You are on page 1of 1

Bëni një ese krahasuese për Mark-Alemin dhe Gregor Zamzën me temë: “Tjetërsimi i

njeriut në kushtet e mungesës së lirisë, të vetmisë dhe izolimit”.


Njeriu ne vetvete eshte nje qenie e lire, por bashkjetesa me te tjeret eshte ajo qe e burgos
ate. Shqeria e detyron individin qe ti pershatet asaj, duke hequr dore nga liria individuale. Njeiu e
ka te pamundur te jetoje i vetmuar dhe i izoluar nga shoqeria pradaj eshte i detyrauar te
pershtatet, te heq pjese nga vetja e tij dhe te tjetersohet per tu pranuar ne shoqeri. Por kur shtypja
nga shoqeria dhe mjedisi i jashtem eshte shume e madhe njeriu tjetersohet derisa ai e ka te
pamundur te njohe me veten e tij. Ky eshte fati i Mark Alemit dhe i Gregor Zamzes. Te dy jane
te detyruar te jetojne ne nje mjedis shtypes dhe te luftojne per te mbijetuar.
Mark Alemi ishte pinjoll i familjes se Qyprillinjve, familjes se dyte me te pushtetshme ne
Perandorine Osmane. Por edhe ai, qe vinte nga nje familje me emer si ajo e Qyprillinjve, nuk
mund ti shpetonte trysinse se diktatures. Si Qyprilli, Mark Alemi i kaloi shpjt shkallet e karieres
por sa me lart qe ngjitej aq me i madh ishte rreziku qe i kanosej. Ai ishte i detyruar te tjetersohej,
te mbyllej ne vete dhe te ndrydhte mendimet madje dhe enderrat per te mbijetuar ne kete sistem.
Tjetersimi i njeriut behej me qellim nga diktatura per te zgjatur jetegjatesine e saj. Njeriut iu
mohuan te gjitha te drejtat per tiu kundervene rregjimit madje edhe e drejta per te menduar, pasi
cdo mendim reflektohej ne enderrat qe ai do te shihte.
Gregor Zamza ishte shites ambulant pelhurash dhe basmash. Ai ishte i detyruar te jetonte
ne mjedis shfrytezues jo vetem ne pune ku denohej per vonesen me te vogel, por edhe ne shtepi
ku shfrytezohej si i vetmi burim te ardhurash. I vetmi mekanizem mbrojtes i Gregorit ndaj kesaj
shtypjeje ishte tjetersimi i tij vazhdueshem derisa nje dite ai ishte tjetersuar aq sa nuk mund ta
njihte me veten dhe ishte kthyer ne nje kander.
Vetmia, izolimi, dhuna e vazhdueshme psikologjike, ishin shkaqet kryesore qe cuan ne
tjetersimin e Mark Alemit dhe te Gregor Zamzes. Te dy pavarsisht pozites qe kishin ne shoqeri
ishin te detyruar te jetonin te shtypur dhe te shfrytezuar. Pasojat e kesaj shtypjeje ishin tjetersimi,
zvoglimi dhe humbja e vetvetes. Megjithate tek Gregor Zamza pasojat e tjetersimit jane me te
renda dhe te dukshme. Metomorfoza e tij behet e dukshme nepermjet shderimit fantastik ne
kander. Gjithashtu ndryshe nga Mark Alemi, Gregor Zamzen e pret nje fat tragjik ne fund te
vepres. Vdekja ishte rrugdalja e vetme per Gregorin dhe e vetmja menyre per ti shpetuar shtypjes
dhe mizorise se jetes qe jetonte.
Si perfundim Mark Alemi dhe Gregor Zamza jane dy personazhe moderne te detyruar te
jetojne nje jete mes shtypjes, tiranise dhe absurdit qe lind nga mohimi i te gjitha te drejtave te
tyre dhe i te drejtes themelore, asaj per te jetuar. Nepermjet tyre kuptojme se sa te rendesishme
jane te drejtat dhe liria per qenien njerzore dhe se ajo e ka te pamundur te jetoje pa to.

You might also like