You are on page 1of 4

Gjeografi.

Kle shkr njer ku ndodhet grr pra ket pstj ate


historik ok
Rrethi i Gramshit ndodhet në pjesën qëndrore dhe jugore të Shqipërisë, nga Qafa e
Shënkollit, Lleshan në veri deri në Siman(Sqimar) në jug dhe nga Saraseli në perëndim deri
në malin e Valamarës, Lenie në lindje. Sipas të dhënave statistikore të viti 2004 ky rreth
numëron 42616 banorë. Pjesa më e madhe e tij shtrihet në Krahinën Malore Qëndrore, e cila
quhet Krahina e Vërçës. Kjo pjesë ndodhet në anën lindore të lumit të Devollit Pjesa lindore e
tij shtrihet në Ultësirën Perëndimore, e njohur kjo si krahina e Sulovës dhe zona që shtrihet
midis lumit të Devollit dhe të Tomorricës shtrihet në Krahinën Malore jugore dhe njihet si
krahina e Tomorricës. Ky rreth shtrihet në sektorin e mesëm të lumit të Devollit, i cili brenda
rrethit ka një gjatësi prej 49 km, lumë, i cili sic e thamë, sëbashku me lumin e Tomorricës e
ndan Rrethin e Gramshit në 3 krahina. Rrethi i Gramshit bën pjesë në prefekturën e Elbasanit.
Ai kufizohet nga shtatë rrethe të tjera të cilat janë; Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Korça,
Skrapari, Berati dhe Kuçova, dhe ka një sipërfaqe prej 695 km2. Përbëhet nga një bashki, 9
komuna dhe 95 fshatra. Sipas vendosjes gjeografike, ndodhet në zonën e klimës tranzitore,
zonë që është mjaft e përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit ekonomik

Historia e qytetit Gramsh

Emri Gramsh përmendet rreth 600 vjet më parë. Vendoset në tarracat e vjetra, në të
djathtë të lumit Devoll dhe përballë malit të Tomorrit. Gramshi u shpall qytet më 18
shkurt 1960.Si qendër banimi qyteti, e ka zanafillën që nga shekulli XV, më vonë u
spostua si qendër banimi dhe administrative në Gramshfshat.Nga dokumentat
historike del se këtu u vendos administrata turke, u ngrit xhamia, ndonjë zyrë e
gjendjes civile, shkolla fillore, ndonjë dyqan.Gramshi funksionoi si nën/prefekture
dhe qyteti ishte qendra e saj. Në 1958, eshte moment i rëndësishëm për qytetin,
pasi  u krijua si rreth më vete. 
EkonomiaRedakto
Periudha socialiste . Rrethi i Gramshit historikisht renditet ndër zonat me zhvillim të
ulët ekonomik. Në vitet e të ashtuquajturit kolektivizimi socialist në fshat
karakterizohej nga ekonomia e mbyllur, kurse në qytet industia filloi të merrte
fizionominë e vet mbas viteve 1960 me ngritjen e Uzinës Mekanike të Çekinit e të
fabrikave të tjera që e pasuan atë. Banorët e këtij rrethi historikisht janë marrë me
blegtori e bujqësi dhe një pjesë me përpunimin e drurit. Reformat për thellimin e
revolucionit socialist në bujqësi dhe politika e centralizuar demografike, çoi në
ngushtimin e pronës private deri aty sa disa fshatra (Shemriza, Lubinja, Gurrëza,
Ostenthi, Trashovica, ish- kooperativa bujqësore e Darzezës) mbas vitit 1981 në emër
të ″inisiativës″ nga poshtë nuk lejoheshin të mbanin asnjë lopë ose familjet e reja që
ndaheshin nga trungu nuk mund të mernin tokë sa gjithë familjet e tjera.

Tradita
Qyteti kanje Pallat Kulture qe quhet "Thoma Prifti" ku mblidhen fëmijët, te rinjtë dhe te gjithë te talentuarit ne
fushën e artit dhe ku mund te shpalosin talentin e tyre ne shume drejtime si : këngë, kërcim (popullor dhe
modern), humor etj. Gramshi është një qytet mjaft i gjallëruar dhe njëkohësisht një vend ku mund te jetosh i
qete, larg zhurmave dhe ajrit super te ndotur te qyteteve te mëdha.

Ka edhe një klub futbolli i cili quhet : KF Gramshi. Gjithashtu ka te zhvilluar shume edhe sportin e volejbollit (për
femra). Gjithashtu ka dhe një pallat sporti dhe një kënd sportiv. Gramshi është shume i njohur për muzikën e tij
popullore. Nga gjiri i tij kane dale shume këngëtare me zërin si bilbil. Karakteristika më e dalluar e Gramshit në
Muzikën burimore janë 'FYEJT E GRAMSHIT', të cilët kanë marrë vlerësime nga shumë studiues të folklorit
tonë. Aktiviteti më i rëndësishëm kushtuar këtij instrumenti ishte festivali që u mbajt vitin e kaluar  Gjithashtu një
pjesë e dalluar e kulturës së Gramshit janë edhe Lojërat Popullore.Disa e kanë vlerësuar si gjënë më të
rëndësishme të kulturës së Gramshit.

