You are on page 1of 1

Detyrë për portofol

Periudha e dytë mësimore


Lënda: Letërsi
Klasa:12-C
Punoi: Samanta Karamuça
Ese: “Imagjinoni sikur Migjeni të jetonte në kohën e diktaturës. Cila do të
ishte brenga e tij më e madhe?”

Regjimi komunist bazohej në diktaturën e proletariatit dhe në luftën e klasave. Ajo ishte
institucionalizuar nga një paketë ligjesh, të cilat shkelnin çdo lloj të drejte individuale, si dhe nga një sistem
burgjesh e kampesh përqendrimi të shpërndara në të gjithë vendin ku mijëra qytetarë ishin të dënuar edhe
pa faj. Ishin dënuar thjesht se nuk ishin dakord me ideologjine e asaj periudhe dhe se disa kishin dale
kundër madje edhe hapur.

Të flasim pak për Migjenin. Migjeni është një nga shkrimtarët më të njohut të letërsisë shqipe. Krijimtaria
e tij në poezi dhe në prozë dallohej nga letërsia pararendëse, jo vetëm për sa i përket tematikës, por edhe
formes. Puna e mësuesit do t'i krijojë Migjenit mundësinë e njohjes së kushteve ku jetonin malësorët, së
problemeve të tyre ekonomike, por edhe të botëkuptimit dhe zemërgjerësisë së tyre. Migjeni, në një pjesë
të krijimeve të tij, bën pasqyrimin e realitetit dhe të individualiteteve njerëzore në bazë të ligjësive
objektive reale, gjë që ka bërë që të quhet shkrimtar realist. Ai zgjedh një formë letrare e cila nuk u
përshtatet ndikimeve dhe frymës së krijimeve popullore. Migjeni është i dallueshëm jo vetëm për stilin, por
edhe për tematikën e re, motivet që sjell në krijimet e tij. Njeriu i Migjenit është individi që përballet me
rrethanat e ashpra sociale të Shqipërisë. Krijimet e tij në poezi ose prozë karakterizohen nga një ton i
dukshëm kritik në raport me rrethanat e jetës, problemet e përditshme me të cilat ballafaqohet individi,
kolektivi. Ai i bën krijimet e tij reflektim të problemeve që ka individi me botën, por edhe me veten. Migjeni
u është larguar plotësisht temave të cilat kanë në qendër atdhedashurinë, krenarinë, jo se nuk e donte
vendin e tij, por ajo që shihte në aktualitet, me sytë e tij, e bënte të vuante. Migjeni, si poeti i cili i bën të
dukshme në sytë e lexuesit problemet sociale, në ndonjë rast bën edhe thirrje për revoltë dhe aspiron për
një botë të re. Migjeni shfaq në këto krijime prirjen e shpërfaqjes së të vërtetave, sado të shëmtuara që
mund të jenë, duke sjellë në sytë e lexuesit anën e errët të shoqërisë dhe të individit. Poezitë e këtij cikli
sintetizojnë dhe shprehin idenë për zgjimin, për shpresën se do "te lindet njeriu", i cili do ta ndryshojë
botën, do ta ngacmojë dhe zgjojë ndërgjegjen për mungesën e lirisë, respektin dhe nevojën për ta
ndryshuar këtë gjendje.

Ta imagjinosh ekzistencën e Migjenit në kohën e diktaturës është e vështrë në fakt, sepse Migjeni ka një
natyrë të veçantë të të shkruarit që vë në dukje problemet sociale dhe i bën thirrje popullit për të ndryshuar
dhe për të sjellë një frymë të re ndryshmi dhe zhvillimi. Diktatura nga ana tjetër nuk e lejonte këtë. Ky shpirt i
lirë i këtij shkrimtari mund të ndrydhej si shpirtrat e tjerë të asaj periudhe, por unë besoj se kjo nuk do ta
ndalte Migjenin të shkruante. Ai do të vazhdonte të shkruante dhe do të vazhdonte të nxirrte në pah probemet
kryesore të shoqërisë, që në periudhën e diktaturës ishin të shumta, por që fatkeqësisht frika i kishte bërë
njerëzit t’i pranonin problemet dhe të mos kundërshtonin për cënimin e të drejtave të tyre.

Siç përmenda më lart, unë mendoj se Migjeni do të vazhdonte të shkruante , por kjo s’do të thotë që veprat e
tij do të botoheshin ndonjëherë gjatë kësaj periudhe. Krijimet e tij do të ndaloheshin nga censura e
atëhershme. Nga ana tjetër vetë Migjeni do të rrezikonte shumë duke i dhenë jetë krijimtarisë së tij dhe në
këtë mënyrë do të fundoste jetën e tij. Ai mund të internohej, por probabiliteti më i madh qëndron në vrasjen e
tij sepse krjimtaria e tij mund të nxiste revolta dhe luftë kundër regjimit dhe shtetit, ndonëse të gjitha
problemet që do të shtronte Migjeni në veprat e tij do të ishin të vërteta. Gjithashtu mendoj se një ndër
brengat e Migjenit nëse do të kisht jetuar në këtë periudhë do të ishte pamundësia e tij për t’u bërë një zë
udhëheqës dhe pamundësia për të ndihmuar popullin shqiptar .

You might also like