You are on page 1of 18

Petro Marko

Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës në vitin 1913 dhe vdiq në vitin
1989
U shkollua në vendlindje dhe në Vlorë. Pak kohë studioi në Athinë. Që kur ishte
nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932) filloi të shkruajë
poezi dhe proza të shkurtra.
Petro Marko ka një biografi nga më të pasurat dhe më të bujshmet në letërsinë
shqiptare. Deri në vitin 1936 ai punoi në Tiranë si gazetar dhe po atë vit, në
moshën 23 vjeçare u nis vullnetar në Luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat
internacionale. Pas Luftës së Spanjës, gjatë kthimit për në Shqipëri, ai do të ndeshet
dhe do të marrë pjesë në shumë beteja antifashiste nëpër Evropë. Pas kthimit në
Shqipëri në vitin 1940 do të burgoset nga italianët, që aso kohe e kishin pushtuar
Shqipërinë dhe do të përfundojë në kampin e ishullit Ustika afër Palermos. Në
përfundim të Luftës Antifashiste në vitin '44, Petro Marko do të marrë pjesë në
rradhët e partizanëve italianë, duke i rënë kryq e tërthor Italisë, si luftëtar dhe si
komandant me përvojë luftarake. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të
qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë, por shpejt do të përjetojë disa
PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE
1#MesueseAurela
nga vitet më të rënda nëpër burgjet e shtetit shqiptar komunist, për të cilin Petro
Markoja kishte luftuar nëpër Evropë dhe Shqipëri më se 10 vjet rrjesht.
Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me
fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t'i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë
aso kohe nga jashtë kryesisht nga Beogradi.

Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të


mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata që e kanë njohur nga
afër Petro Markon e kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj
njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy
më sy me vdekjen, që ai e përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë
ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë
besimi, po me atë rrezatim mirësie.
Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit", ku
rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme.
Në vitet '70 ai do të shkruajë romanin "Një emër në katër rrugë", ndërsa periudhën
e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të
rëndësishëm "Nata e Ustikës". Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


2#MesueseAurela
tij të parë "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" në vitet '60 është një kthesë e
vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar.

Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese, por përkundërazi
për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e
letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet '40, '50, do
të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.
Krahas kësaj prirjeje të brendëshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë
veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra qëndronin superiore dhe
si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon
ndryshime të vërteta të vlerave letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen
dhe u kërkuan nga lexuesi.
Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triunfin e dashurisë dhe
të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e
Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës.
Këtë bërthamë të brendëshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë
shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë
veprat e tij. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe
njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko
shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të
kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e
tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor,
ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara.
Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 dekoroi Petro Markon me
Urdhrin "Nderi i Kombit".
Tituj të veprave
1. Hasta la vista (1958)
2. Qyteti i fundit (1960)
3. Një emër në katër rrugë
4. Ara në mal
5. Nata e Ustikës (1989)
6. Shpella e piratëve
7. Vepra autobiografike
PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE
3#MesueseAurela
8. Intervistë me vetvehten
9. Retë dhe gurët

Petro Marko - Qyteti i fundit

Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas
kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta
dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të
pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë
histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit.
Përveç kësaj autori do të sjellë edhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar
Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës
dhe e fashizmit.
Brenda 7 ditëve, aq sa qëndrojnë italianët e mbledhur në portin e Durrësit për t'u
kthyer në Itali, shkrimtari në romanin "Qyteti i fundit" do të zbulojë dhe do të
rrëfejë historitë dhe fatet e disave nga ushtria fashiste që para 4-5 viteve e kishte
pushtuar Shqipërinë. Në këtë pleksje historish e fatesh, autori do të sajojë linjën e
rrëfimit që ndjek hetimi për zbulimin e një krimineli lufte, të maskuar dhe të fshehur
brenda turmës së "Qytetit". Në krye të grupit që duhet ta organizojë dhe ta
udhëheqë këtë zbulim është toger Leka.

