You are on page 1of 2

Ndikimi i këndimit koral në zhvillimin e veshit muzikor

Duke iu referuar përfitimeve të përgjtihshme të këndimit koral, studime të shumëfishta


mbështesin idenë se ky aktivitet mund të adoptohet për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për
të promovuar shëndetin mendor dhe fizik. Muzika në përgjithësi dijmë se ndihmon fuqishëm
në zhvillimin social dhe mendor të njerëzve në përgjithësi e sidomos tek moshat më të reja.
Shumë studime sugjerojnë se fëmijët të cilët mbajnë lëndë muzikore arrijnë qëllime më të
larta në jetë, nga kjo edhe është hulumtuar dhe studiuar se muzika me të vërtetë mund të
shkaktojë ndryshime pozitive në tru. Praktikimi i të kënduarit në kor mundëson adaptimin e
fëmijëve me rregulla, ndjekjen dhe zbatimin e tyre pasi që si fushë profesionale kërkon shumë
diciplinë dhe fokus të plotë. Duke dëgjuar dirigjentin, fëmijët mësojnë ndjenjën e durimit,
mësohen të ndërtojnë aftësitë e tyre të leximit dhe komunikimit përmes veprave me simbole të
ndryshme muzikore. Këndimi në kor dëshmon të jetë i dobishëm në forcimin e miqësisë mes
fëmijëve, në krijimin e një atmosfere të bashkëpunimit si dhe nxitjen e shprehjes individuale
dhe grupore, në të njëjtën kohë i mëson fëmijët të jenë të durueshëm dhe të kujdesshëm ndaj
të tjerëve dhe jo vetëm ndaj vetes. Këndimi në kor përfaqëson mënyrën më efikase të
edukimit muzikor. Repertuari që zgjedh dirigjenti duhet t’i ndihmojë fëmijët të fitojnë njohuri
muzikore por gjithashtu edhe njohuri nga fusha të tjera. Gjatë provave në kor fëmijët
njoftohen me melodi të ndryshme nga të cilat mësojnë të dallojnë lartësi, gjatësi dhe thellësi të
tingujve. Si rezultat i punës në kor fëmijët janë në gjendje të identifikojnë dhe të dallojnë
ngjyra të ndryshme të zërave. Disa nga mënyrat që mundësojnë zhvillimin e veshit muzikor të
fëmijëve janë kur atyre iu kërkohet të këndojnë unisono ku fëmijët kanë rastin të dëgjojnë një
vijë melodike të vetme por njëkohësishtë jo aq të njejtë meqë mësohen që në anë të dëgjimit
të vërejnë zëra të ndryshëm. Kjo iu ndihmon në identifikimin e zërave të tjerë të cilët mund të
dallojnë nga regjistri i tyre, pra një zë bass dhe një soprano nuk mund të tingëllojnë njësoj
edhe kur këndojnë një vijë melodike të njejtë. Kjo ndikon që në një mënyrë kaq të thjeshtë
përmes veshit fëmijët të dallojnë ngjyrat, timbret dhe ambituset e ndryshme. Një mënyrë tjetër
mund të konsiderohet edhe këndimi i veprave polifonike ku mund të hasim në tri apo katër
melodi të ndryshme të cilat këndohen njëherazi, kjo mënyrë nxitë fëmijët të identifikojnë dhe
t’i dëgjojnë e t’i përcjellin që të katër meloditë, mënyrë kjo që ndikon edhe në zhvillimin e
trurit ku fëmijët aftësohen të përqendrohen në shumë gjera përnjëhere. Tjetër mënyrë që mund
të konsiderohet e dobishme në zhvillimin e veshit muzikor të fëmijëve me anë të këndimit
koral është edhe këndimi në grupacione më të vogla si kuartete apo oktete. Gjatë këndimit në
grupe më të vogla, fokusi në zëra bëhet më i qartë sepse numri i antarëve është më i vogël dhe
mundësia për të identifikuar më lehtë një zë të vetëm lehtësohet. Pra fëmijët janë në gjendje jo
vetëm të identifikojnë një seksion të tërë të zërave por ata zhvillohen që me anë të veshit të
identifikojnë edhe se cilët nga shokët/shoqet e tyre janë duke kënduar. Studime të shumta
konstatojnë se muzika ka fuqi të madhe që ndikon direkt në qenien tonë si dhe formimin tonë
profesional e që në fushën kognitive sa i përket memories studimet thonë se muzika në tërësi
luan rol të madh. “Muzika jo vetëm që na ndihmon të mbajmë mend atë që po studiojmë, ajo
gjithashtu na lejon t’a tërheqim informacionin e ruajtur në një kohë të ardhshme. Muzika
krijon një lidhje nervore më të fortë e cila nga ana tjetër e bën më të lehtë mbajtjen në mend të
informacionit” (Davies, 2000).

Syarta MEHMETI
REFERENCA:

https://icc-online.arte-ct.ro/vol_05/37.pdf

https://www.researchgate.net/publication/
348798005_Developing_choral_skills_at_a_young_age_through_choral_singing

https://digitalcommons.calpoly.edu/cgi/viewcontent.cgi?
referer=&httpsredir=1&article=1009&context=psycdsp

https://fisherpub.sjf.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1081&context=education_ETD_masters

You might also like