You are on page 1of 7

ANALIZË “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”, Dritero Agolli

Ndonëse vetë shkrimtari D.Agolli është shprehur se “me ‘Arkën e djallit’ do të ndryshoj
përfytyrimin e letërsisë shqipe”, për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij
në prozë është “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973).
Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari “në vijë”, romani është në të njëjtën kohë
pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak
është ndarë me talentin.
Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja. Rreth tij
është debatuar shumë. Janë hequr paralele dhe janë bërë analogji me vepra të ngjashme që nuk
gjetën tribunë botimi në vende të Lindjes ish-komuniste. Me këtë rast është përmendur, jo pa
njëfarë çudie, shkalla e lirisë së krijimtarisë tek autorët më të talentuar në Shqipëri. Për një
gjykim më pranë së vërtetës rreth kësaj çështjeje, ndoshta duhej vënë në dukje fakti që ky roman
u paraqit fillimisht si pronë letrare e së vetmes revistë humoristike të vendit – “Hosteni” – si dhe
fakti tjetër i njohur, që e qeshura mundëson gjithçka. Përmbysjet e mëdha fillojnë me humorin.
Kur një periudhë historike mbërrin kohën e humorit, kjo do të thotë se ajo ka trokitur në çastin e
zbaticës. “Ushtari i mirë Shvejk shembi lavdinë e perandorisë”, thotë Hasheku.
Për burokratët dhe servilët është shkruajtur jo pak, por faji përgjithësisht i është hedhur njërës
palë: ose eprorit arrogant, ose vartësit të përulur. Kurse në romanin humoristik të D.Agollit,
Zyloja dhe Demka, shkurtime të emrave tradicionalë “Zylyftar” dhe “Demir”, ku nuk merret
vesh ku fillon “modernizimi” dhe ku mbarojnë “përkëdhelja/ përqeshja”, e meritojnë plotësisht
njëri–tjetrin. Të dy janë shkaktarë situatash që e bëjnë lexuesin të shkulet gazit, por edhe të
pezmatohet disi. Produkt i njëri-tjetrit, ata janë njëherësh bashkëfajtorë për lëngatën që e
vetëvuajnë.
Për artin e humorit paraqitja e dy personazheve në bashkëfajësi është një zgjedhje e njohur.
Mjafton të kujtojmë, bie fjala, lidhjet midis Don Kishotit e Sanço Pançës në veprën e mirënjohur
të Servantesit, Oliver Hardin dhe Sten Laurelin. Edhe Zyloja me Demkën të tillë janë, një në dy
apo dy në një. Ata ushqejnë njëri–tjetrin dhe nuk mund të ndahen. Zylo pa Demkë dhe Demkë pa
Zylo nuk mund të ketë. Cili prej tyre është më shumë fajtor? Kjo nuk është një gjë që zgjidhet
lehtë.
Komizmi i figurës së Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit të tij: ai i jep vetes të
tjera vlera nga ato që i takojnë, duke menduar se hierarkia shtetërore është edhe hierarki
meritash. Shoku Zylo është një nga qindra e qindra nëpunësit e mesëm të një aparati shtetëror me
shumë instrumente. Ai nuk është pa merita pune, diçka ka bërë për të mirën e saj, por këto merita
në peshoren e shoqërisë kanë rëndesë shumë më të vogël se në mendjen e Zylos.
Në të vërtetë Zylo Kamberi është një figurë tragjikomike. Veprimet e tij të bëjnë të qeshësh, po
aq sa edhe të ndiesh keqardhje. Zyloja nuk është një burokrat poterexhi, bujëmadh, i zhurmshëm.
Arroganca e tij është e heshtur. Prepotenca e tlj është me zë të ulët. Veprimet e tij përherë priren
nga qëllime të mbara, por çojnë në gabime trashanike.
