You are on page 1of 11

Poezia parnasiane

Ne kohen kur Bodeleri shpallte mosperputhjen midis poezise dhe


shpirtit pozitivist, disa artiste provuan, ne te kundert t'i pajtonin ato.
Parnasi ishte njelloj "natyralizmi poetik": i dale nga romantizmi permes
Teofil Gotje-se, ai conte paradoksalisht drejt simbolizmit, meqenese
Mallarme ishte nje nga bashkepunetoret e Parnasit bashkekohor, por,
para se gjithash ai ishte shoqeruesi poetik i realizmit.

Teofil Gotie (Theofile Gautier) (1811-1872) dhe "arti per art"


Gotje eshte nje romantik i ores se pare por shpejt do te dale ne sfond
te levizjes per shkak te temperamentit satirik qe e shtyn te mos i
marre seriozisht normat romantike (Les Jeune - France), nga e cila nuk
do te shpetoje plotesisht (Albertus, 1832; La Comedie de la mort,
1838). Gazetar me 1836, udhetar i madh, ai dukej se pershtatej me
shume me boten e jashtme se me inspirimin introspektiv. Poezia e tij
do te jepej si nje studim i realitetit, duke transmetuar skena apo
peisazhe te gjalla te realitetit (Espana, 1845), pamje plastike (Le
poeme de la femme marbre de Paros). Poezia duhet te kete, sipas tij,
"soliditetin e bronxit" (Emaux et camees): per ta arritur poeti duhet te
kerkoje pastertine e formes, duke kultivuar te veshtiren dhe duke
shndrruar ne fe "artin per art", te zbrazur nga qellimshmeria e
jashtme. Poezi e skulptures, qe jepet si mjet per te shpetuar prej
"helmit" romantik, ajo e jetoi suksesin e saj rreth viteve 50'. Sidoqofte
formula qe e kufizuar dhe qe merita e Lekont de Lilit qe ajo pati nje lloj
jetegjatesie.

Leconte de Lisle (1818-1894)


Sharl-Mari-Rene-Leconte de Lisle u lind ne Reunion ne nje familje
bretone. Jetoi aty nga mosha 10 deri ne 18 vjeg, kaloi pra ate periudhe
te jetes kur pershtypjet jane me te forta e me te qendrueshme. Me
vone do te pohoje se ka qene terhequr ne kontakt me ate natyre te
jashtezakonshme, i pushtuar nga nje ndjenje ankthi perballe jetes;
mund te pohohet se projektonte ne te shkuaren e tij "ankthet e tij te
ardhme". Njelloj si shumica e bashkekohesve te vet Lekont de Lil do te
provonte nje ndjenje te thelle zhgenjimi prej renies se Republikes ne
grushtin e shtetit te vitit 1851 dhe bashke me te edhe renien e idese
socialiste. Pasi i kryen studimet ne Rennes me 1845 vendoset ne Paris
ku do te terhiqet prej doktrines se Furjese. Bashkepunon me organet
nen ndikimin e Furjese La Phalange, dhe La Demokratie pacifique, ku
publikon artikuj, novela dhe ndonje prej poemave "antike", Niobe;

