You are on page 1of 6

SHKËLQIMI

DHE RËNIA E
SHOKUT ZYLO

Dritëro
Agolli
Njëri nga romanet më të njohura të autorit, Dritëro Agolli, padyshim
që është romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, të cilin e botoi
në Tiranë më vitin 1973.

Në qendër të romanit qëndron ngritja, shkëlqimi dhe rënia nga posti i


piramidës së Ministrisë së Kulturës, të Zylyftar Kamberit, që në postin
e tij u ngrit përmes djersës dhe mundit të shkresaxhiut të tij Demkës,
e përmes të cilit autori e shpalos një pjesë të shoqërisë shqiptare,
fytyrat e të ashtuquajturve “të mëdhenj”, mirëpo analfabetë, që
gjithmonë presin që të tjerët t’ua kryejnë punët dhe të dekorohen me
famë të rrejshme, me brohoritje dhe duartrokitje nga masa popullore.

Puna e “të mëdhenjve” është sikur hunda, pra nuk duhet të shtojmë
sasi hundësh,por duhet të rrisim nivelin e nuhatjes dhe cilësinë e
nuhatjes me hundën që disponojmë. Me një sektor të një Ministrie
duhet të udhëheqin vetëm ata që kanë aftësi dhe janë kompetent për
punën që e kryejnë me dinjitet dhe përgjegjësi të plotë.
Figura qendrore në këtë roman është Zylyftar Kamberi, apo i njohur
si shoku Zylo , i cili pas një fjalimi të sukseshëm arrin të zë një kolltuk
drejtues si funksionar i lartë i Ministrisë së Kulturës, me detyrë prej
mirëmbajtjes së monumenteve e deri te hamamet e fshatrave.

Po, shoku Zylo gjithmonë ishte në lëvizje, pushim për të nuk


kishte...Ishte edhe një burrë që kujdesej për familjen...kujdesej për
gruan, dy fëmijët dhe për babanë.

Vetëm për një ditë dobësohet aq shumë, sa nuk i ngjante vetes, prej kur
babai i tij ishte shtrirë në spital, për shkak të goditjes në zemër.... I
shkreti Zylo!!! I ngarkuar me shumë punë, nuk dinte kah më parë t’ia
mbante, punës shtetërore, apo familjes.
Babai e adhuronte të birin, sepse gjithmonë ka qenë i rrethuar me
njerëz “të mëdhenj”. E të mos flasim për fjalimet e shokut Zylo, ata ishin
aq të thella, sa që populli mezi priste ta dëgjojnë. Këshillonte fshatarët
dhe ato nuk e linin pa duartrokitje e brohoritje..
Shoku Zylo shkëlqente, por kush fshihej pas shkëlqimit të tij,
kush ishte hija që e ndiqte në të arriturat e tij?!
Ishte Demka i zgjuar, por i pafat. Një burrë dyzet vjeçar, me plotë ,
energji për të shkruar, një tregimtar dhe bashkëpunëtor i Zylos, i
ngarkuar për kulturën dhe shfaqjet, me prirje të madhe letrare,
megjithatë i robëruar duke shkruajtur fjalime, raporte, diskutime për
eprorët analfabetë të cilët falë punës së tij të palodhshme bëjnë
karrierë politike.
Demka i shkretë dikur gazetar me prirjeshkrimtari në vend që të ecte
para me punën e tij, ra aq poshtë sa që doli edhe qesharak, ngase
kudo e shoqëronte shokun Zylo...edhe nëpër konferenca, edhe nëpër
premiera teatrore, po edhe në rrugë, taman si një klaun i cirkut.

Me një rast ra në një situatë shumë të vështirë, i duhej që të


shkruante dy raporte, një për Zylon e një për shokun Q.
“ Mjaftë më u lodha! Mjaftë! Mjaftë!” Shoku Zylo e ofendoi me fjalën
“Jago” – intrigant... Edhe këtë ofendim e gëlltiti Demka i shkretë.
Në fund çdo gjë doli mbi sipërfaqe. Ishte lufta për post midis shokut
Zylo, shokut Q. dhe Shemshedinit!!!

Në konferencë kur dolën me fjalimet e tyre para Kryetarit dështuan dy


të parët, fitoi Shemshedini.

Çfarë ndodhi me Demkën?

Vazhdoi që t’i nënshtrohet eprorit të ri. Ja pse themi se Demka ishte i


pafat! Ai nuk kishte kohë as për gruan, as për familjen kurse dy
analfabetët e ngarkonin Demkën më tepër se ç’mundej të mbante mbi
kurriz. Në vend që demka të shkëlqente me punën që e kryente, të
tjerët përfitonin nga mundi i tij.

Çfarë ndodhi me shokun Zylo? Thjeshtë iu humbën gjurmët. Flitej se


ishte sëmurë, dikush thoshte se ka dalë jashtë shtetit, por të vërtetën e
dinte vetëm ai dhe askush tjetër.
Karakteristikat e veprës
‘Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo’ është roman satirik. Ai është i
ndërtuar tërësisht mbi figurën e irionisë dhe sarkazmës
. Tema kryesore në këtë vepër është ajo e demaskimit të dy
dukurive më negative të socializmit: paaftësinë e drejtuesve në
pushtet dhe mendjemadhësi, dëshira për fuq, madhështinë e tyre
të rreme. Kjo temë është universale, për cdo kohë e për cdo vend.

Në roman autori me mjeshtri të rrallë vë në lojë përmes humorit


dhe ironisë servilizmin – nënshtrimin dhe konfrontizmin, që për një
shoqëri të shëndoshë janë të dëmshme.

Gjuha e romanit është e mbushur me shprehje zyrtare, politike si


dhe letrare. Nga vetë gjuha e autorit vimë në përfundim se Dritëro
Agolli ka qenë njohës i mirë edhe i gjendjes politike të shoqërisë
shqiptare si dhe të pamundësisë që i afti të ngrejë kokë në një
shoqëri e cila udhëhiqet nga analfabetë.
Mujasera Aliu, prof.

You might also like