You are on page 1of 9

DETYRE PORTOFOLI

LENDA : Letersi
TEMA : UDHETIM NE LETERSINE REALISTE
PUNOI : Esi Paja
Per te udhetuar na nevojitet te jemi te informohemi se ku
do te “arratisemi” per disa momente.Plani yne eshte qe te
gjendemi afer shekullit XIX ku kemi te zhvilluara dy
drejtime letrare realizmi dhe simbolizmi.Por ne do
udhetojme vetem ne letersine realiste si fillim fjala relizëm
rrejdh nga latinishtja realis që dmth I VËRTETË. Realizmi
si drejtim letrar, si epokë letrare u paraqit në gjysmën e
dytë të shek. XIX në Francë dhe zgjati deri në vitet 60 – 70
të shek. XIX.Fillimisht u paraqit në shtetet ku kundërthëniet
shoqërore ishin më të theksuara prandaj atje u paraqit më
fuqishëm si në : Francë, Angli, Rusi, kurse në shtetet të
cilat ende kishin nevojë për unitet kombëtar u paraqit më
dobët.
Realizmi si periudhë letrare u krijua për t’ju kundërvënë
idealeve të krijuara prej romantikëve. Kjo epokë e vuri
theksin në pasqyrimin kritik të realitetit të kohës. Sipas
realistëve njeriu qëndron përballë realitetit dhe njeriu sipas
tij ose bie viktimë e tij ose produkt i realitetit. Termi
realizëm në letërsi ka kuptimin e metodës letrare, shkollës
letrare, drejtimit dhe doktrinës letrare, pra është një
formacion i ri stilistik. Tematika që trajtohej ishte aktuale
dhe paraqiste probleme me të cilat përballet shoqëria
njerëzore.Realizmi u jep shkrimtarëve liri veprimi. Kjo liri
veprimi e shkrimtarit realist vihet kudo në temat, në
personazhët, në konfliktet, në gjuhën, në gjinitë e
ndryshme letrare, në thurrjen e në zhvillimin e veprimit.
Le te flasim paksa per shkrimtaret e kesaj periudhe pasi
ishin ata qe mundesuan kete drejtim letrar dhe disa nga
kryeveprat me te medhe boterore ne I studiojme dhe
arratisemi ne to fale tyre.Ato ishin te lire të zgjedhin temat
dhe meqenese ishin te lire,kishin mundësi të paraqisnin
personazhe të ndryshme dhe personazhët t’i marrin nga
shtresat e klasat e ndryshme shoqërore.Personazhët
paraqiten më të gjallë, më të plotë e më të ndryshëm nga
ata të klsikëve dhe të romantikëve sepse janë marrë
drejtpërdrejtë nga jeta apo realiteti. Shkrimtari realist nuk
guxon të mendojë as për të mirën e as për të keqen, as
për të bukurën as për të shëmtuarën sepse e vërteta
është preokupim kryesor i tij. Shkrimtari realist dënon
humbjen e vlerave njerëzore në shoqërinë e
korruptuar,prandaj arti i tij u quajt REALIZËM KRITIK.
Shkrimtarët realist mbajtën qëndrim kritik ndaj
aristokracisë, privilegjeve, paragjykimeve dhe veseve të
saja. Realistët krijojnë tipa, karaktere të gjalla që
përfaqësojnë kategori njerëzish me tipare të
përbashkëta.Realistët shkruajnë me një gjuhë të afërt dhe
të qartë për të gjithë pra gjithcka ishte SI N’JETE.
PAK KULTURE PARA SE TE ARRATISEMI NEPER
KRYEVEPRAT E SHKRIMTAREVE TE REALIZMIT.
Realizmi u zhvillua ne tri faza qe jane :
I- REALIZMI I HERSHËM
Kjo fazë karakterizohet me përmbajtjen dhe komentin
moralizues. Përfaqësues të kësaj faze janë:
Balzaku në Francë, Çarls Dikens në Angli dhe Gogoli
në Rusi.
II- REALIZMI I ZHVILLUAR
Kjo fazë merr hov pas Revolucionit frances(1848).Këtu
personazhi kryesor paraqitet si determinues i
marrëdhënieve shoqerore.
Përfaqësuesit kryesore janë: Flober në Francë dhe
Turgeniev në Rusi.
III- REALIZMI I LARTË
Paralajmëron shthurrjen e parimeve realiste dhe
paraqitjen e formave të reja moralizuese.
Në këtë fazë pikëpamjet e shkrimtarit afrohen me
ndjenjat e personazhit gjë që shpie drejt monologut të
brendshëm.
Shkrimtarët : Tolstoj dhe Dostojevski
SHKRIMTARET QE NA MUNDESOJNE ARRATISJEN NE
LETERSINE REALISTE
Honore de Balzak

