You are on page 1of 111

Azem Shkr

eli
1938-
1997

LI
RIKE
ME

SHI
Azem Shkreli

LIRIKË ME SHI

Oiiufri
Azem Shkreli

Lirike me shi
poezi

Onufri
Recenzentë
Ali Aliu
Gani Bobi

Piktura në ballinë:
Zake Prelvukaj

Kujdesi artistik:
Shyqri Nimani

©Onufri, 1997
Përshëndetje me miq
IKadaresë

Plot fja la është m eju, p lo t kupa, plo tg jiri i nënës


Kudo e ngado është ju a ja pos mohit, pos orës sëprapë
Dhe krismës prapa shpinës, p o unë m e se të ju zbuku-
Roj në baladë, o miq, me se, o dega ime e epër e fisit
Atij fis i të hollë e tisi të rrallë, tri herë të zier
Në ashtin tuaj e timin, p o unë me se të ju kem, me se
Tëju përyjnoj, e vetëm ju e din i atë bar të mirë
Atë lëng rrëzëfjale m e të cilin m ’i m ëkoniplagët
Ethet e qentë m ’ipërzeni ku r ka m zjarmi, ku r digjem
Ujë etjes m ’ijepni briK roit tëM artinit e bri Kruje
Ullirin e moshës m a piqni, zotynë shëndet ju dhasbtë
N gajeta e vet e populli, nga gjaku, nga shpendiynë
J u dhashtë, me se të ju di, m e se të ju zbukuroj në ba-
Ladë, ejen i sa krip ka koka, sa fije bari, sa deti, A lkal
Më A lka lju dërgoj e m ë ktheheni m e mollë në shtizë
Tëgjallët m ’igjalloni, të lënguarit m ’sheroni m efrym ë
Të vdekurit m ’ipaloni sikush në Kosovë të mirë në zem ër
J u fa le m qëjeni, o të mirë, j u falern që jeni, ju falern
P lotfjala është me ju, p lo t kupa, plotgjiri i nënës

5
Gjëmë as te gjegjur mos p a ç merr udbë e nisu
Pushkën p lo t ia ler dhe sofrën p lo t dhe syrin

(Ndërtimi i kulturës)

7
Psalm p ër Kosovën

Kur pikon gjak


Kalliu, kur piqet vera

Kur hyn në gjakun tim


Nusërore e të bëhem krushk

Më mëso vetëm t’i bie


Kitarës, më mëso të vdes bukur

9
O rigjgjinë

Err e terr mërgon ditët


I mbyll në net të gjata

Në daç pi gjak pas thoit


në daç jep mishtë nga ashti

Ec e këpute nga bima jote


Farën e hidhur të hidhërit

A thua s’ishim tjetër veç


Thekër në thundër të kalit

10
Arkeologji

Në horizontin e parë
Vera që na poqi njëqind vjet

Në të dytin, Albulenat
Thundra e Atit dhe Shpata

Në horizontin e tretë
Kryqi i kryqzatave të ardhëshme

Në të katërtin, në të pestin
Nis e rrjedh qumësht i satëme

11
Kronikë ilire

Në fillim ishin zogjët, lumenjt, ilirët


Hanin ilirisht dhe punonin ilirisht tokën
Lindnin dhe vdisnin lirë, shlirshëm, ilirisht

Pastaj erdhën turrë turrë nga perëndimi


Kërkonin tokë ilire, qiell, ujë ilir
U thanë: i paskeni të artë gurët, të bukët tokën

Pastaj erdhën turrë turrë nga lindja


Kërkonin tokë ilire, qiell, ujë ilir
U thanë: i paskeni këngët dhe kafkat të bukura

Deshën t’i venë në një tumë, deshën


T’u japin balsëmin e luleve

12
Sogje

Sonte ne të dy
Jemi dy sy të kësaj sogje

Orët zgjuar
Do të rrinë, këmbanat zgjuar

Sonte unë e ti
Jemi ai zgjim i zekthët

Ujqit në këmbë
Do të jenë, Kosova në këmbë

Natë që s’more
Pushkë, as s’të mori pushka

13
Raport nga jugu

Mot me jugë
Poshtë në Ballkani
Rrëshirë e shekullit rrjedh mesjetë të re
Gjëmim hartash
Të vjetra, në Iliri
Lirim jetërash, një kokë, një plis dhe

Melodramë mërgatash
Imazhe të gurëzuara
Hymn i durimit, i flamurtë, i lartë
Mundim i moslindjes
Kuptime të dhunuara
Kohë e shkohëzimit në Kosovë dhe në Spartë

14
Zgjim

Sa herë i vumë vetes


Nekrolog mbi krye
Thamë këndezat tjerë po na gjejnë të zgjuar
Me ç’ta balsamosim
Kokën që s’u thye
Si t’ia iëmë përsipër një qieil dhe dy duar

Fytyra që s’janë tonat


Zunë e na kanë hije
Apo syri i vëngër na shitoi gjithëmonë
Lulëzon nëpër mëtime
Lëngatë amullie
Ç’do të bëjmë manaferra, për tënzonë

Gujën e të guxuarit
E ha grimë grimë tëja
I bie mirëndeshtrasha fundit të vet përmbi
Hirësisë së të pabërës
Mos na i rritet feja
Gjol ndërgjegjesh të gjumëta, u ngimë pagjumësi

15
Motiv optimist

Shkruan në libra
Të lashtë e në maliherë
Kohë e historishme saherë na vonohet
Në kallam të kombit
I bie pipit në erë
Lëngë shterpak o tundet, mashkuhohet

Mote të kota
Ethuni me të kotën
Ky tharm yni mjaft u shkul nga toka
Shkenca të djallit
Sillni, sillni botën
Plisit të arbërit s’i plaket kot koka

S’ka ç’nuk mësuam


Dhe nuk ka ç’nuk dimë
Gjerbë e etur, merr pak nga kjo pije
Është një bar i
Dhëmbshëm, a ta pimë
Është një shpresë që i ka mashtrimit hije

16
Lirikë për lirinë

Liria është ylberi im matanë grilave

Liria është gërshet i vashës me fjongë


Kur rritet, e veshim nuse
Kur eçtohemi, i pijmë shëndet nga gjiri

Ajo është pikë në ujë, zog në qiell


Kur flet, e kuptojmë si nënën
Kur dhemb, dhemb në zemër

Liria thinjet bukur, nuk plaket


Kur vdiset, është e pavdekshme
KUr vdes, i bëjmë vend në dhe të atdheut

Liria është si Kosova, s’kam më fjalë të lirë

17
Kashelashë për atdheun

Atdheu është dheu i birit e i atit e i shpirtit të shenjtë

Në vargun me krushq atdheu është krushku i parë


Në të tëra meshat shenjte ai është Meshari
Në kulm e në flamur është kumti e kremtja
Në kokën rënduar në mendime ai është mendimi

Është një krah shqipeje këtej, një andej kufirit


Është flaka e Oso Kuka në kullën kallë të barotit
Është ara shtatë vjet djerrë e gruaja djerrë e fara

Në bukë e krypë e zemër atdheu është zemra


Në të parën pushkë për ujk atdheu është krisma
Në trupin tonë për vig atdheu është vigu
Në mishin tonë për krymb atdheu është ashti

Atdheu është treni në binarin nëntë, buleta për nesër dhe


trasta

18
Ndërtimi i kullës

Dashin e madh ia ther, ia përgjak trollin


Ia jep krahun e djathtë, krahun e mëngjër e vesën
Gurin ia vër mbi kokën tënde secilën kremtë
Zogun e zi maje lisit, plisin e bardhë, bririn
Tej dritares Drinin, arën shterpë, vetëtimën
Frengjinë e parë, kah krisma të errëta natën
Frengjinë e dytëk kah vetja e miku e Dukagjini
Hyp në kat të epër e thirr e thirr Ali Binakun
Gjëmë as të gjegjur mos paç, merr udhës e nisu
Pushkën piot ia ier, dhe sofrën piot, dhe syrin

19
Nisja e mërgimtarëve

Lamtumirë në trasta, lamtumirë në ajër


Në sy lamtumirë
Koha në dyshë po këputet, orë e trishtë po rri
Mbi kokë me sopatë të madhe
Trupa të avullt të grave, motmote të njoma
Ofehe të nënave, na pritni
Le të rriten bimët e fëmijët, etja le ta marrë
Zogun e zërin e krypën
Vetëm udhët le të plaken, ië t’i zbardhet floku
Nisjes sonë, jo kthimit,
Udhë e zeza, gjarpër i gjatë, na hëngre
Na shpure përtej harrimit.