2
interpreton mitet antike si simbole socialiste e republikane. I zhgenjyer
prej rikthimit te Napoleonoit te trete, i kercenuar nga varferia i
dedikohet plotesisht krijimtarise. Eshte i bindur se vepra e tij ashtu si
vepra e Homerit do te arrije permes kembenguljes morale te ndikoje
me teper se predikimet republikane. Boton me 1852 Poemat antike
(poems antiques). Domethenia simbolike e miteve greke eshte
shndrruar ne nje domethenies te gjere sentimentale e ideologjike: ne
teresine e vet permbledhja shpreh pakenaqesine e krjuar prej nje
kthimi ne te shkuaren e qe nuk arrin te kuroje plaget e se tashmes.
Lekont de Lil duket se nuk preket nga dukurite e jetes tokesore dhe
nuk sheh tjeter shpetim vec sherimit ne krahet e vdekjes (apo ndonje
zoti indu).
Poemat barbare (1862) perfaqesojne nje vizion ende te erret te fatit
njerezor, Permes legjiendave religjioze te popujve jogreke, poeti ktheht
ne episode te tmerrshem te historise dhe sheh ne histori "fushen e
gjere e te mbyllur te urrejtjes" (Les paraboles de Dom Guy). Modernet
nuk i krijojne tjeter ndjenje veg neverise, Edhe njehere Lekont de Lil
shpreh deziluzionin dhe leshon nje apel per vdekjen sepse ajo zhduk
perfundimisht kotesine e ekzistences (Le vent froid de la nuit) dhe ben
te pushojne "zerat djallezore te te gjalleve" (Solvet seclum).
Ashtu si endrrat e tjera, edhe endrra ekzotike nuk arrin te fshije
deshperimin e poetit. Terheqja prej "endrrave te para", vajza e dashur,
jane harruar ne "reren e ashper" te plazheve (Le Manchy). Pylli i virgjer
duket i mrekuliueshem ashtu si kafshet qe e popullojne. Qente qe
ulerijne neper plazhe bejne te ndihet nje "thirrje e deshperuar" qe
eshte vec thirrja e njerezimit dhe e zedhenesit te saj. Me shume se
poezite e tij, ishin perkthimet rpej veprave antike qe me 1864 i
siguruan atij qetesine ekonomike. Pas vitit 1870 i duhet te perballet
me kete fakt. Republika do t'i siguroje nje vend ne Akademi ne 1886.
Mbi te gjitha Republika do t'i jape mundesine te artikuloje urrejtjen e tij
per Kishen (Histoire populaire du christianisme). Pasioni dhe dshperimi
I tij nuk zhduken edhe pse duket i orientuar perfundimisht nga urtesia
indu. Boton me 1884 Poemat tragjike, Poemat e perditshme te cilat
nuk deshmojne nje evoluim te ndjeshem ne krahasim me
permbledhjet e para.
Ky poet i deshperuar eshte paraqitur si nje pot i mbyllur. Ne poemat
barbare ai debaton me "ekzibicionisttet" qe ua japin zemren e tyre te
pergjakur per ta ngrene "plebejve mishngrenes". Romantikeve ai u
kthehet me dinjitetin e vet parnasian. Indiferences se natyrea ai i
kthen indiferencen e vet. Poeti duhet te jetoje ne "jeten e pervuajtir e
te qete shpirterore", ne nje "tempull te pushimit e te pastrimit". Larg
prej problemeve shoqerore, meqenese jeton ne nje bote ne te cilen
aksioni nuk eshte moter e endrres, ai duhet te ofroje ndaj nje elite
rezultatin e meditacionit te tij te kthjellet, kthimin nostalgjik, por pa
shprese te kohes ne te cilen koha dhe toka ishin te rinj ne te gjithe

