You are on page 1of 4

PROJEKT

Lënda: Muzikë
Klasa: IX B
Tema: Merr informacion për jetën dhe veprat e një
kompozitori
Punoi: Ines Qosja
Vlerësimi: ______ pikë / ______ pikë
Bethoveen
Ludëig van Beethoven (sqt. Ludvig van Bethovën) u
pagëzua më 17 dhjetor 1770 në Bon, Gjermani dhe vdiq
më 26 mars 1827 në Vjenë, Austri.
Ishte kompozitor i Epokës Klasike Gjermane. Ai ndryshe u
quajt si "gjeniu i vogël" sepse mund të luante në piano pa e
shikuar fare partition.

Fëmijëria
Beethoven-i filloi hapat e parë të muzikës nën përkujdesjen
edukative të babait të tij. Talenti i tij ishte shfaqur mjaft
herët dhe ai kishte mësuar aq sa për të interpretuar në
moshën 7 vjeçare. Babai i tij, i cili gjithashtu ishte një
muzikant, mundohej që Beethoven-in ta bënte një gjeni si
Mozartin në moshën e tij fëmijërore.
1779 - 1799
Në vitin 1779 Beethoven-i u bë nxënës i Christian Gottlob Neefe, i cili i mësoi atij kompozimin.
Beethoven-i shpejt mësoi të punojë me Neefe-në si asistent organist, së pari pa pagesë e pastaj
edhe si i punësuar.
Më 1787, Beethoven-i udhëtoi në Vienë duke shpresuar se mund të studiojë me Mozartin. Disa
thonë se ai interpretoi para Mozartit dhe i ka lënë përshtypje, por mësuesit e asaj kohe thonë se
nuk është e vërtetë. Por pas 2 javësh në Vienë, ai merr vesh se e ëma është e sëmurë, kështu që
detyrohet të kthehet në Bonn. Pas një kohe, nëna e tij vdes dhe babai i tij thellohet edhe më
tepër në alkoolizëm. Si rezultat, ai detyrohet të përkujdeset për dy vëllezërit e tij më të vegjël
dhe i kalon 5 vjetët e ardhshme në Bonn.
Më vonë, më 1792 ai u kthye përsëri në Vienë. Ai nuk ju përkushtua menjëherë kompozimit.
Vendosi të studionte dhe të ushtronte në piano. Duke punuar nën drejtimin e Jozef Hajdn-it ai
arriti aq shumë sa që vendosi të ndjekë edhe orë mësimi për violinë.
Paraqitja e tij e parë publike në Vienë ndodhi në vitin 1795, me koncertin e tij të parë në piano.
Gjatë karrierës së tij, Beethoven-i më shumë i kushtoi rëndësi pianos solo, simfonive e më vonë
edhe zhanreve të tjera. bentoveni ka honger shum kak ne vitin 1669
1800 - 1827
Rreth vitit 1801 Beethoven filloi te humbasë dëgjimin. Ai vuajti nga dëmtime të brendshme që
ia vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftohtë në të
cilin ai e vendoste kokën për të mos e zënë gjumi gjatë punës. Ai vdiq i varfër nga një sëmundje
në veshka në vitin 1827.
Bethoveen
Veprat
Me ndihmën e elektorit, që ishte Princi në pushtet në atë kohë, Beethoveni shkoi përsëri në
Vienë në 1792. Beethoveni nuk e paraqiti veten si kompozitor menjëherë, por iu përkushtua
studimit dhe pianos. Ai po ashtu mori leksione në violinë nën mbikqyrjen e Joseph Haydn.
Beethoveni mori një reputacion si një profesionist duke luajtur në sallat e fisnikërisë ku shpesh
luante veprat e Bach-ut.
Me shkuarjen e Joseph Haydn në Angli në vitin 1794, Beethoveni pritej që të shkonte në shtëpi,
por ai qëndroi në Vienë që t’i vazhdonte mësimet e tij. Edhe pse bursës së tij i kishte kaluar
afati, shumë fisnikë e dalluan talentin e tij dhe i dhanë ndihma financiare.
Beethoveni e kishte paraqitjen e tij të parë para publikut të Vienës në vitin 1795 me koncertin e
tij të dytë për piano. Gjatë fillimit të karrieres së tij ai më së shumti merrej me piano solo. Seria
e tij e famshme e 32 soneteve për piano daton para vitit 1802 ku më e njohura është
"Pathétique". Të gjithë muzikantët pajtohen se veprat e hershme të Beethoven-it ishin shumë te
ngjashme me ato të Hayden dhe Mozartit. Rreth vitit 1801 Beethoven filloi ta humbiste
dëgjimin. Ka histori që gjatë premierës se Simfonisë së Nëntë i është dashur që të kthehej nga
publiku që të shikonte apllauzin e tyre. Duke mos dëgjuar asgjë nga fund i vitit 1802 ai ra në
depresion dhe tentoi të bënte vetvrasje. Ai la Vienen për nje qytet të vogël Austriak,
Hailkengstand, ku vazhdoi të jetojë përmes artit të tij. Ai vazhdoi të kompozonte edhe pse gati
nuk dëgjonte asgjë. Pas një tentimi të dështuar që të luante vetë vepren e tij Piano Concerto Nr.5
‘Emperor’ ai nuk luajti më asnjëherë para publikut.
Rreth vitit 1803 Beethoveni deklaroi “Nuk jam i kënaqur me punën time deri tani, duhet të
ndjek një rrugë të re”. Hapin i tij të parë të madh e bëri me simfoninë “Eroica” në E flat e cila
ishte shumë më e madhe se çdo vepër e asaj kohe. Edhe pse nuk u prit mirë nga kritika, vepra
prapseprapë ishte e suksesshme. Në atë kohë Beethoveni shkroi Simfonitë nga 3 deri ne 8
gjithashtu sonatat Ëaldstein dhe Appassionata si dhe operen Fidelio dhe shume kompozime te
tjera. Në vitin 1810 Beethoveni u nderua nga E.T.A. Hoffman si nje ndër tre kompozitorët e
mëdhenj dhe e quajti Simfoninë e Pestë si veprën më të rëndësishme të kohës.
Ne vitet e fundit te jetës se tij ai filloi te studionte veprat e Bachut dhe Hendelit se dhe shkroi
Simfoninë e tij të Nëntë, ndoshta vepren më të mirë të tij.

You might also like