You are on page 1of 3

Emri, mbiemri___________ Testim 1 Klasa __________ Durres me,

Lexoni fragmentin e mëposhtëm, shkëputur nga romani Pallati i ëndrrave i Ismail Kadaresë dhe
përgjigjuni pyetjeve të dhëna.

Seleksionimi

Ishte muaji nëntor. Dosjet sa vinte e bëheshin më të trasha. Ishte periudha e zakonshme e vërshimit të
ëndrrave. Kjo ishte një nga gjërat kryesore që kishte mësuar Mark-Alemi gjatë javës së parë në punën e
re. Ëndrra shikoheshin gjithmonë dhe ëndrra dërgoheshin gjithmonë, dhe kështu do të ishte në jetë të
jetëve, por, megjithatë, kishte periudha që ato buisnin, ashtu siç kishte të tjera që pakësoheshin. Tani
ishte një periudhë vërshimi. Ato mbërrinin me dhjetëra – mijëra nga të gjitha skajet e shtetit të pafund.
Dhe kështu do të vazhdonin gjer në fund të vitit. Dosjet do të fryheshin e do të fryheshin pa pushim,
bashkë me shtrëngimin e të ftohtit. Me bisht të syrit Mark-Alemi vështroi edhe njëherë fqinjin e tij të
djathtë, pastaj atë të majtin. Lexonin, vallë, vërtet, apo bënin sikur? Ai vuri dorën te tëmthi dhe uli sytë
mbi fletë, por në vend të shkronjave nuk shikonte veçse ca miza, humbur në mjegull. Jo, s’ishte e
mundur, tha me vete. Të gjithë ato që mbanin kryet ulur mbi dosje, me siguri shtireshin. Ishte vertet një
punë skëterrë. Me ballin të mbështetur në pëllëmbë të dorës, ai nisi të sillte ndërmend gjithçka që
kishte dëgjuar atë javë nga nënpunësit e vjetër të Seleksionimit, për baticat dhe zbaticat e ëndrrave, për
shtimin ose pakësimin e tyre, që kishin lidhje me stinët, me sasinë e reshjeve, thatësirën apo lagështinë
e ajrit. Veteranët e Seleksionimit i dinin mirë të gjitha këto. Ata dinin shtysën që luanin dëbora, erërat
apo vetëtimat në shtimin e ëndrrave, siç dinin atë të lëkundjeve të tokës, të zënies së hënës apo të
shfaqjeve të kometave. Në Interpretim kishte me siguri mjeshtër të shquar të zbërthimit, dijetarë të
vërtetë, të cilët prapa pamjeve që për syrin e zakonshëm s’ishin veçse vizatime të marra të trurit, dinin
të nxirrnin kuptime të fshehta dhe të çuditshme. Megjithatë, ujq të tillë të vjetër si veteranët e
Seleksionimit, të cilët ishin në gjendje të parashikonin gëlimin apo shterpësinë e ëndrrave me po atë
thjeshtësi që pleqtë e zakonshëm, nga dhimbjet e përdhesit, parashikonin keqësimin e motit, nuk mund
të kishte në anjë degë tjetër të Tabir Sarajit. Mark-Alemi përfytyroi mijëra degët e Tabir Sarajit, të
shpërndara anekënd hapësirës së pafundme të shtetit, ndërtesat e tyre të thjeshta, disa herë në trajtë
barakash, brenda të cilave rrinin dy nëpunës edhe më të thjeshtë, nevojtarë, me rrogë të vogël, që i
përkuleshin gjer në tokë korrierit më të thjeshtë të Tabirit, kur ai vinte për të marrë ëndrrat e
mbledhura.

Rrethoni alternativën e saktë.

1. Romani “Pallati i ëndrrave” është alegori e: 1 pikë

a) diktaturës në Shqipëri; b) çdo diktature; c) qëndresës shqiptare; ç) Luftës II Botërore;

2. Paragrafi i parë është: 1 pikë

a) rrëfyes; b) reflektues-meditues; c) përshkrues; ç) dialogues.

3. Mark-Alemi ka origjinë: 1 pikë

a) shqiptare; b) turke; c) sllave; ç) greke; d) shqiptaro-turke.

4. Duke e lidhur me paragrafin, ne fjalinë: “Ishte vërtet një punë skëterrë” fjala e nënvizuar ka
kuptimin e një pune me: 1 pikë
a) volum; b) rrezik; c) pasiguri; ç) pasoja.

5.Sinonimi i fjalës “buisnin” në paragrafin e parë është: 1 pikë

a) vërshonin; b) shpërthenin; c) shfaqeshin; ç) dërgoheshin.

6. Në shprehjen “…ca miza, humbur ne mjegull” gjeni:

a) figurën stilistike ______________ 1 pikë

b) mjetin gjuhësor, me të cilin është formuar ___________________________________ 1 pikë

c) shpjegoni funksionin e figurës së përdorur ___________________________________ 1 pikë

7. Përcaktoni detyrën e seleksionuesve. 1 pikë


__________________________________________________________________________

8./ a. Cila është fjala që përdor autori për nëpunësit e vjetër të seleksionimit? 1 pikë
______________________________________________________________________________

b. Cili është ngjyrimi stilistik që merr kjo fjalë? 1 pikë


______________________________________________________________________________

9. Kadareja në veprat e tij flet me gjuhë simbolike. Ngjarjet në kapitullin e mësipërm vendosen në
dimër. Duke e lidhur me analogjitë që vendos autori me jetën politike në diktaturë, shpjegoni
simbolikën e dimrit në këtë fragment. 6 pikë
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

10. Kadareja si veçori stili ka përdorimin e fjalëve të rralla, neologjizmave dhe arkaizmave. Identifikoni
tri të tilla në këtë fragment dhe shkruani sinonimet e tyre në gjuhën standarde. 3 pikë
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

11. Përmes personazhit të Mark-Alemit, Kadareja i ka dhënë karakterin e një konflikti të përjetshëm
marrëdhënies pushtet-individ. Shpjegoni si paraqitet ky raport në vepër. Çfarë mesazhi përcillet
përmes këtij raporti? 5 pikë
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________

12. Tregoni gjendjen e Mark-Alemit në këtë fragment. Ilustroni përgjigjen me detaje nga teksti. 3 pikë
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________

13. Në fragmentin e mësipërm, autori përdor dendur fjalët me kuptim të kundërt (antonimet). Gjeni 2
çifte antonimike që përdor autori në një fjali të vetme. 2 pikë ___________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Piket 0-4 6-9 10-13 14-17 18-22 23-26 27-30

You might also like