3
forcen dhe bukurine e tyre. Padyshim "ashpersia e papaster" eshte
"mbreteresha e botes". Por Lekont de Lil perpiqet te gjeje rrugen e se
bukures "duke realizuar te bukuren ne maksimumin e fuqive te tij e te
vizionit te tij te brendshem permes kombinimeve komplekse, te
permbajtura, harmonike, te ngjyrave, ashtu si permes te gjitha
burimeve te pasionit, te refleksionit, te shkences dhe fantazise".
Parnasi bashkekohor
Lindja e Parnasit eshte e dukshme menjehere pas botimit te dy
permbledhjeve te Lekont de Lilit Poemave barbare dhe Poemave
antike. Eshte prania e tyre dhe e njshtrit qe bejne te mundur krijimijn e
nje gruoi qe te rinjsh qe e pranojne si "si nje shtytes te madh te
levizjes poetike" ndersa e shohin si model te poetit te ardheshem "nje
mendimtar serioz, qe koncepton fort dhe rrethon konceptimet e tij me
imazhe te nxehta e te perunuara gjate". Me rendesi shfaqet edhe roli i
nje botuesi te vogel ne mirepritjen e "shkolles se re", Alfons Lemer. Pas
falimentimit te gazetes Arti (L'Art) me 1886 ai orientohet drejt nje
formule me pak te kushtueshme, botimit te permbledhjeve te poteve
te shkolles se re. Dalin tri botime te tilia:
1) Parnasi bashkekohor 1866 ku perfshihen rreth 300 poet nga me
te rinjte (Gotje, Banvij, Lekont de Lil, Bodeler, Heredia) e deri tek
me te rinjte (Verlen, Mallarme).
2) Parnasi bashekohor 1869. Ketu perfshihet edhe Anatol Franci
dhe Shari Kros. Vellimi permbante rreth 60 bashkepunime te
ndryshme. Rembo synoi te botoje pa sukses.
3) Parnasi bashkekohor 1876, me i strukturuar dhe me i paqarte se
dy te paret.
Doktrina
Pavaresisht karakterit heterogjen mund te perkufizohet ne disa pika
doktrina e asaj qe nuk ishte plotesisht nje shkolle, por me teper nje
grupim i zbehte. Armiqesia ndaj Lamartinit e Mysese nuk ishte vegse
nje shprehje kundershtimi ndaj frymezimit romantik, dobesise dhe
egocentrizmit romantik. Ketij perfytyrimi te thjeshte mbi krijimin poetik
i kundervihet nje misitifikim i punes qe arrin deri ne kerkimin e se
veshtires. Zgjedhja e nje forme te perkryer nuk e perjashton
ndjeshmerine e emocionalitetin e poetit, por kerkon si rregull te pare
vetepermbajtjen.
Ne pergjithesi, arti parnasian synon drejt objektivitetit si me imtesine e
qemtimit te detajeve te pershkruara, si me bashkimin e poezise me
shkencen, ashtu edhe me realizmin popullor, duke iu shmangur
subjektivitetit, qellimshmerise se jashtme. Parnasianet synonin
pushtimin e se perjetshmes, por shume shpejt u be i qarte deshtimi i
tyre. Mund te shpjegohet me mosperputhjen e plote mes shpirtit

4
krijues poetik dhe formalizmit, pozitivizmit dhe natyralizmit. Ne fakt,
eshte e guditshme te perkufizosh si qellim te poezise te bukuren dhe
pastaj ta kerkosh ate jashte saj.

1
Shari Bodeler (Charles Baudelaire) 1821-1867

Idhull i dekadenteve, mjeshter i simbolisteve, i pershendetur nga Rembo


(Rimbaud) si "Zoti i vertete, nga Andre Bretoni si " surrealisti i pare per
moralin e tij", nga Pol Valeri si "me i rendesishmi i poeteve franceze", ai
paraqitet sipas Eliot si " arketipi me i madh i poetit te etapes moderne ne te
gjitha vendet". Ky grumbullim epitetetsh dhe larmia e autoreve qe i kane
shprehur dehmojne polivalencen e tij: secili e deshiron Bodelerin si zedhenes
te besimit te vet poetik. Sidoqofte roli dhe rendesia e tij $mohen me mire
prej vendosjes ne kontekstin e tij historik e botekuptimor: ne kufi te dy
epokave - Regjimit te Vjeter (Ancien Regime) dhe epokes moderne; ne kufi te
dy boteve - Splinit (Spleen) dhe Idealit.

