You are on page 1of 2

Kultura Dibrane

Treva e Dibrës është një nga zonat më të thella të Shqipërisë së brendshme malore. Ajo rrethohet
nga katër anët nga vise shqiptare, gjithashtu malore. Në perëndim kufizohet me Matin, në
veriperëndim me Mirditën, në veri me Lumën, në verilindje me Sharrin, në lindje me Rekën, në
juglindje me Kërçovën, në jug me Çermenikën dhe në jugperëndim me Martaneshin. Shpeshë,
kufijtë e saj I ka përcaktuar vetë natyra – male të larta, të vështira, të pakapërcyeshme. Përmes
kësaj treve gjarpëron Drini I Zi, I cili pasi buron nga liqeni I Ohrit, e përshkon trevën nga jugu në
veri. Ai e ndan këtë territor gati në dy pjesë të barabarta, por me tipare fiziko – gjeografike të
ndryshme. Nga e majta ngrihet Malësia e Dibrës, ku dominojnë malet mjaft të pasura me gips dhe
gëlqere, e në të djathtë shtrihet Ultësira dibrane, me vise kryesisht fushore, të cilat përmenden për
prodhimet e tyre. Banorët nën ndikimin e kushteve historike, e kanë ndarë Dibrën në “Dibra e
nëntë maleve” (Reçi, Dardha, Çidhna, Muhurri, Luznia, Katër Grykët, Bulqiza, Gryka e Vogël dhe
Gryka e Madhe) dhe “Dibra e e dy krahinave” (Lura në veriperëndim dhe Golloborda në
jug). Ultësira I ka dhënë Malësisë prodhime bujqësore e zejtare, ndërsa ka marrë prej saj
prodhime blegtorale e pyjore.

Ajo dallon me ritet, adetet, e shumëçka nga viset e tjera. Dikur ka mbajtur emrin “Uranik” dhe
njihet nga historianët e hershëm, që nga Ptolomeu, e shumë historian të tjerë shqiptarë e
ndërkombëtarë. Arian Kadiu – autor I monografisë “Dibra e madhe – Sheheri I Dibrës”, në
pasthënie thekson : “Dibra e mbylli shekullin XIX me Kuvende Kombëtare dhe e filloi shekullin XX
me Kongrese Kombëtare, gjë që tregon se dibranët kanë qenë ndër të parët që kanë kërkuar
Shqipërinë e parë.

Në ndërkohë, Mira Pirdeni (drejtoreshë në “Shoqëria shqiptare e të gjitha moshave”), rrëfen vizitën
e saj në Dibër në vitin 1992, ku ndër tjera thekson atë se ka përjetuar krejtësisht një ndjenjë
ndryshe nga ajo e përceptuar më herët, duke menduar se shqiptarët jashtë kufjinjve janë
krejtësisht tjerë, por këtu ajo sheh se shoqëria dibrane ka qenë e orientuar totalisht nga përparimi,
duke shkolluar edhe gjininë femërore (fenomen I cili ende në disa treva injorohet). Nuk ka qenë ky
fillimi I emancipimit të femrës dibrane, ajo është shkolluar që në Normalen e Elbasanit e të
Shkupit, e më vrrullshëm në vitet e ‘70-ta, në qytetin që hapi dyert veçanërisht për dibranët,
Prishtina.

Përparimi I hershëm ka qenë I gjithanëshëm, si në sferën e arsimit, artit, kulturës, zanateve të


