You are on page 1of 2

Fibonacci

Fibonacci (c. 1175 – c. 1250) ishte i njohur


në kohën e tij dhe është i njohur edhe sot si
një ndër matematikanët "më të mëdhenj
evropianë të Mesjetës". Tani ekziston një
statujë që përkujton atë që ndodhet në fund
të Kullës të varrezave në katedralen e Pizës.
Ndryshe ai ishte I njohur edhe si Leonardi i
Pisës.

Jeta
Fibonacci u rrit me një edukim të Afrikës
Veriore në Moors dhe më vonë udhëtoi
gjerësisht rreth bregdetit të Mesdheut. Ai pastaj u takua me
tregtarët, të cilëve u mësonte shumë sisteme për të bërë aritmetikë
duke i ndihmuar tejmase në aktivitetin e tyre. Ai shpejt kuptoi
përparësinë e madhe që kishte sistemi "Hindu-arab" të cilin e mësoi
gjatë kohës që udhëtonte në Bugia(tani Béjaïa,Algeria) në krahasim
me të gjithë të tjerët.
Viti se kur ka vdekur Fibonacci nuk dihet,por është llogaritur në
mes 1240 dhe 1250. Fibonacci ishte një nga njerëzit e parë që arriti
të fuste sistemin Hindu-Arab në Evropë dhe falë tij tashmë ne
përdorim dhjetë numra bazë me pikë dhjetore, dhe një simbol për
zero: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 dhe 0.
Libri i tij i quajtur "Liber abbaci" (kuptimi i numrave apo Libri i
përllogaritjes) i krijuar në 1202 bindi shumë nga matematicienët
evropianë të asaj kohe që të përdornin sistemin e ri të shpikur prej
tij. Libri sqaron me detaje (në latinisht), rregullat që ne të gjithë tani
mësojnë në shkollën fillore për të mbledhur, zbritur, shumëzuar e
ndarë numrat, si dhe gjithashtu shumë probleme për të ilustruar.

Vargu i Fibonaccit
Vargu i numrave të Fibonaccit paraqitet shpesh edhe tek
organizmat në natyrë;si shembull mund të marrim degëzimin te
drunjtë,rënditjen e gjetheve në kërcell,frutëzat e ananasit,lulet e
angjinares,fierin e papërdredhur dhe modelet e boçave të
pishave.Për më tepër qarkullojnë edhe supozime jo fort të
argumentuara që vargu i Fibonaccit apo pjesët e arta mund të
gjenden edhe te shumëzimi i lepujve,spitalet e guacave,dhe lakoret
e valëve. Ata gjithashtu hasen te familja e bletëve të mjaltit.
Vargu i Fibonaccit së pari u përmend në librin "Liber Abaci" (1202)
të shruar nga Leonardi i Pizës (Leonard of Pisa) që njihej me emrin
Fiobonacci.Fibonacci është i njohur për shembullin e rritjes ideale
të popullësisë së lepujve.Të supozojmë qe:një qift i sapolindur
lepujsh,një femër,një mashkull,vendosen në një fushë;lepujt mund
të shumëzohen kur janë një muajsh;kështu që në fund të muajit të
dytë;një femër mund të lindë një çift të ri lepujsh; lepujt nuk vdesin
kurrë dhe një çift gjithnjë lind një çift të ri (një femër, një mashkull)
çdo muaj duke nisur prej të dytit. Enigma që parashtronte Fibonaçi
ishte: sa çifte do të ketë për një vit?
 Në fund të muajit të parë, ata çiftëzohen, por ende është vetëm 1
çift.
 Në fund të muajit të dytë, femra lind një çift të ri, pra tani janë 2
çifte lepujsh në fushë.
 Në fund të muajit të tretë, femra e parë lind një çift të dytë,
kështu që në fushë tash janë 3 çifte lepujsh.
 Në fund të muajit të katërt, femra e parë e lind edhe një çift,
ndërsa femra e lindur dy muaj më parë e lind çiftin e saj të parë.
I bie që në fushë janë 5 çifte lepujsh.
Në fund të muajit n, numri i çifteve të lepujve është i barabartë me
numrin e çifteve të rinj (që është numri i çifteve në muajin n − 2)
plus numri i çifteve që ishin të gjalla në muajin paraprak (n − 1). Ky
është numri i n-të i Fibonaçit.

You might also like