20
Nata e mërgimtarëve

Natë njëqindvjeçe, hape librin tënd, shkruaj


Nga fundi i botës po të vinë nipa plisbardhësh
Evropës t’i sjellin erë dheu, erë toke të jugut
Ujrat sonte do të flenë, ato s’do të flenë
Kokë më kokë për bukë e për luftë e për Londër
Zotër të mirë të mërgimit, mbushni shtambat
Pini verë të moçme ilire, pini e thuani Zonjë
E qytetëruar, rrudhe kindin, bëri vend robit
Të lirisë sate të madhërueshme, jepi pak nga
Bukuria jote, lere të të prekë me pendël të
Shpendit të vet, me futë të saj të ta shkruajë
Evropën, Anadollin, Amerikën, natë njeqindvjeçare
Shkruaj, Mërgim Bardha, Mërgim Curri, Mërgim
Kelmendi, Mërgim Mërgimi, po të vinë pa plisa
Të bardhë, do të kthehen me koka të bardha

21
Letër atdheut

Ne jemi sa ka dashur zoti, zoti na do si krypën


Rrokemi shtatas me moshën, shajmë, pimë shafran
Katet në tra janë tonat, bodrumet, peronet tonat
Veç lëkurën plakë ia kruajmë nateditë Evropës
Ajo gjumë në sy s’ka për ne shqiptarët, e uruara
Po ju atje si ju ka, klyshmira ajo, Londërmadhja
A ju rriten hijet, a i bie fyellit malli për ne
Gratë e grunajat a kanë zënë, a kanë gjak thanat
Shpendët e malit si janë, po nëna, po Kosova
Pak malië në na paçin veç motrat, veç gjinkallat
Krojet etje në na paçin, ja çarku, ja kalliri
Dhëmbi në ju rëntë, mozot, macja në ju preftë udhën
Varri në varr në na dashtë a ëndërra në ëndërr
M’i thuani Kdsovës po lidhim mbathcat, po vimë.

22
Motiv me Kosovë

Në këngën time nuk hyri një zog i bardhë


Njëqind vjet orëliga na u rrit motmoti
Dikush vonohej, ja pushka, ja paqja, ja zoti
Kohë e pëlkyera, Kosova është bukë e ardhë

Ja, at i Bajram Currit i bie me thundër


Zonjës Evropë të portat gjithë tërsëllimë
Prap krajlat kundër janë, Vërsajet kundër
Dhe Nëna Tereze ka hequr nga koka shaminë

E tund, i tremb oguret nga bijt, nga Arbëria


Krymba kryezez fehikon nga mëndafeh i bardhë
Në dy gishtër ngulur qielli, flamuri, fëmija
Kohë e ndërkryera, Kosova është bukë e ardhë

Në këngën time nuk hyri një shpend i mirë


Njëqind vjet, durimit po i mësojmë fe tjetër
Bekim i thadërt, na merr, shënjt i pamëshirë
Saherë rilindemi, mortin e kemi më të vjetër

Maje ç’Ajfeli ka zënë vend prapë historia


Në këngën time nuk hyri një zog i bardhë
Kohë e mbërthyera, Kosova është bukë e ardhë
Për fytzë të ashtit i merr frymë liria

23
Vargje me Vlorë

* Dita që hymë në këtë varg valonte e vlortë


Nga froni i fjalës ligjëronte Pleqëria Shqipe
Me flokë të folkiortë zbardhur nga të pabardhat
Trembte djajt dhe mëritë nga Arbërishtja
Tej nga Sazani po sogjonin ditë e natë zanat
Atë qëndismë me të cilën bekuar ilirisht zotit
E mira Marigo po të jipte bukuri të bukur
Thua se po zbriste nga ndonjë strofë fishtiane
Dilte nga epika një burrë me dy kobure
Të puthte në Shqipe, ta bënte trimërinë trime
Te Deti flisnim vetmevete unë e Ali Podrimja
Ky Zogu ynë, i uruari, dy orë, dy ngjyra
Kuq e Zi Flamuri dhe Kuq e Zi Kosova
Na paç, o Shpend, dhe të paçin Tomor malet

Vlorë, nëntor 1992

24
Këngë e vjetër

Netëve të Kishës së Shmërisë, thotë balada


Në një dorë kohe kur s’pipëtin së gjalli
Kur bie paqe e shenjtë e shenjtërit flenë
Nga kurm i vet në gur Kryezoti 1 Krujës
Në maje gishtërash zbret pupëlisht te iëteri
Me ’i dorë bën uratë, me tjetrën tehun
Armës ftohtë ia lëmon, mos zot e keqja
Nga iigjërimë e uratës, si thotë balada
Mërmërimë të mermertë merr guri e trolli
"Prezerend, amën, mos të të hëngërt shpata
Vëllënjët e Lidhjes, Frashër, Sefë Koshare
Me të atiilë të cilët kishin fe trimërinë
Kur të lakmonin frone flamujsh të huaj
Kur të groponin në afteska e në sakrale
Kur të gërvishnin me thonj në mure kishash
Ku të shkruanin gjurmë xhandare të vetat"
Edhe prir mbi uratë kaptinën burri
Dy a tri herë puth lëterin, pastaj shpatën
Zoti e di që me atë mërmërimë oshtuese
Me atë gjëmim të mermertë, që thotë balada
Drini rrëket dhe gjaku i krujtë i yni

25
Udha e ardhjes

Dihet si një e një bëjnë dy, diç do të ndodhi


Koha e shkuarjeve hëngri veten a po gënjen këndezi
Heret që me natë kanë ikur shpendkeqet nga kulmi
Njerëzit janë zgjuar me nga një udhë të madhe në sy
Fëmijët një gisht janë rritur, ka çelur dhe luleshtogu
Vashat dhe nuset kanë vënë një pikë në majë të gjirit
Floku i farës në ëmëz po e ndjen duhmën e të vetit
Drunjt kanë ndënjur anash, në mes koha për të ardhur
Dyert janë kthyer kah veriu, edhe dritaret kah veriu
Gjithëçka është veshur hierëndë si për meshë të madhe
Të gjitha i ke, udhë e mirë, të duhen vetëm ardhësit
Kur piqet dita, bëhet dymbëdhjetë këmbë hija e të gjallit
Kur të bjerë këmbana aq herë sa i rrah zemra e pritjes
Udhë e mbarë, nuk ke udhë tjetër as tjetër derë
Ose ata vinë, ose kurrë më s’tu nisëm moskthimeve