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


4#MesueseAurela
Pista që ndjek togeri në këtë drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve
dedektive, do të ecë dhe përmes prostitutës italiane - Ana Maria Monti. Dhe do të
lindë dashuria mes tyre, që është shumëfish më "mëkatare" se ajo mes Gorit dhe
Anitës. Leka është toger i Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë së sapodalë nga lufta,
që la pas shkatërrime dhe krime, ndërsa italiania Ana është e palës që i kreu ato
krime, e palës së cilës i shërbente.
Kështu shkrimtari, duke ndjekur këtë linjë do të ecë nëpër një teh të mprehtë: do ta
lejojë togerin e Sigurimit t'i nënshtrohet zërit të brendshëm dhe të dashurohet me
italianen e bukur, apo do të nxjerrë para tij fuqinë e përgjegjësisë dhe të mëkatit
ndaj "mollës së ndaluar"? Romani "Qyteti i fundit", në këtë drejtim, sjell mjeshtërinë
e të rrëfyerit të Petro Markos, që, i futur vetë mes dy zjarreve, arrin të manovrojë
dhe t'u krijojë hapësirë artikulimi të dy krahëve, duke realizuar portrete komplekse,
në radhë të parë si ai i toger Lekës. Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo
krijuese që të prekë sfera delikate, të rrezikshme të realitetit shqiptar të kohës,
pasojat e të cilave i ndjeu gjithë jetën.

Nata e Ustikes

Dashuria e saj, e mbajti gjallë në atë skëterrë!

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


5#MesueseAurela
Është një nostalgji ky libër, pas të cilës dua të humbas gjithmonë. Nuk është më gjë
e re t’ju them se librat që dua më shumë, i kam prekur shumë herët, e pasi iu
rikthehem kuptoj vendin e shtrenjtë që ata zënë në raftin e bibliotekës time. I tillë
është edhe ky libër, një roman të cilit i rikthehem shpesh, për të njohur sesi luftën,
terrorrin, burgun, ky shkrimtar mundi ta kthejë në një frymëzim për të lënë
trashëgimi këtë roman të mrekullueshëm. Ustikën, e kisha ‘fotografuar’ si një gur
varri mbi një shkretëtirë uji, ku çdo gjë kishte ngrirë, e dukeshin vetëm ata: Andrea
dhe Sonja. Si mund të çelë një dashuri në një vend të shkretë, në pragun e të cilit
shkruhet: Lasciate ogni speranza voi ch`entrate!- O ju që hyni, lini çdo shpresë! Këtë
ua rrëfen më së miri Petro Marko.
Kur miqtë e birucës nr.8, treguan se destinacioni i rradhës ishte Ustika, atij iu
mbushën sytë me lot. Kujtoi letrën ku i ati shkruante se nuk do të kthehej më, e kur
fëmijët të rriteshin, nëse kishin mundësi, të shkonin të merrnin kokallat e t’i varrosnin
përbri nënës së tij. Andrea u rrit. U bë 26 vjeç. Dhe ja që edhe atë po e çojnë në
Ustikë, mbi kokallat e të atit. Jo për t’i marrë ato, por me shumë gjasa për të
kaluar pjesën e mbetur të jetës së tij, në atë ishull në veri të Siçilisë.
Është shtatori i vitit 1941, e oborri i burgut mbushej dita ditës me gra e fëmijë, të
ardhur nga vende të ndryshme, Mali i zi apo edhe më larg akoma, nga Sllovenia.
Andrea, së bashku me shokët e tij, duke qenë se kishin qelinë paksa të ‘privilegjuar’
nga pozicioni ku ndodhej, i takonte shpesh herë, të asistonte në ndarjen e racioneve
ushqimore, nga një gropëz ku takoheshin vetëm duart. E pikërisht atë natë vjeshte,
ai preku duart e Sonjës, sllaves së burgosur. “Në fillim ndjeva zërin e saj. Pastaj i
preka duart. Fytyrën nuk ia pashë. As trupin. Kishte diçka thellësisht njerëzore në
ato duar. M’u duk se në pëllëmbën time më pulsonte një zemër. Rrahjet e saj u bënë
njësh me të miat. Nuk i shihja ato duar. Vetëm sa i prekja. Mos ishte nata ajo që i
vishte me mister? Apo hekurat e burgut që na ndanin? Ndoshta të dyja bashkë,
ndoshta asnjëra prej tyre”, më këtë rrëfim nis romani “Nata e Ustikës”.
Por veçantia e këtij romani nuk qëndron në historinë mes dy të rinjve, e që ashtu
sikurse ngjarjet që shtjellohen në këtë roman, edhe kjo lidhje nuk mund t’i shpëtojë
fundit tragjik. Ajo që vlen për t’u përmendur është gërshetimi mes kësaj shprese që
zgjon tek Andrea Bora i cili është edhe përsonazhi kryesor që rrëfen në vetën e
parë, dhe jetën nën terrorin që ushtrohet ndaj të burgosurve, sesi ata i rezistojnë
dhunës, si dhe dritaret që improvizojnë për t’u lidhur me botën e jashtme dhe
mënyrat për të luftuar fashizmin. Nga burgu i Barit, Andrea udhëton së bashku me
Taqin, Miston, Alqin, Ilon,Nikon si dhe Maqon, ku ky i fundit nuk i rezistoi gjatë

