You are on page 1of 8

Projekt

Tema : Perdorimi i dhunes


gjate regjimit komunist

Punoi : Anida Ranxha Lider


Antonio Sulanjaku
Halit Gjini
Xheni Shehu
Erion Baku
Laurenc Ranxha
Julian Musai
Regjimi komunist, që u vendos menjëherë pas çlirimit, bazohej në
diktaturën e proletariatit dhe në luftën e klasave. Si të gjitha regjimet, ai u
mbështet në dy shtylla. E para ishte propaganda, e cila përdorej për të

glorifikuar arritjet e regjimit, për të përligjur politikat e tij, por mbi të gjitha
për të ngritur kultin e individit të drejtuesve kryesorë komunistë,
veçanërisht të Enver Hoxhës. Shtylla tjetër ishte dhuna. Ajo ishte
institucionalizuar nga një paketë ligjesh, të cilat shkelnin çdo lloj të drejte
individuale, si dhe nga një sistem burgjesh e kampesh përqendrimi të
shpërndara në të gjithë vendin.Që në vitin 1945 u krijuan disa gjykata
speciale për të gjykuar bashkëpunëtorët e pushtuesit dhe pjesëmarrësit në
organizatat “reaksionare”. Njëkohësisht, filloi edhe një fushatë e gjerë për të
shtypur dhunshëm të gjitha grupimet kundërshtare. Gjyqi i klerikëve të të
ashtuquajturit “Bashkim Kombëtar”; gjyqi i anëtarëve të Partisë Bashkimit
Demokratik, si Gjergj Kokoshi e Musine Kokalari; gjyqi i ish-nxënësve të
Shkollës Teknike të Fultz-it, gjyqi i deputetëve, janë vetëm disa nga ngjarjet
që tregojnë prirjen e hershme të regjimit për të shtypur egër çdo
kundërshtar politik. Fushata kundër praktikave dhe besimeve fetare, e
nisur në vitit 1967, ishte një tjetër dëshmi që tregonte për nevojën e regjimit
për uniformitet të skajshëm politik e social.E, ndërsa fillimi ishte më i
dhunshëm për kundërshtarët politikë, procesi u bë i frikshëm edhe për vetë
drejtuesit komunistë. Valë të herëpashershme arrestimesh e dënimesh
bëheshin sa herë që regjimit i duheshin fajtorë për dështimet e politikave të
tij ekonomike, apo për të mbytur çdo shenjë të disidencës në vend.
36 llojet e torturave të tmerrshme që u përdorën gjatë diktaturës

komuniste
Rrahje me dru, shpim i mishit me tel të djegur, futja e kripës në mish, lënia në ujë të ftohtë,
lënia pa bukë deri në vdekje,
varje me kokëposhtë,
shtrëngimi i gjinjve me
pinca, maçoku në tumane,
mbushja e gojës me kripë ,
futja e jashtqitjes në gojë…
Kjo listë e hartuar nga 
Instituti i Studimeve për
Krimet dhe Pasojat e
Komunizmit (ISKK) në
Shqipëri, bazuar në një
dokumentacion të gjerë arkivor dhe dëshmi gojore nga ish të persekutuar, cilësohet si lista
zyrtare e torturave të përdorura gjatë regjimit komunist nëpër qelitë e hetuesive, zyrat e ish
Sigurimit të Shtetit dhe rrethana të tjera represioni, gjatë viteve 1945-1991 në Shqipëri.
kujto.al e sjell të plotë listën e torturave si më poshtë:

Llojet e torturave
1-Rrahje me dru, deri në shkaktimin e plagëve
Është torturë klasike e përgjithshme e bërë në hetuesi nga oficerët e Sigurimit e ndihmësit e tyre.
Kjo torturë konsiston në goditjen me dru ose thupra (drunj të vegjël) të të pandehurit në kokë ose
pjesë të trupit. Është përdorur masivisht kundër të gjithë të pandehurve apo personave të kapur
sekret nga Sigurimi. Kjo lloj torture konsiston në goditjen e drejtpërdrejtë e të menjëhershme me
një mjet të fortë. Ka qenë një torturë e “thjeshtë” që nuk kërkonte shumë kushte apo mjete.
2-Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru
Zhvillohej kur kishte avancuar faza e torturës dhe kishin filluar të zinin kore. Nga kjo torturë e
rëndë ka vdekur në vitin 1947 Loni Adam, ish funksionar i ambasadës amerikane, ndërsa trupin
kishin filluar ta hanin krimbat. Kjo lloj torture mund të kalonte deri në çmendjen e personit nga
dhimbja e madhe.
3-Shpimi i mishit me tel
të djegur
Ka qenë torturë barbare
e përdorur sidomos
vitet e para. Personit i
ngulej një tel i nxehur
në mish e cila depërton
lehtësisht mbi mish e
nga kjo kalon
drejtpërdrejt në kockë.
Prekja e kockës kishte
pasoja të rënda sepse
kalonte në humbjen e
jetës, ose pasoja të
rënda në shëndet, por
edhe në çmendje. Nga
përdorimi i kësaj torture
ka vdekur avokat
Muzafer Pipa në tetor
1946.
4-Përdorimi i rrymës
elektrike në veshë e në
trup
Ka qenë teknikë e
përdorur nga Sigurimi
dhe hetuesia. Përdorimi
i madh i kësaj metode ka çuar në çmendje shumë persona. Rryma elektrike kalonte në trupin e
personit të marrë të pandehur, në mënyrë që ai të thyhej për të pranuar procesin ose treguar
gjëra në kurriz të të tjerëve.
5-Futja e kripës në mish
Përdorej për të acaruar gjendjen e të pandehurit. Kjo lloj torture përdorej në rastin kur plagët
kishin përparuar. Përdorimi i kësaj torture kishte efekte psikike të forta, duke kaluar shpesh edhe
në çmendje.
6-Lënia në ujë të ftohtë apo në fuçi uji
Ishte koha kur i pandehuri nuk pyetej. Trupi i lihej në një pellg me ujë në dimër në mënyrë që të
kishte pasoja në shëndet. Pasojat ishin në dobësim zemre, mushkëri të sëmura, etj. Po ashtu
personi vendosej në një fuçi uji. Kjo metodë përdorej kryesisht kur ishte gati ta zinte gjumi si dhe
në orën e gjumit.
7-Lënia pa bukë deri në vdekje
Është një torturë e përdorur në hetuesi, por në raste speciale edhe në burgje. Ka ndodhur p.sh.
me ish kryeministrin Kostaq Kota që vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1948.
8-Lënia pa bukë për disa kohë
Përdorej në hetuesi dhe në izolim në burgje. Përdorimi i kësaj torture synonte thyerjen e të
pandehurit në mënyrë që ky të mendonte se jetën e kishte të shkurtër.
9-Lënia zhveshur në të ftohtë
Përdorej në hetuesi dhe pothuaj në burgje si masa disiplinore. Kjo lloj torture kishte edhe efekte
psikologjike për nga fotografimi i pamjes kur i dënuari lihej të shikohej nga të burgosur të tjerë.
10-Jeleku
Përdorej si mjet ndihmës për të rritur efektin e torturës. Muço Sali deklaronte: “Janë vënë në jelek
dhe me një dru në mes të duarve dhe të këmbëve vareshin në dy stola, gjë që i bënte njerëzit si
breshkë, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha”. Jepej ideja sikur njeriu ishte vendosur në hell për
t’u pjekur.
11-Dinamit në trup
Vendosja e dinamitit në trup kishte efekt në zemër dhe në tru. I pandehuri kërcënohej se do
hidhej në erë. Oficeri i Sigurimit vazhdimisht mbante shkresën në dorë duke dhënë përshtypjen
se mund ta ndizte fitilin. Rriste stresin dhe ankthin me shpejtësi të madhe, duke kontribuar në
sëmundje të rënda e të pashërueshme.
12-Shtrëngim i gjinjve me pinca
Një torturë e përdorur te meshkujt, linte pasoja në lëkurën e mishit të personit që torturohej.
Përdorej sepse gjinjtë si gjëndra lëshonin efekt të fortë dhimbjeje.
13-Futja e të pëgërëve (jashtëqitjes) në gojë
Kryhej shumë vitet e para sidomos ndaj klerikëve që mbanin mjekër. E kanë përdorur ndaj Sheh
Ibrahim Karbunarës. Jo vetëm që të shkaktonte dhimbje nga era e keqe, por grumbullonte edhe
mizat.
14-Varje me kokë poshtë
Është përdorur rëndom ndaj personave të akuzuar për krime shumë të rënda politike. Ka qenë