26
Fytyra e dytë e gjërave

Tani ku po na ik, fytyrë e dytë e gjërave,


Shikimi ynë që u poqe imazheve të gabuara
Mos më kërko, këtu e tej u besoj vetëm udhëve
Që ecin, vonimi është moshë e të mërguarve
E grave shterpa, fyshek i arrirë para kohës
Në asnjë meskohë shëmtia s’ishte kopshti ynë
Tani ku po vete, ku po na ik ashtu e
Vetë i shëmbëlleve vorbës sate, fytyrë e dytë
Fytyrë e dyzetedytë e gjërave, ku po na
Fshihesh e je sy më sy me domosdonë, e jemi
Mes brirëve të demit, tani edhe myshqet e dinë
Rrjedhja është e vetmja mençuri e ujërave dhe
Nuk u besoj më as pamjeve që më zinin besë as
Ditës ditë, as të bardhës të bardhë s’i besoj
Tani ku të ikim nga ti, fytyrë ë dytë e gjërave
Pendimi ynë që u dogje ferreve të gabuara
Mrekulli, prapë po na vesh iëkurën sëprapthi

27
Koha e krymbave

Dalin kryezez, kryeverdhë, nga vullnet 1 vrimave


Turren, terr në sy, myshqeve, mendimeve, muranave
Trup e tërthori u bien trupave të palëndëshëm
Sa marrin trok lëngatave, sa kalirojnë ligësive
Lakmojnë krymbas, zbirojnë, gropojnë, krymben
Në knaqësi të zeza, gëzohen zi, cimbojnë me të zezë,
Marshim i jargët i tyre zvaret tryezave, shikimeve
Bien në dy gjunj, luten të marrë mot i lëmashkët
Hypin shoq më shoq dhe shpallin kremtën e krymbave
Shih si lëvrijnë, si i shtyn me gisht të madh koha
Shënjti Shënkoll, po tallemi apo na mori krymbëria

28
Vapë

Ra ajo fjalë e na u thanë etjes ujërat


Myk mosrrjedhash pikon kohë e verdhë
Nga shikimi ynë do të tremben bimët
Cili është qielli ynë, Zogu ynë i miri
Ose na shituan mendime të prushta, ose
Është një zot që na e do kokën në vegëz
Njëqind vjet të pagëdhira, ndoshta nesër
Nëse nuk pëlcet ja guri, ja vetëtima
Ndezim dy gishtërinj, i bëjmë dritë vetes
Piaç, o varg, që s’patëm tjetër verë

29
Epikë

Mos na qoftë e shkruar ku në pergamenë


Të jetë kjo njajo herë kur çelet qielli
Mbi kokë tonën një herë në njëmijë vite
Të zbresin perënditë në tokë e të shohin
Si i vdes gjallë e i gjallon vdekur fara
Bimës ilire gjithëherë në bark ulkonjash
Theku i lashtë si i thinjet padrejtësive
Të reja, djalë pas djaii tek përshkohet
Ashtit të vet zbiruar Kosovë më Kosovë
Ku, siç thotë një këngë kreshnike a Fishta
"Fort po ndrit njaj diell e pak po nxen"
Zogjët e shqipes nën këtë rribë Ballkani
Kah përditë po shkul fërtyma e mortshme
’Nga grunajat kallinj të djegur në hënë
Nga flokë vashash nusëri të panusëruara
Nga djem nënash lulëkuqe prej gjakut
Zbrit, Tomor, e rri krye më krye me krerë
Na e rrit orën, na e burrëro pak tëfillin
Nuk po e dij, për zotin, për kokë të fjalës
Të mbytem në det a të Bajramcurrem në male

30
Këngë e domosdoshme

Ku është tani fjala që dëshiron të thuhet


Një çast më vonë është njëqind vjet më vonë
Kushedi çfarë vere na pjek tjetrën verë
Cila gjuhë është jona, në cilin tel po varemi
Ku është tani fjala që dëshiron të thuhet
Troku i saj kaq mot që na rrah në tamtha
Kaiorësit moti janë gadi, edhe flamujt gadi
Krushku i parë të niset i pari te Doruntina
Kjo kohë asnjë kohë tjetër nuk është jona
Mos luani me kokë të saj ku është ajo fjalë
Breg më breg që etje po i rrjedh Buna
Një shpatë e pret sot këtu një në Vatërlo
Mirë që na dogje, mundim i lindjeve, mirë
Ku është tani fjala që dëshiron të thuhet
Njëherë na ndrit, përpjetësi e saj, e po vdesim

31
Koha që s’rrah këmbanë

Kohë nuk është koha që s’rrah këmbanë


Dhëmbi që s’i dhemb kur plak mendimet, frytet
Kohë nuk është, janë myshqet, kërshëndeliat
Udhët kryq janë, datat, Nëna Terezë, Kalkutat
Dhe lufta e ftohtë e zjarri, kaq barelë gjaku
Kaq barelë naftë, kohë nuk është, janë vrasjet
Në tokë, koridoret në qiell dhe fëmijët
Fëmijët cullakë që hanë fyshekë dhe kumbulla
Dhe vapa, festa e lëkurave të bardha, të zeza
Në kërthizë të detit, në Sierra Nevadë, në Karaibe
Kohë nuk është, është Këshilli i Sigurimit, janë
Gjënitë, gjeneralët, gazetat, ditët pa ditarë
Dhe ne, dhe ujërat amuli, dhe mizat, ditë për ditë
Ditë për ditë jetohet ngapak, pak vdiset, e ti
Thërret veten për emër, kush nuk të gjegjet, e ti
Pëshurr në një pus, sheh fytyrën e botës e thua
Pëhyh, po e çbërë, po e çplarë edhe kjo histori
E bardha verë që na rrit bashkë me të lashtat
Të hamë e të pimë vetëveten, kohë nuk është, jo
Kohë nuk është koha që s’rrah këmbanë

32
Mallkimi i anatemës

Mirëse na vjen ikje, atdheu ynë i moçëm i madhi


Evropë e Bashkuar, e Lirë, po të pushtojmë me ikje
Një nga një po të marrim metropolat, Paktet, Antantat
Atje tek s’na le po të lëmë vetëm mallkimet dhe vigjet
Ne nëse s’kthehemi udhët qyqevetëm do të kthehen
Oborreve barore të mbjellin shkopinj të bardhë e lule
Kullave tona guri t’u venë plisa të bardhë në krye
Shqip diç t’u flasin drunjëve, lejlekëve, gjinkallave
Teksa shesheve dhe parqeve tua të na zërë hidhur fara
Carroj të kuq të cilëve qumësht e gjak u mjelin nënat
Në bodrume të mykëta pëlcasin të kërthnestë si thana
Rriten plot flakë lotin, plot pulpat lëng mashkullori
Ne daç ndërzejnë shqip, në daç vdesin danisht, flamançe
Ata do të t’i ngulin trupit fëmijët e tyre dhe varret
Cep më cep të ta vizatojnë me to "Shqipërinë e Madhe"
Hartën e lëkurës së vet, e ti ripe, qepju qyrk Paqëve
Na herre, anatemë, na shembe të shembtë eksodiada
Letër mikut tim A.P.