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


6#MesueseAurela
udhëtimit në Ustikë, pas sëmundjes së turbekulozit. Doktori që rrinte përbri
karabinierëve, e që asistonte në Ustikë qysh në vitin 1920 – viti kur i ati i Andreas
ndërroi jetë nga turbekulozi- teksa dëgjoi për rastin e tij, ai e çon në vendin e errët
ku i ati kishte qenë në frymën e fundit të tij. Personazhi i doktorit luan një rol të
rëndësishëm në jetën e të burgosurve, e sidomos në atë të Andreas, i cili prek
mundësinë e infromimit përmes radios së Moskës, mbi atë çka ndodhte me fashizmin
nëpër botë.
Ditën që shpresat u ripërtërinë, një tjetër do të ngelej në betonin e ftohtë të kampit
të Ustikës. Sonja! Ajo nuk do shkonte me të. Ashtu sikurse i ati, shpresat e saj së
bashku me dashurinë, mbetën në Ustikë.
-Ja, ja! Mali i Tomorrit. Kadro, o vëlla. Tomorri ynë. Ka rënë dëborë e parë…
Dëbora e parë në liri. Po ti ç’ke? Pse s’flet?
E shkunda nga supet. Ai uli kokën.
-Andrea,- tha,- kur po niseshim… shokët më lajmëruan…
-Çfarë,- i thashë. – Fol!
-Sonja…
I kapa të dy duart.
– Mos!- iu luta. – Mos!
-Po, Andrea, Sonja vdiq!
Sonja vdiq! Kush e tha këtë fjalë? Kadriu, jo se jo. Po atëherë kush e tha? Nata në
ikje? Ajo, ajo hedh gurin e fundit mbi gëzimin tim të tronditur… si këto dallgë.
Romanet "Hasta la vista", "Një emër në katër rrugë" dhe "Nata e Ustikës", janë
romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit
roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin.
Sidomos lexuesi që e ka parasysh dhe veprën-ditar "Intervistë me vetveten", ku
rrëfehet jeta apo biografia, që është nga më të bujshmet e shkrimtarëve shqiptarë.
Në romanin "Nata e Ustikës" Petro Markoja rrëfen një frag-ment nga betejat,
burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë giatë viteve '30 dhe '40 të
shekullit XX - pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1940 Petro
Markoja u kthye nga lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve
PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE
7#MesueseAurela
italianë dhe u internua së bashku me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet
ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë). Në burgun e Ustikës, një ishull
famëkeq në afërsi të Palermos, në mesin e mijëra të burgosurve, edhe grupi i
shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej e merr
subjektin e tij romani prej 380 faqesh "Nata e Ustikës".
Rrëfimi në këtë roman karakteristik për stilin e Petro Markos (dinamik, i
drejtpërdrejtë), arrin ta fusë dhe ta ambientojë lexuesin në botën e kampit që në
20 faqet e para të veprës. Rrëfimi ndjek dy linja narrative: atë të terrorit të
ushtruar ndaj të burgosurve, përkatësisht organizimin, vetëorganizimin e brendshëm
të të burgosurve për t'i qëndruar e rezistuar dhunës, dhe linja intime, ajo e
dashurisë ndërmjet Andreas dhe sllaves së burgosur Sonjës.
Petro Markoja, siç e përmendëm dhe në romanet e tjera, i dha një vend të dukshëm
ndjenjës së dashurisë, si për të treguar apo për të reaguar ndaj shpërfytyrimit që i
bëhej personazhit të letërsisë skematike zyrtare të kohës. Pa këtë ndjenjë, duket se
nënvizon në të gjithë krijimtarinë e tij, nieriu as nuk mund të jetë njeri dhe aq më
tepër të mbijetëojë në realitetin më të egër dhe pa asnjë dritë shprese. Me
personazhin femër P.Markoja theu disa tabu të forta të kohës, jo vetëm se femra
përgjithësisht ishte e huaj, jo vetëm se dashuria jepet si ndjenjë aq universale sa
mund të lidhë dy njerëz të kombësive të ndryshme, por edhe për faktin se femra
zuri një vend të merituar, qoftë dhe kur ishte prostitutë. Shkrimtari është në anën e
saj dhe e mbron e i adhuron guximin, por dhe ferminitetin, ide këto tepër të
guximshme për letërsinë shqiptare në përgjithësi.
Ngjarjen në roman e rrëfen në vetën e parë vetë kryepersonazhi Andrea, ai ruan
veçantitë narrative të njohura të Petro Markos: dinamik në zhvillim me shpërthime të
fuqishme herë pas here. Shtrati fabulativ e ruan boshtin unik edhe përpos prirjes
për ndërhyrje e digresione, që jo domosdoshmërisht derdhen në atë shtrat.
Edhe në këtë roman kemi një vështrim realist ndaj personazheve, ata shfaqen me të
gjitha virtytet, veset dhe dobësitë njerëzore, ndërsa simpatia e autorit bie mbi
personazhin me ide revolucionare, por kjo në kuptimin e ideve të përparuara të
kohës, të cilat duhej të përfshinin dhe shoqërinë shqiptare.

