You are on page 1of 6

PROJEKT

TEMA : Jeta dhe veprat e nje kompozitori


Lenda : Muzike
Tremujori II
Shkolla “Vasil Ziu”
Punoi : Sabina Dollani
KOMPOZITORI ÇESK ZADEJA
Çesk Zadeja lindi në Shkodër,më 8 qershor 1927,vdiq në
Romë, më 15 gusht 1997 ishte kompozitor shqiptar.

JETA

Çesk Zadeja lindi më 8 qershor të vitit 1927 në


Shkodër, në një familje qytetare. Mësimet e para i
mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane,
ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe
njohuritë e para të muzikës. Ka qenë anëtar i korit
të Kishës Françeskane që drejtohej nga
kompozitori i shquar patër Martin Gjoka dhe më
vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Që në
vegjëli, në qytetin e lindjes u angazhua në grupet
amatore. Shfaqi që herët talentin e tij dhe si
nxënës 14-vjeçar studion në Accademia di Santa
Cecilia në Romë, Itali, me kompozitorin Umberto
Semproni.
Pas çlirimit të vendit, në vitet 1946-1947 punon
në Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit
muzikor, kurse pas dy viteve shërben në ushtrinë e
atëhershme deri në vitin 1951. Në vitet 1949-1951
kryen shërbimin ushtarak si dirigjent në Ansamblin
Artistik të Ushtrisë. Çeskun e dërgojnë në Moskë
për studime muzikore, në degën e kompozimit në
Konservatorin Pjetër Iljiç Çajkovskij të Moskës, në
klasën e profesorëve dhe kompozitorëve
M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki. Me të kryer
studimet, si student i dalluar kthehet në Shqipëri
dhe në vitet 1957-1962 emërohet dhe punon si
udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të
Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, i cili
sapo ishte formuar, dhe ku Çesk Zadeja zhvilloi një
veprimtari të dendur si krijues dhe organizator i
jetës edhe ashtu të vobektë muzikore. Është njëri
prej formuesve të shumë institucioneve muzikore,
si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot
Akademia e Arteve) ku punon si pedagog plot tri
vite-1962-1965, e më pas emërohet si udhëheqës
artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit deri në vitin
1966.
Në vitet 1966-1972 është kryetar i degës së
muzikës në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e
Arteve) dhe në vitin 1972 është kompozitor në
profesion të lirë. Sërish udhëheqës artistik në
Teatrin e Operës dhe Baletit në vitet 1973-1979,
kurse në vitin 1979 del në profesion të lirë, duke
krijuar si i tillë deri në vitin 1990, për t’u kthyer në
vitet 1993-1994 pedagog në Akademinë e Arteve,
ku jep kompozicion dhe muzikologji. Profesor
Zadeja është kompozitor që përfaqëson në
universin tonë kombëtar figurën më të madhe
krijuese, emblemë e vërtetë kombëtare, i cili kalon
në mit, sepse potenciali i tij krijues e bën këtë
personalitet të shquar dhe doyen të muzikës
bashkëkohore shqiptare, i cili kohërisht i takon
brezit të parë të kompozitorëve tanë të shkolluar,
duke i vënë bazat muzikës klasike, që merr
përmasa të gjera si nga aspekti i trajtimit të
materies muzikore e formës, ashtu edhe nga
aspekti i melodisë, ritmit dhe stilit. Si pedagog ka
dhënë vite të tëra kontribut të jashtëzakonshëm
dhe shumë të çmuar.
Shumë kompozitorë që janë bartës të veprimtarive
muzikore sot në Shqipëri, janë diplomuar nën
drejtimin e kompozitorit Zadeja. Ata sot zhvillojnë
veprimtari të shumta dhe shumë programe të
shkollave muzikore shqiptare janë të punuara, të
redaktuara dhe të mbikëqyrura prej tij. Nëse
shohim listën e të diplomuarve, do të vërejmë se
sot kreu i krijimtarisë muzikore përbëhet nga
kompozitorët e diplomuar te profesor Zadeja, dhe
disa prej tyre nuk janë më gjallë. Por kontributi i
tyre ka qenë i madh, siç janë, bie fjala, Tonin
Harapi, Kujtim Laro; kurse sot krijojnë Thoma Gaqi,
Agim Krajka, Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta,
Kozma Lara, Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Ali
Spahiu, Arian Avrazi, Ferikal Daja, Vangjo Nova,
Fatos Qerimaj, Ihsan Shehu dhe dhjetëra të tjerë,
krijues që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën
muzikore sot në Shqipëri.
Ndikimi i krijimtarisë së Zadesë ishte i madh te një
sërë krijuesish të tjerë që ndiqnin rrugën e këtij
krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesë në lëmin e
kompozimit në tërësinë e saj ka qenë
mbizotëruese, superiore dhe udhërrëfyese për
brezat, të cilat i ka mësuar si pedagog në
Akademinë e Arteve të Tiranës. Vizitat e shpeshta
të kompozitorëve tanë dhe anasjelltas na sillnin
informacione të shumta për krijimtarinë muzikore,
jo vetëm të Zadesë, por edhe të shumë krijuesve të
tjerë, për të cilët as që kishim dëgjuar ndonjëherë.
VEPRAT
1. “Suita e Veriut”,
2. “Suitë korale”,
3. “Skica simfonike”,
4. “Poema vokale”,
5. “Romanca”,
6. “Simfoni”,
7. “Rapsodi për violinë”
8. "Hej ju male"
9. "Suita"
10.Kur me zbret nga Voskopoja 11. Nen nje rrase
atje mbi krua

You might also like