You are on page 1of 6

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Fakulteti i arteve, DAM

Drejtimi: Pedagogji e përgjithshme muzikore

Lënda: Teknikë vokale II

Llojet e zërave femrore

Mentore: Prof. Adelina Paloja Studente: Syarta Mehmeti

Prishtinë, Shkurt, 2021


Llojet e zërave femrore
Në regjistrin e zërave femrore dallojmë disa zëra të cilat klasifikohen si: soprano koloraturë,
soprano lirike, soprano dramatike, mezzo soprano dhe alto. Të gjithë nga këta zëra kanë cilësinë
dhe ngjyrimin e tyre unik që i dallon dhe i ve çon nga njëra-tjetra. Më poshtë do të kemi rastin të
njoftohemi më afër me këta zëra po ashtu të bashkangjitura edhe disa shembuj nga të gjitha llojet
e po këtyre zëravë.

Sopranot koloraturë1
Këta zëra klasifikohen si zërat më të lartë në mesin e zërave të njerëzvë. Mesatarja e diapazonit
të tyre është d1-e3, megjithëse kufiri i tyre shpesh herë tejkalohet. Karakteristikë është agjiliteti 2,
lëvizshmëria e madhe dhe lehtësia në të cilën interpretojnë edhe kërkesat më të mëdha që ua
parashtron repertuari orkestral apo operistik. Disa nga soprano koloraturë më të dalluara që
njohim janë: Maria Callas, Diana Damrau etj. Një ndër veprat e kompozuara për soprano
koloraturë që njokësisht cilësohet si një ndër më të vështirat është aria “Der Hölle Rache kocht in
meinem Herzen” (Hakmarrja e ferrit më zien në zemër) nga koha e dytë e operës dy pjesëshe e
kompozitorit Mozart “Die Zauberflöte” (Flauti magjik) me libretto të Emanuel Schikaneder. Kjo
vepër karakterizohet me luhatje të tingujve gjë që e bënë më sfiduese për interpretuesit por edhe
më të dashur për dëgjuesit. Kryesisht opera është e bazuar në një lloj përralle për errësirën, dritën
dhe gjetjen e rrugës tonë nëpër botë. Është e shkruar në formën singspiel që do të thotë se
përfshin të kënduarit duke folur, me dialog, përafërsisht si një mjuzikëll. Cilësohet si një ndër
ariet më të veçanta dhe të paharrueshme e cila kërkon një diapazon jashtëzakonisht të gjerë në dy
oktava, e kompozuar nga Mozart veçantërisht për motrën e gruas së tij Josepha Hofer, e cila ishte
e njohur për regjistrin e saj të jashtzakonshëm të lartë. Në operë kjo arie interpretohet nga roli i
mbretëreshës së natës ku njëra ndër interpretimet më të dalluara është cilësuar ajo e Diana
Damrau. Aria është e shkruar në tonalitetin d-mol me përcjellje orkestrale të oboave, dy cifte
fyejsh, fagot, brirë dhe bori së bashku me timpanin dhe seksionin harkorë. Diapazoni vokal
përfshinë dy oktava, nga f1 në f3 dhe kërkon tesiturë3 nga a1 deri në c3.

Koloratura1 - term i cili i referohet zbukurimit të hollësishëm të një melodie e cila është një përbërës tipik i muzikës
së kompozuar për këtë lloj të zërit.

Agjilitet2 – shkathtësi e cila karakterizohet nga shpejtësia dhe lehtësia e lëvizjes, “i shkathët” – (vigjilent).

