You are on page 1of 1

Shume nuk jane te sinqerte

Gregor Zamza, personazhi kryesor ne vepren “Metamorfoza”, te shkruajtur nga


Franz Kafka kalon nje shnderrim nje mengjes. Ai dallon se trupi i tij kishte
ndryshuar ne nje insekt me 6 kembe e dy antena ne koke. Ai sado te eperpiqet
te ngrihet,nuk ja del dot dhe nderkohe degjon te emen qe e therret,duke qene
se kishte shkuar ora 6;45 dhe ai ishte vone per ne pune.Pas nje diskutimi me
Administratorin e dyqanit dhe kalimin e disa oreve, Gregori tregon veten e
re.Familja e tij e cila ishte e gjitha varur financiarisht, tani nuk kishte me asnje
vleresim per te.

Njerezit kalojne te gjithe ne metamorfozat e tyre. Disa jane pozitive,disa


negative dhe ke shume qe jane ne mes. Disa njerez mund te kalojne problemet
e tyre dhe gjate tyre mund te kene edhe nevoje per ndihme,qe ne fund te mos
perfundojne ne menyre negative.

Keshtu njerezit ne nje sens edhe testohen per sinqeritetin dhe besnikerine e
tyre. Shume njerez mund te tregojne interes dhe dashuri ndaj teje ne moment
qe interesat e tyre plotesohen por ne nje moment qe ti nuk je me i vlefshem
per ta ata distancohen nga ty emocionalisht dhe ndoshta dhe fizikisht, sic
pame me Gregor Zamzen.Eshte shume e rendesishme qe njerezit qe mbahen
afer vetes te jene lloji i personit qe mund te besohet dhe qe mund te
mbeshtetesh.Ama eshte e rendesishme te kuptosh qe ky fenomen haset kudo,
jo vetem ne lidhje miqesore. Madje edhe ne familje kemi raste te tilla,ku njeriu
ngel praktikisht i vetem.

Mendoj se ky suport qe do ofrojne njerezit gjate periudhes se metamorfozes


do te ndikoje masivisht edhe ne rezultatin e saj.Cdo person qe kalon ne situata
te tilla pa ndihmen dhe mbeshtetjen e askujt ka shance me te larta qe te
perfundoje keq, ne shume aspekte te jetes.Njeriu eshte nje qenie sociale dhe
ne periudha te veshtira te jetes ai do kete nevoje per njerez te tjere afer tij me
shume se kurre.Ndersa ne rast se ke persona qe te rrine afer dhe te ndihmojne
ne keto caste ndryshimi, mundesite i ke te larta te dalesh me mire sesa hyre.

Pra, te gjithe njerezit kalojne ne metamorfoza te ndryshme gjate jetes se tyre


por eshte e rendesishme qe gjate kesaj periudhe te gjehen persona te cilet
jane te besueshem ku ti mund te mbeshtetesh gjate kesaj periudhe.Me kta
njerez mund t’ja dalesh dhe anasjelltas.Njeriu do mbeshtetet mbi tjetrin.

Ermbar Beqja

You might also like