You are on page 1of 9

Jeta dhe krijimtaria e kompozitorit Lorenc Antoni

U lind në Shkup, asokohe qendra e Vilajetit të Kosovës në një familje katolike,


kushuri i Gonxhe Bojaxhiut.[2] Qysh fëmijë aktivizohet në ansamble të ndryshme
muzikore të shqiptarëve. Studion privatisht muzikë në Shkup dhe Beograd. Pas
shkollimit në Fakultetin Filozofik të Shkupit kthehet në Ferizaj dhe më pas ngre të
parën shkollë të ulët dhe të mesme muzikë “Josip Sllavenski” në Prizren më 1948.
Po në këto vite drejton si dirigjent edhe korin e shkollës muzikore, atë të shoqërisë
kulturore artistike “Agimi” si dhe orkestrën simfonike të qytetit të Prizrenit. Pas
këtyre viteve vazhdon të merret intensivisht me kompozime, dirigjime të veprave,
veprimtari pedagogjike etj. Në fushën e studimit të folklorit, Lorenc Antoni
vlerësohet se i pari mblodhi dhe botoi shtatë vëllime të muzikës popullore
shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Moravës Jugore të shoqëruar
me analiza etnomuzikologjike mbi gjithë këtë lëndë që është transkiptuar po prej
tij. Ka kompozuar edhe muzikë, ndër to dallohen kompozimet vokale. L. Antoni
konsiderohet edhe si kompozitori i brezit të parë të kompozitorëve të Kosovës.
Sipas Prof. Engjëll Berishës, në përgjithësi veprat e Lorenc Antonit bazohen në
idiomën muzikore popullore shqiptare. Veçojmë këtu "Kanga e Rexhës" e cila
respektohet dhe dëgjohet edhe në ditët e sotme . Gjithashtu ai bëri përpjekje për
hapjen e shkollës së parë të muzikës më 1948 në Kosovë. Lorenc Antoni nihet si
entnomuzikologu I pare shqipëtar në trojet e ish Jugosllavisë,themeluse I
institucionit për trashigimi kulturore në Prishtinë.

Veprat më të njohura të këtij kompozitori janë:

 “Këngë popullore shqiptare të Kosovës" Prishtinë 1953


 “Folklori muzikor shqiptar”, me shtatë vëllime, Prishtinë 1956-1977
 “Balada dhe legjenda”, Prishtinë 1973
 “Përrallat”. I, Prishtinë 1979
 “Kërkime folklorike”, Prishtinë 1980
 “Përrallat”, II, Prishtinë 1982ë
 “Këngë kreshnike”, I,II,III
 “Vajtime, gjamë dhe elegji
 “Këngë dasme”, I,II etj.
Rexho Mulliqi

Rexho Mulliqi mbiemrin e mori nga fisi Mula, Mulaj, Mulaku, Muliqi[2], shkollën
fillore e kreu në vendlindje për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin
1941. Paskëtaj u vendos në Prishtinë, ku qëndroi tre vjet (1941-1943). Më pas u
regjistrua në Akademinë e Muzikës në Beograd (1946), por nuk i përfundoi dot
studimet, sepse, për shkaqe politike, u përndoq dhe u burgos, duke vuajtur dënimin
në Goli Otok.
Pas vitit 1953 u kthye në Kosovë, ku fillimisht dha mësim në Shkollën e Mesme të
Muzikës në Prizren (harmoninë dhe kontrapunktin). Në vitin 1956 shkoi në
Prishtinë, pranë Radio Prishtinës së atëhershme dhe drejtoi veprimtarinë muzikore
të këtij institucioni. Së bashku me Lorenc Antonin, Rexhep Mulliqi është njëri ndër
krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë. Ai është ndër të parët krijues
të këngës korale, si autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në
muzikën e gjithëmbarshme shqiptare, përfshirë edhe Shqipërinë. Vepra e tij e gjerë
dhe e larmishme përfshin pothuaj të gjitha gjinitë muzikore (përjashtuar operën)
dhe është ekzekutuar në veprimtari kryesore të jetës muzikore të Kosovës dhe të
ish-Jugosllavisë. Për punë të palodhur, Rexho Mulliqi është nderuar me shumë
dekorata dhe mirënjohje. Rexho Mulliqi vdiq më 25 shkurt 1982

Njihet si themelues i shumë veprave muzikore,ku më të njohura janë:


Simfonitë Kosovare N=1 dhe 2
Akuarelet e Prizrenit
Elegji për Pino violin dhe violoncello
Poema simfonike "Për ata"
Veprën e famshme për zë dhe orkestë " Baresha " E interpretoi për here të pare e
madhje Nexhmije Pagarusha.
Poemën "Vjeshta"
Si dhe dy baletet: "Nita" dhe "Legjenda e fitores"
Ka krijuar edhe muzika për shumë filma të njohur shqipëtar ku do ti cekim:

