You are on page 1of 13

UNIVERSITETI I PRISHTINËS – FAKULTETI I MUZIKËS

Lënda: Forma Muzikore

Viti akademik 2019/2010

Analizë: Marshi “Colonel Bogey” nga F. J. Ricketts

Mentor: Prof. Drinor Zymberi Studente: Syarta A. Mehmeti

Prishtinë, Maj, 2020


Përmbajtja:

1. Hyrje…………………………………………………………………………………....3

2. Historia e formës së marshit…………………………………………………………...4


2.1.Forma e Marshit…………………………………………………………………….5

3. Marshi “Colonel Bogey”………………………………………………………………..6

4. Analizë e marshit……………………………………………………………………....7
1. Hyrje:

Në këtë punim do të diskutohet forma muzikore e marshit në përgjithësi, do të kemi mundësi të


njihemi më afër me të si formë muzikore. Do të shtjellohet prejardhja, formulimi apo origjina e
kësaj forme muzikore, mënyra se si është trajtuar dhe përpunuar ndër epoka të ndryshme dhe
qëndrimi i marshit në ditët e sotme. Gjithashtu do të trajtohet një formë tipike e marshit ku do të
analizohet me shembuj dhe detaje të ndryshme.

Qëllimi i këtij punimi është të analizojmë marshin si formë e pavarur muzikore dhe të njohim
karakteristikat si dhe specifikat që e dallojnë këtë formë nga format e tjera muzikore.

3
Historia e formës së marshit:
Marshi është formë e pavarur instrumentale-muzikore me një temp të rregullt, e ndarë si çdo
formë tjetër muzikore në 5 elemente kryesore: melodia, ritmi, harmonia, forma dhe timbri.

Marshi është një nga format më të vjetra muzikore. Origjina e muzikës së marshit Evropian dhe
Amerikan mund të gjurmohet në muzikën ushtarake të perandorisë Osmane që nga shekulli XIV.
Qëllimi ushtarak i muzikës ishte të rregullonte funksionimin e ushtrive në fushë mes
komunikimit me urdhëra, dhe për të fituar kohë gjatë marshimit dhe manovrave. Përdorimi i
gjerë i goditjeve të tilla si cimbalet, u përdor edhe për efekt psikologjik pasi përdorimi i tyre,
veçanërisht në Evropën Perëndimore, ishte i panjohur dhe kishte aftësi të frikësonte
kundërshtarët. Në të vërtetë, përdorimi i mëvonshëm i cimbaleve dhe instrumenteve të tjera të
tilla çoroditëse në muzikën "klasike" evropiane ishte një import i drejtpërdrejtë nga osmanët.

Në fillim të shekullit XVIII, Evropianët u ekspozuan për herë të parë ndaj këtij lloji të muzikës
dhe interesi do të vazhdonte të ndërtohej në fillim të viteve 1800 kur një grupë e bandave turke
marshuese përfshiu Evropën. Pjesë që shfaqin këtë ndikim turk mund të gjenden në veprat e
Mozart, Haydn dhe Beethoven me një shembull të dukshëm duke qenë Marshi Turk nga
Beethoven (Op. 113): Overture dhe muzikë rastësore për Die Ruinen von Athen.

Disa nga marshet e para janë kompozuar në periudhën e Barokut, këto ishin pjesë të thjeshta,
shumë herë të përshtatura nga këngët popullore. Ndërsa ky stil muzikor evoluoi, ai u rrit në
popullaritet si një nga stilet më të performuara të muzikës.

