You are on page 1of 3

Ludvig Van Bethoven (1770- 1827) Bethoven eshte nje nga figurat me te shquara ne zhvillimin e mendimit muzikor te te gjitha

koherave. Ne krijimin e tij gjeti pasqyrim jeta me te gjithe larmite e saj dhe njeriu aktiv qe e transformoi ate ne te miren e shoqerise. Bethoveni pergjithesoi vlerat e krijuara nga muzikantet gjermane dhe austriake si: Bach, Hendel, Gluk, Hajden, Mozart. Krijimtaria e tij lindi dhe u perhap ne ditet e revolucionit francez dhe lidhet edhe me simpatine e tij ne formen republikane te drejtimit shoqeror. Per kete gje Fan Noli ka shkruar nje veper qe e ka titulluar "Bethoveni dhe Revolucioni Francez. Bethoven lindi me 18 Dhjetor 1770 ne Bon te Gjermanise. Formimin intelektual dhe muzikor e mori ne mjedisin familjar qe perbehej nga muzikante: gjyshi, kapel-maester dhe i ati muzikant. Por njohja dhe kontakti i tij me muzikantin prestigjoz Nefe ndikoi shume ne formimin e tij sepse ai u njoh me krijimtarine e Bachut, Hendelit, Glukut, Hajdenit dhe Mozartit. Talenti dhe natyra artistike e Bethovenit favorizuan perparimin e shpejte te tij si instrumentist (organist, klavicembalist, pianist dhe violinist) si dhe si muzikant ne pergjithesi, sa brenda nje kohe fare te shkurter ai arriti te zevendesoi profesorin e tij Nefe ne detyra drejtuese dhe si intrumentist. Krijimtaria e Bethovenit ndahet ne 3 periudhe: Periudha e 1-re, Bon Ne 1782 shkruan: variacione mbi temen e marshit te Dreslerit, dhe 3 sonata per piano. Kjo periudhe ka rendesi sepse ai u formua jo vetem si intelektual por edhe si artist, sepse pervetesoi mjeshteri si intrumentist, tekniken e kompozimit, harmoni, polifoni, duke u bere i njohur ne rrethet perparimtare intelektuale. Zgjeroi njohurite ne fushen e letersise me veprat e: Shekspir, Shiler, Gete, ne fushen e historise: Plutarku dhe ate te filozofise: Kanti dhe Platoni. Pra ai u formua ne nje botekuptim artistik intelektual shume te zgjeruar, qe me vone moren tipare progresiste perparimtare, te cilat u duken ne pershendetjen mjaft entuziaste te revolucionit francez. Kete revolucion ai e shihte si fillimin e nje epoke per clirimin njerezor, dhe ketij ideali rinor ai i qendroi besnik deri ne vitet e fundit te jetes se tij. Ne kete periudhe ai shkroi 50 vepra ku spikatet individualiteti i tij krijues. Periudha e 2-te, Viene 1792 Viena ishte qendra me e madhe kulturore artistike ne Evrope me nje jete mjaft te pasur muzikore. Prezantimi i Bethovenit ishte ne fillim si nje pianist improvizator duke marre adhurimin e salloneve aristokratike. Rendesi paten edhe turnet me 1796 ne Prage, Berlin ku afirmohet si muzikant. Ne vitet 1795-1802 ai kompozoi: 17 sonata per piano, koncerte per piano dhe orkester, 2 simfonite e para Do+

Re+, 6 kuartete etj. Per persosjen e metejshme krijuese rendesi paten mesimet qe mori nga Hajdeni dhe kompozitori italian Salieri. Por frytet me te mira atij ja dha puna kembengulese vetjake duke sjelle kristalizimin e stilit te tij qe shprehet qarte tek simfonia nr. 3 heroike dhe ku inteligjenca perparimtare e vleresoi si veper thellesisht novatore me permbajtje revolucionare. Me kete simfoni filloi periudha e 3-te, ajo e pjekurise, 1803- 1812 ku shkruan: 5 simfoni te tjera, operen "Fidelio", uverturat: Koriolan, Egmond, Eleonora III, 2 koncertet e tjera per piano dhe orkester(IV, V), sonatat per piano, apasionata "Aurora", 5 kuartete gjeniale, 32 variacione per piano, fantazi, mesha ne Do+, kenge me tekste nga poezit e Getes. Pas nje periudhe pause, per shkaqe shendetesore ai krijoi: Lufta ne Vittoria, Cast i Madherishem. Kurse ne vitet 1816-1822 ai krijon: 5 sonata per piano, 5 kuartete harqesh, meshen solemne, dhe simfonine nr. 9 qe dallohet per madheshtine dhe thellesine e permbajtjes emocionale dhe shuhet me 26 mars 1827.

Simfonizmi i Bethovenit
Vendin kryesor tek Bethoven e ze simfonizmi. Kjo metode krijuese ishte qe ne shekuj tek Bachu, Hendeli, por si gjini e pavarur doli me Hajdenin, u kristalizua me Mozartin, dhe u zhvillua me tej ne shekullin e XVIII me Bethovenin, ku mori karakter masiv dhe komunikues. Bethoven ka shkruar 9 simfoni. E para ne Do+ : e cila dallohet per karakteristikat stilistike Bethoveniane, por qe afrohet me shume me Hajden dhe Mozart. Simfonia nr. 2 Re+ : eshte nje hap perpara. Tone burrerore te vendosura paralajmerojne Simfonine nr. 3 : heroike triumfale ne Mi b+ Simfonine nr. 5 Bethoven e quajti Simfonia e Fatit ku njeriu lufton me fuqite e erreta dhe triumfon. Shume domethenes jane 4 tingujt befasues te fillimit te simfonise qe te kujtojne trokitjen e fatit ne dere. Kjo simfoni eshte ne Do+ Simfonia nr. 6 pastorale baritore me 5 kohe. SImfonia nr. 7 eshte Apoteoza e valles per karakterin festiv te saj. SImfonia nr. 9 heroike ne Re+, qe eshte kryevepra e Bethovenit dhe Fan

Noli e ka quajtur Himn te vllazerimit boteror. Risi e kesaj simfonie eshte vendosja ne final e korit me tekst nga Oda e Gezimit e Shilerit. Ideja qe pershkon kete simfoni eshte se nje dite njerezimi do te ndryshoje. Pra kjo simfoni misheron idene tipike Bethoveniane nga erresira ne drite.

You might also like