Muzikën për filmat: " Lepuri me pesë këmbë" " Uka i bjeshkëve të nemura " Era
dhe lisi"

Rauf Dhomi

Rauf Dhomi, kompozitor, profesor e akademik, u lind në qytetin e Gjakovës më 4


dhjetor 1945. Në Gjakovë e kreu shkollën fillore, kurse shkollën e mesme të
muzikës në Prizren më 1965. Më 1965/66 i regjistroi sdudimet në Sarajevë në
seksionin e Kompozimit dhe Dirigjimit në klasën e prof. M.Shpiler. Si student i
dalluar u punësua si asistent në të njëjtin fakultet në Sarajeve për lëndën
e Harmonisë. U diplomua në vitin 1970. Me të diplomuar kthehet në vendlindje
dhe u punësohet në gjimnazin “H. Dushi” në Gjakovë. Krahas punës të pedegogut
aktivisht punoi me “Korin e Burrave” të Gjakovës, ansambël të cilin e formoi më
1965. Studimet pasuniversitare i kreu më 1972/3 në klasën e prof. M. Spiler në
Kompozim. Më 1971 u punësua në SHLP në Degën e Muzikës dhe nga viti 1975,
me të hapur të Fakultetit të Arteve e deri me sot, punoi në këtë institucion në
thirrjen e prof. ordinar. Në vitin 1992 zgjedhet anëtar korrespondent i Akademisë
së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 1996 anëtar i rregullt.Ka
marrë këto mirënjohje, dekorata dhe shpërblime: qytetar nderi i qytetit të Gjakovës
(1979); Shpërblimi i Dhjetorit (1980); Dekorata për merita për popull me rreze të
artë (1981); Shpërblimi “Muzika më e mire” në Festivalin e Teatrove në Beograd
më 1990 (të cilin e kishte refuzuar); Shpërblimi i parë për “Kuarteti për harqe” në
konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1967; Shpërblimi i parë për këngën
korale “Pogradeci” në konkursin anonim të Rinisë Jugosllave më 1967; Shpërblimi
i dytë për këngën korale “Zemra e Liqerit” në konkursin anonim të Rinisë
Jugosllave më 1968.
Rauf Dhomi ishte kompozitor i operas së parë kosovare " Goca e Kaçanikut" . Në
këtë vepër bëhet fjalë për luftën kundër pushtuesve osmanë në anën e Kaçanikut
dhe dashurinë e dy të rinjve : Trimorit dhe Pafikës. Këta dy ëndërrojnë për një jetë
të lirë dhe të lumtur. Mirëpo tradhtari Rus Bashi i pengon, duke e akuzuar
Trimorin për tradhëti. Trimori burgoset, kurse Rus Bashi tenton ta rrëmbejë
Pafikën. Në ndërkohë shokët e lirojnë Trimorin. Në momentin kur Rus Bashi e
sulmon Pafikën, paraqitet Trimori, ndërsa Pafika arrin ta vrasë tradhtarin. Të
gëzuar, të gjithë i këndojnë lirisë e dashurisë.

Veprat e kompozitorit Rauf Dhomi janë të shumta ku ne do ti cekim disa nga to:

Veprat skenike:

 Goca e Kaçanikut, operë në dy akte dhe tri tablo, (opera e parë kosovare),
libreti A. Dhomi dhe J. Buxhovi sipas novelës së M. S. Gurra, 1977

 Dasma arbëreshe, operë në tri akte, libreti A. Dhomi, sipas G. del Gaudio,
1982-1983

 E bukura More, balet në tre akte, muzika dhe libreti R. Dhomi, 1984.

 Muzat e Kalasë, operë, 2004


Vepra orkestrale:

 Uvertura solemne, për orkestër sinfonike, 1969.


 Scherzo, për orkestër sinfonike, 1966.
 Epopeja, për orkestër sinfonike, 1978.
 Uvertura, nga opera Goca e Kaçanikut, 1972.
 Suitë sinfonike, 1993.

Këngët solistike vokalo-instrumentale:

Pranvera

Pa lamtumirë

Dashuri e parë, për zë dhe piano, teksti A.Z.Cajupi, 1969.

Vjeshta, për zë dhe piano, teksti Ndre Mjeda, 1970.

Vajta-kalova, për zë dhe piano, teksti Arbëreshe-popullore, 1986.