Natën tek gërhas në një dru bavarez


Që m’i bie kokës me rrema në katua
Hatullave më vinë deri në mëngjes
Hallakamët, sharjet, recitimet tua

Më thonë: në varg po u varëm mes Evrope


Do të bijnë gjeneralë, gjyle dhe raketa
Korparmata, tanke do të shkelin mbi trope
Për vrimë të miut do të përbirohet jeta

Nesër koka ime s’do të jetë veç një bust


Një këmbanë e madhe që rrah ditën kot
Grindem me Liqenin e zymtë, i Shtraustë
Vërte, kjo armë joha një pendël s’e lot

Dhe durimi ndizet, mbushet fjala frymë


Do t’i vemë te hunda zotit që nuk sheh
A ta vrasim vdekjen me pushkë a me pështymë
Ai që di të rilindet, ie të fitojë, A.P.

Feldafing 1993

34
Greva e vargjeve

Net dhe net që kuvendoj me vete


Një frymëzim rrebel e marr me të butë
Sa pa zbardhur dita fund çdo flete
Metaforat, rimat m’agojnë rezolutë

Dhe turren për Londër, për Gjenevë


Faqeve më vërshojnë greva, minatorë
Paqja e gjaku lëkunden, ngrihen brevë
M’i dhunojnë muzat skërfenj militorë

Ulërin pena: brumbull, ke lojë me skile


Të të rrojnë Micë Sokola e lucë Sokola
S’të ka faj zari, të kanë Evropat hile
Në Ke D’orseje, në Londra, në Kapitola

Net dhe net mes vargjeve i përpjekur


Kot i marr me pupël, kot u bie me daltë
Ndizen, egërsohen, marrin frazat hekur
Ç’do shkruajmë libra të bukur, të metaltë

Feldafing, 1993

35
Antihimn

Çhimnuam amshimin dhe ai do të ketë një fund


Fund i pavdeksisë njëherë do të jetë njerëzor
Nga fron i të perëndishëmve perëndi s’u lëkund
T’i binte ja ballit, ja kallamit tonë me dorë
Baiadave të moçme tek varëm qyrk dhe pallë
Flenë dishepuj të gjorë n’ëndrrime amullore
Vdekja e bukur na do të kërthnestë, të gjallë
Kjo tokë e mrekullueshme do hume, jo përmendore

Humë, e uruara, t’i ketë shëndet të mirë bima


Dhe mishit të trollit i falim secili një copë
Dhe qiellin maje kokës na e bëjnë prapë vrima
Shekulli njëzet. Dhe shkenca. Dhe zonja Evropë

Zonja Evropë e ciia në treg të madh përsëgjalli


Nxjerr gjymtyrë popujsh dhe harta dhe historira
Sa luftëra, sa kufinj, sa popuj të ha mangalli
Zonja Evropë, e rënda. Dhe zonja Evropë, e mira

36
Përsëri Kosova

Po etshëm
Po ashtëm që rrjedh
Gjerba ime prej gjaku

37
Dikush të thotë: nëse s ’kthehesh
Itaka është Itakajote

(Udhëtimi p ërlta k ë)

39
Lirikë

Gjithëçka ishte si gjithëmonë


Dhe i kishte hije

Fjala fjalës, lumi lumit, lia lisë

Dikush deshi ta kthente ndryshe


Çmendurinë e bukur të gjërave

I ra tëja lirikës, u thamë

41
Dhembja e vargut

Po dhembte e po priste
Të ketë kohë koha, ajër ajri

Duhesh leje
Duhesh vendi dhe koha e saktë
Për të qenë mes të qenëve

Po dhembte e po priste
Guximin e vet të të lindurit

Do vinte fill vetëm


Si vijnë në këtë botë bimët
Do shkilte në log të çakajve

Në dymbëdhjetë pa dy
Mori përjetësinë e rreme timen

Detmold, 1993

42
Nokturno për zogun

Një zot e di ku ishe


Kur u ndanë shpendëve qiellin

Ujin e ajrin t’i gozhduan


Këtu ku po të ha miza hekur

Të thanë të lakmosh ylberin


Të jesh zog pa asnjë këngë

Ti u bëre etje e vetëtimëve


Fyshek i zi përkrye kokave

I bukuri, i kreshpëruari, kuqeziu

43
Kotësi

Në kupën kot
Kapaku çjerrë i së kotës

Numërim numrash
Të verbër, gjëmim i gjumtë

Kallinj të verdhë
Kalorës të verdhë, verdhimë

As hapi gjurmë
As gjurma udhë nën këmbë

Lum ti që s’rrodhe
O lumë, nën urë të këtij çasti

44
Mërgim

Kepat e shpresës së mirë


I rrisim me thërime të dhembjes

Na dhemin eshtërat, na dhembin


Lindjet, varret, dashuritë

Gur mbi gur nuk lëmë e


Kurkund fundi i së pafuntmes

Njëherë i vemë gacën


Buzëmuzgut, e ndezim dhe ikim

45
Portreti m e tym

Drodhi një duhan


Vjetroi luftën e parë dhe të dytën

Drodhi një tjetër


E treta ia numronte me gisht nipat

Mbi kokë të tij


Po digjej mendimit bryma

46
Drenjt

S’di kush ua futi


Trishtimin ashtu në thundër

Kur blegërijnë ata i pëlcet


Bonaca ditës

Vetëm mes tyre ua kam


Frikën ju njerëzve

Ç’kërkuat, o të mirë
Në këtë botë me brirë

47
Jepni për të vdekur

Gëdhihen një nga një si


Trajta të shpifura

Zotëri, jepni për të vdekur

Çdo ditë bëjnë veten grusht


Aty buzë sheshit

Jepni për vete, zotëri

Rri skulptura e tyre cucërr


Shpoti e përditshme e jetës

Terri i merr me vete

48
Një minut heshtje

Koha në kohë
Le të ndalet, shiu në shi

Mosha në trup të njeriut

Lumi le të ndalet
Në lumë dhe udha në udhë

Le të rritet vetëm tërfilli

Fryma frymë
Të mos marrë, as floku të bardhë

Ata po parakalojnë

49
Saga për poetët

Kur dehen, kur merr përcëllimë


Kur s’vete vera mbarë

Therin natën qetësinë


Me nga një dhembje, nuk flenë

Ditën e zgjojnë në mes të natës

Zhlyhen me manaferra vargjesh


Venë thnegla shkronjash nëpër fletë

Latojnë vetëveten, kujtojnë se


Gdhendën të zezën në të bardhë

Më i miri varet në një varg

50
Njeriu që s’fliste

Paqës rreth tij bënin zukamë të pathënat


Binte borë pa flokë, piqnin shikimet manaferra
Shkonin e vinin ngjarje si nëpër kohë të veja
Ora na rrinte dymbëdhjetë, dymbëdhjetëkatër
Gujën e përditshme e vishnim më të gjatë se moshën
Rrinte plot prani të heshtur, shkonte i pashkuar
Në fund të rrugës e fillonte prapë vetmevete ditën
Se kah e rrokulliste gurin e një mendimi tjetër
E premtja pa të na erdhi si një epitaf pa fjalë
Ai s’vdiç po heshtjen e vet e futi në një tumë