Jeteshkrimi. Per jeten e Bodelerit mund te thuhet se ka qene nje jete


ekzemplare. Duke u gjendur "/ tehuajzuar prej moskuptimit te
bashkekohesve, prej vulgaritetit, mediokritetit", poeti u detyrua "ne rastin
me te mire te jetoje ne ankthin me erret te vetevetes, ne permasen
shpirterore".
Sharli ishte vetem 6 vjeg kur vdiq ati i tij, me shume se gjashtedhjetevje?.
Pas me pak se dy vjetesh nena e tij, martohet me nje ushtarak, Opik
(Aupick) i cili vdes me 1857 si general dhe amasador I Perandorise. Femija
do te shkeputej keshtu "nga parajsa e blerte e dashurive feminore" (Moesta
et errabunda) dhe mireqenia materiale.
E para qe e tradhton eshte nena e vet: Kur ke nje femije si une, nuk
rimortohesh, do te shkruaje me vone. Zemerata e tij kunder njerkut rritet
deri ne paroksizem: Revolucioni i 1848-es. Kur poeti shperthen: pushkatoni
gjeneralin Opik, synonte te grrenjosjen e te gjitha vlerave qe Opiku
misheronte ne syte e tij: dispilinen, moralin borgjez, besimin e palekundur
fetar.
Sartri sheh ne martesen e dyte te zonjes Bodeler nje shkak te rendesishem,
qe permes zgjedhjes se te rriturit behet shkeputje vullnetare. "I huaji" dhe " I
mallkuari" (perkatesisht te Poema te vogla ne proze dhe Luiet e se keqes
-Benediction) ne menyre konstante ka anuar nga deshtimin dhe te
pandreqshmen.
Permes
nje
mekanizmi
te
pashpjegueshem
te
vetendeshkimit brenda poetit lind dhe rritet nje ndjenje faji qe e mundon
poetin dhe te cilin ai e kultivon me "kenaqesi dhe frike". Njelloj Edipi modern,
vetetorturues (L'Heautontimoroumenos ne LK) Bodeieri vuan edhe prej
kompleksit te Narcizit.
Ne menyre te vazhdueshme poeti eshte i perjashtuar nga jeta shoqerore ku
mund te zbutej ky lemsh komplesesh: ne prill te vitit 1839 e perjashtojne

2
nga kolegji Luis le Grand, ne pranveren e vitit 1841 vendos ta largoje te riun
nga bohema parizuiane per tta derguar ne Indi, ne Kalkuta. Sidoqofte
Bodeler nuk udhetoi deri ne Indi. Pas kthimit te tij tashme Bodeieri eshte i
vendosur te shkeputet prej pseudofamiljes se tij. Vendoset ne Sen Luis:
perfiton pjesen e tij nga trashegimia prej te atit: merr rreth 75.0000 franga
ari, nje shume te konsiderueshme.
Ne pak muaj shpenzon praktikisht gjysmen e trashegimise, keshtu ne shtator
1884 vendoset nen tutorine e noterit Ancelle. Per te "eshte nje poshterim i
frikshem" te cilin e vuan gjithe jeten. Per me teper pagesat e uieta mujore
nuk arrijne te kenaqin nevojat e tij jetesore. "Varferi e gjithmone varferi": i
strehuar keq, i ushqyer keq, me kredidhenesit neper kembe, provon
vetevrasjen ne qershor 1845, mbase per te bere pershtypje mbi zotin dhe
zonjen Opik.
Filion keshtu "nje jete te gjate pijetoresh dhe dhomash te zhveshura".
Telashet e jetes se perditshme, tutela e noterit e paralizojne Bodelerin,
ndonese ne kembim ben nje jete shpirterore te gjalle dhe ka nje aktivitet
intensiv idesh. Puna e tij e vertet eshte shkrimi: ne te vertet puna krijuese
lind te ai si nje nevoje e brendshme, por u pergjigjet edhe nevojave te tij
ekonomike. Per kete botimet e tij te para do te kene nje ndikim te
rendesishme ne jeten e tij: shkruan artikuj kritikash arti (Salon de 1845,
Salon de 1846), novelen La Fanfarlo (1847), perkthime nga Edgar Poe. Me
nje ndjenje te thelle degradimi e neverie perulet perballe nevojes per te
jetuar duke "bere te shpertheje plencin e vulgut". Me 1857 publikimi i nje
permbledjjeje me poezi te shkruara vitet e shkuara duker sikur i lejon te
kaoerceje perfundimisht problemet financiare.
Megjithate Le fleurs du mal sherben vetem per te shtuar problemet e tij: nje
muaj pas botimit libri sekuestrohet nga prokuroria dhe autori denohet per
"krimin e perbaltjes se moralit publik dhe zakoneve te mira". Bodeleri nuk
shpreson me te behet i pasur: perpiqet te paguaje borxhet dhe sheh se
mund ta realizoje kete me punen tij si shkrimtar: "ka ne koke njezet romane
dhe dy drama". Gjithsesi i duhet te riperpunoje botimin e 1857-es me 1861, i
duhet te "ribehet poet, artificialisht, i shtrenguar, te rihyje ne nje bote te
cilen e kishte zhbiruar, te trajtoje nga e para nje teme qe e pandehte te
shterur". Sidoqofte Bodeleri vijon te shkruaje: riperpunon Lulet e se Keqes,
duke shtuar, duke eliminuar, pa arritur tr realizoje botimin perfundimtar te
permbledhjes.
Nxitja krijuese qe e pushton ate pas vitit 1857 nuk arrin te materializohet ne
vepra te perfunduara. "Poemat nokturne" te filluara ate vit do te perfshihen
ne nje tekst postum (1869): premtoi rreth 100 poezi dhe realizoi rreth 50;
titulli i zgjedhur Le spleen de Paris eshte vetem njeri prej titujve qe shqyrtoi

