You are on page 1of 2

Lënda: Gjuhë shqipe Klasa: 12

Tema:

 Fjalitë e ndërkallura

Fjalitë e ndërkallura

Fjali të ndërkallura quhen ato fjali që kanë të dhëna të ndryshme plotësuse për një fjali
apo fjalë të porsathënë dhe që kanë intonacion të veçuar.Këto shprehin diçka që folësi nuk e
quan esenciale,prandaj thuhet kalimthi,në parantezë.

Fjalitë e ndërkallura janë të ngjashme me shënimet në fund të faqes. Ato kryejnë këto
funksione:

a) Saktësojnë kohën dhe veprimin që shpreh fjalia kryesore

b) Shpjegojnë, sqarojnë kuptimin e fjalisë kryesore

c) Zbulojnë qëllimin, shkakun e fjalisë kryesore

d) Japin të dhëna plotësuese për personin ose ngjarjen e thënë në pjesën kryesore.
Këto fjali nga mënyra se si përfshihen në fjali janë tri llojesh:

a) pa mjete lidhëse: Drejt tyre po vinte fqinja (një vajzë e re).

b) me lidhëza bashkërenditëse: Ky vendim ( ose më mire ky projekt) ishte shkatërrues për


firmën.

c) me lidhëza nënrenditëse: Unë e njihja mire (se kisha punuar më parë me atë).

Shënim: Shikoni tabelën në faqen 164

Shenjat e pikësimit të përdorura janë pika, pikëpyetja, pikëçuditja.

Si t’i dallojmë fjalitë e nderkallura nga ato të ndërmjetme?

Detyrë: Të punohet në libër me ushtrimet në faqen 165

You might also like