You are on page 1of 5

PROJEKT

TEMA: Baleti shqiptar

PUNOI:Marin Serani
Në Shqipëri përpjekjet e para u bënë me tablotë koreografike dhe duke vënë në
skenë pjesë të huaja klasike. Më 1956, trupa e baletit u përforcua me profesioniste
dhe nisën të vihen në skenë balete të zhanreve të ndryshme duke ngritur nivelin
artistik. Në reporterin e Teatrit të Operas dhe të Baletit u vunë në skenë balete të
zhanrit klasik: “Romeo dhe Zhuljeta”, “Paganini” etj. Një etapë e re nisi me
krijimin dhe vënien në skenë të veprave nga autorë shqiptarë. Kështu lindi baleti
kombëtar me vepra si “Halili dhe Hajria”, “Shote Azem Galica”, “Delina” etj.
Shkolla shqiptare e baletit ka nxjerrë gjatë viteve nxënës që kanë spikatur jashtë
vendit edhe pas viteve ‘90. Balerini i mirënjohur Kledi Kadiu, është ideatori i
eventit të datës 26 gusht 2021, i cili mbahet për të nder të kërcimtares me
famë botërore, Karla Fraçi.
Kadiu, organizon këtë projekt në bashkëpunim me komunën e Çervias, nën
mbikqyrjen e mjeshtrit Bepe Menegati. Në shfaqjen e kërcimit, do të performojnë
edhe balerinët e suksesshëm shqiptarë, Anbeta Toromani dhe Hektor Budlla.
Kujtojmë që Kledi dhe Anbeta gjithashtu kanë një projekt të radhës për në tetor,
një projekt që organizohet nga “UISP Komiteti Rajonal i Umbria-s APS” në
qytetin e Romës, më datë 8 tetor 2021.
Carla Fracci vdiq në Milano në moshën 84 vjeçare. Ajo prej disa vitesh ishte
prekur nga një tumor të cilin e përballoi me kurajë dhe shumë e rezervuar.
Kledi Kadiu emigroi në Itali në 1997. NIsi të kërcente me Shoqërinë Filarmonike
të Veronës. Ra shpejt në syrin e ekspertëve e kritikëve të artit që vlerësuan talentin,
forcën dhe thjeshtësinë e tij, si në baletin klasik ashtu edhe atë modern. Në 1998 u
bë protagonist dhe pjesë e programeve të ndryshme televizive si tek programi shoë
Amiçi nga gazetarja e njohur Maria De Filipi në Media Set në Itali. Përveçse një
karriere të rëndësishme si në teatër ashtu edhe në televizion, Kadiu ka marrë pjesë
e ka koreografuar në shumë veprimtari të dëgjuara. Tashmë prej vitesh Kledi është
balerini i parë i televizionit italian dhe gëzon simpatinë e miliona spektatorëve në
Itali e në Shqipëri
Partitura e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria” është botuar e plotë
dhe e kompjuterizuar, plot 573 faqe.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Komisioni i përhershëm i artit dhe
trashëgimisë kulturore, organizuan nё 95-vjetorin e lindjes sё akademikut Tish
Daija (1926-2003) një veprimtari shkencore dhe pёruruese nё bashkёpunim me
Fakultetin e Muzikёs (UA), pёr tё promovuar këtë partiturё, me muzikё tё
kompozitorit Tish Daija dhe me libret dhe koreografi tё Panajot Kanaçit.
Veprimtaria me pjesëmarrje fizike dhe online u moderua nga dr. Mikaela Minga,
anëtare e Akademisë së të rinjve.
Akad. Vasil S. Tole përshëndeti në emër të Kryesisë së ASH-së dhe tha se historia
e këtij baleti është një histori suksesi.
BALETI “HALILI DHE HAJRIA”
Premiera e baletit u bë më 13 janar 1963 në Teatrin e Operës dhe Baletit (sot
Akademia e Arteve). Në vitin 1983, me rastin e 20-vjetorit të vënies në skenë, janë
riorkestruar disa numra nga baleti. Eshtë shfaqur afro 300 herë në skenën e Teatrit
të Operës dhe Baletit në Tiranë. Kjo trupë e ka shfaqur baletin jashtë vendit në