3
poeti. Here te tjera vellimi eshte titulluar Poema te vogla ne proze (Petits
poems en prose). Tekste te tjera postume te Bodelerit jane Les paradis
artificiels, Le Curiosites esthetiques, L'art romantique,: grupime te atyre qe
Bodeleri i quante rrefime apo artikuj mbi "bashkekohesit e tij". Skrupuloz ne
ekstrem, ai punonte mjaft ngadale ne pergatitjen e publikimeve te tij. Duke
punuar njekohesisht ne shume vepra, duhet te punonte mbi shume projekte:
nje sens pafuqie qe rritet qe rrit zemerimin e tij kunder te tjereve dhe kunder
vetevetes.
Korrespondenca etij dhe shenimet e rralla poetike te bashkuara nen titullin
Fusees (1855-1862) dhe Mon coer mis a nu (1859-1866) perserisin gjendjen
e tij te veshtire: "borxhe te stermedha, vultneti im i humbur, i gorientuar"
(1861) dhe "asgje, perhere asgje" (1865),, "nuk jam me zot i kohes sime"
(1865). Kur me 24 prilf 1864, Bodeleri niset per ne Bruksel, synon te
"rikuperoje shume para": duhet te beje nje sere konferencash dhe kerkon te
gjeje nje botues per botimin e plote veprave te tij. Gjen vetem "nje zhgenjim
te madh" per te cilen hakmerret duke shkruar E mjere Belgjike (Pauvre
Belgique), qe do te mbetet e paperfunduar ashtu si veprat e tjera. Ne prag
te vdekjes (1867) Bodeleri ka ne llogarine tij bankare te trasheguar pej te
atit ende nje shume te konsiderueshme parash.
Fundi i parakoheshem i Bodelerit ishte i parashikueshem: i rrenuar nga nje
jete e grregullt, ai pati nje goditje te rende me 1850. Me 1857 ankohet per
veshtitresi ne frymemarrje. Njelloj si Thomas de Quinci i drejtohet hashashit,
pa fshehur shqetesimet qe i krijohen. Ne janar 1860 nje krize e shkurter
celebrale eshte nje shenje e pare: me
1866 ne Belgjike peson nje paralize. Ne gjendje te rende kthehet dhe vdes
me 31 gusht
1867 ne Paris.
Perpara se te jete nje sherim kunder vuajtjes fizike, hashashi ashtu si vera
ishte nje sherim kunder dhembjes, merzise, splinit, ajo ndjenje e neveresie
qe shpjegohet me lodhjen e nje jete te crregullt, me ndjenjen e te qenit i
braktisur ne vetmine tij dhe ne rrenimin e tij, me ndjeshmerine e artistit te
plagosur nga bota e stremadhe dhe e rende qe e rrethon. Kete fat ka edhe
marredhenia e tij e gjate 20-vje?re me Jeanne Duval qe hyri ne jeten e
Bodelerit me 1842: " shplodhja ime e vetme, kenaqesia ime e vetme, shoqja
ime e vetme". Por mbi te gjitha Bodeleri kerkoi ne parajsat artificial nje mjet
per kunder semundjes se tij te vertete: dobesise krijuese. Ai krahason
vendet dhe atmosferen qe pelqen te Edgar Poe me "ndjenjat e thella te
hashashit". Sidoqofte deluzioni nuk vonoi te mberrije: jeta rishfaqet se
bashku me armikun, kohen; vizionet behen te temerrshme, fuqia kreative
duket te zbehet. Letersia e madhe eshte vetem iluzion i nje poeti te
reduktuar ne impotence. Ne ligjerimin e Bodelerit "opioman" ajo kthehet ne
nje plage, nje plage qe ai e vuan i pari.