Revolucioni John Philip Sousa: Kompozitori amerikan John Philip Sousa vërtetë
revolucionarizoi me forcë marshimin. Shkrimi i tij i përgjithshëm pjellor i marshimeve me cilësi
të lartë e shtoi atë shumë në popullaritetin e saj si formë. Sipas studiuesit të Sousa, Paul Bierley,
marshet e Sousa ishin të thjeshta, me kontrapunkt nxitues dhe energji të përgjithshme. Sousa
gjithashtu thuhet se ka standardizuar formën tradicionale të marshit. Muzika marshuese
Amerikane u përjetësua përgjithmonë me marshin e Sousa “Yje dhe vija përgjithmonë”, një
marsh patriotik i cili u bë marshi zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumica e
kompozitorëve të marshit janë nga Shtetet e Bashkuara ose Evropa dhe kanë një lloj prejardhje
muzikore për ta. Kompozitorët më të njohur të marshit kanë ekzistuar në fund të viteve 1800 dhe
në fillim të viteve 1900.

4
2.1.Forma e marshit:
Marshi është formë muzikore që lidhet ngushtë me lëvizjet e trupit. Për këtë arsye ai
karakterizohet me ritëm të theksuar dhe me periodizëm të drejtë. Pikërisht dedikimi që ka marshi
e përcakton edhe karakterin e muzikës. Ka një ritëm të punktuar dhe të ashpër në temp, që i
përgjigjet shpejtësisë së ecjes. Zakonisht marshet shkruhen në masat 2/4, 4/4, 2/2 dhe më rrallë i
hasim në masat 6/8 ose 12/8 apo 2/4 dhe 4/4 me lëvizje të triolave.

Marshi e ka formën e këngës së përbërë tre pjesore, eventualisht me hyrje. Në marsh kemi edhe
Trio e cila për dallim nga pjesa e parë, shquhet me një melodi të re dhe më të pasur, jo rrallë herë
e hasim në tonalitetin Subdominantë, por mund edhe të përgatitet me një pjesë kaluese. Marshet
më të reja mund të mbarojnë me trio, pa reprizë të pjesës së parë.

A + B + A + Trio + A
Përpos marsheve ushtarake, të fiskulturës të cilët kanë dedikim praktik, ndeshim edhe marshe të
operave, të muzikës simfonike dhe kamerale, të cilat me cilësitë muzikore ngjiten mbi lloje të
tjera të marsheve, shembull: “Martesa e Figaros” nga Mozart, “Tanhojzer” nga Wagner,
“Aida” nga Verdi, “Fausti” nga Guno, “Dashuria në tre portokaj” nga Prokofiev. Pastaj kemi
edhe nga muzika skenike si “Ëndra e një nate vere” etj. Si dhe marshet për piano të Beethoven
dhe Schubert.

Nga llojet e marsheve kemi edhe marshin e përmotshëm apo marshin funeral i cili është në një
temp të ngadalshëm dhe rëndom në tonalitetin mol ndërsa trioja në Dur.

Në muzikën operistike dhe koncertale hasim tema të cilat kanë karakter marshi por nuk paraqesin
formë të rrumbullaksuar të marshit, shembull: Poema simfonike “Sharka” dhe “Blanik” nga
Smetana, Simfonia nr. VI nga Tchaikovsky, “Unaza e Nibelungut” nga Wagner.

5
3.Marshi “Colonel Bogey”:
Ky marsh është i kompozuar në tonalitetin D-Dur, ka formë tre pjesore të përbërë ka hyrje dhe
ndahet në këto seksione Hyrja+A+B+A+Trio dhe pastaj sërish përsëritet seksioni A.

Trio
Hyrja A
A

6
4.Analizë e marshit “Colonel Bogey”:
Seksioni A:

Ky marsh karakterizohet me përdorimin e intervalit të tërces të cilin e hasim vazhdimisht në


vijën melodike, përdorimi i tingujve staccato dhe takimi i notës katërshe me atë tetëshe. Ndërsa
me fillimin e skemës “A”, në zërin e dytë hasim me Alberti bass ku ne dorën e majtë paraqitet
një akord jo i plotë i cili plotësohet me paraqitjen e tingujve tjerë të akordit në pjesën e dytë dhe
të katërt të masave, karakteristikë të cilën e hasim në Klasicizëm vecantërisht në sonata.

