You are on page 1of 1

MENU

! Notat e Provimit të Letërsisë – Matura Shtetërore 2020

Komedia Hyjnore – Dante Aligeri,


Analiza dhe Vepra e Plote!
Like 40 Tweet

Njohuri mbi Dante Aligerin


Rreth periudhës kur jetonte Dante
Dante ishte poeti i fundit i Mesjetës dhe njëkohësisht
poeti i parë i Kohes së Re. Vepra e tij kishte një karakter
kontradiktor. Atdheu i tij ishte Italia, vendi më i përparuar
i Europës mesjetare, ku më parë u zhvillua kapitalizmi,
qendër e lulëzim tregtie, ku zotërimet feudale u
zëvendësuan me qytete të pavarura, nga komunat
republikane të cilat njihnin ose pushtetin e Papës ose
pushtetin e perandorit gjerman. Ishin vite të zjarrta ku
armiqësia midis komunave sillte luftra të përgjakshme.
Përhapej etja për fitime. Tek të gjithë ndihej nevoja e
bashkimit në një shtet të vetëm. Copëtimi i
trashgueshem nga feudalizmi ishte nje pengese e
madhe e zhvillimit te kapitalizmit. Problemi ishte se si
duhej bashkuar vendi nen sundimin e Papes dhe
Perandorit. Ne kete pike njerezit u ndane ne dy parti: ne
guelfë dhe gibelinë. Lufta midis ketyre dy partive qe
shume e eger ne qytetin e Firences, ne qytetet ku
zhvillohej me shume tregtia, artizanati e kultura. Me 1289
Firence u be guelfe dhe qyteti me i fuqishem i Toskanes,
prap paqja nuk u vendos  sepse vertet gibelinet u
munden por shume ide te tyre iu nguliten njerezve ne
koke. Guelifet u ndane ne te bardhe e ne te zi dmth ne
perkrahes dhe kundershtare te “Rregullave te drejtesise”,
qe u aprovuan me 1293 e qe perjashtonin nga pushteti
fisniket. Me 1301 te bardhet perzune ne mergim te zinjte.
Nuk kaloi shume kohe dhe me ndihmen e princit Karl
Valua dhe Papa Bonafavit te 8 ia doli qellimit qe Firence
te binte ne dore te te zinjeve. Dhe per te bardhet filluan
persekutimet dhe mergimi i gjate. Ne kete atmosfere
lindi dhe u rrit Dante Aligeri me 1265. Per femijerine dhe
rinine e tij nuk dihen detaje…

Meci & Asscociates Law Firm Rekomanduar nga boost.al


Kërkon një Avokat? Kontakto Tani!!!

Rreth jetës së Dantes


I ati i Dantes ishte jurist Aligero dhe e ema Bella. Dante
ngeli shpejt jetim sepse e ema i vdiq dhe i ati u martua
perseri. Ne moshen 11 vjecare e fejuan me nje vajze me
te cilen me vone u martua, Xhemen. Ne moshen 9 vjec ai
pa Beatriçen, qe ishte nje vjece me e vogel se ai, te cilen
e pa perseri pas 9 vjetesh. Qe ne moshen 15 vjec ai  filloi
te shkruante vjersha. Ishte pak i ashper ne pamje por me
zemer te prekshme dhe me ndjenja te holla e te embla,
qe studionte me etje dhe vullnet te madh per te
pervetesuar kulturen e kohes, por qe i pelqente jeta e
bukur, shoqeria e shokeve, shakate dhe dashuria.
Dashuria e tij e vazhdueshme dhe frymezuese per
Beatricen u kthye ne hidherim kur ne moshen 22 vjecare
Beatricen e martuan me Simone de’ Barti. Ate e kishte
ftuar nje shoku i tij ne dasmen e Beatriçes, pa ditur gje
per ndjenjat e Dantes. E merre me mend hidherimin e tij…
Pas tre vjetesh me 1290 hidherimi i tij u kthye ne
deshperim, Beatriçja vdiq. Ne vepren autobiografike
“Jeta e re” ai pershkruan parandjenjen e tmerrshme te
vdekjes.