Zyloja nuk është i vetëdijshëm për sëmundjen që e mundon. Ai nuk është një burokrat skematik,
që shquhet që atje tej. Përkundrazi, lexuesi e mbyll librin i bindur se, po të mund të bëhej i
ndërgjegjshëm për dobësinë, shokut Zylo ndoshta do t’i vinin mendtë dhe do të gjente forcë për
të ndrequr veten. Prandaj ai është një figurë fatkeqe, ku bëhen bashkë mirësia e qëllimit me
padijen, me humbjen e ndjenjës së realitetit, të masës për të vërtetën. Në këtë kuptim, Zyloja i
shfaqet lexuesit në një pamje sa të rrezikshme, aq edhe për t’i qarë hallin.

1
Zyloja nuk i beson faktit, por imazhit që ka në mendje, iluzionit. Përmasa e jetës në mënyrën e të
menduarit të tij është zëvendësuar nga idetë format. Subjektivisht Zyloja e konsideron veten në
pararojë të shoqërisë, kurse objektivisht e kufizon atë. Këtu ndahet edhe qëndrimi emozional i
autorit. Ai e përqesh, e satirizon, e vë në pozitë të vështirë personazhin e vet, por edhe i
dhimbset, e justifikon disi, madje, në një farë mënyre, ka raste kur duket qartë se e merr në
mbrojtje, duke mos e zhveshur nga çdo vlerë. Situatat që kalon Zyloja i jeton me seriozitetin më
të madh, kur të tjerët mezi e mbajnë të qeshurën. Duke ngatërruar forcën e ligjit, të kompetencës,
të të drejtave si epror, me forcën e argumentit, që është autoriteti më i lartë, ai i mvesh vetes
atribute të pamerituara, beson verbërisht në forcën çudibërëse të urdhërit, të fjalës. Duke imituar
modelin që ka zgjedhur si shpresë për “nëpunësin në ngjitje”, ai shmanget nga vetja.
Burokrat i çuditshëm, në të shumtën e herës i dehur nga një realitet që nuk ekziston, i mërguar
nga jeta e vërtetë, megjithatë, herë-herë Zyloja thotë disa të vërteta lakonike dhe të befta, që ai i
quan “ese”. Në këto raste është shumë e vështirë të përdoret për të emërtimi burokrat. Madje
thua: “sa mirë do të ishte të mos e pushtonte ajo sëmundje e mallkuar, ajo marramendje, ajo
dehje që vjen nga iluzionet, ai dyzim i realitetit.
Hasheku, në parathënien e romanit të tij të njohur “Ushtari i mirë Shvejk”, thotë se kënaqësia dhe
vlerësimi më i madh për të ka qenë kur dëgjoi një ushtar t’i drejtohej me emrin e personazhit të
tij shokut të vet., Këtë kënaqësi duhet ta ketë ndier edhe autori i romanit “Shkëlqimi dhe rënia e
shokut Zylo”. Zyloja dhe Demka janë bërë shenjime kategorish të shoqërisë. Edhe si burokrat,
Zyloja është i veçantë, disi kapricioz, kontradiktor, krejt i pangjashëm me një galeri të tërë
personazhesh të këtij lloji, që gjenden në letërsinë humoristike apo johumoristike. Zyloja është
një burokrat me dramë, burokracia e tij nuk është butaforike dhe estradeske. Natyra e dyfishtë,
mospërputhja ndërmjet qëllimit dhe përfundimit, i provokon lexuesit emocione tejet të kundërta.
E rëndësishme është se cilido që të jetë emocioni: dhimbje, keqardhje, përqeshje, lexuesit i
shkakton ndjenjën e refuzimit ndaj pozitës së personazhit.
Zyloja dhe komisari Memo janë dy prej personazheve që e kanë vënë autorin në provën e
skemës. Një burokrat dhe një komisar, në një letërsi të mbushur me burokratë dhe komisarë,
ishte e vështirë të kishin individualitetin e tyre. Nëse D.Agolli edhe në këto dy raste e tejkalon
skemën, duke krijuar një burokrat të vërtetë dhe një komisar të vërtetë, kjo do të thotë se ai e ka
mundur skemën.