Bandillët në gjumë, për zë dhe piano

Kopshti i dashurisë, për zë dhe piano, teksti A.Z.Çajupi, 1984


Rafet Rudi

Kompozitor i cili i takon avangardës muzikore botërore,njëri ndër kompozitorët më


me vlerë evropiane si dhe dirigjent i famshëm për muzikë korale në botë.
U lind në Mitrovicë, më 1949. Studjoi në Beograd dhe në Paris. Tërhoqi
vemendjen, shumë herët, për origjinalitetin e tij krijues: “Rudi është kompozitor
shumë i talentuar i cili posedon invencion dhe senzibilitet të posaçëm.” [1](Claude
Ballif kompozitor),
Fazën e hershme neoklasike e braktisë në mesin e viteve ’70-ta, dhe familjarizohet
shpejt me rrymat avangarde të kohës. Nën ndikimin e shkollës polake
(Lutosllavskit, Pendereckit), ai përqafon tendencat e reja të muzikës atonale 
Kthesë të rëndësishme në krijimtari bën me qëndrimin e tij në Paris, si bursist i
Qeverisë franceze 1979-1980. Aty, përcolli ligjëratat në konservatoriumin artistic
të Parisit në klasën e kompozitorit Klod Balif.
 Si refleksion i studimeve në Paris, ai shkruan veprat, : Kantata “Flijimi” (1983),
“Fantasia in Si” (1985) për violinë e piano, Koncerti për kitarë e Orkestër (1986).
Në vitet ’90-ta “Rudi fillon një fazë të re ku idiomi i muzikës postmoderne është i
integruar në mënyrë diskrete...rizbulimi i tonalitetit shërben si burimi i impulsit të
ri krijues” (Ajgyl Temirzhanova-Basha muzikologe). Si rrjedhë e këtij orientimi
shkruan veprat “ Icare ubi es ” Kor, dy piano dhe perkusione, “Këmbanat
arbëreshe” për piano solo, “Afresk Arbëresh III” për 2 piano, Kor, perkusione,
Tape etj.
Që nga viti 1976 punon si Profesor në Akademinë e Muzikës në Prishtinë (Analiza
e Formave muzikore dhe Kompozicion). Rudi është udhëheqës i Qendrës Kosovare
për Muzikën e Re (nga viti 1999) dhe themelues i Festivalit ndërkombëtar të
Prishtinës (ReMusica) (2002-2015), përmes të cilave bashkëpunon me ansamble
dhe artistë të renomesë ndërkombëtare Aki Takahashi, Rafael Andia, Marcel
Worms, Petrit Çeku, Pierrot Lunaire Ensemble-Wien, Amici della Musica –
Cagliari etj. Veprat i botohen në Editions musicales Transantlantiques e
Parisit, Peermusic e Hamburgut etj.
Pas vitit 2000 Rudi, gjuhën e tij shprehëse e ndërton në sintezën në
mes arkaizmit dhe modernitetit, duke u liruar nga çfarëdo rigjiditeti stilistik
(Veprat “Laudatio funebris”, për sopran dhe Okestër harkor, “Fantasia
koncertante” për violinë dhe Kor, “Le tombeau Oublié” për piano solo, “In A”,
për për Kor dhe ansambël instrumental etj.
Rudi, si dirigjent i Korit të Filharmonisë Kosovës mban koncerte në SHBA,
Japoni, Holandë, Rusi, Maqedoni, Kroaci, Francë, Zvicër, Shqipëri, Rumani,
Spanjë, Suedi, Bullgari, Slloveni Itali, Angli (“A stunning, mystical performance
from Kosova Pilharmonic Choir”- Hastings Observer. Inçzimet  e Korit i gjejmë
në platforma të ndryshme të internetit  dhe Cassic FM, si ansambël favorit.  Në
vitet e fundit, Rudi i pëkushtohet zbulimit, restaurimit dhe adaptimit të literaturës
korale të autorëve të vjetër shqiptarë Gjergj Danush Llapacaj-shek. XVI, Jan
Kukuzelit-shek. XIII dhe Niketa i Remisianës-shek. IV). Rudi merret aktivisht me
publicistikë. Ka mbi 300 shkrime të ndryshme nga fusha e eseistikës si dhe
shkrime të ndryshme nga fusha e estetikës dhe filozofisë muzikore, me çka
plotësohet profili i  tij krijues. Gjithsesi, ai paraqet “njërën prej figurave më
emblematike të kulturës shqiptare/kosovare” (N.Kraja), dhe pamëdyshje “Rudi ka
vlerë të jashtëzakonshme… dhe një peshë, do të thosha, kryesore në artin muzikor
mbarëshqiptar” (E.Krantja)

Ka krijuar gati në të gjitha forma muzikore duke filluar nga muzika vokale korale e
deri tek format e mëdha orkestrale.
Nga veprat e tija ne doti cekim:
Simfoninë dodekafonike shqipëtare ( simfonia e pare avangarde shqipëtare )
Koncertet për gitarë dhe orkestër harqesh
Suita, dhe variacione për piano
Dialogu muzikor për Flautë dhe orkestër
Kuintetin Antigona per violin flautë fagot klarinet e piano.
Muzikën për filmat
Kush e solli Dorontinën
Kali i Trojës

You might also like