Lufta dhe përpjekjet e popullit të Gramshit për liri e pavarësi.


Në periudhën e Rilindjes Kombëtare lëvizja për liri e përparim shoqëror mori hov të madh. Patriotët e
udhëheqësit popullorë zhvillonin veprimtari patriotike për mësimin e gjuhës e hapjen e shkollave shqipe që
pushtuesit, turq e shovinistët fqinj luftonin me të gjitha mjetet për ta penguar atë, si dhe ndërgjegjësimin e
masave në luftë kundër pushtuesve për të mos paguar taksat e rënda, dërgimin e djemve nizam, etj. 
Në popullsinë e Gramshit gjetën mbështetjen e duhur të gjitha ngjarjet në shkallë kombëtare, si Lidhja Shqiptare
e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë, Lufta e Vlorës, Kongresi i Lushnjës, Revolucioni Demokratiko-borgjez i
Qeshorit i vitit 1924, kontributi i tij për mbrojtjen e atdheut nga sulmi fashist më 7 prill 1939 dhe në veçanti gjatë
LANÇ për çlirimin e vendit nga pushtuesit italinë e gjermanë dhe bashkëpunëtorve të tyre.
Për çlirimin e vendit poppuli i rrëmbeu armët dhe u bashkua në çeta e batalione. Batalioni Vërçë- Sulovë u
formua më 18 gusht 1943, në malin e Jançës (Katërlis). Shumë luftëtarë u bashkuan edhe në formacione të tjera
partizane. Numri i partizanve në shkallë nënprefekture arriti në 1000 vetë. Për atdheun dhanë jetën 108
dëshmorë, pjesa e nadhe e tyre në moshë të re, shto këtu edhe 5 dëshmorë të rënë para LANÇ. Gjithsej 113
dëshmorë.
Dua të veçoj disa momente:
1. Patrioti i madh i Rilindjes Kombëtare, Avdyl Frashëri, Hero i Popullit, në kthim nga Kosova, pas Lidhjes
Shqiptare të Prizërenit 1878, ka kaluar nga Elbasani, Ura e Kadipashajt afër Gostimës, Sulovë, Skrapar e
Përmet. Këtë ngjarje populli e ka përjetësuar në këngë:
Populli i Gramshit tha një fjalë:
- Burra, burra sulovarë.
Dilni prisni Avdyl Frashërin.
Parësia u ngrit në këmbë.
- Na zgjidhni ca djem të mbarë
Të dalin, të presin Avdyl Frashërin.

Kultura 
Trashëgimia e kulturës materiale e shpirtërore të popullit në rrethin e Gramshit, pavarësisht nga gjendja
ekonomike, në etapa të ndryshme të historisë, ka dhe është e pasur me një krijimtari gojore popullore të
bollshme që pasqyron jetën e gramshakut në shumë aspekte të saj, si në ndërtime, në veshjet, në veglat e punës
dhe ato muzikore, në tradita e zakone, etj. Kjo pasuri e tillë dëshmon se populli i Gramshit e ka ruajtur me
fanatizëm dhe shprit patriotik këtë trashëgimi kulturore prej dallgëve asimiluese të pushtuesve turq dhe
ndikimeve të shteteve shoviniste fqinje.
Këto pasuri kulturore gjenden në të katra zonat etnografike të Gramshit (Sulovë, Tomorricë, Vërçë dhe Shpati i
Dytë)
• Gdhendja e gurit dhe e drurit
Më sipër përmendëm rrugët me kalldrëm, që në antikitet, mesjetë e më vonë të evidentuara në Sulovë, Vërçë e
Tomorricë, ku më të shumtat ishin në zotërimet e Haxhi Sali Përrenjasit, etj. Pranë këtyre rrugëve ustallarët kanë
ndërtuar çezma monumentale, puse me gurë të skalitur me mjeshtëri, si në Dufshan, Përrenjas, Lubinjë,
Shëmbërdhenj i Sipërm (sot Bletëz), Poroçan, Sojnik, Grazhdan, Shënapremte, etj. Ndërtesa tipike për banim
nga banorët e gramshit ka qënë ndërtesa dykatëshe me ballkon e parmakë