Demka, nga ana e tij, gjlthashtu është sa qesharak, aq edhe i mjerë. Dikur njeri me talent, me
kohë ai e ka lënë rrugës individualitetin dhe dhuntinë e vet, për t’iu nënshtruar “vullnetit të
detyrës”, një eufemizëm për vullnetin e eprorit. Ai nuk e ka zotësinë magjike të kundërshtimit
dhe lexuesi thotë “mirë t’i bëhet”, por prapë se prapë ndjen keqardhje për të.
Me Demkën autori paralajmëron se njeriu i zakonshëm mund ta shpërngulë fajin nga vetja dhe të
gjejë një alibi, por ai që ka hyrë në botën e mediumeve publike nuk ka alibi. Individi fiton aq liri
sa meriton. Për skllavin e bindur më e mira është skllavëria.
Ku mund të jenë sot, pas dy dekadave jete si personazhe ndërmjet lexuesve, Zyloja dhe
Demka?
Një gjë mund të thuhet me siguri: ata përsëri janë bashkë. Ndoshta mund të kenë ndërruar rolet.
Kjo ndodh shpesh me çifte të tillë personazhesh. Në romanin e njohur të Servantesit në fillim
Don Kishoti është krejt jashtë realitetit, në botën e iluzioneve, kurse Sanço Pança habitet me
lajthitjet e të zotit. Por në fund të romanit është Sanço Pança që e humbet sensin e realitetit, duke
besuar se është emëruar guvernator i një shteti, ndërsa Don Kishoti habitet me naivitetin e
shqytarit të tij.

2
- PROBLEMATIKA E ROMANIT
Ngjarjet ne kete roman zhvillohen ne kohen kur vendi yne ishte nje diktature. Ky roman trajton
nje nga ceshtjet me aktuale per ate kohe dhe jo vetem sic eshte burokracia. Ajo pasqyrohet
ndermjet personazhit kryesor, Shokut Zylo, dhe mjetit artistic kryesor satires. Shoku Zylo
perfaqeson te gjithe xyrtaret e larte te cilet domosdojane te prekur nga burokracia e nga detyrat e
shumta. Te gjithe keta kane nga nje njeri te besuar, te cilit i besojne madje edhe fjalimet e jetes,
ata me te rendesishmit. Keta perfaqesohen nga Demka i cili edhe pse jo me deshire, por me
‘dhembshuri’ per shoket e medhenj u bejne sherbime te ndryshme.Qe te dy keta personazhe dhe
ata qe perfaqesojne nuk mund te bejne pa njeri-tjetrin. Puna e shkresat e Zylos nuk bejne dot pa
dobesine e Demkes.
Lufta kunder pushtetit shfaqet e trajtohet ne te gjithe romanin, megjithese ne te njejten kohe eshe
zbutet edhe theksohet nga ironia e thelle. Ky eshte qellimi i autorit; me kete roman ai godet
pushtetin e atehershem duke u ngritur e rebeluar.
Mesazhi kryesor i ketij romani eshte lufta per te drejtat tona dhe ajo kunder atyre qe i
shfrytezojne ato. Te jemi te afte te kundrshtojme kur na cenohet dicka e te luftojme per ate qe
vertet duam.
- ANALIZA E PERSONAZHEVE
Shoku Zylo eshte personazhi kryesor ne kete roman. Ai eshte drejtor i sektorit te librit ne
sektorin e madh te kultures. Shoku Zylo vendoset ne kete post ne fillim te librit. Qe ne kete
moment veme re se ai merr ne dore freret e punes, por gjithmone ve ne dukje mangesite e
drejtorit te meparshem.
Ai mendon se idete dhe puna e tij jane nje vlere e madhe per shtetin e kulturen, kur te tjeret
mendojne ndryshe, por posti e ben Zylon te pakundershtueshem.Ai i jep vlera te pamerituara
vetes e punes se tij; mendon se hierarkia shteterore eshte edhe hierarki meritash. Por Zylo i ka
meritat e tij, por jo ne nivelin qe ai i imagjinon.
Veprimet qe ai ben here na bejne per te qeshur e here sikur ndiejme keqardhje per shkak te
padijes se Zylos. Burokracia e karakterizon ate ne liber, por kjo nuk dallohet qe ne pamje te pare.
Ajo flet me ze te ulet e qendron e heshtur tek Zyloja, por perseri eshte aty.
