You are on page 1of 2

Artikull

Tema: Nën simoninë e himnit “Nobel”


Muzika është gjuha e shpirtit dhe ilaci i mendjes. Të flasësh mbi muzikën, do të
thotë ta ndiesh atë. Muzika është art, është urë që na lidh përmes tingujve të saj ,sa
të fortë po dhe aq të brishtë. Ajo është e ndërtuar lehtësisht vetëm përmes notave,
pa çelik e gurë.
Muzika përcjell tek ne emocione shumëngjyëshe , na zhyt thellë në botën e saj, për
tu bërë një me të! Në këtë mënyrë krijojmë një lidhje shpirtërore me fjalët dhe
tingullin.
Njësoj ,edhe ne, nobelistsët ,gjejmë veten në cdo pjesë të himnit tonë ,aty ku
ndjesitë dhe emocionet sintetizohen në nota e tinguj. Vargjet te kompozuara
mjeshtërisht nga mësueseja jonë e muzikës, Suela Tukaj ,e të kënduara nga zërat e
hareshem të vogëlushëve nobelistë, përbëjnë në vetvete një simfoni të vërtetë.
Le të zbulojmë pak më shumë në një intervistë ekskluzive me kompzitoren dhe
tekstshkruesen e himnit “Nobel” …
Intervistë me Suela Tukaj:
1. Si lindi ideja apo iniciativa e kompozimit të një himni për shkollën tonë?
Që në takimin e parë të punës me presidenten e shkollës , znj.Anika shprehu
dëshirën e një bashkëpunimi të mundshëm në lidhje me krijimin e himnit të
shkollës "Nobel". Sigurisht që e pranova bashkëpunimin me shumë dëshirë
.Pra, nxitja erdhi direkt nga kërkesa e presidentes së shkollës, ku siç dhe më
theksoi, ishte një deshirë e kahershme e saj, që shkolla të kishte himnin e saj.
2. Cfarë shërbeu për ju si muzë/frymëzim për të shkruar tekstin?A u bazuat
diku?
Sigurisht që një krijim do kohën e vet,( çfaredo qoftë ai) , në rastin konkret kur
"titulli " dihet , pra dedikim shkolles "Nobel", mua si testshkruese mu desh të
hyja në filozofinë e shkollës, frymën e rrugen që ka pershkruar shkolla/ stafi për
të arritur deri këtu. Sigurisht kjo vjen dhe në bashkepunim me kompozitorin me
të cilin kam pasur  kontakt të vazhdueshem  për të gjetur një pikë të përbashket
në ide deri në realizimin e plotë të këtij projekti.
3. Sa kohë ju është dashur për të shkuar dhe kompozuar himnin e shkollës
"Nobel"?
Kisha hedhur disa ide mbi leter që më parë, por dua të theksoj se tekstin e kam
shkruar mbi melodine e krijuar. Pra në fillim është krijuar melodia dhe mbi të
kam shkruar tekstin. Pasi mund të ndodhë dhe e kundërta. Për t'ju kthyer
pyetjes në fillim, pak a shumë 1 javë më është dashur për të finalizuar këtë tekst
që ju e njihni si himni “Nobel” .
4. Cfarë simbolizon ky himn për ju?
Për mua ishte një krijim i radhës për të cilin punova me shumë dëshirë.Do të
dëshiroja shumë që të ketë përshtypje të mirë për ata që e dëgjojnë apo
këndojnë. Kjo është kënga që përfaqëson nxënesit e shkollës, stafit te saj, e
vështiresia këtu qëndron, që të jete sa më gjithëpërfshirëse. Nëse ja ka dalë të
jetë atëherë është sukses. :)
5. A mund ta konceptoni dot një bote pa muzikë?
Jam rritur me muzikë dhe e kam të pamundur ta shmang atë nga përditshmëria
ime. Përderisa ajo është pjesë e pandarë e jetës sime, e konsideroj burim të
pashtershëm energjie.
6. Ç’do të thotë për ju të jesh mësuese dhe të skalisësh artin e muzikës në
mendjet e nxënësve?
Mësimdhënia ka qënë një dëshirë e madhe e imja që fëmijë, e ndoshta kjo, ka
ardhur si rezultat I ndikimit pozitiv që kam pasur nga mësuesit e mi.Përpiqem
të kultivoj më të mirën tek nxënësit e mi, të jenë në kontakt të vazhdueshëm me
muzikën klasike, u tërheq vëmendjen që të dëgjojnë sa më shumë muzikë që u
përket moshës së tyre, ku tematika dhe zhanri muzikor që dëgjojnë t'u
transmetojë atyre pozitivitet, reflektim , dashuri. Për të mos u zgjatur më
shumë, më vjen ndërmend një shprehje të cilën kam dëshirë ta ndaj:
" Një libër është një histori për mendjen, një këngë është histori për
shpirtin !"

Punoi: Klaudia Dorzi & Armenisa Kadiasi

You might also like