You are on page 1of 10

“Hasta la vista” – Petro Marko

“ Hasta la vista” është romani i parë i Petro Markos, që e botoi më


1958.

Tema e romanit është Lufta Qytetare e Spanjës për të cilën kanë


shkruar edhe shkrimtarët e njohur botëror si Andre Malro
“Shpresa”, Ernest Heminguej “Për kë bie kambana” , pasi edhe ata
si Petro Marko ishin dëshmitarë dhe pjesëmarrës aktivë të kësaj
lufte të përgjakshme të Spanjës.

Përndryshe autori do të ndalet në pjesëmarrjen aktive të vullnetarëve


shqiptarë, si djem të rinj, ashtu edhe vajza, në radhët e Brigadës
Internacionale. Në roman femra shqiptare është zakonisht
infermiere, që nuk do ta kursejë veten për të ndihmuar të plagosurit
në luftën e përgjakshme.
Lufta e përgjakshme në mes republikanëve spanjol dhe monarkistëve - frankistëve të
udhëhequr nga gjenerali Fraçisko Franko do të zgjasë prej vitit 1936 deri më vitin 1939.

Çfarë ndodhi?!
Fituan frankistët të mbështetur nga Hitleri dhe Musolini, përderisa derdhej gjaku në
mes spanjolëve që e zgjodhën rrugën e rezistencës kundër depërtimit të fashizmit.

Nuk u kursyen as vullnetarët e Brigadave Internacionale, ndër të cilët do ta kisha


përmendur edhe Petro Markon, Mehmed Shehun, Asim Vokshin, Skënder Luarasin
Xhemal Kadën e shumë të tjerë.

Të mos harrojmë në këtë luftë të përgjakshme pasojat kanë qenë katastrofale 1 milion
të vrarë në urrejtjen reciproke, mirëpo nga ana tjetër vështruar, kjo luftë ishte edhe një
provë për armët e reja, për aeroplanët dhe topat që do të përdoreshin më vonë gjatë
Luftës së Dytë Botërore.
Pra, “Hasta la vista” për nga forma letrare është roman dhe autori
rrëfen për luftërat e përgjakshme në mes spanjolëve – republikanë dhe
fashistë në krye me gjeneralin Françisko Franko, kurse republikanët
kanë qenë të udhëhequr nga Garibaldi, andaj edhe lufta e tyre u quajtë
garibaldiane.

Personazhët kryesorë janë: Gori Gjinleka, Asim Vokshi, Xhemal Kada,


xha Kola, një plak misterioz, për të cilin Gori më vonë do të mësojë se
në Spanjë ishte nisur për të përfituar dhe për qëllime të fëlliqura,
Anita, një vajzë jetime, koloneli Luis e shumë të tjerë.
Romani fillon me grumbullimin e vullnetarëve shqiptarë në stacionin e
trenit në Tiranë. Gori Gjinleka përcjellte me sytë e tij të bukur çdo
lëvizje të vëllezërve dhe në një çast e vëreu Thimin e vogël që qante
dhe e luste babain e tij Arsenin që të mos shkonte në luftë...Ato lot
nuk do t’i harronte gjatë kohë...Treni niset dhe të gjithë u
përshëndetën me të afërmit e tyre. Në tren Gori njoftohet me shumë
nga vëllezërit shqiptarë, por më shumë e njihte Asimin dhe me të gjatë
gjithë udhëtimit kanë biseduar.

Kur e shkelin tokën spanjole, papritmas goditet treni dhe shumë nga
vullnetarët mbetën të plagosur. Në mesin e tyre u gjet i plagosur edhe
Gori Gjinleka. Me shpejtësi vjen autoambulanca dhe i shpiejnë në
spitalin e improvizuar. Pranë Gorit ishte infermierja suedeze Kristina, e
më vonë do ta njoftojë të vetmen infermiere shqiptare Drita. Gorit kur
i foli shqip, ai filloi të qajë, mirëpo ajo i tha të mos qajë, ngase burrat
nuk duhet të qajnë. Por, Drita nuk e kuptoi, ai qau se pa e krisur asnjë
plumb e gjeti veten të shtrirë në spital.
Përderisa ka qenë në spitalin e improvizuar të plagosurit do t’i vizitojë
koloneli Luis, francez i shoqëruar nga një vajzë e bukur spanjole, Anita.
afrohet Gorit, ia ledhatoi ballin, kurse Anita pranë kokës ia lë një degë
ulliri- simbolin e paqës dhe u largua duke i thënë Hasta la vista.

ori, pasi shërohet e kërkoi lidhjen me prof. Tomorin që ta dijë se ku do të


veprojë. Përderisa e priste në Albecedë, papritmas e pa xha Kolën, që e
hoqëronin dy vajza spanjole. Aty e kuptoi plakun misterioz, se pse ishte
nisur për në Spanjë. E urrente nga shpirti. Nuk shkoi gjatë ulet në një
kafene dhe priste Profesorin.

