You are on page 1of 15

1.Muzika me program?

1. . Muzika me program zhvillohet ne kohen e Romantizmit dhe eshte nje karakteristike e


muzikes instrumentale te Romantizmit. Eshte lloj I muzikes artistike qe mbeshtetet dhe percjell
ndonje permbajtje te caktuar te marre nga krijimtari letrare si: tregimi, novela, poezia etj; nga
historia , nga legjendat ose nga fenomenet e natyres , si dhe nga ngjarjet e jetes se
perditshme. Keshtu titulli qe permaban nje veper muzikore na ben te mundshme te kuptojme se
nga qfare eshte frymezuar kompozitori . Ne Romantizem muzika me program eshte e lidhur
ngushte me krijimtarine letrare , ngritet ne nivel me te larte dhe ka cilesi me te madhe.

2. Wagneri dhe Verdi- reforma?


Reforma e Operes se Vagnerit: Ideali I Vagnerit ishte te bente nje sinteze te plote ne mes te
arteve te ndryshme , sidomos ne mes te poezise,drames dhe muzikes, andaj opera eshte forma qe
I bashkon me se miri keto tri arte te ndryshme. Ai ne reformen qe I beri operes vendosi qe
veprimin dramatik , permbajtjen ta vendos ne plan te pare ndersa muziken si mjet perforcues te
drames e jo anasjelltas siq ndodhte ne muziken italiane ku ne plane te pare ishte muzika ndersa
ne plane te dyte ishte permbajtja. Keshtu ai solli disa risi , sic jane : 1).Ndarja e Operes , e akteve
ne tabllo ne vend te numrave, arie , duete etj. 2).Perdorimi I lajtmotiveve, motiveve percjellese
ose prijese qe lidhen me personazhe ,Ide dhe sende. 3). Simfonizimi I Operes si pasoje e
perdorimit te lajtmotiveve, me crast orkestra merr nje rol te posacem dhe me te larte. Gjithashtu
beri nje lidhje te ngushte ne mes drames dhe muzikes pasi qe preferon qe libretoja te shkruhet
nga vete kompozitori ose te bashkepunojne kompozitori me libretistin. Nga kjo ai krijoi nje lloj
te ri te operes te cilin e quajti Drama Muzikore . Para se te paraqiste reformen kompozoi operen
Riencet. Konceptin e Operes e paraqiti ne vepren Opera dhe Drama. Ndersa elementet e
para te reformes I aplikoi ne operen Holandezi Endacak ose Holandezi I Mallkuar sic
njihet ndryshe. Operat qe pasojne vetem sa e formesojne konceptin e plote te tij reformues :
Tanhojzer , Lohengrin, Tristani dhe Izolda(nder operat me romantike). Ai subjektet e
operave I merrte nga mitologjia dhe legjendat me perjashtim te operes Mjeshterit Kengetare
qe eshte ngjarje e kengetareve te mesjetes.
VERDI REFORMA
Ai ka nje vend te veqante ne historine e operes boterore sepse arriti ti mblidhte te gjitha cilesite e
bukura te operes italiane vecmas duke ruajtur traditen e bellkantos por jo si qellim ne vete por ne
sherbim te permbajtjes , ti dallonte dhe tiu shmangej elementeve negative sic ishin virtuoziteti
dhe koloraturat e tepruara , arriti te mbetet kombetar pasi qe muzika e tij mbeshtetet ne muziken
popullore italiane , te absorboje elemente qe paraqiten ne operen e shek. XIX duke e lene
muziken ne sherbim te permbajtjes dhe me vemendje te madhe bente zgjedhjen e teksteve te cilat
do ti kompozonte duke misheruar muziken me permbajtjen.

3.Shkollat Nacionale?
3. Se pari u krijua Shkolla Nacionale Polake me perfaqesues Shopenin , pastaj pason Shkolla
Nacioanle Ruse me nismetarin e saj Mihail Glinka dhe perfaqesuesit : A.Borodin,
M.Mussorgski, R.Korsakov dhe P.I.Cajkovski . Me pas krijohet edhe Shkolla Nacionale Ceke
me perfaqesuesite Bedzhih Smetana dhe Antonin Dvorzhak. Shkolla Nacionale e Spanjes me
perfaqesuesit : Manuel de Fala, Isak Albenis dhe Enriko Granados. Shkolla Nacionale e
Norvegjise me Eduard Grig dhe Shkolla Nacionale e Finlandes me Jas Sibelius. Shkollat
Nacionale te popujve jugor te Ballkanit u formuan vone ne fillim te shek.XX si ato:
bullgare,kroate, sllovene, turke , greke, serbe e shqiptare.

4. 5 ruse?
Grupin e 5-shes ruse bejne pjese: Milij Balakirjev,Cezar Kjui , Aleksander Borodin , Rimsky
Korsakov dhe Modest Mussorgsky.

5. Korsakovi Musorgski jeta krijimtaria?

6.

1. Muzika absolute nuk ka titull te programit dhe nuk na ben me dije frymezimin e autorit.

Format e Muzikes Absolute: Si vepra tipike te muzikes absolute zakonisht merren sonata ,
simfonite, koncertet, muzika kamertale, fugat, etj.

2. Muzika me program zhvillohet ne kohen e Romantizmit dhe eshte nje karakteristike e


muzikes instrumentale te Romantizmit. Eshte lloj I muzikes artistike qe mbeshtetet dhe percjell
ndonje permbajtje te caktuar te marre nga krijimtari letrare si: tregimi, novela, poezia etj; nga
historia , nga legjendat ose nga fenomenet e natyres , si dhe nga ngjarjet e jetes se
perditshme. Keshtu titulli qe permaban nje veper muzikore na ben te mundshme te kuptojme se
nga qfare eshte frymezuar kompozitori . Ne Romantizem muzika me program eshte e lidhur
ngushte me krijimtarine letrare , ngritet ne nivel me te larte dhe ka cilesi me te madhe.

