You are on page 1of 2

Dt.01.12.

2023
Detyrë Shtëpie
Projekt: Historia e Teatrit

Teatri në antikitet
Mund të pohojmë se historia e teatrit shqiptar zë fill që nga antikiteti greko-romak dhe ilir, në
shekullin V p.e.re dhe arrin kulmin në shekullin III p.e.re me teatro të tilla si: ai i Bylisit (Hekali
i sotëm, teatri i Nikeas (Klosi i sotëm), teatri i Finiqit, teatri i Butrintit, teatri i Sofratikës (pranë
Gjirokastrës).
Teatri folklorik
Manifestimet popullore me karakter teatror, që u përkasin sidomos shekujve të mesjetës dhe që
vijnë gjer në ditët tona, përbëjnë një pasuri shumë të madhe të traditës së teatrit shqiptar. Shumë
nga shfaqjet teatrore popullore lidhen ngushtë me historinë e popullit tonë. . Te populli ne gjejmë
tradita të pasura të teatrit të hijeve dhe të teatrit të kukullave, shfaqje të lashta teatrore popullore,
si lodra, karnavale, rituale dasme dhe vdekjeje, ceremoni festive etj. Ndërsa në shfaqjet teatrore
që quheshin “Llazoret”, hasen maskat, kori dhe korifeu, vallja, kënga, mimika etj.
Teatri në periudhën e Rilindjes Kombëtare
Teatri shqiptar e njeh Rilindjen e tij në fund të shekullit XIX-të, kur edhe nisi të shkruhej drama-
turgjia shqipe e më pas të ngrihen shoqëritë artistike teatrore. Më 1874, mësuesi Koto
Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale “Dasma e Lunxhërisë” me trupën e nxënësve të shkollës
no-rmale “Ta Zografia” të Qesaratit.
Teatri në periudhën 1912–1945
Me shpalljen e pavarësisë,në një shkallë më të lartë ngrihet lëvizja teatrore amatore, e cila jo
vetëm përhapet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, me qendrat kryesore qytetin e Shkodrës e
Korçës, por dalëngadalë hyn në rrugën e kërkesave artistike të një teatri profesionist. Në këtë
periudhë vlen të përme-ndet veprimtaria artistike e shoqërisë “Bogdani”, në Shkodër dhe e
“Shoqërisë së Arteve të Bukura”, në Korçë.
Teatri pas vitit 1945
Me çlirimin e vendit, teatri shqiptar hyri në rrugën e zhvillimit profesionist të tij. Në vitin 1945, u
ngrit i pari teatër profesionist i quajtur “Teatër i Shtetit” (më vonë, Teatri Popullor) dhe pranë i
tij u ngrit edhe shkolla e parë dramatike me aktorë amatorë që vinin nga radhët e aktivistëve të
shquar gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare. Në këtë kohë u krijuan këto teatro profesionistë: teatri
“Migjeni” në Shkodër (1949); teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë (1951); teatri“Aleksandër
Moisiu” në Durrës (1953); teatri i Vlorës (1962); teatri “Skampa” Elbasan (1962); teatri i
Gjiroka-strës (1968); teatri i Fierit (1971); ndërsa në vitet ’80 u krijuan teatrot profesioniste në
Berat dhe Peshkopi. Krahas tyre u krijuan dhe 15 teatro të varietesë. Në vitin 1950 u krijua edhe

Punoi: Kristi Manxura


Teatri i Kukullave. Për përgatitjen e artistëve të skenës një rol të rëndësishëm luajti Shkolla e
Lartë Dramatike “Aleksandër Moisiu”.

Teatri në dekadën e fundit


Pas ndryshimeve politike të viteve ’90, edhe teatri u gjend përballë sfidash të reja. U aplikuan
stile, metoda e prurje bashkëkohore të teatrit botëror. Kërkimi i një gjuhe më konvencionale,
simbolike e metaforike është pjesë organike e përpjekjeve të artistëve në zhvillimin e teatrit
shqiptar. Futja e një fryme të re u ndje në repertorin e teatrit. Vëmendja e artistëve u drejtua ndaj
atyre dramave bashkëkohore, të cilat kishin qenë të ndaluara më parë, sidomos ato të teatrit
absurd. Në këtë periudhë u vunë në skenë vepra si “Në pritje të Godosë”, e Beketit, “Këngëtarja
Tullace” nga Jonesko, “Fando dhe Lis” nga Arrabal etj. Vënia në skenë e këtyre veprave i dha
një drejtim tjetër teatrit tonë.

Punoi: Kristi Manxura

You might also like