You are on page 1of 8

Projekt

Tema:Letersia Romantike

Lenda:Gjuhe shqipe dhe


letersi

Antaret e grupit:
1. Arben Hyseni
2. Edison Berdufi
3. Henri Myrto
4. Kejdi Qosja
5. Ygert Cadri
Viktor Hygo
Viktor Hygo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar
francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze
tëshekullit XIX.

Biografia
 Gjatë rinisë së tij ndoqi të atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrisë së Bonapartit, që
guxonte të merrte me vete në spostimet e tija, të shoen Sofia Trébucher, dhe të bijtë Victor, Abel
dhe Eugene. I ati pati dhe një rol deciziv për kapjen e Fra Diavolo në Itali për këtë u emërua
Guvernator i Avellinos ; me tej u dallua edhe në Spanjë, ku Bonaparti i dha gradën e
gjeneralit.Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Viktori frekuentoi për një periudhe, për të
plotësuar dëshirën e atit, Politeknikun e Parisit, por shumë shpejt i la studimet teknike për t’iu
dedikuar letërsisë drejt së cilës e shtyu e ëma. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para
letrare. Sëbashku me vëllain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819) ; shkroi më pas Odet
dhe poezi të ndryshme (1822) dhe shumë shkrime të tjera deri tek Odet dhe balada, që i vleu
një rentë prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII.Në 1823 u martua me Adele Foucher
një shoqe fëmijërie ; dasma u kremtua në kishën e Saint-Sulpice (në të njëjtën kishë ku u
pagëzuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Në të njëjtën periudhe nisi të frekuentoje
rrethin e romantikeve të Parisit mes të cilëve edhe atë të Charles Nodier. Nga martesa me
Foucher linden katër fëmijë : Leopoldinë, Charles, François-Victor e Adèle.Zbulimi, mbas disa
vjetësh, e tradhtisë së të shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta çojë të bëjë një jetë
të lire ; e dashura e tij për gati 50 vjet u be Juliette Drouet, një aktore teatri të cilën e njohu gjatë
provave të Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qëndroi gjithmonë pranë pavarësisht e tradhtive të
shumta të Viktorit.

Jeta e hershme
 Hygoi lindi ne Bezanson te Frances me 26 shkurt 1802 ai vdiq ne me 22 maj 1885 Vitet e para
të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait
i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në Paris dhe
disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.Publikimi i
tij i parë ishte një vëllim i "Odet" të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një vepër nën
influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej romantizmi,
ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të "Odet". Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi
shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u be
pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe
dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin
për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u
mor me politike, fillimisht si përkrahës i monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane.
Më vonë ai shfaq dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III,
dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme,
gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te mjerët" e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës
"Punëtoret e detit", "Njeriu që qesh" etj.Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri
një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në
vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe
u varros me një ceremoni madhështore në Paris.Viktor Hygo është konsideruar si nderi i
letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe
këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili
i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të
ndritur e të lavdishëm të Francës.Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij
tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën, dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon
karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë romanet e tij
janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës
dhe kjo duket e qarte në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e humorit në të gjithë veprat
(përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politike. Radhitet në një nga shkrimtaret
që të prek shpirtin kur lexon veprat e tij.Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të
vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranoje peripecitë jo gjithmonë të
lumtura të jetës së tije për ti bere eksperienca thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e
shpirtit human.Shkrimet e tij harritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia,
tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus në të gjithë
Evropën.
Babai i Romantizmit

 Në 1827 shkruan dramën historike për teatrin Kromuell, ai që u konsiderua si manifestimi i


teorive të reja romantike, ndërsa në 1830 u prezantue Hernani në Komedinë Franceze ;
prezantimi u ndërpre nga përplasjet mes mbështetësve të Hygos me disa horra. Puna
megjithatë iu njohe nga shefi i shkollës së re romantike. Vete Hernani u kompozua me muzike
dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Në 1841, Hygo bënte pjesë në
Akademinë Franceze, ndërsa në 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati një sukses të
menjëhershëm dhe të gjere.

 Në 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe dhëndri ; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga
pushimet duke e lexuar në gazetën Siecle (shekulli). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e
punës teatrale “I Burgravi” në 1845, i shkaktoi një depresion të madh që do ta mbaje larg botës
letrare për 10 vjet. Në të njëjtin vit emërohet Par i Francës nga mbreti Lui Filipi i Orleansit.