Ndoshta urën Mirabo e kalon për tjetër urë

51
Drita e ndarjes

Pritëm si pritet
Shi, si rritet floku i barit

Mbushëm me pritje
Plot bebëzat e plot kupat

As fjalë nuk folëm


As verë me gojë nuk bëmë

Ndezëm nga një qiri


Të ftohtë, shkuam pas tij

OZot
Si digjej drita e ndarjes

52
Akuariumi

Pendë për pendë


Peshku i madh me të voglin

Të madhit lirinë e të voglit


Të voglit peshkun e madh

S’e nxorëm sonte nga guaca


As syrin tim as qiellin

Flini mes qeiqesh, flini


Duhi të detit

53
Krizantemë

Kur u rritëm, kishin udhët udhë


Kohët kohë, etjet etje

Një zot i mirë u dha dashurive


Shpirtin e vdekshëm të luleve

Ajo që s’na dhemb, s’është jona


S’na do, s’është bukuri

Hije që të ka harrimi im
Krizantemë

54
Udhë

Një herë vjen një udhë e


Të merr papritur me vete

Të merr të tërin, s’mbetet


Fxymë as pendël prej teje

Ti kujton se ke udhëtuar
Kujton se ke arritur i uruari

Një zot e di a do të kthehesh

Bruksel 1992

55
Zbraztësirë

Tërë ditën e lënguam


Me dy a tri fjalë goje

Mes nesh dhe sendeve


Po hynin kuptime të ftohta

Mund t’i mësonim diç


Mendimit të gjelbër të barit

S’kishim kohë për kohë tjetër

Bruksel, 92

56
Mësim

Duhej varur në shtizë


Gjihtë gjërat që s’ishin tonat

Shënjtit të mirë duhej thënë


Shih punën tënde

S’duhej të binte shi, as


S’duhej t’ishte e martë

Duhet mbjellur harrimit


Drandafille të egra

57
Gjeografl

O Zot, si hyri mes nesh


Si hyn uji mes brigjeve

E shtroi tërë atë tokë


E udhë e harrim e alpe

Vetëm shiun e kishte lënë


Në shi e Shkodrën në Shkodër
Një ditë e kishte harruar
Edhe harrimin tonë, e uruara

Dhe zëri yt më erdhi


i ftohtë, i brymtë, i largët

58
Udhëtimi për Itakë

Një ditë prej ditësh patjetër


Nisesh tej më tej vetëvetes

Nuk është vetëm një Rozafë


Një Kep i Shpresës së Mirë

I thua vetes: udha e mbarë


Udhëtim në të panjohurën e nisesh

Dhe rreth e rreth i bjen


Pompeut, pendimit, Detit të Vdekur

Dikush të thotë: Nëse s’kthehesh


Itaka është Itaka jote

59
Në gjakun e njeriut

Në gjakun e njeriut
Nuk hyhet me një këmbë, as
Me dy mendje

Është mëkatar i madh, faltore e madhe, të fal

Në gjakun e njeriut
Hyhet vetëm njëherë, pa
Zhurmë dhe pa troktije

Nuk ka fanar, s’ka thikë, s’ka shikim prapa

Nga gjaku i njeriut


Dilet lakuriq i bardhë, si
Nga nata e varrit

Vetëm merr me vete kufomën tënde dhe nisesh

60
Aksidencë

Në nëntë u nisën për udhë


Udha, për udhëtim të fundit

Në nëntë e dyzetenëntë
lu këput udhës toja

Udha hëngri e u nis


Ata u bën pjesë e ndodhjes

61
Binarët

Gjithmonë nisen
Gjithmonë shkojnë diku

Binarët

Vetëm kur shkojnë tanët


Vijnë, të futen tejpërtej dhembjes

Kur shkojnë tanët


Binarët i marrin me vete

Bëhen duar dhe plisa


Bëhen shikimi ynë në pikë të fundit

Kur shkojnë tanët

62
Mordja

E mësoi Vake Vocën


T’i palojë duart te zemra

Të shikojë në fund të qiellit


Të flasë pa fjalë me shënjtër

Ta veshin bardh, ta qajnë


T’i ketë kumti hije

E mësoi, çka nuk e mësoi


Vake Vocën të prem ten

Shtëpinë, oborrin ia mbushi


Plot prekje të ftohta

63
Narcisi

Po kujt i rrinte si ty
Lakmia e luleve

Po ku të preku, ku të la
Zilia e zezë e zotërave

Po si të lotohemi në lutje
Ylberin si ta kalojmë

Po a vrave veten a të vrau


Dashuria p ër vete
Po bukur vdiqe, o më i bukuri

64
Kënga që s’deshi të shkruhet

Një ditë prej ditësh


Në shtarë e gjeta, në gjurmë të kalit

I mëkova drithmat
Vesë i mola, qumësht zogu

U rrit e bukur, e zezë


Kënga që s’deshi të shkruhet

65
Trajta e njeriut

Kur ngrit të dy duart


Është më afër yllit të vet
Poshtë janë ugaret e bukura të bukës

Këmbët i ngul në dhe deri në gju


Kur ngrit të dy duart

Kur ngrit të dy duart


Koka bëhet diell i vizatuar
Kokërr e madhe gjaku në horizont

Kur ngrit të dy duart dhe përgjaket


Trajta e bukur e njeriut

66
Pas luftërave

Luftërave, më të gjatave luftëra


Një herë u thonë: pas luftës

Luftërat mbeten në log të luftës


Armët, në muze të armëve

Të nesërmen andej e këndej luftërave


Çelin lulekuqe të gakut

Pas luftërave gjithëçka nis nga


E para, lufta nga e para

Lufta s’vret, njeriu vret i pari

67
Pikturë
Gj.Gjokajt

Uria e fjalës na zu
Midis logut e flakës

Ec e ec e eçtimëve

Zbathëm udhët e gjurmët


I vumë në trastë me kokën

Ec e ec moskthimeve

Bimës i dhamë gjakun


Shpendit ashtin e s’vdiqëm

Na shpëto zot nga pamundësia

68
Si prozë

E marta mezi hyn nga fundi i rrugës trembëdhjetë


Trembëdhjetëshi me të martë s’është shenjë për të mirë
Burri me dollamë ec prapa syzave të veta dhe rrah
Me majë shkopi kalldërmën, i ngjan mjaft Dalaj Lamës
Mban trupin shkop, shtatëdhjetë i ka, shtatëdhjetetej
Askund s’është nisur, sheh orën e qytetit, bën me kokë
E çelëm edhe një ditë, i falemi nderës perëndisë, po
Ku është kjo botë gjumëmadhe, ku është sot ky qytet
Miku i mirë, a s’ma ndez pakëz këtë cigare, o të paça
S’kam, s’e pij, them, as unë s’e pij thotë, të mallkuarën
Për ta ndezur e ndez se si të plakemi pa një grimë zjarrë
Klubi i pensionistëve qe majtas, ngre shkopin majtas,
niset
Djathtas i them, djathtas, ngre shkopin djathtas, niset
Pas shkopit të tij me syza, papritur ndalet, përdridhet
Njiherë a dy, sheh thik përpjetë, as uh as oh, hepohet
Mësëpari bie shkopi, pastaj syzat, pastaj bie burri
Me sytë e bilurtë më sheh ftohtë sikur thotë: a të thash
Trembëdhjetëshi me të martë s’është shenjë për të mirë
Dhunë