Kompozitore romantike , perfaqesues te muzikes me program jane te mendimit se forma duhet


te dale nga permbajtja dhe jo permbajtja ti nenshtrohet rregullave formale. Ndersa sa I perket
muzikes ka mendime te dyanshme rreth asaj qe: muzika qofte ajo vokale apo instrumentale duhet
te mbeshtet ne program, si dhe mendimit qe muzika vetvetiu paraqet permbajtje muzikore pa
ndihmen e programit.

Format e Muzikes me Program :keshtu krijohen forma te reja te cilat jane te determinuara nga
muzika me program sic eshte Poema simfonike te cilen per here te pare e kompozoi Franc Listi.

Poema Simfonike eshte forme simfonike e mbeshtetur ne program , si njera nder format tipike te
muzikes me program , eshte karakteristike e muzikes se Romantizmit , eshte e kompozuar ne nje
kohe ne vend te simfonise kater koheshe , per here te pare e kompozoi Listi. Pra eshte veper
muzikore-poetike ,programore, perdorimi I se ciles e afroi dhe e lidhi shume muziken me
letersine, duke e liruar keshtu muziken simfonike nga rregullat e formes klasike .

3. Betoveni per muziken programore tha Kjo eshte shprehje e ndjenjave , dhe jo ilustrim
me tinguj qe nenkupton se shume vepra programore ishin ilustrime te fenomeneve te
ndryshme akustike me ane te tingujve , dhe jo shprehje emocionale e frymezimit te kompozitorit
ne ndonje program te caktuar qe percaktohet me titullin e vepres. Perfaqesuesit e muzikes me
program e ndjeken kete ide te Betovenit , ku me ane te muzikes shprehnin
ndjenjat,perjetimet,emocionet qe I perjetonin nga frymezimi ne ndonje program te caktuar .

4.Tentimi I ilustrimeve me ane te tingujve:


Qe nga antika ka pasur tendenca per te ilustruar apo pikturuar me ane te tingujve fenomenet
jashte muzikore . Kjo verehet edhe ne Mesjete dhe Renesanse tek veprat korale te Klema
Zhanekenit,veprat vokale vazhdonin te pecjellnin permbajtjen e poezise se kompozuar .
Gjithashtu edhe ne Baroke kemi Vivaldin qe kompozoi Stinet e Vitit qe u frymezua nga
poezia qe flet per stinet e motit , si edhe veprat klavseniste te Kuperit kane tituj programore.
Edhe disa vepra kamertale dhe simfoni te Haydnit jane me tituj programore , poashtu edhe
Betoveni ne simfonine e 6 ne F-Dur e kompozoi nen ndikimin e programit te frymezuar nga
natyra , te cilen aq shume e donte sa I kushtoi nje simfoni te tere.

7.Perfaqesuesit me te njohur apo nismetaret e Muzikes me Program jane:


7. Hektor Berliozi dhe Franc Listi .

8.Hektor Berliozi Reformator:


8.Hektor Berliozi eshte padyshim njeri nder kompozitoret me te shquar Francez te muzikes
simfonike me program ne periudhen e romantizmit. Dhe padyshim njeri nder kompozitoret me te
njohur ne historine e muzikes Franceze. Ai njihet si reformator apo novator I muzikes simfonike
te Romantizmit sepse me te filloi nje etape e re e muzikes simfonike . Ai shkroi permbajtjen e
programit si shpjegim, jo vetem per vepren ne pergjithesi por per secilen kohe te vepres
simfonike ,per dallim nga e kaluara qe shkruhej vetem titulli I vepres. Kjo e bente te mundshme
qe cdo degjues ta kuptonte me mire vepren simfonike, me risite qe solli me te drejte e meriton
titullin reformator apo novator.

9.Hektor Berlioz dhe jeta e tij Berliozi Mjek:


9.Lindi ne Kot Sent Andre , ne nje familje mjekesh.Per te vazhduar traditen familjare ne moshen
18 vjeqare shkoi ne Paris ku fillon studimet ne Mjekesi. Ne Paris njihet me kulturen muzikore e
cila ndikoi qe ai ti nderprente studimet ne mjekesi dhe te vazhdonte per muzike , gje kjo qe nuk u
mireprit aspak as nga familjaret as nga miqte. Ne France ne kohen kur jetoi u njoh me teper si
dirigjent , eseist dhe kritik I muzikes,profesione nga te cilat mbijetonte , sesa si kompozitor, gje
kjo qe e deshproi tej mase. Ngushellohet pak me faktin qe me shume u mireprit ne Gjermani ,
Austri etj.Shquhet me tipare te romantizmit , kishte ndjeshmeri te theksuar dhe I jepte rendesi
perjetimeve subjektive ne veprat e tij , dhe ishte person I shqetesuar qe nderronte shpesh
disponimet . Ishte njeri dhe artitst revolucionar I cili perkrahte revolucionin Francez qe ishte ne
vitin 1830. Ne depresion dhe pesimizem ai vdes.

10.Hektor Berlioz dhe Krijimtaria e tij :


10.Perfaqesues , reformator apo novator I muzikes simfonike me program ne periudhen e
Romantizmit.

Veprat:
-Kryevepra Simfonia Fantastike(1830) , Simfonia me program Haroldi ne Itali sipas
vepres se Bajronit Cajlld Harold, Simfonia me tri kohe Romeo e Xhuljeta per solist , kor
dhe orkester sipas Shekspirit, Requiemi meshe e permortshme per ansambel shume te
madh, Uverturen Karnavali I Romes , Tri Opera dhe vepra te tjera Oratorio.
Si dhe shkroi Traktatin e Orkestrimit , me te cilin do te sherbehen nje kohe te gjate gjenerata
te kompozitoreve . Ai shquhej si mjeshter I ngjyres se orkestracionit.

11.Hektor Berlioz dhe Simfonia Fantastike:


11.Simfonia Fantastike (1830) eshte kryevepra e Berliozit , veper kjo te cilen e kompozoi
kur ishte 27 vjecar ne vitin 1830 ,kohe kjo ne te cilen ishte I dashuruar ne artisten angleze Herriet
Smithson . Kjo veper eshte autobiografike , subjekti apo programi eshte marre nga jeta e tij
personale . Nentitulli I vepres eshte Episode nga jeta e artistit qe dmth rrefim romantik I
dashurise dhe I asaj faze te jetes se tij. Kjo veper ka 5 kohe ,te cilat lidhen me nje motiv ose teme
te quajtur ide fikse . Kjo dukuri ( ideja fikse) ,qe per here te pare perdoret ne kete menyre , I
pershkon pese kohet e simfonise se nje lloj lajt motivi I cili do te perpunohet gjeresisht te
Vagneri.