Zyloja jeton i percepton gjerat sipas iluzioneve te tij e jo sipas fakteve e se vertetes.
Pra ky eshte Zylo, nje personazh sa per te ardhur keq ashtu edhe per te qeshur i cili eshte rezultat
i pushtetit te kohes.
Demka eshte nje nepunes i thjeshte si shume te tjere ne ate kohe. Ai eshte personazhi qe na
rrefen ngjarjen. Demka eshte nje letrar jo pa merita dhe kjo duket ne kerkesat per shkrim e
referate nga shefat e tij. Por talenti i tij si letrar shkoi i gjithe per referatet e konferencat dhe u
zbeh shume.
Demkes te gjithe i kerkojne studime e shkrime dhe ai pranon, por kjo jo sepse ai do. Kjo ndodh
sepse ai nuk ka fuqi te kundershtoje; nuk arrin ta beje. Pavaresisht se thote se heren tjeter nuk do
te perserise te njejtin veprim, perseri pranon. Dhe keshtu referat pas referati, ai filloi te humbte jo
vetem talentin e tij, por edhe veten e tij. Faji kryesor edhe pse mundohet ta fshehe eshte tek vetja
e tij. Dhe ne mund te themi mire t’i behet, por perseri na vjen keq per te. Te gjithe keto tregojne
se edhe Demka eshte nje nder viktimat e shumta te diktatures e cila e pengon ate ta thote qe do e
te luftoje per veten e mendimin e tij.
Arianiti eshte nje nga nepunesit e thjeshte nen vartesine e Zylos. Sic e dine te gjithe me drejtoret
perpiqemi te sillemi sa me mire edhe kur ata e kane gabim sepse e kerkon vendi i punes. Keshtu
benin te gjithe nenpunesit e Zylos, sidomos Taqi. Por Arianiti ishte e kunderta e tij. Ai ishte nje
njeri i zymte i cili nuk shihej shpesh duke qeshur apo me humor te mire. Faktikisht humori i tij

3
nuk ndryshonte; ai ishte po njesoj; ne nje vije te drejte sepse gjithmone ishte i vrazhde ne
pergjigje e fytyra e tij ishte e vranet.
Por dicka me me rendesi eshte se kjo vrazhdesi nuk ndryshonte as ne lidhje me shokun Zylo.
Madje ndaj tij ai pergjigjej akoma me me shume mllef. Na habit fakti se edhe pse nuk sillej mire
me Zylon, ai nuk e pushon nga puna e madje nuk ankohet. Arianiti eshte nje nder personazhet e
mi te preferuar per kete fakt. Ai ishte i vetmi qe e thoshte hapur se Zylo ishte nje burokrat qe nuk
e meritonte postin qe mbante.
Dhe ne fund shohim se eshte ai qe emerohet drejtor.
MJETI ARTISTIK: SARKAZMA
Sarkazma - (nga gr. sarkazo-kafshoj mishin). Kur ironia merr një karakter te hidhur, sulmues,
kur shpreh urrejtje dhe përbuzje te thelle quhet sarkazëm. Këtë mjet te fuqishëm e përdorin
shpesh poetet ne veprat satirike ose oratoret ne ligjëratat e veta kur duan te demaskojnë e te
goditin rende kundërshtaret, veset e te metat e ndryshme te një shoqërie, klasat shfrytëzuese,
parazitet e ndryshëm, etj.
Kete figure artistike perdor edhe autori ne kete roman. Satira shoqeron pothuajse cdo personazh
ne kete liber, por me shume Shokun Zylo. Autori e thumbon Zylon ne shume veprime qe ai ben.
Situatat e ndryshme qe krijohen si ne zyre, si ne fshat, si ne plazh na bejne per te qeshur per
shkak te fjaleve te Zylos, te cilat fliten me nje seriozitet te madh. Ketu duket edhe humori i holle
i autorit; Zyloja me reagimet e tij serioze do te tergoje autoritetin e tij, por kjo e ben ate edhe me
qesharak ne syte e te tjereve.
