhe, dhe për nuse me peje me ngjyra që vijnë deri
poshtë gjunit.
Mestet bëhen me kërrabëza me pe leshi dhe qëndisen me ojnë të
ndryshme. Opinga, shtrojat me
lëkure lope, të bëra anash me
dredhe. Pjesa e sipërme e punuar
me qëndisje me peje me ngjyra të
ndryshme. Veshja e gjanë e grave :
kjo veshje ka edhe komponentë te
vet. Këmishe bëzi, me krahë te
shkurtër deri në bërryla dhe të
gjerë, e qëndisur. E gjatë deri në
kofshët. Pjesa para në gjoks është e
qëndisur me peje me ngjyra dhe me
rruaza. Pështjellaku i gjane – pështjellaku i gjane punohet në
vegj. Rrudhosja  bëhet me një teknikë që e ruan përgjithnjë këtë
valëzim, fizarmonikë. Ai zbukurohet me rruaza e me xhixha. Në fund i
ngjitet një shirit, jo i gjerë, zbukurues i bardhë. Mitan pa mange:
punohet me copë të zezë apo kafe futet në dy krahët, por nuk komcohet
dhe nuk ka mangë të gjata. Është i shkurtër sa nuk arrin deri në bel. Në
zonën Nikaj – Merture veshja e grave ndryshon. Ato vishen me xhublete,
jelek me theke, breze serme, çorap leshi të zeza, opinga lëkure, shami
me theke dhe zbukurime serme.
Veshja e vajzave përbehet : këmishe brej beze, e bardhe, e thjështë, me
mangë të gjata e kamcuar në zoge te dorës deri poshtë gjunit dhe pa
zbukurime.

Veshja e burrave – Në kompletin e veshjes se


burrave bëjnë pjesë : Tirqit punohen me copë
prej leshi në vegje, kalohet në vajavice, shkelet
dhe kthehet në zhgun. Këmisha beze me mangë
të gjata, gryka e hapur dhe e punuar me
qendisje me një dizajnë te lehte me pe të
bardhë. Xhamadani me mangë të gjata prej
zhguni i bardhë, i zi apo kafe. Jeleku përbëhej
prej shtroje copë e zeze apo kafe e mëndafshtë
dhe e qëndisur gryket, gjoksorin dhemëngët me
fije të trasha mëndafshi me ngjyrë ari. Shoke e
shallë – shoka punohet prej leshi në vegje e
kombinuar me pe të ngjyrosur afërsisht me ngjyrat e ylberit, e gjatë sa
sillet disa here rreth mesit, edhe shala e gjatë sa edhe vetë
shoka. Kapuç apo plis i bardhë në formë sferike-i rrumbullakësuar sipër
vihet në kokë mënjan, cepi i vjen në vetull te syri, rreth kapuçit lidhet
diagonal një shami e zezë, në zonën Nikaj-Mertur shamia mbahej e kuqe.

 Malësia e Gjakovës është një ndër trevat që dallohet edhe për


shumllojshmërinë e varianteve, të ngjyrave dhe të motiveve të
kostumeve popullore. Kostumi popullor e hijeshon dhe e bën me krenar, e
madhështon gruan dhe burrin, djalin dhe vajzën.

You might also like