4
Te ndjesh dhembjet e splinit, por te dish ta paraqesesh, do te thoe te kalosh
nga nje dobesi e skajshme perpjekjen krijuese - mbase keshtu mund te
perkufizohet thelbi i veshtire i poezise bodelriane.

Struktura ne lulet e se keqes (Fleurs du mal)


Krtika ka folur mbi nje te ashtuqujtur "strukture biografike" te librit, pra
njelloj rrefimi i drejtperdrejte e i ashper dhe jo nje rrefim i organizuar.
Sidoqofte, poezive te lindura nga nje ndjeshmeri e predestinimit fatal
Bodeleri ka dashur t'u jape nje "rend" te perkryer. Ne botimin e vitit 1857
Barbei D'Orvil zbulonte nje "arkitekture sekrete". Ajo eshte akoma me e
dallueshme ne botimin e vitit 1861, e fundit qe poeti mori persiper te
perfundoje. "I vetmi lavd qe deshiroj per kete liber, eshte te pranohet qe nuk
eshte nje

album i paster dhe qe ka nje fillim dhe nje fund", shkruante ate kohe Bodeleri. Ky
fillim e ky fund mund te paraqiten si ekspozicioni dhe epifogu i nje tragjedie ne pese
akte. Ekspozicioni kerkon pothuaj tere pjesen e pare, me te gjate, ne te cilen
Bodeleri zbulon e pershkruan dualitetin qe e burgos: Splini dhe Ideali, kundervenia e
te cileve eshte tharmi i drames se tij.
1) Dysia e pervojes se artistit: i vendosur qe ne lindje mes mallkimit e bekimit,
qiellit qe e terheq dhe tokes qr e lidh, mes dy burimeve hyjnore e sketerrore
te bukurise.
2) Dysia e dashurise. Poeti njeh here pas here dashurine fizike, te malikuar
(Jeanne Duval) qe eshte ne te njeten kohe "madheshti" dhe "renie" dhe
dashurine shpirterore, kult qe i drejtohet engjellit mbrojtes, muzes dhe
Madones (Madame Sabatier). Dashuria eshte e paqarte ashtu si gruja a qe
eshte objekt i saj: Jeanne mund te perkufizohet si engjelli me fytyre statuje,
Madame Sabatje e lodhurte trajtohet si perendeshe zbret ne banalitetin e
gruas se bukur, ndersa Maria Daubrun, gruaja me sy te gjelber, eshte here
pas here "femija", "motra", Madona e zeze, Maria e shtate mekateve ndaj se
ciles poeti drejton urrejtjen e dashurise se tradhtuar.
3) Dysia e pervojes se vetmise, Poeti ndjen shijen e embel apo te hidhur te
kujtimeve e zbulon permbysjen e shpirtit te tij. Ne fund te nje udhetimi
shpirteror poeti e sheh trupin e vet te dikurshem te krahasuar me te tashmin
(L'Heautontimoroumenos),
veten
perballe
se
pashmangshmes
(L'lrrimediable), perballe kohes,
Pese aktet jane pese tentativat e poetit per te shkeputur nga ky dysim i
paperballueshem.
1) Tentativa e meshires romantike shkon paralele me pjesen e dyte te
permbledhjes (Tableaux parisiens). Poeti i lodhur nga veshtrimi i brendshem e
hedh veshtrimin drejt botes duke dashur te "zbrese ne qytete", "te paraqitet
si mbret ne te gjithe spitalet e pallatet". Ai vajton per lypesen qe endet, per
zezaken larg Afrikes se saj, per pleqte qe vuajne mjegullen dhe balten, per
plakat qe hiqen zvarre si kafshe te plagosura. Gjithsesi ajo qe sheh e kthen te
vuajtja e tij, dhembja per vetveten. Edhe poeti si zezakja eshte perzene nga
vendlindja, Ideali, edhe ai si te verberit hiqet zvarre i lodhur. Kuadrot
pariziane kthehen ne aluzione, haluginacione, pamje te endrres se tij te
dashurise, shqetesimit te tij mbi pasvdekjen, "ne friken e rrenojes qe e
strehon", vetedijen mbi lodhjen dhe flashkesine morale.
2) Tentativa e parajsave artificiale. Paraqitja e parajsave vjen vetem prej njeres
prej tyre, veres. Le vin eshte pjesa e trete e Lulet e se keqes. Ngushellues i
mbledhesve te vjetersirave, i vrasesve, i dashnoreve, mund te jete vetmltar
qe di te linde poezi.
3) Tentativa e shturjes. Kerkimi i i epshit te ndaluar, i luleve te helmuara, i
Luleve te se keqes eshte pjesa e katert e tekstit. Ne kete pjese lulezon shija e
gjakut, vemendja mbi homoseksalitetin, perkedheljet e ndyra. Por nuk eshte