turnetë e Greqisë (1983), në Itali (1991) dhe në Festivalin “Vera e Ohrit” (2005).
Në Francë, ky balet është vënë në skenë me artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit
Clermond-Ferrand (1980), me koreograf Brice Leroux. Baleti është vënë në skenë
gjithashtu edhe në Kosovë nga Ansambli i Baletit të Teatrit Krahinor të Prishtinës
në vitin 1979, tha akad. Vasil Tole, i cili më tej foli për rëndësinë e botimit, ndërsa
po rrezikohej degradimi i veprës origjinale. Ai tha se kjo vepёr këtё vit do tё
pasohet edhe me 4 veprat pёr orkestёr simfonike tё Fan S. Nolit dhe vitin tjetёr do
tё botohet e para simfoni shqiptare, ajo e Ҫesk Zadesё, nё kuadrin e 95-vjetorit tё
lindjes sё tij. Botimi i partiturёs historike të baletit tё parё shqiptar do t’i shërbejë
një larmie të madhe përdoruesish, nga dirigjentët brenda e jashtë vendit,
kompozitorëve të rinj dhe muzikologëve, bibliotekave të specializuara ose jo,
nxënësve dhe studentëve të muzikës, dashamirësve, koleksionistëve etj.
TISH DAIJA
Dr. Eno Koço, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave, foli për rëndësinë e
baletit të parë shqiptar dhe rrëfeu kujtime nga puna me kompozitorin e shquar Tish
Daija.
Tish Daija përfaqëson një nga ata pak kompozitorë, që mbeten në elitën e
kompozitorëve më të shquar shqiptarë, tha dr. Eno Koço.
Prof. Dr. Isak Shehu, dekan i Fakultetit të Muzikës pasi foli për edukimin muzikor
të Tish Daisë, që nis që në moshën parashkollore, me pjesëmarrjen në korin
françeskan, ku merr mësimet e para nga padër Martin Gjoka e Filip Mazreku. Ai
foli më tej për rolin si pedagog i kompozicionit dhe tha se “Tish Daija ka dhënë një
kontribut të madh në krijimin dhe zhvillimin e muzikës instrumentale, vokale e
simfonike shqiptare në të gjitha gjinitë, këngë të muzikës së lehtë, popullore,
muzikë filmash etj., si: opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar
“Halili dhe Hajria”, “Bijtë e peshkatarit” etj.
Vlerat e krijimtarisë së Tish Daisë ndikojnë në edukimin e kompozitorëve të rinj.
Krijimtaria e tij flet shqip. Zgjedhja e materialit burimor, harmonizmi,
orekstracioni, forma etj., flasin të gjitha vetëm shqip, tha prof.dr. Isak Shehu.
Prof. Rafet Rudi (Kosovë) foli për rëndësinë e botimeve muzikore. Ai e cilësoi
Tish Dainë një nga bardët e muzikës shqiptare, të cilët i dhanë një start të ri
kompozimit.

Djali i akad. Tish Daisë, kompozitori Gust Daija, në fjalën online (nga SHBA),
pasi falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen Kryesisë së ASH-së për botimin e
partiturës, tha se “Halili dhe Hajrija” ishte vepra e katërt e kompozitorit Tish Daija
në fillimet e punës së tij. Ai rrëfeu rrugën e Tish Daisë si autor i shumë veprave të
mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar,
“Bijtë e Peshkatarit” etj.
Gjithashtu veprimtarinë e përshëndeti edhe baletmaestri Albert Janku, i cili është
një nga protagonistët e vetëm që ende jeton të baletit të parë shqiptar “Halili dhe
Hajria”. Veprat e bukura i mbijetojnë kohës dhe janë pasuri e madhe e popullit, tha
Albert Janku, duke kujtuar me nostalgji kohën e realizimit të kësaj vepre dhe
punën e palodhur që u bë për ngjitjen e këtij baleti në skenë me mjeshtrin e baletit
Panajot Kanaçi që solli risi në shprehjen harmonioze të gjuhës së trupit të
kërcimtarëve me muzikën e Tish Daisë.

You might also like