Bëni kryq në qiell


Kaioni për vrimë të zhbërjes

Sy i djathtë, kërkoje
Syrin e mëngjër me qiri

Çile gur gojën, ku janë


Kokat e këtyre kapelave

Tani dilni e luani


Toredo me lëkurën tuaj

Zot i animalëve, shëroje


'Njeriun tënd me tru breshke

70
Uratë për ata

Ditën e vapës së madhe


Shpallën etjen e gjakut

Botës do t’ia shkurtonin


Gjinjtë me majë të thikës

Gjol i kuq do të rridhte


Ninzës, ata do ta pinin

Nënat uruan: gjerbni, o


Gjerbëshi gjakun tuaj

71
Incest

Ata thonë një e një s’bëjnë dy


Një herë nuk i tremben saktësisë së numrave

Shkencat e tyre u masin për fije floku


Mjeshtrinë e moçme të trilleve

E vërteta është nënë e tyre ilegjitime


Dy e mbajnë, i treti i hyp me dhunë

Fryhet dosë dhe pjell fëmijë të dhunshëm dose

72
Ma ktheni lirikën e zogut

Ka kohë që s’ia kuptoj cicërrimën

Në një degë më vishet murg


Ma mbush me tamjanë kokën dhe çatinë

Në degën tjetër i bie një teli


Të ndezur, ajri dhe uji përzjarren

Në të tretën i marrin metal flatrat


Bëhet plumb në qiellin prej lamarine

Ushtarë që po shkoni, ma ktheni


Zogun tim, lirikën e bukur të zogut

Ka kohë që nuk këndon zogërisht

73
Tis

Asnjë fjalë, asnjë lëvizje që


Tremb dridhjet e ajrit

Push i dëshirimeve në buzë

Ja si rrjedh, si merr
Frymë paqja e gjethit

Lirikë e ngrirë luleloti

Drojë të thuash vetëm bukuri


Dhe në fluturojë fërr zogu

Tis, estetikë e tistë'

74
Traktat

Ora zero, koha kryquar më një shtyllë


Mëkatet bien përtokë si gjeth i shkuar
Libër i ligësive për mot motesh mbyllë
Armë, luftëra ngrirë, paqe e shuguruar

Ngjarje që s’kanë ndodhur nisen menjëherë


Prapthi tek të pabërat, i vemë nëpër saksi
Flokët mund të na zbardhin ndonjë tjetër verë
Ulemi rreth tryezash njerëz dhe perëndi

Gazmojmë kush gazmohet, lindim kujt i lindet


Nuk bien as dëshmorë, të rënët do të jenë zgjuar
Hunëve, Hamurabëve, kushdo që s’u bindet
Do t’i bjerë kallamit rreth kohës së gozhduar

S’jemi vdekëtarë dhe rrimë e pimë, tevona


Zaratrusta i ditur prapë e mbarë le të flasë
Sapo të na ndez ëndjet zjarmia dhe kroma
Pushka në mos kristë, paqja do të kërcasë

75
Ligjëratë

Në fill të fillimit, nga gugëzim i parë


Rraparrume të jetës vinë dhe pa skofi
Me një shkop magjirash, me një abetar
Na mbërthejnë me engjëjt nëpër histori

Fletë më fletë i mësojmë djallëzitë e tyre


Vinë të mitur tjerë, ne mësuam ç’mësuam
Kujtesën dhe trastën plot me mësim natyre
Mbyllim librin tonë dhe kujtojmë se jetuam

Ndoshta ne të gëzuarit imituam vetë jetën


Si bukë të përditshme dhe si mrekulii
Kush u iodh ai vajti duke pyetur veten
Po mirë, ç’qe këtu jetë dhe ç’qe alkimi

Artin e të qenmes e shpjegon veç dija


Dhe filosofia që është shkencë e hollë
Gabimisht që vdesin shekujve breznia
Vdiqën veç ata që u duhej ende shkollë

76
Homazh

Kuptimësi e tepërt na piu kokat heret


Apo gufim dashjesh kishte patur shkumë
Në kaptina tonat le të hyjnë të tjerët
Hinit që s’di të digjet nuk i duhet tumë

As bekim s’i duhet zjarrit që s’na deshi


Mësa flamur një lufte që kurrë s’u luftua
Fat i fatbardhsishëm cinikisht na qeshi
Gurgulloi dhe vajti, s’ishte ujë për krua

S’kishte etje, ndoshta, vapa jonë për ne


Mrekuli të një trilli na prekën dhe ikën
Libër i harrimit le të hapë faqe të re
Çdo pikëllim i mençur ia vë vetes pikën

Pika t’i bjerë fundit, jo fillimit të dytë


Dy pendime venë në gjunj dhe perëndinë
Kur të na rritet bari nga goja, nga sytë
Dalim nga harrimi, zbukurojmë zbraztësinë

77
Brez

Mbase i duhej njëherë kuptimsisë


Ardhja jonë: diç i dhamë, mos tjetër
Thyenim gurë buzë rrugës së historisë
Sa t’ia bënim dioptrinë më të vjetër

Bukurinë përftimit gabimisht ia matën


Pa imazhet tona, pa një dhembje të re
Udhët, mortet, kremtet që s’na patën
Paçin ndjesë, le të prendjnë pa ne

Dhe nëse s’andejmi prapthi kthehen


Për mëkatërime të hirta, për ta pabëra
Këtu do bien në dy gjunjët të rrëfehen
Pa vogëlsitë tona asgjë s’ është e tëra'

Ne vemë dorën në zemër dhe i bekojmë


Aq e pagabueshme s’ishte as kjo botë
Kokërrza të këtij s’na lakmojnë
Kot se as kurmi ynë nuk ishte i kotë

78
Madërgonë e ferrit

Ngahera frymëzimit i rri mirë zymtia


ka shkëlqim që nuk do tjetër ngjyrë
Ç’tjetër i ka hije mëtimit si mashtria
Vargjet dhe poetët shkëndijnë në një mënyrë

Së pari në Kupë Odini pijnë, dehen mirë


pastaj marrin botën ta rrotullojnë mbarë
Nga vujlnete të yjve u cirkon dëshirë
kënduar, këngës për të qarë

Yjet dhe poetët nuk i tremben territ


Kur përzjarren, kur gugëzojnë si fëmija
Është një bar i hidhur, madërgonë e ferrit
Me qumësht të saj ngahera mëkohet poezia

Me këtë bar poetët mjekojnë nëpër botë


Ka dhe ndonjë sëmundje që ndodh të shërohet
Dikush merr një pikë, dikush merr një gotë
Barërat, mjekët vdesin, jeta jo, jetohet

79
Rastësi

Na gjet’ udha gand e thamë: as mirë as keq


I ra shikimit gri një flok nga moshë e parë
Imazh i grisur treti, lamtumirë, unë mbeç
Peng i këtij udhëtimi ndoshta mijëvjeçar

Tani ky që mbeti jam unë, s’është një gur


Të cilit nga kohimi do i shumëzohen vrugët
Pritja le të plaket, ardhja s’plaket kurrë
Ditë e natë udhëtojmë herë unë, herë udhët

Vijnë largësitë, më kalirojnë nëpër rimë


Njëra udhë niset, tjetra kthehet vetëm
Bredhim zbraztësive sa merr fryma frymë
Udhën që na gjeti njëherë nuk e gjetëm

Po është një dritë polare andej ngskyeriu


Që rrah orët e sakta, ia di kohën kthimit
Sapo trillit të zjarrit t’i digjet qiriu
Del një shpend i hutëm, na kërkon harrimit

80
Balada e kasnecit

Vi dhe ardHja ime është veç një udhëtim


Në të cilinonoti u nisa në këmbë e në dorë
S’ka kohë, kohës, vetes i kërkoj shpëtim
Në një shtegtim të brendshëm, shekullor

Ethe, ecejake lëvrijnë, ecin në mua


Nesër, sa pa matur hijet tuaja në tokë
Shihni si i jep gjakut etje te një krua
Tej vigut të ylberit një kasnec pa kokë

Nisem, nisja më dridhet në ajër e në ujë


Vdekjet, përjetësitë i lëmë për tevona
Qindra vjet do të rrahin shi dhe shkujë
Kudo që nuk ishim qan pse s’ishte jona