ndër torturat më rraskapitëse e cila linte pasoja të mëdha mendore.
15-Lidhje me lin
Lidhja me fijet e linit shkaktonte vija në trupin e një njeriu. Kjo lloj lidhje shkaktonte deformime, të
cilat i shiheshin personit gjatë gjithë jetës.
16-Lënie në diell
Përdorej si torturë për të burgosurit e për të paraburgosurit, në degë të punëve të brendshme
ose në kampe pune. Nuk përdorej në burgje. Në kampe, i dënuari lihej në diell, kryesisht muajt e
verës, në vendet ku punohej. Kjo jo vetëm për t’i shkaktuar torturë, por edhe për të shërbyer si
shembull për të tjerët.
17-Maçoku në tumane
Përdorej kryesisht ndaj femrave. Maçoku futej brenda tumaneve të femrës dhe pastaj goditej me
dru nga jashtë. Përpjekja e maçokut me thonjtë e tij për të dalë nga kjo gjendje, shkaktonin
dhimbje të mëdha te femra që kishte veshur tumanet.
18-Përgatitje e varrit
Përdorej në dy forma: e para, para një varri të hapur ku bëhej gati improvizimi i vrasjes së të
dënuarit dhe e dyta, kur i pandehuri hapte vetë varrin ku mendohej se do varrosej.
19-Arma në gojë
Mjet presion që zhvillohej shpesh gjatë hetuesisë. I pandehuri kërcënohej se do vritej nëse nuk
tregonte.
20-Tentativë për çnderim të vajzës
I bëhej drejtpërdrejtë  personit të pandehur ose shërbente si mjet presioni ndaj tij, kur i sillnin një
femër të familjes si gruan, vajzën, etj.
21-Djegia e organeve seksuale
Përdorej djegia me benzinë, e provuar ndaj Alfred Ashikut nga oficeri Cole Bashari.
22-Rrahja me kamxhik
Përdorej me kamxhikët e kafshëve. Kamxhiku i lëshohej në qafë të pandehurit në formën e një
gjarpri që mblidhet shpejt rreth një peme. Por përdorimi i kamxhikut përdorej edhe si rrahje e
drejtpërdrejtë në vend të drurit. Pasojat ishin të mëdha si, dëmtim i mishit, i enëve të gjakut, etj.
23-Lëshimi i pikës së ujit në kokë
I pandehuri lidhej në një tavolinë dhe nga tavani i lëshonin periodikisht pika të forta uji që binin
rëndë në kokë.
24-Vendosja e mangallit në vapën e gushtit
I futej në qeli të pandehurit në kulmin e vapës, në temperatura të larta të verës (dëshmi e Xhevat
Xhafës). Kjo lloj torture i shkaktonte të burgosurit një siklet të madh, djersë pa fund e dobësim të
mëtejshëm.
25-Lënia në
këmbë
Përdorej për të
lodhur e sëmurë
të pandehurit.
Shkaktonte
sëmundjet e
kockave, mesit,
etj.
26-Lënia për të
fjetur mbi
çimento
Përdorej në
hetuesi dhe në
biruca gjatë
vuajtjes së masës
disiplinore.
27-Shkaktimi i etjes dhe mbushja e gojës me kripë
Përdorur nga hetues Irakli Kocani.
28-Lidhja me hekura në mur e lënia për disa ditë ashtu
Është përdorur nëpër qeli ndaj të paraburgosurve. Ka shkaktuar dhimbje kockash e organesh të
brendshme.
29-Detyrimi për të kënduar natën
Vendosej muzika për të zhdukur zhurmat ose shumë të pandehur detyroheshin të këndonin
natën.
“Detyroheshin të këndonin si gjela dhe të kakarisnin si pula, siç i është bërë Islam Radovickës, nga
Sigurimi i ushtrisë”.
30-Futja në biruca të errëta
Dëshmi: “Futnin nëpër biruca të errëta nga një njeri dhe në mesin e natës një tjetër ishte
porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër”.
31-Lyerja me marmelatë
Dëshmi: “Janë lyer me marmelatë në sy, veshë e hundë dhe kanë vënë një tjetër për t’i lëpirë”.
32-Shurdhimi
Vënia në stres të përgjithshëm, duke shkaktuar zhurma të pandërprera. Kjo torturë është provuar
e kryer në burgun e Burrelit.
33-Përdorja e tymit brenda qelive
Shkaktohej nga djegia e materialeve të ndryshme e futja e tymit të tyre nëpër qeli. Provuar e kryer
në burgun e Burrelit.
34-Futja në arkivol
Mjet presioni për të pranuar procesverbalin e hetuesisë. I pandehuri mbyllej brenda arkivolit për
disa minuta ose orë, duke i krijuar përshtypjen e vdekjes.
35-Goditja me pëllëmbë e me shqelma
Ka qenë tortura më e përhapur dhe fillestare. Ajo ushtrohej nga hetuesit si fazë e parë e torturës
psikologjike. Hetuesi e përdorte për të thyer të pandehurit e dobët, në mënyrë që të pranonin sa
më shpejt procesin.
36-Hedhja nga lartësia
Torturë e përdorur shpesh në hetuesi, sidomos ndaj moshave të thyera. Shpesh herë prej kësaj
torture, të proceduarit kanë vdekur.

You might also like