You are on page 1of 5

Detyre Portofoli

PERIUDHA E TRETE (PRILL-QERSHOR)


MATEMATIKE XI
DETYRA 1 : Problemi kërkimor faqe 185 Detyrë
hulumtuese.

DETYRA 2:
a).Kërkoni në internet dhe në burime të ndryshme, informacione
rreth Leonardo Fibonaçit I njohur ndryshe si Leonardi i Pizës, I cili
zbuloi vargun e Fibonaçit 1,1,2,3,5,8…. Detyrë hulumtuese
b).Bëni një prezantim në të cilin shpjegohet se si e zbuloi ai
vargun e famshëm që mori emrin e tij. Detyrë krijuese.

DETYRA 3:
1.Ushtrimi 7 faqe 211
2.Në një kuti ka sfera identike që dallohen nga njëra-
tjetra nga numrat e shënuar mbi to.Në kuti ka katër sfera
me numër 1, tri sfera me numër 2, dy sfera me numër 3,
një sferë me numër 4 dhe dy sfera me numër 5.Nga kutia
nxirret një sferë dhe vrojtohet numri i shënuar mbi
të.Gjeni probabilitetin që sfera e nxjerrë të jetë numër
tek.

PROJEKT
TEMA :
Përurimi i një restoranti
1).Pikat ku do mbështeteni :
a)Lloji i restorantit
b) Vendi i ndërtimit të restorantit
c) Strategjitë e menaxhimit
d) Investimi në kuzhinë
2). Detyra 4 faqe 183

Esi
Paja
DETYRE HULUMTUESE
Leonardo Pisano, i quajtur Fibonacci, lindi rreth vitit 1170 dhe vdiq
po rreth vitit 1240, ne qytetin Piza te Italise, ku sot ekziston edhe
nje statuje ne perkujtim te tij. Babai i tij punonte ne doganen e
Bugias, nje qytet i vogel ne Afriken Veriore dhe kjo i mundesoi
Fibonaccit te ri te udhetoje perreth Mesdheut, te takoje tregetar e
artizane prej te cileve ai mesoi shume, por edhe i ndihmoi shume
ne punet e tyre te tregetise dhe zejeve, me matematiken e
tij.Fare i ri, tek ai u shfaq prirja per matematiken. Ai e kuptoi
shpejt perparesine e madhe qe kishte sisitemi i numerimit "Hindu-
Arab" ne Evrope dhe fale tij tashme ne perdorim te dhjete numrat
baze 1,2,3,4,5,6,7,8,9 te cileve me vone ju shtua dhe 0.Libri i tij
"Si ta beni Aritmetiken ne sitemin decimal", i quajtur "Liber
abaci", i botuar ne 1202, bindi shume nga matematicienet
evropiane te asaj kohe qe te perdornin sistemin e ri te propozuar
prej tij. Libri sqaron me detaje (ne latinisht), rregullat qe ne te
gjithe tani mesojme ne shkollen fillore, per te mbledhur, zbritur,
shumezuar e pjestuar numrat, si dhe gjithashtu shume probleme
nga fusha e aritmetikes. (Algjebren ai e quante "matematika e
dembeleve")
Vargu me numrat e plote:1,1,2, 3, 5, 8, 13, 21, 34, 55, 89,
144, 233, 377, 610, 987, 1597, 2584, 4181...; e me
radhe, njihet si vargu numerik i Fibonaccit.
Nuk eshte e veshtire te zbulohet vetia e ketij vargu:
veme re se cdo numer i tij eshte sa shuma e dy numrave
paraardhes: p.sh. 2=1+1; 3=2+1;
5=2+3; ....21=8+13; ....144=55+89 ... etj. Fn=F(n-1) +
F(n-2)
 Nese bejme raportin e dy numrave te njembasnjeshem
te vargut te Fibonaccit:1/1=1; 2/1=2; 3/2=1,5; 5/3=1,666
... ; 8/5=1,6; 13/8=1,625; 21/13=1,61538... e per habin
tone do te konstatojme qe ai varg tenton drejt nje vlere
1,618034 ... qe nuk eshte tjeter vecse ai numri magjik i
quajtur: "Preja e Arte"!
Nese do ti paraqitim grafikisht numrat e vargut
Fibonacci, sipas madhesise se tyre kundrejt nje qendre te
caktuar, do te perfitojme nje spirale qe njihet si "Spiralja
e Fibonaccit".

Te gjitha qeniet e gjalla, duke filluar nga qeliza e deri tek


shumeqelizoret, bime apo kafshe qoshin (perfshi edhe njeriun), fill
mbas lindjes, rriten dhe zhvillohen, si ne permasat e trupit te tyre
ne teresi, ashtu edhe te gjymtyreve apo organeve te vecanta. Nje
rritje te tille peson edhe nje zgjua bletesh, nje tufe lepurash apo
edhe nje popullate njerezish, si rezultat i shumezimit.Por mos
mendoni se rritja, kjo dukuri universale ndryshimesh sasiore,
behet e rastesishme. Ritmi i rritjes ndjek nje ligjesi te cuditshme
qe pasqyrohet nga disa numra "magjike", te renditura ne varg,
sipas nje rregulli te caktuar, qe ne matematike njihen si "Vargu i
Fibonaccit", per nder te matematicienit italian te shek. 12-13-
te, Leonardo Fibonacci, qe e zbuloi ate.

DETYRE KRIJUESE
0,1,1,2,3,5,8,13,21,34,55,89,144,233...

Fn = Fn-1 + Fn-2

F1= 0 ; F2= 1

You might also like