Përballë tij në një tavolinë ishte e ulur Anita dhe nuk ia hiqte sytë, kurse
Gori asesi nuk kujtohej se kush mund të jetë ajo vajzë. I shkoi mendja te
Kolona e 5-të, se shumë vajza të reja spanjole ishin spione dhe i largoi
sytë nga ajo. Pas një çasti pranë tij u afrua koloneli Luis dhe e ftoi në
avolinën e tyre. E përkujtoi se kush është dhe se vajza është ajo që ia la
degën e ullirit pranë kokës.
Koloneli Luis e ftoi në banesën e tij Gorin dhe pas një telefonate u
largua në zyrën e tij. Në banesë mbetën Anita dhe Gori. Bisedën e
filluan se kush është ajo?!

Ajo iu përgjigj shkurtë se është një jetime spanjole dhe kolonelin e ka


si baba. Gori dyshoi dhe u largua nga banesa, edhe pse ishte orë
policore. Policët e çuan te koloneli Luis, i cili ndër të tjera ia rrëfeu
historinë e Anitës. Kishte vendosur në Spanjë ta sjell edhe të shoqen e
tij dhe ta gëzojë me Anitën, pasi ata e kishin humbur vajzën e tyre të
vetme.

Gori u turpërua për sjelljen e keqe ndaj Anitës dhe vendosi sa më


shpejtë të largohet dhe të shkojë në frontin luftarak.
Gori më tani e kishte kuptuar se Anita e dashuronte pamasë. Mirëpo,
qëllimi i tij ishte ballafaqimi me frankistët dhe takimi i sërishëm me
shokët e tij. Pas shumë përleshjeve të përgjakshme, në mesin e atyre
që do të plagoset rëndë do të jetë edhe koloneli Luis, i cili e lëshon
shpirtin në duart e Gorit duke ia lënë amanet Anitën.

Ishte një premtim i rëndë, mirëpo edhe Gori ka qenë i dashuruar në


Anitën me të cilën kishte kontaktuar shumë herë. Kur i tregon për
vrasjen e kolonelit Luis, ajo nuk ndalej së qari. E ngushëllonte Gori,
mirëpo frika iu shtua edhe për jetën e Gorit.

Herën e fundit kur u ndanë, Gori në një përleshje me frankistët do të


plagoset rëndë dhe në kllapi do ta gjejë një fshatar, i cili do ta fshehë
me një shpellë dhe do të kujdeset për të.
Kur do të kuptojë Anita, ajo do ta rrezikojë jetën e saj vetëm që të jetë
pranë Gorit. Ia arrin qëllimit. Takohet me të, kujdeset për të dhe ai ka
qenë takimi i tyre i fundit, ngase Gori duhej të kthehet në Shqipëri.
Ajo vetëm e përqafonte dhe lotët nuk ndaleshin së rrjedhuri nga sytë e
saj të bukur ngjyrë ulliri.

Gori i premtoi se nuk do ta lë, se pas luftës do të kthehet dhe sërish do


të jenë bashkë.

-“Hasta la vista, Gori im i dashur!”


-”Hasta la vista Anita ime e dashur!

Këto ishin fjalët e fundit të dy të rinjëve, fjalë që nuk do të


përmbushen asnjëherë.

Kështu edhe përfundon romani.


Petro Marko, rrëfen një histori rrënqethëse dhe të tmerrshme nga
personazhë të ndryshëm, traumat psikike dhe shpirtërore të
individëve, por edhe fëlliqësirat nga ana e individëve të posaçëm –
spionave dhe atyre që deshtën të përfitojnë nga hallet e njerëzve.

Sipas këndvështrimit të autorit dhe lexuesit, lufta sjell vetëm të këqija,


dëme, viktima, mirëpo edhe vlera, njeriun e bën dinjitoz , paqedashës.

Sa i përket dashurisë për të cilën rrëfen, ajo është simbol i jetës,


simbol i ngadhnjimit të ndjenjave të bukura njerëzore, është kulla e
papërsëritshme njerëzore.
Petro Marko përmes romanit na e dha çelsin për ta hapur derën e atmosferës së luftës në
Spanjë më vitin 1936 -37 ,kur ai vetë mori pjesë në atë luftë. Përmes rrëfimeve rrënqethëse
të luftës së përgjakshme të gjithëve ua lë mesazhin se në luftë je i ballafaquar me plumbin, o i
shpëton, o je viktimë e tij.

Në luftë ushtarët janë viktima të idealeve të atyre që mendojnë se e gjithë bota do të behet e
tyre, por ja që Historia diçka tjetër na mëson, se çdo agresor, okupator, sundues një ditë don
ose nuk don, patjetër e ka që të largohet nga toka e shkelur, por harron se çka lë pas vete.

Të gjithë që pretendojnë dikujt t’ia kufizojnë të drejtat dhe lirinë le të mendohen dy herë
para se të veprojnë, sepse çdo veprim i tyre do të ndëshkohet nga gjeneratat që vijnë.

ro f .
li u,p
ra A
a s e
Muj

You might also like