Ne moshen 24 vjec mori pjese ne beteje ne anen e


guelfëve dhe me pas filloi te merrte pjese ne jeten aktive
politike dhe shoqerore te Firences. Sidomos pas vekjes
se Beatriçes u dha shume pas studimeve. Ai kishte aftesi
te mrekullueshme dhe kujtese te forte. Lexoi veprat e
mesjetes dhe studioi autoret e letersise antike Horacin,
Ovidin, Lukanin, Seneken por mbi te gjitha Virgjilin,
“Eneiden” e te cilit e dinte permendesh. Mesuesi i tij ishte
Bruneto Lantini. Studioi filozofi, teologji, histori,
mitologji, drejtesi, astronomi, fizike, matematike dhe
kjo kulture enciklopedike do t’i hyje ne pune me vone
ne vepren e tij Komedia Hyjnore.

Argjend Online Rekomanduar nga boost.al


Po kerkoni per dhuraten perfekte? Te ne do gjeni
shumellojshmeri prokuktesh per dhurata.

Me 1294-1295 Dante shkroi tregimin e pare


autobiografik ne historine e letersise se Europes
perendimore. Me titullin “Jeta e re” ai shkruan gjithe
historine e dashurise se tij me Beatriçen, te cilin e cileson
si simbol i virtytit te se mires dhe u betua qe sdo fliste
me per te. Vepren e tij ai ia kushtoi mikut te tij ne poezi e
ne jete Guido Kavalkantit me te cilin filloi dhe rrugen e
zhvillimit te poezise te stilit “te ri te embel”. Bashke u
dashuruan dhe vuajten nga dashuria. Dante krijoji nje
lirike te holle, reale, te thelle e te sinqerte, megjithese ai
ruan karakterin abstrakt e filozofik te shkolles qe ka
bere, ku dashuria toksore dhe qiellore shkrihen dhe
behen nje. 

I dhene pas te bukures dhe prezent ne mbledhjet e


shkrimtareve qe lexonin poezite e tyre, ai cdo vit e me
shume merrte pjese aktive ne jeten e Firencës. Ne 1295
Dante ishte martuar nderkohe dhe kishte kater femije.
(njera prej tyre quhej Beatriçe) Bokaçio thote: “deshira e
tij ishte krejtesisht e mira e popullit”. Ai mori pjese ne
korporaten e mjekeve dhe specialisteve pasi qe te
merreshe me politik duhet dhe te ishe pjese e nje
korporate. Detyra e tij filloi gjithnje te ngrihej derisa nje
dite e derguan te Papa Bonafaci i VIII ne Rome duke
perfaqesuar te bardhet, me 1301. Por ne ate kohe te zinjte
pushtuan Firencen. Me 1302 ai u denua nga gjyqi me nje
shume te madhe parash. Dy muaj me vone Danten e
denuan me mergim te perjetshem dhe nese do ta
kapnin te gjalle do e digjnin ne furren e drureve. Ky ishte
nje moment tragjik per poetin pasi la femijet dhe gruan
ne meshire te fatit dhe gjithe doreshkrimet e tij. Ai haset
me vershtiresi te ndryshme ne udhetim, nga varferia dhe
lodhja. Poeti i humb te gjitha shpresat per tu kthyer
perseri ne vendin e tij. Gjate mergimit ai shkruan veprat
e tij te pavdekshme. Me 1315 Danten dhe bijte e tij u
denuan si rebel dhe do i prisnin koken nese do e kapnin.
Por Dantja nuk u perkul.

Fix Rekomanduar nga boost.al


Recete me Pancete te tymosur nga Fix!
Më Shumë

“i drejte ne kembe, si nje kala/ qe e rrahin gjithandej


erat e nuk tundet” (Purgatori, keng V. 14-15)

Me 1316 iu propozua qe te kthehej ne atdhe kundrejt nje


pagese dhe qe te pranonte publikisht fajin. Ai i shkroi nje
miku te tij fiorentin: “Nuk eshte kjo rruga e kthimit tim ne
atdhe.. por neqoftese do te gjendej nje rruge tjeter qe te
mos ishte kunder fames, kunder nderit te Dantes, kete
po, me deshire do ta pranoja. E neqoftese ska nje rruge
te tille per ne Firence, atehere une nuk do te hyj me
kurre”.