12.Franc Liszt dhe jeta e tij :


12.Liszti lindi ne Hungari ne nje vend te quajtur Rajding.Ishte kompozitor, pianist , dirigjent ,
shkrimtar,pedagog qe perhapi nje qendrim te drejte e perparimtar ne pedagogjine e pianos ,dhe
njeri me kulture te gjere artistike , si dhe natyrisht njihet si novator I muzikes simfonike me
program bashke me Berliozin. Natyrisht qe eshte perfaqesues I muzikes me program ne
periudhen e Romantizmit dhe muzikant I shquar I histories muzikore. Listi ishte i lumtur kur te
tjeret arrinte ti bente te lumtur , shquhet per humanizmin e tij ku mbante shume koncerte
humanitare per te vershuarit ne Hungari, per ndertimin e nje busti te Betovenit,etj. Babai I tij
ishte Hungarez e nena Austriake. Ai njihet si kompozitor me prejardhje hungareze megjithese
jetoi pak ne ate vend dhe kete gjuhe nuk e zoteroi mire , por ne veprat e tij futi motive hungareze
qofshin ato muzikore apo permbajtesore. Parisi ishte atdheu I tij shpirteror , aty u njoh me
shopenin , berliozin dhe paganinin , te cilet ndikuan ne zhvillimin muzikore te tij. Nje kohe
koncertoi ne Vjene ne piano dhe u be nxenes I Cernit, piano ishte instrumenti i tij I dashur te
ciles ia dha forcen e orkestres. Per te thote Nuk ndjej nevojen as per orkester as per opere,
Piano eshte gjuha ime ..jeta ime ..uni im . Jetoi gjate , vdic si 75 vjecar.

13.Franc List dhe Krijimtaria e tij :


13. Vendin qendror ne opusin krijues te tij e kane poemat simfonike dhe veprat per piano.

Veprat per piano: -Ciklet ose albumet me titull Vitet e Udhetimeve ne Itali e Zvicer
(miniatura per piano qe mbeshteten ne programe te perjetimeve te tij personale); Sonata ne h-
mol e kompozuar ne nje kohe , por me kontrastet e nevojshme; Etyda ; Rapsodi Hungareze , me
e njohur e 2-ta ; 2 Koncerte per piano dhe orkester; Transkripsionet per piano (veprat e
adaptuara te Betovenit , Berliozit dhe Paganinit)

Veprat simfonike : -12 Poema Simfonike . Te njohura jane: Prelydet, Promoteu,


Orfeu,Taso,Hungaria, Mazepa,Idealet etj. Kompozoi gjithashtu 2 Simfoni me
program : Simfonia Faust(3 kohe) dhe Dante(3 kohe , koha e trete perbehet prej pjeses
vokale)

Listi ka kompozuar edhe disa vepra vokalo-insrumentale dhe eshte marre me shkrime muzikore.
Si novator dhe reformator si ne muziken simfonike(themelues i poemes simfonike ) ashtu edhe
ne ate pianistike(qendrimi perparimtar ne pedagogjine e pianos) ai ka vendosur themelet e
shkolles se re gjermane ose neuromantike. Sa I perket perkatesise se shkolles nacionale muzikore
Listin nuk mund ta perkufizojme pasi qe ishte nismetar I shkolles nacionale muzikore ne
Hungari, ishte perfaqesues i Shkolles se Re Gjermane , si dhe gjendej ne krye te Shkolle se
Vajmarit . AI I takon sa njeres po aq edhe tjetres , madje tere muzikes evropiane.

OPERA ROMANTIKE NE SHEKULLIN E XIX


Opera si forme paraqiste me lehte dukurite natyrore
Opera heroike romantike (e para VILHEM TEL e ROSSINIT)
Opera nacionale (mbeshtetet ne traditen dhe ne motivet pop.)
Pjesa e dyte e shek. XIX opera veriste dhe lirike
Zhvillohet dhe baleti romantic (perfaqsues Adolf Adam me baletin Zhizela ,dhe Leo Delbi
me baletin Kopelia e Silvia)
Opereta me perfaqesuesin Zhak Ofenbah.
Opera , perfaqesues te saj ishin kompozitoret me medhenj te operave si Verdi,Vagneri,
Pucini,Rosini,Glinka,Mussorgski,Bize ,etj.

-Opera ne shek.XIX mori nje zhvillim me te hovshem se sa ne te kaluaren.Zhvillohet nen


rrethanat e reja kultuorore e shoqerore te ketij shekulli,dhe ec paralelisht me letersine pasi qe te
gjitha libretot e operave shkruheshin nga krijimtaria letrare . Opera ishte e vetmja gjini muzikore
ne te cilen paraqiteshin lirshem dhe hapur dukurite e kohes, andaj ishte forma me e dashur dhe
me e perhapur ne France dhe Itali . Idete qe dolen nga lufta e popujve per clirim kombetar
ndikuan jo vetem ne letersi por edhe ne muzike , nepermjet krijimtarise letrare ne opera . Andaj u
krijuan edhe operat heroike romantike , ku si lloj I kesaj opere merret opera Viljem Tel e
Rosinit. Risi tjeter e operes romantike eshte edhe krijimi I operave nacionale qe u krijuan si
rezultat I stileve nacionale qe mbeshteteshin ne muziken dhe motivet popullore. Ne kete shekull
ishte edhe reforma e operes se Vagnerit, e cila I dha elemente te reja e te rendesishme operes
serie , poashtu u reformua edhe opera komike me humorin dhe satire elemente keto kyqe per
kritike shoqerore. Ne pjesen e dyte te shek.XIX paraqitet edhe opera veriste dhe opera lirike ne
France. Poashtu ne kete shek. Lindi dhe u zhvillua baleti romantik me perfaqesusin Adolf
Adam me baletin Zhizela ,dhe Leo Delbi me baletin Kopelia e Silvia, ndersa opereta
me perfaqesuesin Zhak Ofenbah. Sa I perket Operave , perfaqesues te saj ishin kompozitoret me
medhenj te operave si Verdi,Vagneri, Pucini,Rosini,Glinka,Mussorgski,Bize ,etj.