Tesiturë3 – për dallim nga diapazoni është pozicioni i përgjithshëm i një vokali.
Sopranot lirike
Për dallim nga sopranot koloraturë, nuk e kanë depërtueshmërine e tyre por as fuqinë e
sopranove dramatike. Këta janë zëra që më së shpeshti i hasim te femrat. Për nga natyra janë
mjaftë të lëvizshëm, kanë ngjyrë të çiltër , cilësi të ngrohtë me një timbër të ndritshëm e të plotë
që mund të dëgjohet mbi një orkestër dhe janë të depërtueshme në regjistër të lartë. Diapazoni i
tyrë qëndron nga c1 deri në c3. Si zëra të vërtetë femrorë janë të përshtatshëm për të gjitha stilet
me aftësi të theksuara të virtuozitetit dhe shprehjes emocionale. Këtu mund të ndajmë dy lloje të
sopranove lirike, soprano lirike e ndritshme dhe soprano lirike e plote, dallimi i tyre është se një
soprano lirike e ndritshme ka një ngjyrim më të ri dhe më fëmijëror ndërsa një soprano lirike e
plotë ka ngjyrim më të plotë dhe të rritur apo të matur që mund të dëgjohet edhe në ndonjë
orkestër më të madhe. Disa nga sporanot lirike më të dalluara që njohim janë: Elisabeth
Schwarzkopf, Lucia Popp, Kiri te Kanawa etj. Një nga ariet mjaftë të njohura të kompozuara për
këtë lloj të zërit është aria “Chi il bel sogno di Doretta” ( Ëndrra e bukur e Dorettës) nga opera tre
kohëshe “La rondine” (Dallëndyshja) e kompozuar nga Puccini me libretto të Giuseppe Adami.
Aria është e shkurtë e shkruar në tonalitetin F-Dur me përcjellje të orkestrës, me diapazon nga c 1
deri në c3. Kjo arie është e shkruar për rolin e Madga në operë e cila bashkë me Prunier
kompozojnë një këngë për Dorettën që në fakt Madga këtë këngë po ia këndonte vetës, po i
referohej vetës. E gjithë opera është e bazuar në një histori dashurie në mes protagonistes Madga
dhe Ruggeros. Interpretimi më i dalluar i kësaj arie është nga sopranoja Kiri te Kanawa.
Sopranot dramatike
Ky lloj i zërit është më i rrallë dhe ka literaturë të pasur operistike e koncertale. Në shekullin
XIX, bëhet zë ideal për rolet e mëdha operistike. Diapazoni qëndron përafërsisht nga h deri në c 3.
Klasifikohet si zë operistik, i fuqishëm, i pasur, emocional që mund të këndoj mbi një orkestër të
plotë. Në dallim nga sopranot tjera ka një timbër pak më të errët dhe dramatik. Ky lloj i zërit më
së shpeshi përdoret në role të grave heroike, të duruara, tragjike nëpër opera. Shumica e veprave
të Wagner interpretohen nga ky lloj i sopranos pasi që Wagner ka qenë një kompozitor mjaft i
shquar i operës dhe dramës italiane. Disa nga soprano dramatike më të njohura janë: Maria
Callas, Joan Sutherland etj. Aria “Tu? Tu? Piccolo iddio” (Ti? Ti? Zot i vogël) nga opera tre
pjesëshe “Madama Butterfly” e kompozitorit Puccini me libretto të Luigi Illicia dhe Giuseppe
Giacose është një arie e kompozuar posacërisht për këtë lloj të zërit. Kjo operë shtjellon një
ngjarje mjaft interesante ku një togeri nga marina e SH.B.A bashkpunon me një ndërmjetsues
martesash për ta blerë një nuse japoneze 15 vjecare dhe aria “Tu? Tu? Piccolo iddio” është aria e
aktit final që përmbyllë të gjithë operën mbaron me një tragjedi ku Butterfly pas gjithë
mundimeve që ta kthej togerin përsëri nga vetja kryen vetvrasje. Aria ka një diapason të gjerë
nga “c-c2”. Njëra ndër interpretimet më të bukura të kësaj arie cilësohet intepretimi i sporanos
Maria Callas.
Mezzo sporanot4
Janë zëra më të rrallë dhe veçohen për ngjyrë të bukur, të mbyllur që sidomos shprehet në
regjistrin e mesëm dhe të ultë të zërit me diapason nga “a-b 2”. Ky lloj i zërit nuk përdoret shpesh
në muzikën operistike, edhe kur përdoret ka rolin sekondar në operë që zakonisht gjenden në
rolin e ndonjë shtrige, mjeke apo ndonjë gruaje të vjetër e të menqur. Edhe te ky lloj i zërit
dallojmë tre kategori: mezzo soprano koloraturë, mezzo soprano lirike dhe mezzo soprano
dramatike. Disa nga mezzo soprano më të famshme njohim: Cecilia Bartoli, Janet Baker,
Vesselina Kasarova etj. Aria "L'amour est un oiseau rebelle" (Dashuria është një zog rebel) apo
ndryshe “Habanera” nga opera 4 pjesëshe “Carmen” e kompozitorit Bizet, e cila është e shkruar
enkas për këtë lloj të zërit ka diapazon nga “d-fis2”. Kjo arie e kënduar nga roli Carmen është një
shpjegim i mirë i zërit magjepsës në atë që përshkruan histori, ngjarje. Opera është e llojit operë
komike që e njohim si zhanër të operës franceze jo domosdoshmërisht komike por që përmban
dialog të folur me pjesë të kënduar. Opera shtjellon ngjarje të një vajze të re cigane-spanjolle e
cila është e lirë me vendimet dhe dëshirat e saj të zemrës. Interpretimi më i bukur i kësaj arie
cilësohet interpretimi i mezzo sopranos Elina Garanca.

Mezzosoprano1 – ital. gjysmë soprano


Altot
Janë zëra më të thellë dhe më të rrallë në regjistrin e zërave femrorë. Veti e tyre janë tingujt
sonorë, të pasur, të thellë, të errët. Me lehtësi këndojnë tinguj të oktavës së vogël por nga pesha
dhe ngjyra e zërit janë modest në regjistrin e lartë, shfrytëzohen pak në literaturën opersitike por
janë mjaft të angazhuar në veprat kamerale dhe oratoriume të mjeshtërve të vjetër. Disa nga altot
më të njohura janë: Maureen Forrester, Nathalie Stutzmann, Clara Butt etj. Aria “Ach bleibe
doch, mein liebstes Leben” (Oh rri, jeta ime më e dashur)nga “Oratorio e ngjitjes” e kompozitorit
Bach e shkruar në tonalitetin a-mol ka diapazon të gjerë nga “A-e2”. Aria është e kompozuar me
temp mesatar me përcjellje piano të orkestrës duke vënë në pah pjesën e altos. Njëra nga
interpretimet më të bukura të kësaj arie cilësohet interpretimi i kontra-altos Norma Procter.

You might also like