Por kjo figure artistike nuk ka vetem per qellim te thumboje vetem Zylon e karakterin e tij. Me
ane te saj autori godet fort te gjithe sistemin e asaj kohe, te gjithe pushtetaret burokrate dhe
hierarkiste.
VLERESIME PER ROMANIN
“Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” i Dritero Agollit
Marre nga gazeta franceze “Le Figaro” date 20 korrik 1990 dhe shkruar nga Alen Boske
Pas Ismail Kadarese, Shqiperia na zbulon nje autor me permasa evropiane. Dritero Agollin me
nje roman satirik qe meriton te krahasohet me te famshmin “Revizor” te Nikolaj Gogolit. Asgje
nuk eshte me eksituese, me e kendshme, me komike se sa ky portret i nje aparatciku te kenaqur
nga vetja dhe qe i shtyp njerezit per te miren e njerezimit me humor dhe miresjellje.
Pierr Gamarra: Nje roman qe te habit
Revista “Europe”, gusht 1990
Nga shkrimtari shqiptar Dritero Agolli kemi nje roman sarkastik dhe qe te habit, “Shkelqimi dhe
renia e shokut Zylo” (Galimard), i perkthyer shume mire nga Kristian Gyt. Mund te merren me
mend lehte veshtiresite qe ka kapercyer me zotesine e tij te madhe perkthyesi; tregimi dhe
dialogjet plot dykuptime, tallje te perziera me dhimbshuri, qe duhej t’i ndjente shume lexuesi...
Na thane se ky roman satirik ishte botuar ne fashikuj ne vitin 1972 ne nje te perjavshme
shqiptare dhe se “shume shpejt pati suksesin me te mash, megjithe rezervat nga disa zyrtare te
larte”. Fort mire per bese! Le te mos harrojme te theksojme se, per mendimin tone, shoku Zylo
duhet te kete ne shume vende, me sisteme te ngjashme apo te ndryshme politike. Ky liber qe me
siguri shenja e pare e asaj se cfare po ndodh ne Shqiperi ne castin kur po shkruhej
Satire e tmerrshme
Marre nga “Figaro Magazine”, 26 maj 1990, shkruar nga publicisti Robert Lacontre ne nje
artikull per Shqiperine
Dritero Agolli, Kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, eshte gjithashtu nje rast i

4
vecante, “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” eshte nje satire e tmerrshme ndaj te privilegjuarve
te sistemit.
UBU ne Shqiperi
Shkruar ne revisten “L’illustre” te Lozanes, Zvicer, gusht 1990
Shqiperia, sikur te kishit qene atje, por per fat te mire qe nuk keni qene, njihet ne saj te talentit
satirik te romancierit Dritero Agolli. “Socializmi nenkupton llogarite e sherbimit dhe
kontabilitetin”. Kjo fraze e shokut Zylo, pergjegjes i Zyres per Ceshtjet kulturore, jep tonin: nje
portret qesharak dhe pak i hidhur, megjithate pa manekizem, i funksionarit shqiptar.
Mario Biondi: Nga vendi me i mbyllur i Evropes nje roman elegant
Ne gazeten italiane “Corriere della sera”, e diele, date 23 janar 1994
Nga Dritero Agolli, nje personazh me nje force te mahnitshme njerezore, neper librarite e Italise
gjendet ne shitje libri “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”. Nje liber ky, pa dyshim i vecante. Do
te ishte e mira qe dhe ky liber te botohej ne italisht, per te dhene keshtu nje kuader me te plote e
me te thelluar mbi panoramen kulturore deri tani misterioze te Shqiperise.
PYETJE-PERGJIGJE
Çfarë raporti ka ndërmjet titullit dhe përmbajtjes?
-Në mënyrë të përmbledhur ngjarjet lidhen me kulmin e karrierës së shokut Zylo dhe rënien e tij
nga ana profesionale.
Ngjarja është e treguar në një rend kronologjikë, nëpërmjet retrospektivës apo nëpërmjet
pararendjes?
-Ngjarja është e treguar në rendin kronologjikë.
Ka pjesë përshkruese, dialoguese dhe reflektuese?
