You are on page 1of 2

TRASHIGIMIA KULTURORE NE QYTETTIN E SHKODRES

Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shek. XV ku ishte qendër
e Humanizmit. Nga ky ambjent dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si Marin
Barleti e Marin Beçikemi, që me veprat e tyre nxitën në futjen e qytetit në vepra e studime e
shkenca të aplikuara. Matematicieni Gjon Gazulli, u konsiderua si një nga astronomët më të
shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. Historiani
E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638,
në Troshan, më 1639". Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Por të
dhënat tregojnë se "akademia" kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas shekujve e
shekujve.

Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XI-XIII
kemi Statutet e Drishtit e të Shkodres, dëshmi të një kulture juridike pararëndëse e pushtuesve.
Ilustrimi i gjallë i kësaj shkalle të lartë zhvillimi janë Kodikët e famshëm të qytetit mesjetar, të
zbuluara së fundi në Venezia. Në shek. XVIII - XIX kemi institucionet e para shtetërore që
pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar evropiane. Për herë të parë në Shqipëri
zhvillohet arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Më pas u çelën shumë shkolla të tjera.
Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së
diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte
21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej
këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.

Teatri
Lëvizja teatrore në Shkodër fillon nga fundi i shekullit XIX-të dhe u zhvillua kryesisht në shkolla
dhe shoqëri fetare me vonë edhe laike. Rreth viteve 80-të të këtij shekulli Shkodra, si  epiqendra
ekonomike e kulturore e Shqiperisë së Veriut u bë kryeqyteti i skenës amatore.Ky aktivitet i
gjerë u zhvillua në shtatë lokalet teatrore që u ngritën njëri pas tjetrit :
Salloni i Kolegjit Saverian ndërtuar me 1890 me rreth 450 vende
Salloni i shkollës Franceskane  me 300 vende
Salloni i shkollës Stigmatine me 250 vende
Salloni i Shkollës Parrucës me 400 vende
Kinoteatri “Rozafat” me 400 vende
Salloni shoqërisë Bogdani me 350 vende
Salloni i shoqërisë Vllaznia me 400 vende
Me 20 shkurt 1879 u shfaq nga nxënësit e shkollës saveriane farsa poetiko- muzikore” Mako “ e
përkthyer në gjuhën shqipe, më pas u shfaq drama e parë  “Nata e Kshnellave e shkruar nga poeti
arbëresh  At Leonardo de Martino, “sipas të folmes së gropës së Shkodrës”
Veprimtaritë skenike të dokumentuara i kemi rreth viteve 1905, në faksimilet e fletushkave të
programeve të shfaqjeve.
Këngët e ahengut shkodran
Krahas valleve të kënduar, në folklorin muzikor të qytetit të shkodrës bëjnë pjesë dhe këngët e
ahengut (një ndër kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore kombëtare), këngë që mjeshtrat
popullorë shkodranë i kanë trashëguar brez mbas brezi duke rritur pa rreshtur shprehjen, forcen
dhe bukurine e tingëllimit të tyre.
Këngët e ahengut kanë lindur si nevojë e natyrshme , në një stad të cakturar të zhvillimit të
qyteteve tona për të thënë diçka më tepër se vallet e kënduara.
Vetë ndërtimi i këngëve  si formë më e zhvilluar lindi si domosdoshmëri për të transmetuar një
përmbajtje të re, një realitet të ri që solli vetë zhvillimi i qyteteve në shek.XVIII- XIX.
Ndonëse në ndërtimin melo ritmik ndihet influence orientale, ato duhen konsideruar dhe trajtuar
si shkëmbime të natyrshme vlerash kulturore muzikore që nuk cënojnë në asnjë rast tërësinë
origjinale kombëtare të këngëve të krijuara, interpretuar, transmeturar nga brezi në brez nga
artistet shkodranë. Ritmika e këngëve të ahengut është shumë e pasur, po ashtu dhe forma e
ndërtimit të saj herë dy pjesëshe herë tre pjesëshe, me përcjellëse instrumentale dhe forma nga
më të larmishmet nga ato të lira “ad libitum” (jaret e famëshme) deri tek ato ritmiket e gjalla plot
energji.

Orkestra Frymore e qytetit (Banda)  


Shkodra njihet edhe si qyteti i themelimit të orkestrës së parë frymore në Shqipëri, në vitin
1878.Ishte inisiativa e arbëreshit françeskan At ‘Markoci që me ndihmat që mblodhi në
popull,bëri të mundur ardhjen e mjeshtrit napolitan Giovanni Canale, i cili për katër vite me
radhë jo vetëm që e drejtoi këtë bandë muzikore, por pregatiti instrumentistë te rinj.
Mjeshtri Canale shume shpejt nuhati talentin e nje te riu, anetar te ketij formacioni tek I cili me
vone besoj drejtimin e Bandes .Ky ishte mjeshtri Palok Kurti, i cili përveç drejtimit të këtij
formacioni, punoi fort edhe për krijimin e një repertori kombëtar.  

You might also like