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


8#MesueseAurela
ZHGENJIMI I MARISE
- Mos fol kështu, mor bir, për uratën!
- Më vjen keq për ty.
- Po të të vijë keq për mua, mos e shaj para meje, se më lëndon këtu - dhe i
tregonte zemrën.
Maria, që kur ishte fëmijë, besonte këto: Urata është mëkëmbësi i Zotit mbi dhè,
urata shëron gjithë sëmundjet dhe, urata që të pagëzon, që të vë kurorë, që të
kungon para se të vdesësh, të ka në dorë edhe në këtë botë, edhe në atë botë.
Këto Maria i kishte të ngulitura në tru, në gjak, në frymëmarrjen e saj.
Te personi i uratës shikonte njerinë e shenjtë. Njerinë me tru dhe zemër të mirë.
Njerinë që qante hallet e të gjithëve. Lekët që ajo kish dhënë gjithë jetën për
trisaitë, për meshët, për përshpirtjet, për shënjtorët, për ujët e bekuar, për ditën e
Shën Vasilit, për bekimet e shtëpisë dhe të arës dhe të gjësë së gjallë ..... as që i
qante kurrë.
Meshët, grurin e zier, verën, vajin që ajo kishte shpenzuar gjithë jetën e saj sa u bë
pesëdhjetë e pesë vjeçe, as që i qante kurrë, as që i zinte fare në gojë.
Përkundrazi, ajo ankohej se s 'kish qen në gjendje të jepte më shumë për shpirtin
dhe mëkatet e saj - se edhe ajo njeri është dhe mëkate patjetër ka bërë, me dashje
ose pa dashje - për shpirtin dhe mëkatet e prindërve dhe gjyshërve të saj, e
sidomos të vjehrit dhe të vjehrës.
E krishterë fanatike, Maria. Dhe me priftin kurrë nuk ishte prishur. Edhe kur nuk
kishte patur mundësi që ta paguante menjëherë, ai e kishte pritur.... Shpirt njeriu
urata!
Dhe do të vdiste me këtë përshtypje për uratën, po të mos kishte ndodhur kjo:
E lajmëruan se vëllai ishte sëmurë rëndë.
Dhe kjo duhej të shkonte natën. Ndezi një fener nga ata që nuk i shuan era. Binte
shi. Natë dimri.
Dhe natën sidomos në dimër, ato vende nga do kalonte Maria, janë shumë të
rrezikshme. Thonë se natën atje dalin shejtanët në forma të ndryshme: kaçupe të
PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE
9#MesueseAurela
fryra që hidhen, gjarpërinj të gjatë, skelete që kërcejnë, dhe lugetër që hedhin
valle ....
Maria para se të nisej, bëri kryqin në konizmë dhe doli. U pështoll në një xhaketë
të vjetër të djalit dhe u nis. Edhe gjatë rrugës, duke lëvizur buzët, ajo përsëriste
disa fjalë nga ato të meshës që kish dëgjuar gjithë jetën e saj, po që kuptimin nuk
ua dinte fare. Era frynte dhe shiu i hollë i përplasej në fytyrë. "Kohë e keqe, si s'më
lajmëruan më parë? Meqë e kanë kunguar, ka mbaruar .... "
Kaloi monopatin e lagjes së parë dhe i afrohej vendit nga ku kalohej aq lehtë
natën. Ajo nuk shihte asgjë përveç dy ose tri metrave të rrugicës që ndriçonte
feneri. Po e dinte fare mirë se ku gjendej. Prandaj edhe pa fener sikur të ishte nuk
do të rrëzohej në asnjë gropë, në asnjë shkallë.
"Hyra në tokën e djajve. Po ku ka sot djaj. I ka larguar urata. Urata .... Po pse im
bir e urren. Ç'ka që e shan? Ai është njeri i Perëndisë, që i di të gjitha, të gjitha ... "
Frika që i kish mbirë në gjak dhe që i ish rritur gjithë jetën e saj, e tmerronte dhe e
mundonte, sidomos në këtë moshë. "Po prëmë u takova me uratën dhe ai më dha
temjan, më bekoi". Sytë e saj nuk i lëvizte as djathtas e as majtas. E dinte që tani
ishte po në atë zonë ku shejtanët dalin si kaçupe të fryra. "Urata më bekoi dhe më
dha temjan. Temjani i largon shejtanët. Po ku e kam temjanin? Më mirë ta nxjerr",
Fut duart në xhepat e palltos së vjetër. E kërkon atë thërrime temjan. E gjen. E afron
në hundë. Era e temjanit i pëlqeu shumë. "Tani sikur të ketë shejtanë, do të
largohen". Me të hedhur një çap, pa përpara saj një gjë shumë të zezë.
- O Shën Mëri, ç'është kjo?
Një gjë e zezë, shumë e zezë. Më e zezë se nata. Më e zezë se korbi. Feneri i
mbeti ashtu lart. Me sy të tmerruar shikonte atë gjë të zezë pak metro larg.
- O Shën Mëri .... Më duket si kamillaf.
Mbi atë gjënë e zezë, ishte me të vërtetë një kamil1af. E fërkoi pakëz temjanin që
t'i dilte era .... dhe të largohej shejtani. Po asgjë nuk lëvizi.
Maria thirri me të madhe: "Piso mu satana ... ", Këtë shprehje e dinte përmenç. E
kishte dëgjuar me mijëra herë nga urata. "Piso mu satana" - thirri përsëri me të
madhe Maria. Po ajo gjë e zezë me kamillaf në majë nuk lëvizi fare .... Prifti nuk