Karl Maria Veber: perfaqesues I muzikes romantike gjermane, dhe nder romantiket e pare .
Lindi ne Ojtin ,ne nje familje qe kishte afinitet dhe dashuri per artin, si femije I lindi dashuria per
letersi , teater,muzike dhe pikture. Artist me kulture te gjere,pianist I shkelqyer , dirigjent,
shkrimtar I muzikes dhe kompozitor. Krijimtaria e tij ka tiparet e muzikes se romantizmit te
hershem dhe perbehet nga veprat per piano, operat dhe koncertet frymore. Opera ka qene forma
me e rendesishme e ketij kompozitori, eshte themelues I operes nacionale gjermane me te cilen
opera gjermane u lirua nga ndikimi I asaj italiane. Kompozoi disa opera , por vend nderi I takon
operes Gjahtari I Lire oseShejtari Magjik ( Fraishyc) premiera e te ciles ishte ne vitin 1821
ne Berlin, ishte e llojit zingshpil dhe mbeshtetej ne nje legjende popullore gjermane ashtu sikurse
muzika qe mbeshtetej ne muziken popullore gjermane. Opera te tjera jane Euriante dhe
Oberon .Ne operat e tij perdori lajtmotivin duke paralajmeruar ardhjen e reformes se
Vagnerit. Veprat per piano kane rendesi sepse aplikon temat me variacione , me e popullarizuara
eshte Ftesa per Vallezime cila shpeshhere interpretohet ne orkestrim te Berliozit, 2 koncerte
per piano,4 sonata etj. Ndersa sa I perket koncerteve per instrumente frymore ka kompozuar per :
klarinet (2) , korne , fagote .
Rikard Vagner: perfaqesues I operes romantike gjermane bashke me Veberin, si dhe
perfaqesues I Sholles se Re Gjermane bashke me Listin. Lindi ne Lajpcig por u shperngul shpejt
Dresden. Njeri me kulture te gjere, qysh ne femijeri I dhene pas letersise,muzikes dhe drames.
Pianist ,Kompozitor,Shkrimtar, Ateist, Revolucionar pjesmarres ne ngjarjet revolucionare 1848-
1849 ne Dresden,ku u detyrua te ikte ne Zvicer.Kompozitor me fame boterore dhe reformator I
Operes , gjate vizites qe beri ne Itali dhe France verejti perkunder shume cilesive edhe shume te
meta andaj filloi te mendoje dhe te konceptoj teorikisht reformen e operes , konceptin e te ciles e
paraqiti ne vepren Opera dhe Drama . Shkroi gjithashtu edhe veprat : Arti dhe
revolucioni si dhe Vepra artistike e ardhshmerise .

Reforma e Operes se Vagnerit: Ideali I Vagnerit ishte te bente nje sinteze te plote ne mes te
arteve te ndryshme , sidomos ne mes te poezise,drames dhe muzikes, andaj opera eshte forma qe
I bashkon me se miri keto tri arte te ndryshme. Ai ne reformen qe I beri operes vendosi qe
veprimin dramatik , permbajtjen ta vendos ne plan te pare ndersa muziken si mjet perforcues te
drames e jo anasjelltas siq ndodhte ne muziken italiane ku ne plane te pare ishte muzika ndersa
ne plane te dyte ishte permbajtja. Keshtu ai solli disa risi , sic jane : 1).Ndarja e Operes , e akteve
ne tabllo ne vend te numrave, arie , duete etj. 2).Perdorimi I lajtmotiveve, motiveve percjellese
ose prijese qe lidhen me personazhe ,Ide dhe sende. 3). Simfonizimi I Operes si pasoje e
perdorimit te lajtmotiveve, me crast orkestra merr nje rol te posacem dhe me te larte. Gjithashtu
beri nje lidhje te ngushte ne mes drames dhe muzikes pasi qe preferon qe libretoja te shkruhet
nga vete kompozitori ose te bashkepunojne kompozitori me libretistin. Nga kjo ai krijoi nje lloj
te ri te operes te cilin e quajti Drama Muzikore . Para se te paraqiste reformen kompozoi operen
Riencet. Konceptin e Operes e paraqiti ne vepren Opera dhe Drama. Ndersa elementet e
para te reformes I aplikoi ne operen Holandezi Endacak ose Holandezi I Mallkuar sic
njihet ndryshe. Operat qe pasojne vetem sa e formesojne konceptin e plote te tij reformues :
Tanhojzer , Lohengrin, Tristani dhe Izolda(nder operat me romantike). Ai subjektet e
operave I merrte nga mitologjia dhe legjendat me perjashtim te operes Mjeshterit Kengetare
qe eshte ngjarje e kengetareve te mesjetes. Vend te posaqem ne opusin e tij krijues kane 4 operat
ne nje cikel te lidhura me nje ide si tretralogji Unaza e Nibelungaseve - ne te cilen
gjendet operat : Ari I Rajnes, Valkyra, Zigfrid, Muzgu I Perendive . Opera e
fundit ishte Parisfal. Per interpretimin dhe realizimin e operave te tij ,Vagneri ndertoi nje
salle te veqante ne qytetin Bajrot(Gjermani), ne te cilen edhe sot ka organizime per shfaqjen e
operave te Vagnerit. Operat e tij ishin mjaft te gjata dhe shume te renda per tu shfaqur, edhe
percjellja nuk ishte e lehte sepse nevojitej nje perqendrim I madh per te percjellur lajtmotivet dhe
motivet filozofike qe pershkonin permbajtjen e quajtur Vagnerizem.