Kur erdhi pati nje shprese se me ardhjen e Henrikut


mund te kthehej prape ne Firence, por kjo shprese e
braktisi dhe ai filloi perseri jeten e tij endacake.
Udhetimet e shumta, takimet me njerez te ndryshem,
pjesemarrja e gjalle ne jeten e vendit e bene Danten nje
njeri me eksperience shume te madhe. Kjo eksperience
e pasur, njohurite e thella enciklopedike dhe talentin e
rralle e shkriu te “komedia” qe pas vitit 1555 e quajten
“Hyjnore”. Nje burre gjeti ne Firence 7 kenget e para te
“Ferrit” dhe e coi te poeti. Qe aty ai filloi te vazhdoje
vepren, ku vargu i pare i Kenges se VIII nis keshtu: “Ju
them, tash qe vazhdoj tregimin tim.” I perpire nga
deshira per pune, Dante shfryhu gjithe pasionet e veta,
sulmoi ashper armiqte e tij, u sul kunder tiraneve dhe
korrupsionit te selise papenore, kunder veseve
njerezore, u tregoi bashkekohesve se si duhet ndrequr
njerezimi e si njerezit duhet te rrojne.

ENZO ATTINI Rekomanduar nga boost.al


Nxitoni ta bëni tuajën orën Italiane me
dizajn elegant dhe detaje luksoze.
Bli Tani

U quajt ‘komedi’ sepse perfundonte me nje fund te


lumtur. Ne 1321 kur po kthehej nga Venediku u semure
rende dhe me 14 shtator vdiq. 13 kenget e fundit te
vepres qe mungonin, i gjeti djali i tij Jakopi.

Dante pervec “Komedi Hyjnore” dhe “Jeta e re” la nga


pas edhe 6 vepra te tjera.

1. “Rimat” – Jane disa sonete dhe balada qe i kushtohen


Beatriçes, nje gruaje tjeter Monna Pietra dhe shokeve
te tij. Kjo veper eshte e shkruar ne “stilin e ri te embel”.
Ne gjuhen popullore.

2. “Gostija” – perfshin kater traktate. Jane komente te


kengeve te “Jeta e re”, ku poeti ia drejton masave te
gjera dhe i fton ne gostine e tij ku gjellet jane kenget
dhe buka komenti i tyre i gjithanshem filozofik,
teologjik dhe moral.

3. “Mbi gjuhen popullore” – ku synimi i tij ishte qe gjithe


populli te kishte nje gjuhe te vetme. Ishte traktati i pare
gjuhesor ne Evrope.

4. “Monarkia” – ne kete traktat ai kishte si synim qe te


bashkonte Italine dhe qe vendi te drejtohej nga nje
perandor e Papa mos te hynte ne punet e shtetit por
ne punet e shpirtit.

5. “Letrat” – ku qartesohen dhe me shume idete e tij


politike.

6. “Kenget Bariotore” – e shkroi ne ditet e fundit te jetes


se tij.

Komedia Hyjnore:
 

Struktura
Kjo veper u shkrua per 8 vjet. Kjo eshte nje poeme e
madhe e shkruajtur e gjitha ne tercina *strofa 3
vargeshe* dhe e ndare ne tre pjese: Ferri, Purgatori dhe
Parajsa. Secila prej te trejave ka nga 33 kenge + nje
kenge qe e ka si hyrje ne fillim te ferrit, gjithesej ka 100
kenge.  Keto kenge permbajne 14.233 vargje
njembedhjete rrokeshe.

Instituti Profesional ATC Rekomanduar nga boost.al


Përfito tani nga uljet e Janarit për tu bërë
pjesë e grupeve të fundjavës!
Kontakto

Permbajtja

Ne gjysmen e jetes se tij rreth 35 vjec ne vitin 1300, ai


humbi ne nje pyll te erret dhe ju shfaq hija e Virgjilit,
derguar prej qiellit nga Beatriçja, e shpetoi duke kaluar
ne nje shteg ku skalonte kemba e njeriut te gjalle.

1. Te dy poetet Dante dhe Virgjili zbresin nen dhe, pra ne


Ferr ku ka 9 rrathe dhe aty denohen mekataret. Fajet
ne ferr, Dante i ndan sipas teorise se Aristotelit, ku
njeriu mekaton nga shfrenimi (grykesia, koprracia, etj)
dhe ketu poeti denimet i jep me te lehta, sepse jane
veprime qe ne vetvete, te bera me mase nuk jane te
demshme. Nga shpirtligesia (dhuna, tradhetia) ketu
denimet jane me te renda sepse jane ne vetvete
demprurese. Secili mekatar peson ne ferr ate qe ben
ne jete. Ne fund te ferrit ishte akulli i perjetshem ku
ishin mekataret me te medhenj – tradhtaret.