Do të veçoja:
1. Ura e gurtë në hyrje të fshatit Grabovë, tashmë e rrënuar, është punuar me blloqe gurësh gëlqerorë nga
mjeshtrit popullorë. Ajo ka vetëm një qemer. Në bregun e djathtë të përroit në anën e poshtme ndodhen disa
bazorelive kafshësh, të gdhendura mbi blloqet e gurëve. Kjo paraqet interes të veçantë për historinë e arteve të
aplikuara. Specialistët e datojnë të shek. I-II të erës sonë.
2. Ura e gurtë me një hark, pranë kishës së Shën Kollit, që lidh dy lagjet e fshatit Grabovë e Sipërme është
ndërtuar në shek. XVIII, kohë kur ajo pati një zhvillim të njohur zejtar e tregtar. interesant është se kjo urë është
me këmbanë. Nën kyçin e qemerit të urës ruhet edhe sot një copë zinxhir ku varej këmbana. Ajo binte kur era
ishte shumë e fortë e lajmëronte udhëtarët që të mos kalonin se rrezikoheshin të binin në ujërat e rrëmbyeshme
të përroit. Ura të tilla me këmborë janë parë në Pogon të Gjirokastrës dhe në fshatin Velabisht të Beratit.
3. Urë e gurtë me hark që ka qënë dhe pranë qendrës së fshatit Grabovë e Spërme, qemeri i së cilës u dëmtua
në vitet 1950. ishte ndërtuar po në shek. e XVIII.
Në oxhak, në pllakën e gurtë ballore, gdhendnin shqiponjën dykrenore, kalin, lule të ndryshme, etj. Më të
përmendur kanë qënë ustallarët grabovarë për punimin e gurit, për ndërtimin e shtëpive në Gramsh e më gjërë.
Në ditët tona janë të evidentuar: Abedin Ballolli, Bashkim Senia, Xhavat Hoxha.
4. Dy çezmat monumentale në Dufshan e Shëmbërdhenj i Sipërm që janë bërë me gur të gdhendur harqet,
kapitelet 1 deri 3 shekuj më parë.
Gramshi në shekuj ka pasur edhe traditën e punimit të drurit. Punimi i drurit fillonte me punimin e tavaneve të
miqve në veçanti, në dollapët e murit, hambarë e musandra, tavolina e karrige, dyer e dritare, si dhe enë
kuzhine, për përpunimin e bulmetit e ruajtjen e tij dhe enë të ndryshme për të mbajtur ujin. Këtë traditë, më
shumë e ka pasur Grabova Sipër, si dhe fshatrat Lenie, Sojnik, Kukur, Poroçan, Vidhan, Skënderbegas, Lubinjë,
Tunjë, Përrenjas, Gribë, Holtas, Tërvol, Kabash, etj.

Edhe pse një rreth i vogël, në Gramsh janë evidentuar 18 lloje e variante kostumesh në katër krahinat
etnografike. Sipas specialistëve të kulturës popullore, veshja e gruas sulovare ka shtrirjen më të gjërë
gjeografike, si në rrethet Elbasan, Berat, Kuçovë, Lushnjë, etj. Do të veçonim përparsen, lëveren e mëngët, të
punuara me aq kujdes e shije, me ornamente gjeomatrike të komplikuara, me ngjyra të ndryshme e të
shoqëruara me fije ari, gjymrysh siç e quan populli.
Në veshjet e grave dallojmë llojet: Veshje me linjë pambuku, xhybe e jelek me fije ari, veshje me linjë e jelek e
mëngë me gjymrysh (fije ari), veshja me linjë e gufe, veshja e vajzës me astare, veshje me linjë e xhamadan “me
kapakë” e mëngë me kodhele, veshje e Tomorricës me fustan bydevi, të zbukuruara në gjoks me rruaza e
temina e shirita në fund. Në kokë shami kremie të bardhë, Veshja e Vërçës me linjë e mëngë me dorakë, të
qepura bashkë, shami ose lahur, jo lëvere
 Nga veshjet e burrit veçojmë: veshje e thjeshtë me shajakë e të zbukuruar me gajtanë të zi, veshje me shajak e
fije ari, veshje me shajakë të zi e të zbukuruar me gajtanë të zi, veshje me shallvare, Veshje e Tomorricës,
veshje djali me shajk të bardhë e të kuq (jeleku) të zbukuruar me gajtanë të verdhë, Veshje e Shpatit, veshje
bariu, etj.

Gramshakët kanë shpirt artisti. Nga lashtësia e deri në ditët tona kanë përdorur nga veglat më të thjeshta, sipas
gjinive e llojeve, si gurët, gjethen, pipzën, bilbilin, borien, fyellin, tamburanë e qemenxhenë, llahutën e defin,
gajde e daulle e më pas klarinetë e violinë. Këto të fundit nga gjysma e parë e shekullit të kaluar. Orkestra me
klarinetë, fizarmonikë, violinë e dajre është përdorur fillimisht në Sulovën e Poshtme e më pas edhe në fshatrat e
zonat e tjera. 
Nga të gjitha instrumentat popullore bie në sy më shumë i nstrumenti i fyellit, instrument i përdorur në shekuj dhe
që i ka dhënë emër Gramshit. Fuejt e Gramshit për nga ndërtimi e format e tij është unikal. Të mrekullueshme
janë meloditë e luajtura me këtë i nstrument nga fyelltarët e zonës në vite. 

O kle rreg cik vet dmth me slide per gjeo histor eko kult veshjeg qe kam vene etj ok love u
❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️🤣❤️🦊

You might also like