-Po, në romanin në fjalë i gjejmë të treja llojet e përmendura. Pjesa përshkruese na lejon të
kuptojmë më shumë rreth kohës së komunizmit, kur janë zhvilluar ngjarjet. Pjesa dialoguese luan
një rol të rëndësishëm në kuptimin e personazheve.
Ka një personazh kryesor? Cili është? Pse konsiderohet i tillë?
-Po, ky roman e ka një personazh kryesor dhe është pikërisht Zylo Kamberi. Konsiderohet si i
tillë sepse, megjithëse nuk është ai rrëfimtari, ngjarjet përqëndrohen rreth tij.
Si përshkruhet nga ana e karakterit?
-Njerëzit që e rrethojnë e mbajnë për një drejtues me autoritet, njeri të shkolluar, i zgjuar dhe
artdashës.
Na flet drejtpërdrejt autori apo një personazh tjetër?
-Në fakt në këtë roman na flet personazhi i Demkës.
Në ç’kohë zhvillohen ngjarjet?
-Ngjarjet zhvillohen në kohën e regjimit komunist në Shqipëri.
Cila është kohëzgjatja e ngjarjeve?
-Ngjarjet fillojnë me ngritjen e shokut Zylo në detyrë dhe mbarojnë me heqjen e tij nga posti i
rëndësishëm që kishte.
Në cilën vetë tregohen ngjarjet?
-Tregohen në vetën e parë.
Ndërtimi sintaksor i fjalisë është i thjeshtë apo i përbërë?
-Në roman hasim që të dyja ndërtimet sintaksore të fjalive, por më së shumti kemi fjali të
përbëra.
Leksiku është i përdorimit të përditshëm apo i përzgjedhur?
-Kur kemi fjalë të shokut Zylo apo të intelektualëve të tjerë, leksiku është i përzgjedhur, ndërsa

5
në fjalët e Demkës ose të personazheve të tjerë kemi dhe leksik të përdorimit të përditshëm.
Cila gjuhë ëshë përdorur: letrarja apo dialektorja?
-Gjuha e përdorur është ajo letrare.
Me çfarë problematike përballet autori?
-Autori në njëfarë mënyre ironizon administratën në atë periudhë.
Çfarë efekti do të ketë autori mbi lexuesin?
-Autori ka si synim ta bëjë lexuesin të qeshë, prandaj dhe vihet re përdorimi i theksuar i ironisë.
- Fragment
Nuk kisha dëshirë të shkoja në asnjë zyrë. Isha lodhur duke ndenjur në kolltuk para shokut Zylo.
Veç kësaj, më pihej një kafe. Kështu që pas tij dola edhe unë. Hyra në kafe "Tirana" dhe u ula në
një tavolinë përballë dritares. Duke ndenjur i menduar, fillova të qeshja me vete: "Për mua shoku
Zylo është fenomenal. Me shumë njerëz kam punuar. Shumë njerëzve ua di psikologjinë,
karakterin, tekat. Por njerëzit që kam njohur nuk mund të krahasohen me shokun Zylo. Si do të
më shkojë puna me të, vallë? Më duket se ky do t'i shkruajë vetë referatet dhe raportet.
Unë vetëm do t'i mbledh të dhëna. Të paktën kështu do ta kem më lehtë..." - mendova i ulur në
tavolinë. Pastaj, aty për aty, më ndriti një mendim: "Sikur të shkruaj çdo ditë në një fletore pjesë
nga bisedat me shokun Zylo, pjesë nga fjalimet e tij në telefon pjesë nga kuvendimet e tij me
njerëzit, kjo do të jetë diçka e rrallë. Po, unë do të merrem përsëri me letërsi! Ta shohë Zenepja
se cilat do të jenë, tregimet më të forta, ato që shkruan Adem Adashi me fejesa e shfejesa, me
burra shpatullgjerë e me hoxhallarë, apo ato që do të shkruaj unë... "Prapë qesha, por këtë radhë
me zë. Por papritur, pas kësaj qeshjeje, më pushtoi një trishtim i pakuptuar. Në ndërgjegjen time
të dytë vinte jehona e raporteve. Kjo jehonë gjithnjë kështu më ndiqte. Edhe kur më shfaqej
ndonjë gëzim i turbullt, jehona e raporteve goditëse në muret e ndërgjegjes sime dhe ma shuante
këtë gëzim të pandezur. Edhe te shoku Zylo, - mendova me vete, - nuk do të shpëtoj nga raportet.