- OPERA ROMANTIKE NE FRANCE DHE ITALI ME


PERFAQESUESIT
Ne France dhe ne Itali ne shek XIX. Opera ishte nder format me te perhapura dhe me te dashura
pasi qe ishte e vetmja ne te cilen paraqiteshin hapur dukurite e kohes . Te gjithe kompozitoret ne
kete periudhe ishin ne radhe te pare kompozitore operash dhe pastaj kalimthi kompozonin edhe
vepra intrumentale.Te pakte ishin ata qe preokupim kryesor kishin muziken instrumentale.

Muzika instrumentale ne France: Berliozi dhe Sens Sansi .

Muzika instrumentale ne Itali: Nikolo Paganini violinisti virtuoz dhe kompozitor.

Opera ne France: ne fillim te shek.XIX eshte zhvilluar ne ndikim te Revolucionit Francez,


krijoheshin opera nen ndikimin e ideve revolucionare. Gjithashtu periudha e sundimit te
Napoleon Bonapartes ndikoi ne karakterin e operes dhe u krijuan opera heroike romantike,
permbajtja e te cilave kishte te bente me triumfet e ketij perandori, opera keto ishin pak te
suksesshme dhe perfaqesues tipik ishte italiani Gasparo Spontini. Shume shpejt u paraqiten edhe
opera te Shpetimit , ku kryetrimi I vepres shpeton me cdo kusht,e veqanerisht kur ndokush
flijohet per tia shpetuar jeten, edhe keto opera nuk jane shume te suksesshme dhe perfaqesues
ishte Luigj Kerubini. Opera komike ne kete periudhe te zhvillimit te saj merr elemente lirike-
sentimentale. Ne pjesen e pare te shek.XIX ne France u paraqit Opera e Madhe e Majerberit e
cila mbeshtet ne efektet e jashtme dekorative, ka 5 akte dhe shume artiste. Ndersa ne pjesen e
dyte te shek.XIX paraqitet Opera romantike me elemente te theksuara lirike me perfaqesuesit
kryesore Sharl Guno dhe Zhyl Masne. Duhet te cekim se ne te gjithe keto lloje te operave
elementi dominues eshte karakteri I tyre romantik. Ne zhvillim te operes romantike franceze
gjate viteve 50-60 te shek.XIX ndikuan kompozitoret Italiane qe jetonin ne Paris si : L.Kerubini
, G.Spontini , Xh.Rosini, G.Donizzeti , dhe V.Belini . Mirepo edhe keta kompozonin ne
rrethana shoqerore e kulturore te Parisit. Muzika skenike Franceze u begatua me paraqitjen e
baletit romatik nga Adolf Adam me baletin Zhizela dhe Leo Delbi me baletet Kopelia
dhe Silvia . Ndersa ne pjesen e dyte u paraqit Opereta ku perfaqesuesi I saj ishte Zhak
Ofenbah I ardhur nga Gjermania

Zhak Ofenbah: Perfaqesues I Operetes Franceze qe u paraqit ne pjesen e dyte te shek.XIX. I


ardhur nga Gjermania , kompozoi disa opereta te rendesishme si : Orfeu nen Toke ,
Mjekermurrmi , Jeta Parisiene , Helena e Bukur, etj. Kompozoi edhe nje opere
Tregimet e Hofmanit.

Gasparo Spontini: Perfaqesues I operes historiko-heroike romantike qe u krijuan ne periudhen e


sundimit te Napoleon Bonapartes.Opera me e suksesshme e ketij lloji te operes eshte Ferdinand
Kortez ose Okupimi I Meksikes . Me Prejardhje Italiane por jeton dhe ndikon ne zhvillimin
e operes romantike ne Paris .

Luigj Kerubini:Perfaqesues i operes se shpetimit , ne te cilat opera kryetrimi I vepres shpetonte


gjithmone ose kishte raste kur dikush flijohej per ti shpetuar jeten. Opera me e suksesshme ishte
Lodoikja. Me prejardhje Italiane por jeton dhe ndikon ne zhvillimin e operes romantike ne
Paris.

Perfaqesuesit e pjeses se pare te shek.XIX te Operes Romantike Franceze:

1.Fransua-Adrien Boaldie

2.Daniel Ober

3.Jakob Libman Ber (Xhakomo Majerber)

1.Fransua-Adrien Boaldie: eshte kompozitori me I rendesishem I operes romantike franceze ne


pjesen e pare te shek.XIX. Kryevepra e tij eshte opera Zonja e Bardhe.

2.Daniel Ober:perfaqesues I pjseses se pare te shek.XIX I Operes Romantike Franceze.


Kompozoi 50 opera .Me te njohurat jane : Djalli Frater-opere kjo me elemente humori dhe
gezimi , si dhe Memecja nga Porticia-ne te cilen paraqiten elemente revolucionare dhe
njekohesisht kjo opera perfaqeson fillimin e operave te llojit te Operes se Madhe sikur eshte
opera e Rosinit Viljem Tel .

3.Jakob Libman Ber: I quajtur ndryshe edhe Xhakomo Majerber eshte perfaqesuesi me I madh
dhe tipik I operes se madhe franceze. Lindi ne Berlin, ne nje familje te pasur dhe kjo ia mundesoi
te shkollohet dhe te njihet mire me stilin e operave italiane dhe franceze. Pjesen me te madhe te
jetes e kaloi ne Paris .Kompozoi opera pra te karakterit historiko-heroik , stili I operave te tij
mbeshtetet ne efektet e jashtme dekorative me numer te madh te artisteve qe zakonisht paraqiten
ne aktin e trete nga pese akte sa kishin operat e tij. Operat me te suksesshme jane : Roberti
Djall, Hugenotet, Profeti, Afrikanja dhe Dinorah.

Perfaqesuesit e pjeses se dyte te shek.XIX te operes romantike franceze jane:

1.Sharl Guno

2.Zhyl Masne

3.Zhorzh Bize

4.Kamij Sens Sans

1.Sharl Guno: eshte perfaqesues I operes lirike-romantike franceze bashke me Zhyl Masnen.
Kryevepra e tij eshte opera Faust.
2.Zhyl Masne: eshte perfaqesues I operes lirike-romantike franceze bashke me Sharl Gunon.
Operat e tij me te njohura jane: Manon, Verter , dhe me pak e njohurDon Kishoti.