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


10#MesueseAurela
ishte. Se ajo gjë e zezë ishte sa një ka, sa dy qe së bashku .... "Piso mu satana",
"Piso mu satana", përsëriste këto fjalë. Ajo nuk e dinte kuptimin e këtyre dy fjalëve.
Ajo e dinte vetëm qëllimin e këtyre dy fjalëve. Kur thoshje këto dy fjalë, satanai
ikte, zhdukej. Po ja që satanai aty po qëndronte. Nuk lëvizte. Dhe sa i madh që i
dukej Marisë. Ai ishte sa katër qe, po Marisë i dukej më i madh se tërë madhësia e
errësirës së natës.
Ç'të bënte? Të kthehej prapa? Po ai mund ta ndiqte pas. Temjani nuk e bëri punën
e tij. Satanai nuk u largua. As fjalët "piso mu satana" nuk patën sukses. Maria u ul e
mori një gur dhe e vërviti mu te djalli i zi. Guri lëshoi një tingull të thatë.
Maria u tremb nga ky tingull i thatë i gurit dhe .... do të ulërinte po dëgjoi ja aty,
pak metro mbi atë gjën e zezë dikë që psallte. Mbajti frymën dhe të rrahurat e
zemrës.
"Hoj .... hoj .... me sytë e zinj .... me sytë e zinj .... Mos ki frikë nga mjekra ime ....
mjekra ime .... mjekra ime .... "
Këto fjalë të kënduara po me atë ritëm që urata këndon ungjillin në kishë dhe që
psalleshin ja aty, përmbi atë gjë të zezë, e tmerruan më shumë Marinë e gjorë.
"O Shën Mëri, shpëtomë, shpëtomë!" - tha me zë Maria....
"....Mos kij frikë nga mjekra ime ... mjekra ime .... " - dëgjoi përsëri Maria.
Psallmi erotik dilte i shtruar, i ngjirur, i lodhur, po me afsh, me pasion dhe i dredhur.
"O Zot, si zëri i papa Dhimitrit! O Shën Mëri, o papa Dhimitër shpëtomëni"! - tha me
zë Maria. Dhe filloi të dridhej, të dridhej. Dhe sytë nuk i hiqte nga ajo gjë e zezë.
Po psallmi nuk dilte nga ajo gjë e zezë me kamillaf në majë.
"Mjekra ime .... mjekra ime .... "
Maria nuk priti po ulëriti. Dhe ulërima e saj u zgjat shumë sa u zbraz gjithë era e
mushkërive të saj. Përsëri ulëriti. Dhe do të binte pa ndjenja aty në shesh, po të mos
kish dëgjuar një zë burri:
- Ç'është?
- Ndihmë!
Zëri afrohej.
PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE
11#MesueseAurela
- Ç'është moj? Pse ulërin?
- Ndihmë! Ndihmë!
Zëra të tjerë u dëgjuan. Zëra burrash dhe zëra grash:
- Ç'ka ngjarë?
- Kush ka vdekur?
- Kush ra?
U afruan dhe .... kur panë atë gjë të zezë, u drodhën nga tmerri. Burra të tjerë dhe
gra të tjerë me fenerë, me pisha të ndezura në duar, ishin bërë si barrikadë.
Shikonin vetëm atë gjë të zezë të frikësuar.
Maria erdhi në vete kur pa gjithë ata fshatarë me fenerë dhe pisha të ndezura në
duar. Disa burra të guximshëm u afruan më shumë te ajo gjë e zezë. E goditën me
shkop, me këmbë, po asgjë, fshatarët panë njëri-tjetrin në sy.
- Shumë i fortë, si prej guri.
- Si prej hekuri. Theva këmbën.
Kjo i tmerroi më shumë. Ajo ishte rasa, hedhur mbi një gur të madh.
Më lart u dëgjua psallmi:
"Pse ma mbylle derën, moj syzezë, moj syzezë."
Burrat shikuan andej nga vinte ky psallm erotik.
Disa ngritën fenerët dhe thanë:
- Po ai atje?
Të gjithë fenerët dhe të gjitha pishat u ngritën dhe e ndriçuan atë që ishte shtrirë në
përrua, brenda në ujë.
- Lugati, lugati, - tha një grua dhe bëri kryqin.
- Ç'lugat more, është papa Dhimitri - tha një burrë dhe ju afrua uratës së shtrirë në
përrua, në mes të ujit. Ishte me benevrekët e gjata dhe me një xhaketë të shkurtër.
Mjekrën e kishte futur në ujë. I dukej gërsheti i trashë i flokëve.

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


12#MesueseAurela
Burrat u afruan dhe ngritën fenerët. Gratë të pataksura bënin kryqin.
-Ç'bën këtu, more djall? - i tha një burrë dhe e qëlloi me shkelm.
Papa Dhimitri filloi të psallte tropare erotike të sajuara prej tij. Me këto tropare ai
shprehte hidhërimin e tij, se ajo e la përjashta dhe nuk ja çeli derën.
- Është bërë thumb.
- Si gjithnjë.
Merreni dreqin ta shpiem në shtëpi. E ngritën. Ai akoma psallte tropare erotike dhe
shumë të ndyra. Kallëzonte për kofshët e Dhoksisë dhe për gjinjtë e saj të mëdhenj.
Gratë u turpëruan. Ulën kokën dhe mezi e mbanin të qeshurit.
Maria nuk bënte më kryqin. Shikonte burrat se si e ngritën papa Dhimitrin, se si e
hiqnin zvarë, se si i hodhën rason në krahë dhe se si i ngjeshën në kokë kamillafin.
Dëgjoi dhe gratë të pëshpërisnin:
- Për cilën Dhoksi këndon?
- Ehu, sa Dhoksi ka fshati!

