You are on page 1of 8

“ Uliksi”

Xhejms Xhojs

Mujasera Aliu, prof.


“Portreti i një artisti në rini” – 1912 është vazhdim i romanit
prej 700 faqesh që Xhejms Xhojs e titulloi “Uliksi” dhe e
botoi 1922.
• “Uliksi” është vepra kryesore e autorit, në të cilën
kishte vendosur të paraqesë gjithçka që kishte
përjetuar, që ka menduar dhe që ka ndjerë përmes
personazheve brenda një dite në Dublin.
• Pra, do të fillojë nga përjetimet banale dhe të
përditshme e deri te botëkuptimet politike, religjioze
etj.
• Ngjarja që autori e rrëfen ndodh brenda një dite, të 16-
të qershorit të vitit 1904.
• Ngjarja vendoset në Dublin.
• Personazhet kryesorë janë: Leopold Blum dhe Moli
Blum – bashkëshortë dhe Stiven Dedalusi, mësues i
një shkolle private, që pikërisht më 16-të qershor 1904
do të largohet nga puna.
Romani përmban 18-të kapituj, kurse titulli “Uliksi” e përmban
emrin latin Ulysses për Odisenë e Homerit.

• Veprimi dhe personazhet e këtij romani u përgjigjen


skemave të veçanta nga Odisea. Blumi është Odiseu
– Uliksi (emri latin), Dedalusi është i biri, Telemaku,
kurse Moli është Penelopa besnike dhe njëkohësisht
Kalipsa provokative nga mitologjia greke.

• Pjesa e fundit e librit, kreu i 18-të është Penelopa.


Monologu i saj i gjatë në shtrat rrëfen shijet e historitë
e saj, raportin e saj me jetën, me të shoqin e me
shoqërinë në përgjithësi. Këtë mënyrë ka zgjedhur
Xhojsi për të dhënë Penelopën moderne (Moli Blum),
e cila mbetet në të njëjtën kohë një nga shembujt më
të arrirë se si një personazh ndërtohet vetvetiu.
“Uliksi”
• Sa i përket romanit “Uliksi”, ai nuk mund të kuptohet
duke u bazuar vetëm në rrafshin horizontal të tij, andaj
duhet të ndalemi në rrafshin vertikal, sepse Xhojsi
gjatë shkrimit të romanit është shërbyer me një
përqëndrim intelektual, me një logjikë të brendshme,
të cilën lexuesi nuk mundet ta zbërthejë duke e lexuar
romanin në mënyrë sipërfaqësore. Andaj, romanin
“Uliksi”, jo secili mundet ta kuptojë lehtë.
• Uliksi – Odhiseu, mbreti i Itakës, Penelopa – gruaja
besnike – Dedalusi, djali i tyre, Telemaku ...epi i
Homerit “Odhiseu” – Leopold Blum – Odhiseu i një
kohe moderne, Moli Blum –Penelopa e një kohe
moderne, Dedalusi- Telemaku i kohës moderne –
“Uliksi”.
Të ndalemi në disa detaje nga romani “Uliksi”