2. Me pas dy poetet i ngjiten malit te Purgatorit. Ketu


Dante i ndan fajet sipas teorise se Plutonit, ku njeriu
mekaton nga crregullimet e dashurise. Dmth: kur
dashuron dicka qe sduhet (kur njeriu do me shume
vetveten, smira, kur njeri i do tjetrit te keqen, kur njeriu
do te hakmerret), kur dashuron pa pasion te mire
(plogeshtia), kur dashuron me pasion te tepruar
(koprracia, grykesia, kur njeriu do te kenaqe me
shume sec duhet gojen e vet, epshet dashurore). Te
gjitha keto vese ndeshkohen ne Purgator nga 7 rrathe
derisa arrihet ne parajsen tokesore. Ketu shpirtrat e te
penduarve pastrohen permes vuajtjesh per te
merituar pastaj lumturine e Parajses.

3. Pas Purgatorit, vjen bashke me Beatriçen ne 9 qiej


dantesk ku sundon drita e perjetshme. Qielli i pare
eshte “Qielli i Henes” ku ishin shpirtrat qe ndonjehere
kishin lene ne harrese kushtet fetare. “Qielli i Merkurit”
ku ishin ata qe kishin bere ne toke pune te
lavderueshme. “Qielli i Veneres” ishte qielli i shpirtrave
dashurues. “Qielli i Diellit” ku ishin te diturit e Kishes.
“Qielli i Martit” ishin luftetaret qe vdiqen per mbrojtjen
e fese. “Qielli i Jovit” ku jane princat e urte e te drejte.
“Qielli i Saturnit” qielli i shpitrave sodites. “Qielli i yjeve”
ku ishin triumfuesi dhe ne fund “Qielli i pari levizes” qe
rrethon Perendine i cili rri mbi Empirin e palevizshem,
qe ka formen e nje trendafili te bardhe.

Mbas kesaj kenge triumfale, e kesaj lirike te larte, ku


permes drites dhe harmonise, eshte paraqitur synimi,
endrra e njeriut per nje lumturi tokesore, e ketu udhetimi
ka marre fund.

Analiza
Dante ishte poet i fundit i mesjetes dhe poet i pare i
kohes se re. Ai nga njera ane e shikon shpetimin e njeriut
te Perendia. Por nga ana tjeter ka besim te thelle ne
forcen krijuese e gjalleruese te mendjes njerezore.  Nga
njera ane feja ate e meson te nenshtrohet e te
meshirohet e nga ana tjeter eshte nje rebel i
panenshtruar, nje kritikues i pameshirshem, qe deshiron
te mbroje te miren dhe te luftoje te keqen per nje jete me
te mire., te drejte dhe te lumtur. Danten e quajten “Poet
me tendenciozitet te theksuar” e Komedine e quajten
“Gazete fjorentine” kjo sepse Dante tregoi “gjithe
thellesine shpirterore te kohes se vet”.

Ai kishte nje pasion te thelle politik, nje patriotizem te


flakte, nje zemer mbushur plot dhimbje per atdheun e
coptuar, prandaj i dedikoi dhe keto vargje:

“Orzeze Italie, mbytë ne lote e vaje/ ani e pa pilot neper


stuhi/ jo zonje provincesh sje, po kuplerajë”

Shpirti i poetit vlon nga urrejtja kunder tiranise “se toke


e Italise eshte mbulue unji me tirane”. I ngrihet kunder
feudaleve:

Eja, mizeur, kete vend shiko cka e gjeti/ nga feudalet e tu.

Kur forcat e erreta tiranike, te mbrapshta e brutale qe


kane ne dore edhe realizimet e medha qe mund te
jape shkenca, orvaten sot qe te hedhin boten ne
zjarrin e nje lufte te re, na vijne ndermend fjalet e
Dantes: …se lufta n’shpirt tiraneve u vlon!