me vera qe murid te zbuse friken e poetit. Ai e paraqet ate si talfje per te


tjeret, te perqeshjes per vetveten.
4) Tentativa e blasfemise. Tri thirrje rriten ne tri poezi qe perbejne pjesen e
peste, Revolte, Mohimi i Shen Pjetrit, Satana; jane rite te meshes se zeze te
celebruara nga poeti.
5) Tentativa e fundit, shpresa e fundit: Vdekja. Bodeleri paralajmeron fatin e tij
te ardhshem ne disa hipoteza pa u ndalur ne asnjeren prej tyre: ai paraqet
ringjalljen, vendin e pushimit, suksesin e artistit, skenen boshe.
Epilogu perbehet nga poezia "Udhetimi" (Le Voyage). Ajo permbledh temat e
trajtuara ne teresine e veilimit, redukton deshtimin e tentativave te mesiperme, por
ben te ditur se edhe tentativa e fundit perfundon si te parat. Shpresa te vdekja
eshte vetem nje helm, tjeter parajse artificiale nga e cila mund te pritet vetem nje
shpetim iluzor.
Ligjerimi poetik
Ashtu si struktura edhe ligjerimi ne Lulet e se keqes eshte i dukshem:
eksklamacionet e shumta retorike, alegorite, similitudat, aliteracionet, fjalet-refren,
vargjet-refren. Remboja e kritikon Bodelerin per formen e tij meskine, por pa te cilen
poezia e tij nuk do te sihte ajo qe eshte: nje poezi e fuqishme, ne te cilen e jashtmja
shpreh dhimbjen qe mbulon vetem per faktin qe do ta mbuloje. Sponataniteti i
formes ne Poema ne proze eshte me pak i dukshem se sa eshte ne te vertete.
Veilimi ne disa pjese eshte pa dyshim nje ushtrim stili. Ne mjaft nga pjeset e
permbiedhjes nuk mungojne trajtimet retorike ku dhe proza ka gjurme te ritmit te
poezise. Proza pa rime, por me ritem sipas Bodeierit, eshte pa dyshim muzikore. Ne
nje numer te madh poezish Bodeleri terhiqet te paraqese poezi te rrefimit te
drejtperdrejte qe i duket i papershtatshem. "Dehjct ne art eshte me pershtatshme
se gdo gje tjeter te largoje friken e humneres...gjeniu mund te recitoje komedine
mbi nje varr me nje gezim qe qe e pengon te shohe varrin, i humbur ne nje parajse
qe qe peerjashton gdo ide te varrit dhe shkaterrimit".