Unë i duhem shokut Zylo, prandaj kërkoi të më mbajë pranë. Ta zemë se për një kohë ai do të më
lërë të qetë. Pastaj? - pyeta veten. - Në mos më ngacmoftë shoku Zylo, do të më ngacmojë shoku
Q. Edhe shokut Q i duhen raportet. Kurrizi yt, o Demkë, do t'i mbajë të gjitha letrat e nxira të
futura në dosje të bardha!"
Përsëri qesha si psikopat: "jo, jo, më duket se po lajthit..."
Në tavolinë m'u kujtua ftesa e shokut Zylo. Sa e priste! Me siguri ajo nuk i ka ardhur. Kot e pret.
Ai e di që nuk i vjen. Edhe sikur të mos i ketë ardhur, do të thotë se i erdhi, por nuk kishte qejf të
shkonte.... Shoku Q. ka rrezik ta lërë mbrëmjen solemne dhe të shkojë në shtëpi të shokut Zylo
(sipas mendimit të tij).
Më erdhi keq për të. Sikur të kisha një ftesë do t'ia jepja. Le të shkonte...
Tek rrija në tavolinë, pashë nga dritarja Bakirin, një nga kolegët e mi. Ai më vuri re dhe u kthye.
- Ne thamë se do të punoje në zyrën tonë; ti e paske punën me shefat, - tha ai.
- U paraqita për herë të parë.
- E, të dha udhëzimet?
- Biseduam, - u përgjigja.
- T'i tregoi studimet e para në "prizmin shkencor?" - qeshi ai.
- Folëm për gjëra të tjera, - thashë, pasi nuk doja ta merrja nëpër gojë shokun Zylo.
- Po partiturat e Diogjenit t'i tregoi? - pyeti ai përsëri.
- Jo.
- Çudi! Ai i mban në çantë..., - tha Bakiri duke qeshur.
- Do të merrni një kafe? - e pyeta.
- Asgjë nuk do të marr, - tha ai. - E njihnit mirë më parë shokun Zylo? - shtoi.

6
- Pak.
- Unë e njoh mirë. Dikur kam pasur mjaft miqësi. Ai kujton se unë tallem me të dhe është
larguar, - tha Bakiri.
- Keni qenë edhe më parë bashkë në ndonjë punë?
- Kemi qënë në një klasë në shkollë. Pastaj ai u ngrit në përgjegjësi. Megjithatë, përsëri vazhdoi
miqësia jonë. Edhe tani kemi njëfarë miqësie.
Heshtëm për një çast. Nga dritarja frynte një erë e ngrohtë. Perdja e hollë lëkundej dhe herë pas
here më binte në fytyrë.
- Endrra e shokut Zylo është të emërohet ambasador në ndonjë vend të Evropës, - tha Bakiri.
- E kam dëgjuar, - thashë unë.
Bakiri qeshi.
Thenie e ese te shokut Zylo:
Lot: Leng ne kohe te mire, leng ne kohe te keqe.
Te dy keto lengje kane shije te njellojte konkrete.
Por kane shije te ndryshme abstrakte.
Dhe Faiku faqen nderron, dje shante, sot levdon…
Hunda eshte organ nuhatjeje.A mund te themi te shtojme sasine ehundeve? Duhet thene te rrisim
nivelin e nuhatjes dhe cilesine enuhatjes me hunden qe disponojme.
Qose: njeri qe nuk ka provuar gezimin e aktit te te rruarit.
Qeni eshte kafshe besnike. Pse zemerohemi kur na thone qen?
Kur ke cigaren ne gjie nuk e kruan dot te gjithe buzen.
Mendimi fluturon si zogu. Zogun e shohim, mendimin e ndiejme. Ky eshte ndyshimi.

You might also like