 Në 1848 Hygo benë pjesë si deputet në Asamblenë Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell
në pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi të sillet në mënyre
antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kundër varfërisë dhe
shtypjes që bëhen ndërkohë gjithnjë e më pak të tolerueshme.

Rikthimi në atdhe
 Rikthimi i tij në atdhe ndodh në 5 shtator 1870, pas mposhtjes së Napoleonit të III. U prit nga një
turme brohoritese dhe entuziaste që kishte ardhur për të përshëndetur rikthimin e tij në Paris.
Shtëpia e tij behet sërisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetësinë duke rinisur
prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873) ; shkroi poezi të tjera, disa në lidhje me jetën e tij familjare si
“Femijet e mi” (1874), dhe poezi të tjera satiro – politike si “Babai” (1887). U rikthye sërisht të
beje pjesë në Senat në 1876.Në 1878 goditet nga një kongjestion cerebral por kjo nuk e pengoi
– pavarësisht së sëmundja e detyroi të pakësonte aktivitetin e tij – të çojë deri në fund
“Torquemada” (1882), një vepër mbi fanatizmin e inkuizicionit që kishte nisur disa kohë më
parë.80 vjetori i tij u festua nga një turme festuesish që vendoste lule përpara shtëpisë së tij ;
disa muaj më vonë do të goditej nga një zi e re, me vdekjen e besnikes së tij Zhuliet. Hygo
qëndroi për ta qare i vetëm deri në 22 mars 1885, pra deri në vdekje në shtëpinë e tij në Paris.
Trupi i tij u vendos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poet. Në
ceremoninë e tij të varrimit morën pjesë persona të ardhur nga çdo cep i Francës.
 Tashme Viktor Hygo (1802-1885), në romanticizem të plotë, kisht filluar të fiksonte prototipin e
klounit tragjik me personazhet e Tribuletit dhe të Guinpleinit, respektivisht protagonista të
veprave Le roi s’amuse (Mbreti dëfrehet) dhe L’homme qui rit (Njeriu që qesh).Ky roman i fundit
(1869), në veçanti, është një vepër pak e njohur e Viktor Hygos, në të cilën shfaqën opinionet
dhe angazhimi i tij politik. Në këtë vepër Hygo e vendos njeriun përkundrejt shoqërisë
shfrytëzuese, dhe zhvillon pikëpamjet e tij demokratike mbi të kaluarën dhe mbi epokën e tij.Në
pjesën e parë të romanit që përben një të treten e të gjithë veprës, fabula nuk e kapërcen
pikëlidhjen : Guinpleni i braktisur shpëton vogëlushen Dea dhe së bashku me të gjen strehe tek
endacaku filozof, Ursusi.Personazhi i parë i denje për tu përmendur që hasim është një shitës
ambulant me emrin Ursus. Shoku i tij i vetëm është Homo, një ujk i zbutur. Ursus jeton në një
karvan, me të cilën spostohet nga panairi në panair për ti shitur njerëzve kurat e tij
popullore.Ngjarja zhvillohet në një breg deti diku në kontinentin evropian : është nata e 29 janarit
1690. Nje grup njerëzish, identiteti i të cilëve nuk na tregohet, përgatitet për tu nisur me anije.
Para së të nisen, ata braktisin në breg një fëmije 10 vjeç.Fëmija, i dëshpëruar, i uritur dhe
këmbëzbathur, endet nëpër stuhi derisa harrin një forca, ku gjen kufomën e një të varuri. Me
tutje, zbulon të mbuluar me bore një grua të vdekur nga i ftohti, që mban në krahë një të
porsalindur akoma të gjallë. Me në fund strehoet në një karvan, që zbulohet që është ajo e
Ursusit. Aty mëson që vogëlushja është e verbër.Në pjesën e dyte, pjesa më e gjere e romanit,
paraqitet Anglia aristokratike e fillimit të shek. XVIII–te, përkundrejt së cilës qëndron si mishërim
i një parimi moral me të vërtet fisnik që rrojnë mes njerëzve të mjere, heronjtë kryesore :
Guinpleni, Dea dhe Ursusi.Ngjarja spostohet përpara me 15 vjet. Takojmë dukeshën Xhozianë,