Hyrja fillon me Tonikë në D-Dur, përfshine 4 masa.

Seksioni A fillon me paraqitjen e temës menjëhere pas hyrjes në Tonikë.

Seksioni A ndahet në këto pjesë a+b+a+b:

a - është periudhë e vogel që përfshin 8 takte, përmban dy fjali të vogla të dyja fillojnë në
Tonikë. Fjalia e parë përfundon në Tonikë ndërsa fjalia e dytë me nonakord të Dominantës.

b - është fjali e madhe ku tema nga seksioni “a” kontraston harmonikisht duke moduluar në
shkallën A-Dur. Fillimisht paraqitet me septakord të Dominantës në tonalitetin themelorë pastaj
modulon nga takti i 4 dhe sërish kthehet në tonalitetin fillestarë duke përgatitur paraqitjen e “a”.

7
A Hyrja Tema - a

T T

T T D9 D7
a

DD T

D7

8
Seksioni B: paraqitet një temë e re menjëhere pas shenjës së repiticionit. Ky seksion kontraston
harmonikisht, melodikisht si dhe ka karakter më të ashpër në krahasim me seksionin A i cili
kishte karakter më të gëzueshëm. Vija melodike i kalon zërit të dytë dhe karakterizohet me
paraqitjen e triolave.

Ky seksion paraqitet brenda një periudhe të madhe me 16 takte ku ndahen në dy fjali të mëdha
fjalia e parë është “c” dhe fjali e dytë “ç” të cilat përsëriten dy herë.

c – është fjali e madhe e cila paraqitet në tonalitetin themelorë me Tonikë dhe përfundon me
gradën e dytë të tonalitetit themelorë si septakord

ç – është fjali e madhe paraqitet në graden e gjashtë te tonalitetit themelorë si kuintakord dhe në
të dy luajtjet përfundon në gradën e gjashtë dhe paraqitet akordi paralajmërimtarë si sekundakord
i Dominantës për seksionin A i cili përsëritët pas këtij seksioni.

Seksioni A: pas përfundimit të seksionit B na paraqitet përsëri seksioni A, ku brenda bart pjesët
a+b+a+b.

9
B
9
Seksioni “c”, tema për seksionin B

Seksioni “ ç“

D7 VI

A VI VI
D2

10
a

11
Trio: është pjesa e fundit e marshit para përsëritjes së seksionit A edhe njëherë. Kjo trio është e
paraqitur në tonalitetin G-Dur, perveç temës së re që parqitet, ka kontrast figurativ dhe karakter
më të gjallë. Edhe këtu hasim me tinguj staccato, ku tingujt në zërin e parë thuajse fillim e
mbarim janë tinguj staccato si dhe në zërin e dytë me Alberti bass. Trio është e ndarë në dy
seksione të cilat mund t’i quajm “d” dhe “dh”, të cilat bartin periudha të mëdha.

d - është periudhë e madhe e cila fillon me tonikën e tonalitetit G-Dur, bart në vete figura të cilat
përsëriten, pas fjalisë së parë tema përsëri brenda 8 takteve paraqitet përmes akordeve të
përbashkëta.

dh - periudha përsëritet sikur në seksionin “d” me dinamikë mezzoforte. Kjo periudhë në luajtjen
e parë si dhe në përsëritjen e dytë përfundojnë në Tonikë të tonalitetit themelorë G-Dur. Pas
taktit të tetë kemi ndryshim figurativ ku edhe na paraqiten acciaccatura dhe përdorimi i notave
tetshe në mënyrë sekuentive për të arritur në përfundim të trios. Në fund e kemi shenjën D.C e
cila përsëritet nga fillimi deri te shenja Fine në përsëritjen e dytë të seksionit A.

12
Trio
Seksioni “d”, tema

D
dh

T T

II

T T

13

You might also like