Përherë fundfillimit i bie cep më cep


Leqet, lakadredhat, ia mësoj mirë e mirë
Këpus nga lëkura ime - udhën time qep
Ardhjet më duan të vajtur, vajtjet të arrirë

Njëherë befas ndalem shtanguar mrekullie


Në një kryq tërthoresh më priret busti im
Me një dorë dafina që u kanë të ndjerëve hije
Derdhur nëpër shkuarje, gurëzuar në një kthim

81
Estetikë

Më kishte zjarrmi fjala, kërkonte në gurra


Një pikë qumësht zogu, s’kishte të shëruar
Nga guxim i dhembjes fund ferrit u turra
Tani çfarë të bëjmë kështu të brufulluar

Hyj te Nëna Cucë dhe dal prapë nga sëpari


Njerëz dhe shkërbera qenërisht më ndërsehen
Në Sheshin e Shën Markut në Veneci e vari
Penën edhe veten në vargje që s’përkthehen

Dhe më kthejnë prapthi limfës sune etur


Mbretëri e të paqenëve do të mençur tjerë
Të ndjerët s’më duan, nuk jam ende pjekur
Nga filosofi të holla m’i vie trurit erë

Herezisht i pastër cilit zot t’i rrëfehem


Koka se nga më ecen, udha pas s’i niset
Në kala time guri, në kryqin tim mbërthehem
As shpëtim nuk dua, as kot nuk më vdiset

Mbetem me të gjallët këtu ku jetohet


Një statu e argjentë dhembjes zbukuruar
Një kaptinë e imja kushdi nga hepohet
Lëkurën të përgamentë, trupin të kosovuar
Sapo katallëhem kryq dhe eshtëra thyej
Vjen një gursizifi tinëz m’i bie kresë
Marr nga njëra plagë, plagën tjetër lyej
Bukur që u përgjakëm, estetikë e zezë
82
Kungim i këngës

S’të dua ylber që me shpie ugareve


Të rreme, përrallave
Dua
Dhëmb ujku, dua dhembje
Të bukur dhe dua
Gur mbi secilën fjalë, mbi secilën
Bimë
S’të dua lule të larme
Dua mëkatë
Dhe dua
Tym të hidhur anatemash të hidhura
S’të dua
Vesë të kaltërt gjinkailash, të dua
Gjithë të përgjakur
Gjethit të gjuhës sate, gjithë t’etur
Zjarresh
S’të dua cicërrimë zogu, ta dua farën
Plot diell dhe
Plot mesditë
T’pëlcasim njëherë nga lëngu e pjekuria
S’të dua
Shtjerrë, shtjerrë qoftë ajo që s’u tha
E na thau
Fjalën në buzë, gjakun e fjalës na thau

83
Herën e parë kërkon udbën e sbkurtër
Herën e dytë bëhesh udhë dhe nisesh

(Kërkim)

85
Histori

Atëditesot një herë motmotit


Mbi Krujë vijnë çetat e Kastriotit

I nxjerrin xixa thundrat e atit


I shkëndin shpata lart m onopatit

E dridhen muret, e vetëtin


Është kali i Gjergjit që tërfëllin

Dëgjohen gjëmë dhe zallahi


Gjëmojnë kohëve luftërat e tij
Hypin krutane majë shtëpisë
Shikojnë shekujve, historisë

Zot, kokën, këmbën e askuj’


Luftë tjetër mos e zëntë në Krujë

Krujë, 1992

87
Drini

Mijëra vite
Rrjedh ujë
Shqip

Po e thellë
Po e madhe etja
E shqipeve

Këtu e te deti

88
Shkodra

Desha t’ia prek


Rozafës flokun
S’më deshe

Zbrita t’ia puth


Algjet Liqenit
Më nxore

Tani përherë më ke
Majë Taraboshit me cuba

Shkodër Shkodra

89
Deti i bardhë

Ecnin gurit, territ


Me yjet plasur në plisa

Në Shkodër trokitën
Te zonja e Madhe, te shenjtërit

Në Tivar dhanë të kuqët


E gjakut, pinë të zitë e detit

Deti u bë Deti i Bardhë

90
Muzeu i armëve

Në Muzeun e Armëve në Vjenë


Më së pari shihni shpatat

Mos iu trembni tërfëllimëve


Rrapëllimit të kuajve me thundër

Vringëllimëve të tehta
Të metalit mos iu trembni

Mos i dëgjoni gërhamët e


Princërve, gjeneralëve, kapedanëve

Ata flenë nëpër famët e tyre


Shpatat e tyre nëpër milla

Vetëm një Shpatë e ngrënë


Nga luftërat s’ka gjumë në sy

Shpata e cokërruar e Gjergjit

91
Në Waterloo

Atë ditë gjeneralët


Po hynin kaluar në histori

Më trimi do të kishte
Një humbje fitimtare

Një ditë më vonë fitorja


Do t’ishte shumë kokë më e shkurtër

Kush s’erdhi në Waterloo


I vajti dy herë harrimit

Waterloo, 1992

92
Qyteti pa qiell
Sarajeva 93

Përnatë
Net thikash
Ndjekje e jetës nga shpirtërat, nga
Kaptinë e bukur e njëriut, stivosje
Portretesh ngjyrëdheu dhe mort
Mort i bardhë, bardhësi e qefintë
Minarave, rrugëve

Imazh i pushkatuar

Përnatë
Netë thikash, lehje tytash
Mbi kokë, mbi
Tre poetë libra, tre poetë liri dhe
Lajme, lajme, lajme
Për vdekje të menjëhershme, për
Paqe që vonohet

Qytet pa qiell

Zini besë zotit, zini besë njeriut


Të gjithë kur vriten askush s’vritet i fundit
Të fundit vriten tre poetë dhe liria

93
Vila Waldberta

Nuk është ngujim, është


Epigram i moçëm, i myshkët

Natën latojmë vargje


Pimë, bëjmë shtrat me muzat

Hatullave përnatë
Na i hanë minjt metaforat

Nesër me të bardhë
Po nisemi ja unë, ja Waldberta

Katër net që një gur


Po më rrjedh pikë pikë Kosovë

Feidafing, 93

94
Nga ditari

Ditë e moçme ngjyrëhiri


Ora mezi dymbëdhjetë e dhjetë

Në fytzën e një ashti gjëmë


Mundim i çasteve që do të vinë

Në katin përmbi Stefan Cvajg


Fëshfërin mes librash dhe koilet

Nga Gjeneva asgjë e re


Nga lordët dhe Londrat e shqiptarëve

Te dritarja një zog i përhimtë


Këndon ftohtë, saktë, gjermanisht

Në mos rëntë pak borë, Waldberta


Ditari do të mbetet pa këte ditë

Feldafing, 1993

95
Në Tucing

Askush ta rrumcojë rrugëve


Gjuhën e ngjizur të Hainri Belit

As në kafenenë e parë, kokë më kokë


Të flasë për gur t’unazës e për nipa

As me duar të trasha në xhepa


Ta fërshëllejë Bajram Currin hypur atit

As sytë e turbullt t’i vaki


Në kokërr shpine te shqiponja në tra

Ç’qytezë është kjo, more


Ç’Tucing është ky pa një albana

Tucing, 1993

96
Dita në Sargans

Dita në Sargans është


Lakmim i valëve për kokën tënde

Vetëm nga Liqeni Valen See


Fluturojnë pulëbardha të kaltra

Dita në Saragans është fletë


Këputur përjetësisht nga harrimi

Buzëmuzgu Liqenin Valen See


E mbyli në dy sy e mendohesh

Ditës në Sargans
I mungon vetëm lamtumira jote

Sargans, Zvicër, 1993

97
Esat Mekuii

Në fund të udhës
Ngriti dorën mbi vetull

Shikoi menduar
Te Liqeni, te Ura e Rzhanicës

Ai s’vdiç, ai vetëm
Kapërceu vigun dhe vajti
Gusht, 93

98
Guri i Martinit
M.Camajt

Mik i gjakut të penës, kush e di sa vite


Fëmijë të kërkoja me "Një fyell ndër male"
Kush e di se në male, përmbi gurë më rrite
Me një daltë fjale