Maria nuk donte të dëgjonte më.


Ato fjalë, ajo pamje që pa, ishte më rëndë për të se vdekja e vëllait.... Vëllanë e
qau ashtu siç e qan motra vëllanë, po duke qarë vëllanë, ajo qante dhe për diçka
tjetër, qante për atë që humbi: për besimin dhe adhurimin ndaj uratës. Nuk deshi t'i
dëgjonte më as emrin.
I dha të drejtë djalit të saj, i cili shumë herë ja kujtonte atë ngjarje të llahtarshme
që zhgënjeu Marinë.

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


13#MesueseAurela
APOLOGJIA IME (JETES)
...Marrezi, turp turp dhe -Atehere, jete e krisur,
Mekate per jeten e terbuar per mua mos pyet
se kur me ndal, o gjenerate, se qysh ne n'agim kam nisur
qe vuan rruges ndonje nate, te shkel si skllav i shkrete
me merr per te denuar mbi gjurma shprese drite...
dhe, me nje ze qe vret, ......................
ngahera me pyet: -O mekatar, as faliu ligjes sime,
-Ku linde, o i ri? bindu i cmendur enderrtar,
-O jete, linda ne shkreti! s'jeton me shqetesime!...
-Ku rron dhe ku vete, -Mu thell' ne brendesire
ne c'dhera e ne c'dete?! ku ndjenja rron e lire,
-Cudi! C'kerkon prej meje ti ku dhembja dhemb e prekur
dhe si, o jete, pyet, nga ligja jote e fuqiplote,
kurse ne varferi ne gjirin tim si hekur,
me hodhe kur me gjete si hekur e celik,
te lindur nga skelete qello,qello, o me kamxhik;
pa drite, pa liri? pa frik' e pa meshire
-Njeri! Nga vete, as me thua? e pa pendim,
-S'e di! Jo, Nuk e di! se mu ne thellesire
Po lerme, o jete, c'ke me te shpirtit, ne nje kend,
mua? lindi nje shqetesim
-Dua ta di, po dua! qe celi varrin tend..

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


14#MesueseAurela
KENGA E VALES (Vlorës)
Lëmo', o vale e përkëdhel Po ah, o vend që lind ç'ka vdes,
atë breg që s’është i gjallë, pse hesht mbi varr, i gjallë?
e, kur të flesh aty në Skelë, Përherë syri yt do jesh'
të shtrihesh në atë zall, me llahtari në zall?..
këndo një këngë e nanuris Lëmo' o valë me ngadalë,
shumë qetë e me ngadalë, këndo kushtrim të qetë...
se në atë tokë fle një fis Se mos dëgjohet lart në male
që u ngrit në shekuj valë në Arbërinë vetë
për nderin e Lirisë... se atje dergjet një jetë...
Lëmo' o valë me ngadalë! Lëmo' o valë e përkëdhel
këndo një këngë lehtë, me zemër, jo me zjarr,
të mos dëgjohet gjer në mal, se bën vaki që vdekja del
se aty në ullishtë fshehtë e s'hesht brenda në varr.
dergjen..... - oh lëre mos e nga, Kushtrimin tënd o të dëgjoj
kujtimi u ka mbet! - oh, ndërsa vendi qan -
atëherë, o valë, gjumi mbaroi
Pra ti o valë, këndo, mos qa, dhe labët kush i mban...?!
se zemrën e ke det
dhe gjuhën ligjërim e shkumë, KEMBEVE
sa brigje ke në dorë!... Ç'keni, o këmb', që këmba-këmbës
Dhe kot kërkon të vërë në gjumë po gjurmoni lot e lodhje?
dhe shpirtin tënd, o Vlorë! a s'u ngopët duke ecur

