You are on page 1of 2

Lënda: Muzikë SH.F.:”Naim Frashëri” Klasa :III, data: 22.02.

2023
Nr,21
Njësia mësimore: Tingujt janë të ndryshëm Tipi I ores: Zhvillim
Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyç:
matematikore sipas temës mësimore:
Eduard Grig, marshi i xhuxhëve
Njohin vetitë e tingullit (lartësinë, gjatësinë,
forcën dhe ngjyrën)
Metodat mësimore: Format e punës:
Stuhi mendimesh, mardhëniet – pyetje frontale,individuale,grupore,ne dyshe.
përgjigje, dëgjim

Burimet dhe materialet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:


(libri me ilustrime), fotografi, vizatime, gjuhë shqipe, edukatë qytetare, shoqëria dhe
(telefoni), instrumentet ritmike, videoprojektori mjedisi, edukata fizike.
etj...

ECURIA E ORËS MËSIMORE

Hapi I-rë Hyrje

Për krijimin e ambientit të përshtatshëm për fillimin e orës mësimore dëgjojmë shembullin
muzikor “Stuhia e dëborës” të Xhorxh Sviridocit.

Thërras nxënësit të vallëzojnë nën tingujt e muzikës së dëgjuar

Pas dëgjimit fillon biseda në lidhje me përjetimin nga muzika. Mësimdhënësi shtron disa
pyetje në lidhje me dëgjimin si: Çka vërejte gjatë dëgjimit të kësaj pjese muzikore? Si u ndjeve
gjatë dëgjimit të saj? A të nxiti melodia që të vallëzosh? Etj. Pas marrjes së përgjigjeve
mësimdhënësi me disa fjalë paraqet vetitë e tingujve duke përdorur shembuj të ndryshëm
për të bërë krahasime për lartësinë, gjatësinë, forcën dhe ngjyrën e tingujve. Për të gjitha
këto veti, mësimdhënësi mund të organizojë lojëra ku nxënësit do t’I përjetonin më lehtë
secilën nga këto veti. Për t’i përjetuar më mirë vetitë e tingujve, mësimdhënësi nxit
nxënësit që të krijojnë tinguj të ndryshme me zë, imitojnë instrumentet e ndryshme, duke
identifikuar disa nga instrumentet, si p.sh., violinën, violonçelin, saksofonin etj. Nxënësit do
të gjejnë në bazë të ngjyrës së tingullit se për cilin instrument bëhet fjalë. Gjithashtu mund të
realizohet një aktivitet për përjetimin e ngjyrës së tingullit duke luajtur lojën “Kush këndon”.
Nxënësit mbyllin sytë dhe njëri nga ata do të këndojë një pjesë të ndonjë melodie apo të një
kënge. Të tjerët me sy të mbyllur mundohen të gjejnë, vetëm duke dëgjuar zërin, shokun apo
shoqen që po këndon.

Hapi III Pjesa përfundimtare


Në pjesën e fundit mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që të plotësojnë pjesën me komente
për atë se çfarë kanë mësuar në këtë orë mësimore, si i dallojnë tingujt muzikorë dhe si i
dallojnë zërat.

VLERËSIMI i NXËNËSVE
Vlerësimi në këtë orë bëhet duke u bazuar në aktivitetin e nxënësve, sa kanë arritur të njihen
me vetitë e tingullit.

DETYRË PËR PUNË TË PAVARUR


Inkurajohen nxënësit që të gjejnë shembuj për të krahasuar lartësinë, gjatësinë, forcën dhe
ngjyrën e tingujve dhe t’i paraqesin para shokëve dhe shoqeve të klasës.

Reflektim mbi orën mësimore: Shkruani disa fjalë për rrjedhën e orës mësimore mbi vetëtitë
e tingullit.

You might also like