3.Zhorzh Bize: perfaqesues I pjeses se dyte te shek. XIX te operes romantike franceze. Te pakta
jane veprat e tij qe sot vleresohen. Kryevepra e tij eshte opera Karmen me te cilen arriti
famen boterore, ne te cilen paraqiten elementet e para ate realizmit dhe te natyralizmit-dukuri
keto qe paralajmerojne verizmin e operes italiane. Eshte e njohur suita orkestrale per dramen
Arlezijana dhe vepra e tij rinore opera Peshkataret e perlave e cila per nga vlera qendron
larg operes Karmen.

4.Kamij Sens Sans : perfaqesues I pjeses se dyte te shek. XIX I operes romantike franceze.
Kompozitor , pianist e dirigjent I njihte te gjitha stilet e kohes por nuk pati stilt e vetin. Eshte e
njohur opera Samsoni dhe Dalila . Nder veprat e tij qe me se shumti ekzekutohen jane
Introdukcio e rondo kapricozo per violine dhe orkester, koncerti per violoncel , dhe vepra e
popullarizuar Karnavali I Shtazeve.

Opera ne Itali dhe perfaqesuesit e pjeses se pare te shek.XIX :

Gjate tere shek.XIX dhe ne fillim te shek. XX Opera eshte forme qe dominon ne jeten muzikore
te Italise. Opera Italiane e luante rolin kryesor ne zhvillimin e operes evropiane deri ne fillim te
pjeses se dyte te shek.XIX deri ne mekembjen e shkollave nacionale.

1.Luigji Kerubini

2.Gasparo Spontini

3.Xhoakino Rosini

4.Gaetano Donizzeti

5.Vincenco Belini

1. Luigj Kerubini:perfaqesues I pjeses se pare te shek.XIX I operes romantike Italiane.


Perfaqesues i operes se shpetimit , ne te cilat opera kryetrimi I vepres shpetonte gjithmone ose
kishte raste kur dikush flijohej per ti shpetuar jeten. Opera me e suksesshme ishte Lodoikja.
Me prejardhje Italiane por jeton dhe ndikon ne zhvillimin e operes romantike ne Paris.

2. Gasparo Spontini: Perfaqesues I pjeses se pare te shek.XIX I operes romantike Italiane.


Perfaqesues I operes historiko-heroike romantike qe u krijuan ne periudhen e sundimit te
Napoleon Bonapartes.Opera me e suksesshme e ketij lloji te operes eshte Ferdinand Kortez
ose Okupimi I Meksikes . Me Prejardhje Italiane por jeton dhe ndikon ne zhvillimin e operes
romantike ne Paris .
3.Xhoakino Rosini: perfaqesues I pjese se pare te shek.XIX I operes romantike italiane. Lindi
ne qytezen Pezaro ne bregdetin e Adriatikut ne nje familje muzikantesh te varfer. Si talent I
madh muzikor perparon dhe krijon shume shpejt. Jetoi ne Parise dhe ndikoi ne muziken franceze.
Rosini ripertriu operen komike buffo , duke krijuar llojin e operes komike te Romantizmit. Ne
kete drejtim krijoi Kryevepren e tij operen Berberi I Seviljes. Rosini poashtu themeloi operen
e tipit historiko-heroik qe eshte rrjedhje e ngjarjeve revolucionare te shek.XIX, e tille eshte opera
Viljem Tel. Opera te tjera jane : Laraska Vjedhacake , Italianja ne Alzher, Tankreditet, etj.

4.Vincenco Belini: perfaqesues I pjeses se pare te shek.XIX I operes romantike italiane.


Perfaqesues tipik I stilit te njohur Italian Bel Kanto, kompozitor qe kerkonte melodi te bukura.
Operat :Puritanet, Sonabula dhe Norma Opere e Madhe e Romantizmit, ku nga kjo
opere eshte e njohur aria Kasta Diva .

5.Gaetano Donixeti: perfaqesues I pjese se pare te shek.XIX I operes romantike italiane.


Kompozoi rreth 70 opera komike dhe seria. Operat e njohura : Eliziri I Dashurise , Don Paskuale
(opere komike) dhe Lucia di Lamermur (opere dramatike).

-Opera Italiane ne pjesen e dyte te shek.XIX dhe perfaqesuesit

Ne kete periudhe opera italiane e arriti kulminacionin e saj, karakterizohet me nje ngritje ideo-
estetike dhe lidhshmeri me te forte ne mes te muzikes dhe permbajtjes. Levizja revolucionare e
popullit Italian e filluar qysh ne pjesen e pare te shek.XIX per bashkimin e atdheut e quajtur
Rizorgjimento solli nje fryme te re si ne letersi ashtu edhe ne krijimtarine muzikore. Kjo
levizje behet moto frymezuese ne muzike , ndersa Verdi u be symbol I kesaj levizje.