Balzaku (1799- 1850), shkrimtari gjenial i Francës dhe i


Evropës së shekullit 19-të. Balzaku është shkrimtari më i
madh dhe më i lexuari i gjysmës së parë të shekullit të 19-
të.Njohja e tij gjeniale e realitetit dhe kontradiktave në
shoqërinë feudale-borgjeze të kohës, ka bërë që veprat e
tij të kenë qenë burim i njohurive edhe për filozofët dhe
shkrimtarët më të njohur e më të mëdhenj të Evropës e
botës së asaj kohe. Gjeniu i filozofisë së materializmit
dialektik.
Disa nga titujt e kryeveprave te tij :
 Xha Gorio (frëngjisht: Père Goriot)
 Gobseku (frëngjisht: Le Gobsèque)
 Evgjeni Grande (frëngjisht: Eugénie Grandet)
 Fajdexhiu (frëngjisht: L'Usurier)
 Le Shuons (1829)
 Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve
 Kushëriri Pons (frëngjisht: Le cousin Pons)
 Kushërira Betë (frëngjisht: La cousine Bette)
 Iluzionet të humbura (frëngjisht: Les illusions perdues)
 Fshatarë
 Lë médsë dë shampanj (Mjeku i fshatit, 1833)

Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i


munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë
brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar,
Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në
krijimin e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të
njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës
moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin
dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar ;
ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e
përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij
përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton : Është ky
kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një
vepër madhore me përmasa botërore.
Gustav Flober

(12 dhjetor 1821 - 8 maj 1880) ishte një shkrimtar


francez, autor i kryeveprës Zonja Bovari. Ai është një
nga novelistët më të njohur francez të Shekullit XIX
shek. XIX,që u lind në kohën kur po lulëzonte
romantizmi i Hygoit, Vinjisë, Mishlesë dhe i
Shatobrianit, të cilët i admiroi gjatë gjithë lulezimit
Rrugëtimet me frytdhënëse të Floberit ishin ato në
Britani pastaj në Egjipt, Greqi, dhe Azinë e Vogël, ai
pasqyroi gjithçka që përjetoi prej tyre në letrat dhe
shënimet e udhëtimit.
Disa nga titujt e kryeveprave te tij :
•Rêve d'enfer (Ëndërr Ferri) (1837)
•Memoirs of a Madman (Kujtimet e një të çmenduri) (1838)
•Madame Bovary (Zonja Bovari) (1857)
•Le Candidat (Kandidati) (1874)
•The Temptation of Saint Anthony (Tundimi i Shën Antonit) (1874)
•Dictionary of Received Ideas (Fjalor i ideve të pranuara) (1911)
Lev Nikolayevich Tolstoy

(9 shtator/28 gusht, 1828- 20 nëntor, 1910), ishte shkrimtar


rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. Rrjedh nga
familja aristokrate e Tolstojve. Njihet për dy veprat kryesore
Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina. Edhe sa ishte gjallë Leon
Tolstoi, fama e tij doli edhe jashtë kufijëve rus. Ai i tregoi
regjimit carist dhe të gjithë dinastisë së atij regjimi, se si
duhet ndertuar jeta. Leo me forcen e tij dridhi fronin e
Nikollës II, por Nikolla II kurrë nuk arriti t'ia dridhte fronin
mbretëror Leon Nikolajevic Tolstoit; fron moral, te cilin ia
dhuruan lexuesit e tij.Vepra e tij e parë ishte përkthimi "Një
udhëtim sentimental në Francë dhe Itali". Më 1851 ai shkroi
një histori të shkurtër me titull "Historia e të djeshmes" si dhe
një varg veprash të tjera.
Disa nga veprat e tij :
 Fëmijëria, 1852)
 Djalëria, 1854)
 Rinia, 1856)
 Tregimet e Sevastopolit, (1855, 1856)
Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski është një nga romancierët më të mëdhenj të


letërsisë ruse dhe botërore të shekullit të XIX, i cili vuri themelet e
prozës së gjatë për fuqinë përshkruese, depërtimin e thellë
psikologjik dhe peshën e madhe që i dha letërsisë në komunikimin
me lexuesinFjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë,
Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara
të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Ai u bë i
famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar
nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai
eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut
modern.
DISA NGA VEPRAT E TIJ :
 “Krimi dhe Ndëshkimi”
 “Vëllezërit Karamazov”
 “Heroit të rrugës”
 “Njerëz të varfër”

You might also like