You are on page 1of 2

Analize “Një natë pa gjumë ” Migjeni

1.Poezia “Një natë pa gjumë” është një klithjederi në skaje të vetmuarit. Kjo klithje shqiptohet si :

-thirrje universale: pak dritë...

-thirrje e përcaktuar: o shok, o vlla, o burrë, o hero.

Pavarsisht thirrjeve të përcaktuara, poezia më tepër artikulohet si monolog i të vetmuarit, sesa si


dialog.

2. Thirrja e poetit del në dy forma, si:

-lutje për qetësi personale

Pak dritëvetëm, të lutem mshirë të kesh

Se do cmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.

-vullnet e shpresë për ndryshime

Me flakën e pishës në qellin e ksaj nate

ta shkruejshekushtrimin....Ehu Burrë i tretun!

3.Pisha e ndezur fillimisht simbol për të ndricuar shpirtin, kthehet funksionalisht në simbol të
kushtrimit e të ndryshimit.

4.Njeriu-poeti mbetet thjesht në nivel të vullnetit e të dëshirës, pasi vetmia e tij është totale: vetmi
fizike dhe shpirtërore.

Nuk ka miq pranë; heroi dhe burri i fortë janë ideale të ëndërravë të tij. Veten e quan burrë i tretun.
Ky epitet tregon rënie fizike dhe shpirtërore, që bën të mbyten thirrjete poetit për ndryshim.

5.Në vargun Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët... poeti aludon për forcën e ideve dhe të
poezisë së tij për t’i nxjerrë njerzit nga terri i errrësir. Ai ndien dhimbje dhe për vetminë e tyre, se
nuk është në gjëndje t’ua ndricojë mendjet, nuk është në gjëndje të kthehetnë një lider të tyre
shpirtëror.

Dergjem n’errsinë pa gjumë dhe pa dritë...

Askush s’më ndijon, cirrem kot më kot...

6.Simboli i gjelit dhe i këngës së tij është i pranishëm në disa krijime të Migjenit dhe gjithmonë dalin
me funksion ironizues. Kënga e gjelit si shenjë e nderrrimeve bëhet e pabesueshme. Nënteksti i
poezisë fsheh notat tragjike të vetë jetës së Migjenitqë po shuhet nga sëmundja.

Por un s’besoj sonte në fjalëte ksaj bote.


7.Dilema e poetitkalon sipas një kurbe të caktuar:

-nga kërkesa ekzistenciale, që del në formën e një krize fizike e shpirtërore dhe realizohet përmes
kundërvënueve të forta:

Kur të dhemb e s’di c’te dhemb, e syni gjum’nuk ka,

Urren, nuk din c’urren, s’don e s’din se c’don

-në kërkesën e madhe për ndërrime, që del me formën e një thirrjeje të fuqishme:

Do ta shifsha vallen tande në maje të një shpate

Këtu kurba arrin kulmin. Dhe më pas fillon rënia nga stërmundimi fizik e shpirtëror, për të arritur te:

-zhgënjimi, në formën e pyetjeve retorike e ironizuese:

Gjel rren a s’rren? Cila asht fjala jote?

-Përmbyllja – kërkesa për shpëtimin individual:

O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,

më fal ate që due: gjumin dhe andrimin

tanimë ka ardhur fundi, qetësia; ka kaluar kriza e luftës për jetë, ka kaluar dëshira për misionin e
idealit të lartë, është casti përfundimtar, qetësia vetmitare para fundit, vdekjes. Poeti nuk e sheh më
shpëtimin te drita, por te jastëku, mbi te cilin do të prehet shpirti i trupit që lëngon.

8.Poezia mbizotërohet nga toni thirror, përsëritja e fjalëve dhe shkallëzimi i dhimbjes që forcojnë
vetminë e dëshpërimin njerzor. Terri, drita, burri, heroi, jeta, vdekja, pisha, kushtrimi, ngushëllimi
janë koncepte-figura që e bëjnë këtë krijim poezi të dilemave të mëdha njerëzore.

You might also like