1.Xhuzepe Verdi

2.Xhakomo Pucini

1.Xhuzepe Verdi: eshte kompozitori me I madh I Operes Italiane, dhe nder kompozitoret me
medhenj ne bote ne historine e operes. Lindi ne Itali , ne nje familje te varfer andaj edhe pse
kishte prirje dhe dashuri per muzike shkollimi ishte I veshtire.Ne moshen 18 vjeqare u refuzua
nga Konzervatoriumi I Milanos sepse e kishte kaluar moshen e parapare dhe nuk e zoteronte
mire pianon, keshtu muziken e mesonte privatisht dhe punonte per te siguruar mbijetesen. Shume
shpejt ai filloi te krijonte operat e tij te par ate cilat shfaqeshin ne Milano. Libretot e tij I morri
nga shkrimtaret si : Hygo, Shileri,Shekspiri , Dyma etj, por gjithashtu bashkepunoi me libretistin
Piave dhe me shkrimtarin e kompozitorin Arigo Boito. Verdi jetoi ne kohen e betejave te popullit
Italian I cili kerkonte bashkimin e Italise, pasi qe nje pjese e saj ndodhej nen sundimin e
Austrise. Ai behet pjesemarres I kesaj levizjeje andaj edhe etapa e pare e krijimtarise se tij eshte
e frymezuar nga kjo ngjarje prandaj quhet etapa revolucionare. Ne kete periudhe arriti
suksesin me operen Nabukodonozor- permbajtja e se ciles lidhej me levizjen revolucionare
Rizorgjimento. Qe nga paraqitja e kesaj opere emri I Verdit u be simbol I kesaj levizje, ai
shprehej Rrofte Viktor Emanueli qe ishte mbret I Italise, pra I brohoritet mbretit te Italise dhe
jo atij te Austrise. Verdi per dallim nga bashkeatdhetaret e vet I qendroi besnik atdheut te tij ,
pasi qe tere jeten e kaloi ne Itali duke studiuar historine ,jeten dhe muziken popullore italiane. Ai
ka nje vend te veqante ne historine e operes boterore sepse arriti ti mblidhte te gjitha cilesite e
bukura te operes italiane vecmas duke ruajtur traditen e bellkantos por jo si qellim ne vete por ne
sherbim te permbajtjes , ti dallonte dhe tiu shmangej elementeve negative sic ishin virtuoziteti
dhe koloraturat e tepruara , arriti te mbetet kombetar pasi qe muzika e tij mbeshtetet ne muziken
popullore italiane , te absorboje elemente qe paraqiten ne operen e shek. XIX duke e lene
muziken ne sherbim te permbajtjes dhe me vemendje te madhe bente zgjedhjen e teksteve te cilat
do ti kompozonte duke misheruar muziken me permbajtjen. Ai u pranua si nga kritiket e kohes
ashtu edhe amatoret e muzikes skenike.

Kompozoi: 26 opera dhe nje Rekuiem . Shumica e operave te tij jane me permbajtje serioze. Me
te njohurat jane operat : Nabukodonozor , Rigoleto , Trubaduret , Traviata ,
Aida, Ballo me Maska, Othello dhe Falstaf(Opere komike).

Verizmi-Opera Veriste : eshte nje drejtim I ri qe paraqitet ne operen Italiane ne fund te


shek.XIX dhe ne fillim te shek.XX .Verizmi e mori emrin nga fjala italiane Vero-E Verteta ,kjo
nenkupton paraqitjen e te vertetes ne skene ne vend te ngjarjeve te marra nga mitologjia dhe
legjendat . Verizmi qe subjektin e operave e merr nga jeta , dashuria , tradhtia , xhelozi e
hakmarrja eshte e kunderta e Vagnerizmit qe subjektin e merrte nga mitologjia dhe legjendat.
Elementet e par ate Verizmit verehen edhe ne operat e Verdit Rigoleto dhe Ballo me
Maska , gjithashtu verehen ne operen Karmen te Bizes.

Operat e parat veriste u kompozuan nga : PIETRO MASKANJI me operen Kavaleria


Rustikana (Nderi I Fshatit) dhe nga : RUXHERO LEONKAVALO me operen Palaco

2.Xhakomo Pucini: eshte kompozitori me I shquar pas Xhuzepe Verdit , edhe pse I takon
verizmit ai ndryshe nga kompozitoret e tjere te verizmit e trajtoi kete drejtim. Ai I zbuti
elementet tragjike dhe deri diku brutale te ketij drejtimi, dhe vendosi ne pah ne operat e tij anen
lirike te permbajtjes ne te cilen gjendet jeta e njerezve te rinj poet e artiste. Muzika e tij eshte e
ngohte dhe e perveteson publikun, operat e tij jane sinteze e bellkantos italiane , operave
franceze dhe elementeve te verizmit.

Operat me te suksesshme jane : Toska, Manon Lesko , Madam Baterflai , Xhani


Skiki, Boemet kurse operen Turandot nuk e ka te perfunduar.

-Shkollat Nacionale-
-Deri ne shek.XIX muzika artistike ishte e zhvilluar kryesit tek popujt francez,italiane dhe
gjerman. Mirepo ne kete shek. me ngritjen e vetedijes kombetare te popujve per clirim kombetar
,social e kulturor filluan te krijoheshin shkollat nacionale.

Se pari u krijua Shkolla Nacionale Polake me perfaqesues Shopenin , pastaj pason Shkolla
Nacioanle Ruse me nismetarin e saj Mihail Glinka dhe perfaqesuesit : A.Borodin,
M.Mussorgski, R.Korsakov dhe P.I.Cajkovski . Me pas krijohet edhe Shkolla Nacionale Ceke
me perfaqesuesite Bedzhih Smetana dhe Antonin Dvorzhak. Shkolla Nacionale e Spanjes me
perfaqesuesit : Manuel de Fala, Isak Albenis dhe Enriko Granados. Shkolla Nacionale e
Norvegjise me Eduard Grig dhe Shkolla Nacionale e Finlandes me Jas Sibelius. Shkollat
Nacionale te popujve jugor te Ballkanit u formuan vone ne fillim te shek.XX si ato:
bullgare,kroate, sllovene, turke , greke, serbe e shqiptare.

Shkolla Nacionale Ruse : shkolla nacionale u formua ne Rusi pra me heret se tek popujt e tjere
sllav. Rusia ishte nje vend I prapambetur dhe feudal deri ne shek.XVIII, shekull ky ne te cilen
erdhen nje trup e operes evropiane dhe kompozitore evropiane ne Rusi duke e zhvilluar keshte
jeten muzikore artistike.Ne kete kohe ishin edhe disa kompozitore vendas qe kontribuan ne
avancimin e muzikes deri ne themelimin e shkolles nacionale . Ne shek.XIX letersia ruse pati nje
rritje te hovshme dhe ishte ne eliten boterore me shkrimtaret si :
Pushkini,Gogoli,Dostojevski,Tolstoi etj. Keshtu edhe ne muzike filluan te mlidheshin folklore
popullore dhe keshtu muzika filloi ngritjen e saj , me nismetarin dhe themeluesin e shkolles ruse
Mihail Glinken, ku vepra e tij Ivan Susanjin eshte opera e pare nacionale ruse.