“Sepse kur thellesia e mendimit/ puqet me force brutale


e ligesi/ asnje shperblim si mbetet njerezimit”

Natyren grabiqare te kapitalizmit Dantja e hetoi, me


mendjen e tij gjeniale, qysh ne agimin e tij, kur dolen
njerez te rinj qe kishin vetem nje qellim – fitimet e tyre:

“Njerezit e rinj, fitimet e pafund/ shfrenim,


mendjemadhesi kane ngjalle ne ty/ sa qetesi, Fierence,
spo gjen askund.” .. i turren qejt te vorfnit, nshort me e
shkye/ kur lutet ai nder dyer per buken e thate.

E cfare guximi te madh duhet te kishte poeti ne ato


kohe fetare, kur e mbushi Ferrin me prifte e me Pape.

“Keta qene prifterinj, qe krejt e kane te rruem/ majen e


krese, e pape e kardinaj.”

Kisha e quante mekat etjen per te hyre ne thellesite


me te fshehta te diturise, kurse Dantja shkruan: “Flaken
ne shpirt nuk munden me ma shue/ boten un doja me
e perpi me sy/ vese e vlere njerzore me hetue.”

Nuk fitohet gja tuj ndenje mbeshtete

Se mbi nenkrejca dhe mbi pupla tleta

Deri me sot askush lavdi ska gjete!

E po sle nam te mire cka duhet jeta?

Cduket si tymi ne ajer, si shkume mbi vale

Ai qe pa lene nje gjurme coi ditet e veta.

__

Asnje mos te harroje se eshte njeri

Ju le nuk keni per t gjalllue si shtas

Po per te ndjeke virtyt e dituni.

Dante eshte ne kete kryeveper arkitekt i perpikte, piktor


dhe skulptor i perkryer, muzikant i mrekullueshem. Ai
shprehet shkurt e ne menyre te sakte, zberthen ne
formen me te thjeshte e njekohesisht madheshtore idete
me te thella. Ai paraqet plot vertetesi psikologjine e
njerezve dhe te casteve, detajet ai i merr perher nga jeta
qe e rrethon. Di te krijoje po aq ne menyre te
mahnitshme kuadro te gjera epike, pasazhe te holla
lirike, apo skena te shkelqyeshme satirike. Gjuha e tij qe
hodhi bazat e gjuhes se perbashket italiane eshte
popullore, e gjalle, madheshtore dhe e kuptueshme.
Megjithese shpesh alegorike.

Për 12 vitet e fundit, kjo vepër nuk ka rënë në asnjë


provim të Maturës Shtetërore.

Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.


Për të parë Listën e veprave të Maturës Shtetërore 2020,
kliko këtu.

Pjesa e plote e Ferrit nga Komedia Hyjnore


e Dante Aligerit:

PAGE 1 OF 191 75%

Review Overview
Analiza e Vepres:

User Rating: 3.87 ( 77 votes)

Like 40 Tweet

JU REKOMANDOJMË

Kërkon një Avokat? Kontakto Tani!!!


Meci & Asscociates Law Firm

Recete me Pancete te tymosur nga Fix!


Fix

Kurse të Regjistruara – Matura Shtetërore 2022


- 12Vite.com
12vite.com

Lulet e verës – Naim Frashëri, Analizë e veprës!


- 12Vite.com
12vite.com

Po kerkoni per dhuraten perfekte? Te ne do


gjeni shumellojshmeri prokuktesh per dhurata.
Argjend Online

Nxitoni ta bëni tuajën orën Italiane me dizajn


elegant dhe detaje luksoze.
ENZO ATTINI

Viktor Hygo – Katedralja e Parisit, Analize e


plote! - 12Vite.com
12vite.com

Një ofertë marramendëse për modelin më të


preferuar vjen vetëm për këtë javë !
ENZO ATTINI

Përfito tani nga uljet e Janarit për tu bërë pjesë


e grupeve të fundjavës!
Instituti Profesional ATC

‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’ – D. Agolli,


Analiza e veprës! - 12Vite.com
12vite.com

Sapo mbërriti koleksioni i ri nga Italia me sasi


të Limituar.
ENZO ATTINI

Një ofertë marramendëse për modelin më të


preferuar vjen vetëm për këtë javë !
ENZO ATTINI

Kenget e Milosaos – Jeronim de Rada – Analize


e plote! - 12Vite.com
12vite.com

1.7k
Shares

You might also like