You are on page 1of 1

Bisede Letrare

I Huaji, Albert Kamy

Subjekti i romanit “I Huaji”:


Heroi kryesor i romanit Mersoi merr një telegram ku njoftohet vdekja e së ëmës.
Pas kësaj ngjarjet në roman ndjekin një rrjedhë fatale drejt vdekjes. Pas vdekjes
së nënës, vijnë dy të tjera, ajo e arabit në fund të pjesës së parë i cili vritet
aksidentalisht nga Mersoi dhe vdekja e vetë Mersoit në fund të romanit.
Ndërkohë mes tri vekjeve ndodhin fare pak gjëra, por ato mjaftojnë për të
plotësuar tablon e përgjithshme. Rrëfimi thuret me fjali të thjeshta e gjykime të
shkurtra, që fshehin me kujdes tensionin e brendshëm, që buron nga prania e
vdekjes.

Struktura e romanit “I Huaji”:


Romani përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë Mersoi i sheh gjërat kryesisht
me syrin e vetë. Në pjesën e dytë ai detyrohet ta shohë veten me sytë e të
tjerëve.

Rrëfimi i romanit “I Huaji”:


“I HUAJI” solli risi në mënyrën e rrëfimit.

 Rrëfimi bëhet në vetën e parë nga heroi  kryesor.


 Autori tërhiqet mënjanë.
 Heroi rrëfen thjeshtë, sinqerisht dhe pa asnjë koment.
 Të krijohet përshtypja se rrëfimi ndodh në momentin kur ndodh ngjarja.
 Rrëfimi nuk kërkon të emocionojë lexuesin.
 Ngacmon ndjeshmërinë dhe zgjon tek ai sensin e gjykimit.
Mesazhi i këtij romani:
Njeriu duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta, rëndësi ka cfarë jete bëjmë
dhe si e jetojmë atë. Njeriut i mungon liria, e cila i kufizohet qoftë nga rrethanat
objektive, po ashtu edhe nga ato subjektive.

Kjo vepër për 12 vitet e fundit ka rënë në tezën e Maturës Shtetërore


këto vite:
 Viti 2018 – Gjimnazi i përgjithshëm
 Viti 2011 – Shkollat Profesionale (pjesa e dyte)
 Viti 2009 – Drejtimi natyror (pjesa e dyte)

You might also like