ndryshme, duke filluar nga këpuctarët, zejtarët, frizerët, samarxhinjtë, orëtarët, rrobaqepësit,
bukëpjekësit, zdrukthtarët, në sferën bujqësore e blegtorale, apo edhe të artizanateve të tjera, si
xhamaxhinjtë (“Stakllara” – fabrika e punimit të qelqit), qilimpunuesit (“Qilimara” – fabrika e
qilimëve, e përpunimit të qumështit), …..artarët (florixhinjtë), e shumë lëmi të punuara me
mjeshtëri nga vetë popullata, ku siecili ka qenë I përsosur në profesionin e tij. Kur kemi të bëjmë
me artin, duhet kuptuar ajo se art quhet çdo gjë e bukur, e këtu kemi solistët tanë që kanë
shkëlqyer me performancat e tyre, duke filluar nga tenori I pashoq, Bashkim Paçuku, kompozitori
Musa Piperku, Edmond Zhulali, solistët Sulejman Borova, Aziz Ndreu, Violeta Turkeshi, Qerim
Sula, Liri Rasha, Buran Balla, Nehat Kupa, Haxhi Maqellara, Arif Vladi, Vera Laçi, Evzi Kaja,
Dritan Jashari, Habibe Ostreni, Sherif Dervishi, etj, tekstshkruesi I shumë mega-hiteve, Naim
Plaku, piktorë të mirënjohur, aktorë teatral, por dhe në botën e sportit dibranët kanë kontribuuar
me klubin e tyre futbollistik, “Korabi”, e si askund tjetër, në Dibër ekziston klubi I kajakëve, klubi I
karatesë “Uraniku”. Dibra ka edhe gazetarë të vyeshëm, publicist, inxhinierë, doktorë, profesorë,
historian, gjuhëtarë, juristë, ekonomistë, e shumë intelektualë të tjerë, që me punën e tyre kanë
ngritur lartë moralin dhe nivelin mbarëkombëtar.

Kur jemi te recetat tradicionale, duhet mos harruar specialitetet tradicionale dibrane, duke filluar
nga “qepa e Ramazanit” (lloj gjelle që pregaditet në muajin e Ramazanit), sheqerparja (ëmbëlsirë
e sajuar për festa solemne, kryesisht fetare), gurabijet (ëmbëlsira e festës së “Ditës së verës”),
jufkat (lloj brumi I ngjajshëm me makaronat, të cilat rezervohen njëherë për gjithë vitin), por nuk do
të thotë që nuk pregaditen ushqime të trevave të tjera, siç është tërhani, ushqim të cilin autorët e
mëdhenj shqiptarë e kanë cilësuar si ushqimin nëntë mujor për shqiptarët e hershëm, pasi tre
muajt e verës janë ushqyer me fryte te pemëve verore.

Çdo punë dhe veprimtari dibrane është përcjellur nëpërmjet këngës dhe vargjeve, prej djepit,
synetit, fejesës, martesës, vajit, këngët dhe ritet e motmotit. I është kënduar gjithnjë asaj se si një
njeri duhet të mësohet të jetojë në bashkësi, harmoni, ndershmëri. Sa I përket gruas dibrane në
përgjithësi, ajo është veçuar nga gjithë gratë e trevave të tjera për pastërtinë e saj, pasi pastërtisë
I kanë kushtuar rëndësi e kanë punuar për të qenë gjithnjë në formë ato dhe rrethet e tyre. Ajo ka
ditur ta zgjedhë atë që është më e mira, më e hijshmja dhe më tërheqësja, si nga orenditë
shtëpiake, ashtu edhe veshjes personale, ku mund të përmëndim shaminë me oja, që ka përcjellur
një kulturë e qytetërim të jashtëzakonshëm. S’është thënë kot që një nuse dibrane çdoherë e gjen
me fshesë në dorë dhe me shpirtin e mbushur me ëndje për bukurinë e ndershmërinë.

Kur jemi te veshja, popullata dibrane dallon mjaft nga viset e tjera, pasi I kushton rëndësi të
theksuar. Si psh, në një dasëm dibrane, çdo dibran është I veshur me veshje elegante e serioze,
pasi, siç thotë një fjalë dibrane : “Edhe veshja tregon respekt ndaj atij që të ka ftuar”. Mund të
themi që populli dibran edhe atë pak që ka mundohet ta shpenzojë për mirëqenie, duke I krijuar
kështu vetes një profil krejtësisht të pastër njerëzor. Respektit ndaj njëri – tjetrit në Dibër I është
vënë mjaft rëndësi, gjë të cilën mund ta vërtetojmë me shprehjen e të rinjve, duke e ledhatuar
shoku shokun me shprehjen “baba”, e shprehjen që nuk e kursen as fëmija I djepit për askënd,
“naqeta”.

Dibra ka pasuri të shumta natyrore, uji I pijshëm që buron nga mali I cili është element I
rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e botës bimore e shtazore,, banjat me aftësitë e shërimit të
mjaft sëmundjeve, të cilat vizitohen nga e gjithë bota.

You might also like