• Romani fillon me Stiven Dedalusin, mësuesin e historisë, që


më 16 qershor 1904 bëhej gati për në punë. Banesën e ka
ndarë me shokun shpotitës, Bakun, i cili e urdhëron që
çelësin e shtëpisë ta lë dhe në ora 12.30 të takohen në
pijtore.
• Në ora 10:00 Stiven Dedalusi është në shkollën për djem
‘’Garrett Deasy’’, ku ligjëron lëndën e Historisë. Pas
ligjeratave takohet me Dizin që ta merr pagën.
• Më pas largohet dhe endet vetëm në Sandymount Strand,
ashtu që në kokë i lindën ca vargje që i shkroi në artikullin
më të grisur të Dizit, që i kishte thënë ta dorëzojë në
Redaksinë e gazetës.
• Më pas Xhojsi kalon te mëngjesi i Leopold Blumit, një çifut
hungarez, që në ora 8:00 ia përgatit mëngjesin gruas së tij
dhe ia lë në shtrat së bashku me postën.
Në një nga letrat kishte parë se ishte edhe letra e menaxherit të
koncertit të gruas së tij, Bleizis Bojlan, për të cilin dyshonte se
është dashnori i saj. Në letër shkruante se do ta vizitonte në orën
16:00 pas dite.
• Më pas e kishte edhe një letër nga bija e tij, Mili. Largohet
nga shtëpia dhe shkon në zyrën e punës së tij, ku në postë
kishte letër nga Marta Kliford...e lexon dhe shkon në kishë
dhe urdhëron njerëzit e vet ta përcjellin lëvizjen e Molit, që
ata i thanë se ajo kishte shkuar në barnatore.
• Dalëngadalë autori na njofton edhe me babain e Stiven
Dedalusit, Simonin dhe ca personazhë të tjerë.
• Simoni pasi e kishte humbur gruan ishte dhënë pas pijes,
por nuk ishin më të mirë edhe ata për rreth tij, as Leopoldi,
po as Siven Dedalusi. Kjo hetohet sidomos kur të
lartëpërmendurit do të takohen në një pijtore dhe nga pijtorja
do të mbarojnë në një shtëpi publike.
Në pijtore, Leopoldi i rrëfen Stiven Dedalusit për humbjen e të birit
dhe se ishte në kërkim të tij, përderisa Stiveni ankohej nga babai i
tij, pasi ishte dhënë pas pijes, e të tillë nuk e donte, andaj e lë
punën dhe është dhënë në kërkim të një babai të përkryer.
• Dy persona me një qëllim, që lexuesin e mbajnë me sy të
hapur, se çfarë do të ndodh...Leopoldi e shikon Stiven
Dedalusin si djalin e tij, që i kishte ndërruar jetë dhe së fundi
e gjeti, apo Stiven Dedalusi e gjeti babain e përkryer në
leopoldin?!
• Rrëfimi i mëtutjeshëm e zbulon atë që sytë e shohin....Të dy
së bashku shkojnë në bordellon e Bela Kohenit, edhe njëri,
edhe tjetri shuajnë epshet e tyre...
• Pasi ishte vonë, Leopoldi e fton Stivenin në shtëpinë e tij.
Atje gjërë e gjatë biseduan rreth prejardhjes së tyre dhe i
propozoi që natën ta kalojë me ta, mirëpo Stiveni në mënyrë
të sjellshme e refuzoi. Largohet i dëshpruar, nuk e gjeti
babanë e përkryer, kurse Leopoldi nuk e gjeti djalin e tij.
Leopoldi shtrihet në shtrat dhe porosit Molin, që ajo të
nesërmen në krevat t’ia sjell mëngjesin...e zë gjumi,
përderisa Moli fillon me monologun e saj. Në atë monolog ajo
shpalos historitë e saja, nga del mbi sipërfaqe se ajo në asnjë
mënyrë nuk mundej t’i afrohej Penelopës së Odhisesë. Ajo
ishte një grua e një kohe moderne, asaj përveç vetja nuk i
interesonte askush tjetër. Ishte grua, ishte nënë, kishte me kë
të merret, kishte Milin, por si duket, nga përshtypjet nga
romani Mili ishte viktimë e prindërve që shikonin që edhe një
ditë të kalojë, po si do të kalojë, nuk ishte me rëndësi.
Marion ( Moli ) Blum, e rritur në Gjibraltar, ka qenë një vajzë e
shëndetshme dhe mjaftë e bukur...martohet për Leopoldin
dhe ndodhi më e keqja që e humbin djalin. Tani më ajo 33
vjeçare ndaj Leopoldit nuk kishte fare durim, ngase edhe më
nuk ishin intim. Shtrohet pyetja, vallë mosafërsia e dy
bashkëshorteve solli atë imazh negativ që i hidhet Molit?!

You might also like