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


15#MesueseAurela
nëpër shtigjet e së nesmes? shkruan me zjarr:
ku e shpini n'ato ndodhje -Flak' është Himara!
t'ashpra kurmin që ka ngecur VETVETES
përmbi ju o kërcitharë? Gëlltite dhimbjen me pahir
-Po drejtohemi në varr!... në thellësinë tënde!
DESHPERIM! Vërtite brenda pa mëshirë
Tërë brenga bredhërin dhe qesh si një çapkëne!
shpirtkëputur nëpër rrugë, Shterroi jeta, s'ka më lot
zër' i tij më s'psherëtin as ëndrra, as përralla,
se në syt' ku dergjet muga eja në vete, dehu sot
lot i heshtur, lot i ngrohtë me zemrat e gjalla!
rrokulliset me përtim HA...
mes fytyrës djersëftohtë Ha vajtim, o i helmuar,
duke shkruar: dëshpërim! ha gëzim, o i gëzuar,
ha përralla, o vjershëtar,
HIMARA ha litar, o Atdhetar,
Lagur syt' i zu qepalla, ha gënjeshtra, o ëndërrtar....
s'kanë të hapen në jetë, hani bar për të jetuar.
se në ato vise të rralla Hani arkat... hiç mos mbeten
fluturon shpirti shigjetë! mbretër - sa të hani veten.
Atje, ah! gjelbëron fryma;
n'ato male ar të lara
ku mbi re shkrep vetëtima,

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


16#MesueseAurela
KENGA LABERISHTE PERMENDORJA E VLORES (luftëtarit
të panjohur)
Trim , arbresh, ja ti si hekur
Kur ja marr o me të qarë
çelik më rri pa tundur!
asaj kënge trimërishte,
Fsheh në sy turmën e vdekur
them: - Eh, mbeta si i vrarë,
që nga vdekja s’është mundur!
se dyjarja labërishte
Rri rinia e të sheh,
më kujton .... O Perëndi,
por mjerisht ajo s'të njeh!
nuk e them, po do ja nis
Edhe pyet, o zemërftohur:
sy rrëmbushur në arrati
- Ç'është ky trim i panjohur?
si bilbil i Labërisë!

TE VARRI I DREJTESISE
DERI KUR...
Të pat rritur me pekule
Deri kur i arratisur,
drita e jetës... Po tani,
i pastrehë në mërgim,
pse e vdekur ju përkule
deri kur o shpresëngrysur,
dhunës - arit, pa stuhi?
do të endesh pa drejtim?
Ja... të qan o turm' e gjallë
Kthehu, lumëmadh në Atdhe,
që të humbi. Dhe me hak
mba në gji atë flamur
të kërkon. Si thua, vallë,
që valon i fsheht atje!...
për t'u ngjallur, do shumë gjak?
Bëhu burrë! Po deri kur?!

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


17#MesueseAurela
N'ARRATI për ata që të shkelmojnë!
Kokën mu në trastë e futi, Ti o Nënë, tërë jetën sa kujtohet
historia,
mori dhenë... Pse o Zot,
theve prangat që të hodhi shkelësi
tërë kohën jetëshkurtri
dhe barbaria!
qetësinë nuk e gjen dot?
Fryma jote, jeta jote, zemra jote është
Ligja me kamxhik s'e zbuti Liria!

skllavin që endet sot e mot, Dhe kur bota ballkanike ra në zi, në


robëri,
llogore nuk gjen gjëkundi
viset e tua kreshnike nuk i shkeli dot
dhe mundimi s'e mund dot. njeri.
Bijtë e tu sorkadhe mali, rritur erërash
TUNGJATJETA SHQIPERI për trima,

Tungjatjeta Shqipëri, Nënë e fisit suleshin mbi invazorët, si në malet


mirëpritës vetëtima.

për ata që të nderojnë. Ti me shekuj dhe kushtrimin për çlirimin


e Ballkanit.
Tungjatjeta Shqipëri, Nënë e fisit
kryengritës Ti me gjakun e arbëreshit skuqe jetën
e tiranit,
për ata që të lakmojnë!
shkele ligjet e sulltanit, ngrite zërin për
Ti je Besa, bujaria, Nënë e fisit Liri,
legjendar
dhe me gaz djemtë të këndonin
për ata që të nderojnë. "Tungjatjeta Shqipëri!"
Ti hakmarrja, burrëria, Nënë e fisit
zemërzjarr

PETRO MARKO ……. ANALIZE …… FRAGMENTE


18#MesueseAurela

You might also like