You are on page 1of 2

Kokëfortësia e kokave të zbrazta...

Thonë se mjeshtria për kryerjen e ndonjë pune vjen me përvojë dhe me punë...Nuk kam asgjë kundër
kësaj thënie, por shpirtin ma iriton secili që bëhet i gjithçkaditur dhe pretendon të jetë “më i miri.”

Një gjë që duhet ditur është që secili njeri është i caktuar për një lëmi.

Shpesh herë më të moshuarit se ne, do të thonë: “ Ti nuk din, ende je i ri, thjeshtë nuk merr vesh!”

E unë do t’u them: “ Po çka se jeni më të moshuar se unë, edhe ju nuk merrni vesh fare nga ajo që e
mendoni dhe që e bëni!”

“Udhëheqësit e mëdhenj”, më të moshuarit dhe shumë njerëz të tjerë një herë e përgjithmonë duhet
ta kuptojnë se ardhmëria është e të rinjve dhe nëse nga fillimi na e humbin moralin dhe na injorojnë,
atëherë ne do të demoralizohemi dhe çka kemi bërë?! Asgjë për ta e shumë për ne!!!

Sistemet jetësore ndryshojnë, prandaj nuk munden të shërbehen me reformat e partizanëve edhe në
ditët e sotshme.
Jemi në shekullin XXI dhe duhet t’i drejtohemi paqes, ardhmërisë, qetësisë shpirtërore dhe gjithçkaje
që fëmiun – njeriun e bën të lumtur.

Është e vërtetë se gabimet që i bëjnë më të moshuarit bien mbi kurrizin e të rinjve, sepse ato e bëjnë
një punë dhe mendojnë, apo nuk mendojnë ,do të thoja më saktë, për pasojat – se si do të gdhijë dita
e nesërme, se a do të kenë njerëzit një copë buke të siguruar dhe të mos flas për gjëra të tjera.

Prandaj, e gjithë kjo le të jetë një apel për ata që mendojnë se janë duke vepruar drejtë, e që nuk janë
duke e bërë ashtu:

“Lëreni fëmiun ta gëzojë vrapin në kopshtin e gjërë dhe mos ia shkurtoni kënaqësinë shpirtërore,
lëreni ta gëzojë rininë e tij nën qiellin e kaltërt dhe mos ia humbni vlerat dhe shpresat...Lëshojuani
vendin atij që është më i mirë se ju, sepse nuk e dimë se çka sjell e nesërmja dhe çka mund të sjell
kokëfortësia juaj!”

Murat Aliu – IV/15

You might also like