Dhe sot pas sa vitesh që s’na panë


Më del në Bavari një gur prej të Dukagjinit
Rritur me qum ësht ashti të tokës nënë
Jam guri i Martinit

Më ler dhe pakëz, më ler, Gur i Martinit


T’ia mbaj doren në krah si andej në Malësi
t’ia ftoh shkrumët e mallit e të mërgimit
Dhe do shkoj, s’do rrij

Pse gurët dhe poetët nëpër botë


I dashka të shpërndarë ky dhe i yni
Zi nuk mbajmë, po kurrë mos qofeh e kotë
Dhembje në Gur Martini

Lengrisë, shkurt 1993

99
Kërkim

Herën e parë kërkon udhën e shkurtër


Herën e dytë bëhesh udhë dhe nisesh

I bie Bregut të Hutës, i bie Shtegut të Dhisë


Skaj më skaj i bie lëkurës sate, nuk ndaiesh *

Te Guri i Ndre Nikës një shkop e një shtegëtar


Ta masin me njërin sy hapin dhe mendimin

Pije pak nga etja jote, ndize një shtarë


Udha që këkron është nisur për tjetër udhë

100
Vjosa

Është një lumë që


Shihet vetëm herën e parë
Vetëm një herë rriten manushaqe bregut

Herën tjetër
S’është ujë as gjeografi
Është etje e kaltër që rrjedh pëshpëritjeve tua

Është një lumë që


Shihet vetëm herën e parë
Vetëm një herë rrjedh Vjosë dhe shkon për va

Herën tjetër
Shëh vasha me Vjosë në sy
Kalojnë ato dhe thua a e pash mirë Vjosën

101
Piknik

Te Qafa e Qyqes
Vinë e na marrin orët

Këtu ia marrim malsorçe


Atje na shpotisin shpellat

Ujë pimë te Kroii Lotit

Mbledhim ufulla
Hypim në furrik te zogu

Rrokemi shtatas
Luajmë gropas, rrasapetas

Hyjmë në një fier e harrohemi

102
Motiv i hershëm

Pash më pash
E mas SHtedimin, Moknën
Në cikol i bie gjethit, ndjell sokolat

Vë nën kosë
Livadhet e Gjakut e të Lekës

Një sutë më jep qum ësht bukolik nga gjiri

Them ku të ia jap vetes


Veç një sy gjumë kaçaku

Shtroj kindin e një roge dhe shtrihem

Nën kokë ve drekën


Për sot, vdekjen për nesër

Në Kacuberr në kristë një pushkë, më zgjoni

103
Ashta e Shkrelit

Ashtra e Shkrelit, mrizi im me zana

Ec e ec e
Shiko në qiell dhe rritu

Ashta e Shkrelit, zëri im në një zgor

Lyp e hyp
Me një vashë tërfillin me katër

Ashta e Shkrelit, mosha ime maje lisave

104
Projekt

Një herë, doemos, do të bëhesh prapë biri i satëme


Mos dalç nga libri, mos çelsh nën këmbanë, të rrisin
Një rrënjë kërrsane dhe Guri i Kuq, as asht as gur
Katërmbëdhjetë fshatra të quajnë djali i Ujkanit i dyti
Ditën që bëhesh trim hyp në Shpellë të Bali Hunit
Flet me fajkona e të thonë: Syri s’i trembet as pushka
Gjunjët e dhjetë gishtat i le te Kroi i Gjeloshit në zallë
Flamurin dhe shpendin t’i ndalin, ta ndalin pak rritën
Gjyshja të vdes tek të thotë Shkup e Shkodër ishin tonat
Reciton Atë Fishtën e druan të përgjojnë policët dhe lisat
Shkrimtarët i do prapë shenjtër, sheh ëndërra të kaltra
Poezia s’të bëri më të bukur, më pakkryengrirë se ç’erdhe
Më mirë të kuptojnë trumcakët se kritikët tu indoleshentë
Në u bëfeh i pavdekshëm vajtoret thirri sa je ende gjalië
Ku të bartin katër burra shpirti rron përzier me krepa
Vdis masorçe, harrimi le të rritet me fier, me luleborë

107
Lirikë me shi

Shi, apo sheshit të qiellit shoje shoje


Shushurimë po vjen, mos shtojzovallet
Vesh më vesh po i pëshpërisin të fchehtat
Shi, apo grurë i verdhë po i rrjedh nga shtjerra
Shoshës së kumtrit përmbi Bjeshkë të Shtedimit
Shi, apo qiellit të shqepur, kah shpendëria
Me kashtë e kashtërrojë po ngjitet bari
Shi, apo toja uji, lot të teltë mallëngjimi
Shpirtërat na dërgojnë nga lartësi të lashta
Shi, apo i fëshfërijnë diç shqip shqiponjat
Shoqjashoqes në Shkumbin e në Mal të Sharrit
Shi, apo fytyrë e frymë na zu me flokë Rozafa
Bimëve në Shkodër po u shëngjergjet shtati
Shi, ’asha të madhin, shi e jo thashethëna
Shi i eçtë, gjol etjesh, lum ai lumë që s’plasi
Çplanju, të kaltër, mëkatesh të kaltëra, çplanju
Shihni, shpirtërat, shtonat, plot po mbushen
Shkruajni, të gjorë, simfoninë e shtatë të shiut

108
Waterioo, 92
Qyteti pa qiell, 93
Vila Waldberta, 94
Nga ditari, 95
Në Tucing, 96
Dita në Sargans, 97
Esat Mekuli, 98
Guri i Martinit, 99
Kërkim, 100
Vjosa, 101
Piknik, 102
Motiv i hershëm, 103
Ashta e Shkrelit, 104
Në u bëfsha mal, 105
Peisazh, 106
Projekt, 107
Lirikë me shi, 108
Shënim p ër aut rin, 109

Azem Shkreli LIRIKË ME SHI


Radhitja dhe realizimi kompjuterik "INFOTRADE", Prishtinë
A » e m S h k r e li u lind raë 1938 në Shkrel të Rugovës. Stadimet e
gjcë'.''- i "ië letërsisëi kretrrtë-Prishtinë; Shkruaa poezi, prozë,
tfcarnc.
Veprai e botuara: "Bulzat",
’ En.gjujt e rrugëve", "E di një fjalë
prej guri", "Nga bibla e heshtjcs“*. Pagëzimi i fjalës", "Kënga e
Hutinit", ’ Nata e pagajve", "Karvaai i bardhë", "Sytë e Evës",
"Fosilet", "Varri i qy qes", "Shtatë nga ata", "Muri përfundi
sliqipeve". Është përkthyer
në disa gju’cë.

/V/E A/A prej dilësh


,\'ë shtari' e gjefa. në gjurmë lë kidii

! mëkavii drithmal
kësë i ftiotit. qtimësitl zogn ■

id m i c httkar. e zezë
Kënga që s ’desht ië shkreltef
ÇMIiVii 100 i.i-K E

You might also like