që, e mërzitur nga jeta e oborrit, mëson se i vetmi sherim nga çdo mërzitje është “Guinplein”,
edhe pse nuk e di se çfarë apo kush është ky Guinpleini.Fëmija i mësipërm, tashme, është bërë
një burrë 25 vjeçar. Emri i tij zbulohet të jetë tamam Guinplein. Nga fëmijëria e tij, na thotë
narratori, ka fytyrën dhe buzët e shpërfytyruara – gati sa formon një ngerdheshje të frikshme.
Jetimja e verbër, me emrin Dea, është tashme 15 vjeçe. Ursus dhe çifti i të rinjve jetojnë me
spektakole të vogla që i prezantojnë në dite festash. Dukesha Xhoziane, duke marre pjesë në
një prezantim teatral, dashurohet me Guinplenin.Zhvillimi i subjektit kushtëzohet, nga një anë,
dashurisë së dlire të Guinplenit për Dean dhe pasionit të ulet që ushqen ndaj Guinplenit
bukuroshja demoniake, aristokratia Xhozianë, dhe nga ana tjetër, prej zbulimit të sekretit të
origjinës së Guinplenit, hyrjes së tij në dhomën e Lordëve dhe fjalimin demaskues që ai mban
në parlament.Gjete një performance, një nënpunës i shtetit e urdhëron Guinplenin ta ndjeki në
një burg ku po torturohet për vdekje një burrë me emrin Hardkuanoni. Ai e njohu aktorin, që ai
vete, 23 vjetë më parë, e kishte shpërfytyruar për ta bere një palaco.Në vitin 1682, gjatë
mbretërimit të Jakut të II, një nga armiqtë e mbretit ishte Lord Klencarli. Mbreti urdhëroi vrasjen e
fisnikut. Me vdekjen e tij, biri i tij, Fermën, trashëgimtar i tokave të tij, iu dorëzua, me ndihmen e
Hardkuanoni, bandës së Kompracikos, tregtareve të fëmijëve. I malavitosi, në 1690, me në fund
e kishin braktisur fëmijën, Fermën/Guinplein, gjatë një stuhie.
 I shpërfytyruari rifitoi titullin e tij fisnik, por, mbasi beri një fjalim në Dhomën e Lordëve në të cilën
denoncon indiferencën e qeverisë mbi kushtet në të cilat jeton populli anglez, përqeshet për
shkak të ngërdheshjes së tij të pavullnetshme. Heroi romantik që ka sfiduar në emër të popullit
turmën e aristokrateve që gajasën së qeshuri, mbetet i vetmuar. Në breshërinë e talljeve dhe
fyerjeve, ai ndien prapa shpinës se vet mbështetjen e miliona njerëzve, dhe kjo i jep force që të
vazhdoje. Por, vetëm demaskimi me fjale del i pamjaftueshëm për të ndrequr rendin shoqëror,
dhe Guinpleni dështon në orvatjen e tij për ti bere aristokratet të kuptojnë të vërtetën. Megjithatë,
fjalimi i tij përshkohet nga një optimizëm social, i drejtohet të ardhmes. Vendos të kthehet tek
Ursus dhe Dea.Guinpleini u bashkua me të dashurit e tij ndërkohë që këta gjenden mbi një
varke, në pritje për tu nisur për në kontinent. Kur Dea ndjen prezencën e të dashurit, vdes. I riu e
“harrin”, duke u hedhur nga anija për tu mbytur në det.“Ursus, ankohej, oh i mjeri unë !, që nuk
kam qare kurre. Serbatori i i lotëve ishte plotë. Nje rezerve e tille, i cili është mbledhur, pike për
pike, dhimbje mbas dhimbjeje, gjatë gjithë ekzistencës së gjatë, nuk boshatisët në një çast.
Ursus Renkoi gjatë. Loti i parë është një shpim. Qau mbi Guinplenin, mbi Dean, mbi veten e tij,
Ursusi, mbi Homon. Qau për të gjithë atë për të cilën kishte qeshur. Pagoi edhe për të
prapambeturit. E drejta e një njeriu për të derdhur lot nuk jepet me recete”.Finalja tragjike e
romanit nuk e pakëson besimin në çlirimin e ardhshëm të njerëzve të shtypur, sepse në anenë e
heronjve mbetet forca e pathyeshme e drejtësisë morale.Demokratizimi i flaket i Hygoit që shihte
tek populli burimin e të gjitha forcave të gjalla dhe krijuese të kombit, urrejtja e tij për të gjithë
shtypësit e popullit, - të gjitha këto përcaktojnë pathosin ideologjik dhe vlerën artistike të romanit
“Njeriu që qesh”.