Mihail Glinka: njihet si baba I muzikes artistike ruse .Perfaqesues I shkolles nacionale ruse , I
cili udhetoi ne shume vende te evropes perendimore si ne Itali,France,Gjermani e Spanje , nga te
cilat mori pervoja te shumta muzikore andaj beri edhe sintezen e tradites muzikore evropiane me
traditen muzikore popullore ruse te cilen e shkriu ne themelimin e shkolles nacionale . Opera e tij
e pare nacionale ishte Ivan Susanjin qe kishte permbajtje popullore , subjekt ishte populli I
varfer dhe nje fshatar I thjeshte qe e jep jeten per atdhe . Kjo opera u mireprit nga njerezit
perparimtar por gjithashtu I zhgenjeu feudalet e kohes . Opera tjeter ishte Ruslani dhe
Ludmila me permbajtje nga nje legjende popullore ne veprat e Pushkinit, e cila kishte motive
te kengeve dhe valleve popullore ruse. Gjithashtu kompozoi fantazine orkestrale
Kamarinskaja .

I pari qe e ndjek rrugen e tij ka qene Aleksander Dargomizhski me operen Rusalka. Ne


Grupin e 5-shes ruse bejne pjese: Milij Balakirjev,Cezar Kjui , Aleksander Borodin , Rimsky
Korsakov dhe Modest Mussorgsky.

Aleksander Borodin : perfaqesues I shkolles nacionale ruse dhe I 5-she ruse. Bashke me
Cajkovskin ishin nismetar te muzikes simfonike ruse , dhe ishte nismetar I muzikes kamertale
ruse. Muzika ishte profesioni I tij I dyte , sepse ishte me profesion shkencetar I Kimise lende te
cilen e ligjeronte ne Fakultetin e Mjeksise . Andaj edhe pse jetoi shume kishte pak vepra per
shkak te kohes se kufizuar. Kompozoi Operen Princi Igor , 2 Simfoni me e njohur e dyta ne
h-mol , simfonine programore me titull Ne Azine e Mesme dhe dy kuartete te harqeve.

Modest Mussorgsky: perfaqesues I shkolles nacionale ruse dhe I 5-shes ruse. Qysh ne femijeri
Ishte I dhene pas muzikes dhe tregimeve popullore, mesimet ne piano I mori nga nena e tij , dhe
per shkak te deshires se babait te tij ai regjistroi shkollen ushtarake , te cilen e perfundoi dhe me
pas mori nje pune ne ushtri. Ushtria e mundonte shume pasi qe nuk mund te merrej me muzike
keshtu qe vendosi qe te largohej , duke punuar me pas si nepunes ku jetoi ne kushte shume te
veshtira . Ai ishte autodidakt qe e ndihmuan shume kompozitoret e 5-shes ruse , posaqerisht
Korsakovi I cili I perfundoi disa vepra te tij. Mussorgski deshirone vepra sa me origjinale nga
jeta popullore , ishte I mendimi se forma duhet ted al nga permbajtja dhe e mbeshteste muziken
me program. Kompozoi 3 Opera : Kryevepra e tij eshte Opera Boris Gudunov me
permbajtje nga Pushkini , libreton e te ciles e ndryshoi pak , ku protagonist kryesore jane Populli
I varfer dhe Borisi njer vrases qe merr fronin me ane te krimeve . Ketu paraqitet forca popullore
dhe vdekja e Borisit. Opera tjeter Hovanishcina eshte me libretto te vet Mussorgskit, e cila
bashke me operen tjeter Panairi I Sorocinit(opera komike -nga vepra e Gogolit) mbeten te
paperfunduara. 3 Cikle me kenge solo te percjellura me piano te titulluara: Dhoma e Femijeve ,
Pa titull dhe Kenga e Vallet e Vdekjes.

Gjithashtu Ciklin Pianistik me titull Piktura nga Ekspozita qe permban 10 miniatura (e


instrumentoi Raveli). Kompozoi edhe vepren orekstrale me program Nje nate ne mal te
thate (Nga Gogoli).

Rimsky Korsakov: eshte figura me komplete e 5-shes Ruse , sepse ishte kompozitor , dirigjent,
pedagog dhe njohes I mire I teorise muzikore . Ishte mjeshter I orkestrimit andaj shkroi Bazat e
Orkestrimit me te cilen u sherbye jo vetem konzervatoriumin qe ai ligjeronte por edhe Rusia
dhe vendet e tjera . Operat e tij me te njohura jane : Tregimi per carin Salltan , Nusja e
Carit , Snjegurocka , Sadko , Nate Maji etj. Veprat orkestrale si Kaprici Spanjoll
dhe suita Sheherazade e marre nga peralla 1001 nete , sherben e dhe si muzike koreografike
per baletin me te njejtin titull.

Pjeter Ilic Cajkovski : jetoi dhe krijoi ne kohen e njejte me grupin 5-shes ruse. Ishte
perfaqesues I shkolles nacionale ruse. U kritikua qe nuk ishte aq shume atdhetar , por kjo nuk
ishte e vertet sepse ai kurre nuk e harroi popullin dhe atdheun e vet , ai kishte motive popullore
ruse ne veprat e tij por ne anen tjeter u ndikua nga muzika gjermane e ajo italiane. Deri ne
moshen 22 vjecare ishte amator , ndersa ne moshen 26 vjeqare e perfundoi Konzervatoriumin.
Punoi si Pedagog , dhe financohej nga mecenja Nadezhda Mek me te cilen komunikonte me
ane te letrave. Per dallim nga kompozitoret e 5-shes ruse , Cajkovski njihej per balete dhe
muzike solistike. Kompozoi 6 simfoni ku me te njohurat jane e IV ne f-mol , V ne e-mol dhe VI
ne h-mol (Patetika). Operat : Eugjen Onjegin dhe Dama Pike. Baletet : Liqeni I
Mjellmave ,Arrethyesi , Bukuroshja e Fjetur. Muzike per piano Stinet e Motit ,
Koncerit per piano dhe orkester ne b-mol nr.1 dhe koncerti per violin ne D-dur. Uvertyrat :
Uvertyra 1812 dhe Kaprico Italian.

Pas ketyre kompozitoreve vepruan: Aleksander Gllazunov , Sergjej Rachmaninof dhe


Aleksander Skrijabin.

You might also like