Poezia e spiritualiteti
Fshehjen e vetvetes e pranon vete Bodeleri: do te pranoje me vone se ne themel te
Lulet e se keqes eshte i gjithe religjioni i tij. Poezia e vertete, sipas tij, eshte
ftohtesiht djallezore ne pamje te jashtme. Satanizmi, pra, mbetet nje lloj maske
prapa se ciles duhet pare religjioni i thelle i autorit. Ne Lulet e se keqes mund te
konstatohen elemente te lutjes po ashtu si edhe ne Poema te vogla ne proze qe
deshmojne se dhimbja dhe poshterimi interpretohen si dhurata te Zotit; poeti
kembengul ne ndjenjen e mekatit e ciia sugjeron se besimi ne shpirtin e keq nxit
reagimin e tij kundershtues.
Ekziston nje tjeter besim qe hyn ne konkurrence me kristianizmin: ky eshte

dendizmi per te cilin Bodeleri flet si nje lloj besimi: kulti i se bukures, estetika e
hyjnizuar. Poeti perdor si thelb te artit energjine e lutjes. Ai drejtohet me nje unitet
gjestesh e fjalesh rituale qe i lejojne te administroje hyjnoren me nje Ifoj operacioni
magjik qe ai i quan Fusees "shtrigeria e sakramenteve". Per kete thekson: nese Zoti
nuk do te ekzistonte Zoti, Besimi perseri eshte I Shenjte dhe Hyjnor". Ne perfundim
ai nderton kultin e uni-t.
Per kete retorika bodleriane eshte njelloj shtrigerie evokative. Duke perdorur
sonetin, duke u kujdesur per rimen e cezuren, duke perdorur me kujdes fjale te
rralla, fjale te pasura, poeti synon efikasitetin: sugjeron, te beje te ndiejne, te arrije
nje krijim absolut, duke mbajtur te magjepepsur Zotin dhe Djallin, jeten dhe
vdekjen, lexuesin e vet hipokrit dhe vetveten, magjepsesin e magjepsur qe gjen
keshtu ligjin e madh te lirizmit.

Bodeleri veren se ekziston njelloj bashkeveprimi midis sensacioneve, "njesia


e thelle dhe e erret" e se ndjeshmes. Ne rradhe te pare poezia duhet te
shprehe bashkeperkimin mes shqisave dhe te pershkruaje ato. Ne rradhe te
dyte, poezia duhet te jete bashkeperkim me llojet e tjera te artit. Kalimi nga
realja ne shpirteroren, e parashikuar ne pervojen e parajsave artificuiale vjen
ne poezine e Bodelerit permes se jashtezakonshmes, te cuditshmes, qe sipas
Bodelerit eshte kusht i se bukures. Poeti nuk ndalet per te perdorur fjalet
triviale, perfytyrimeve te jashtezakonshme. Jane te rralla rastet kur Bodeleri
arrin te shohe qarte permes pyllit te simboleve. Vepra e tij eshte nje
pershkrim i kerkimit me shume se permbledhje e qellimit: nje kerkim
hezitues, plot kthesa, i renduar nga lodhja, i goditur nga shkurajimi. Nje
deshifrues i madh i bashkeperkimit te senseve ai mbase zbuloi perkimin mes
tij dhe botes: te gjitha ato gjera mendojne permes meje, e une mendoj
permes tyre; mendojne, them, por muzikalisht e pikturisht, pa ankesa, pa
silogjizma, pa perfundime". Bodeleri mbetet nje romantik, por nje romantik
modern.

You might also like