Personazhet
 Secili nga heronjtë e romanit është një figure, rëndësia dhe kuptimi i së cilës del në pah jo
vetëm nga fjalët dhe veprimet e veta por, edhe nga përshkrimet e autorit që i prijnë ose i
shoqërojnë veprimet. Figurat e paraqitura në roman, kanë pak veçanti konkrete të shek
XVIII. Forcën bindëse artistike ua jep atyre jo aq përputhja me epokën e dhëne sesa
vërtetësia e përgjithshme sociale e psikologjike. Moria e personazheve të dhëne ndihmojnë
në zhvillimin e veprimit dhe e ndërlikojnë intrigën e romanit. Ata i nevojiten autorit për të venë
në dukje edhe më tepër me anë të kontrastit mes tyre fisnikërinë e shpirtërore, pastërtinë
morale dhe humanizmin e lartë të heronjve të tij pozitive.
Romantizmi në veprën e Hygoit

 Romantizmi ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një rinovim të
thelle në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe në zakone. Romanizmi u zhvillua nga
ai miks i shijeve dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII.Mes
poeteve të rinj të përfshire në rrymën e Romantizmit ishte edhe Viktor Hygo, që atëherë ishte
25 vjeç. Në publikimet e tija lirike, diçka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i
theksimit të romanizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet e tij shpreh brendësinë e
shpirtit.“Njeriu që qesh” : një nder librat më të bukur te tij. Në vepër mund të vihet re pastërtia
në përshkrimin e atyre që janë sjelljet dhe karakteristikat tipike e racës njerëzore, ato janë
realiteti që Hygoi arrin ti beje të pavdekshme me fjale të thjeshta. Në “Njeriu që qesh” autori
ka venë në dukje kontradiktat e forta të botës që ka pasione që shpesh shkojnë në kahe të
kundërta dhe kurrë paralelisht. Dashuria e pastër dhe e dlire, lakmia për prestigj, luksi si
hobi : të gjitha këto pasione janë mbledhur në të njëjtën shoqëri që diferencon për dukje dhe
që nuk arrin të shikoj me tutje, por vetëm të qeshe me fatkeqësinë. Në këtë libër kuptohet që
njeriu fshihet o mbas së keqes, ose vdes për dashurinë.Kur e lexon librin mbetesh i mahnitur
nga ëmbëlsia dhe ndjeshmëria e personazheve qendrore që te lidhin drejt për drejt me
autorin. Romantizmi dhe dliresia i vesh personazhet kryesore në çdo veprim, mendim dhe
fjale.Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht në trajtimin metafizik të rendit
shoqëror anglez si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. Romantizmi i Hygoit shfaqet në
mënyrën e trajtimit të materialit historik konkret. Ai behet mbrojtës i madh i të drejtave të
njerëzve dhe shpreh “revoltën e shpirtit” për shtypjen e padurueshme të popullit të
thjeshte.Hygoi shumë mire mund të prezantoje vete esencën e Romantizmit, duke u bere
metafora e gjallë. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumëllojte dhe kaq komplekse, prezenca e
tij kaq e shndritshme dhe luftarake, përveçse domethënëse, “përfaqëson një sinteze fatesh
të këtij shekulli, mbi të gjitha të kontradiktave të tij dhe të ambivalencave të tij, dhe të
problemeve që përbenë dhe ndërtuan këtë pasuri të çmuar. Hygo radhitet në radhët e
“romantiques militants” (militantet romantike), që mblidhen për ti dhëne jetë përqendrimeve
të rëndësishme të një shpirti revolucionar që do të shfaqet thelbësor për të analizuar dhe
për të bere efikase dhe ndërtuese forcën e pabesueshme dhe të jashtëzakonshme shtytëse
të Romantizmit.

You might also like