You are on page 1of 2

Françesko Petrarka (Arezzo 20 korrik 1304 - Arquà Petrarca 19 korrik 1374) është një nder

figurat kryesore te Rilindjes evropiane. Ne shekujt e humanizmit evropian ai u njoh si një


latinist i mrekullueshem, autor librash, traktatesh e vellimesh mjaft te cmuara për kohën, për
te cilat punoi me seriozitetin me të madh.

Në rremujen e ngjarjeve politike qe tronditen Firencen ashtu si shumë qytete te tjera


italiane te shekullit XIV, i ati i Petrarkes, me profesion noter, debohet nga Firencja.
Prandaj Petrarka lindi larg Firences, në Areco, në korrik 1304. Mbas një viti, familja
shperngulet ne qytetin e Pizes ke qëndron deri me 1311 e mandej vendoset ne
Provansen franceze, ne Avinjon, ku u transferua perkohesisht selia e Papëve (nga viti
1305 deri me 1377) dhe ku i ati i Petrarkes fitoi një post qe i pershtatej. Provansa
asokohe qe atdheu i trubadureve, djepi i poezise lirike. Petrarka i ri studioi gramatikë,
retorikë e dialektikë dhe pastaj u shkollua për drejtësi ne Montpelje. Me pas, ne
Universitetin e Bolonjes u thellua ne studimin e autoreve te antikitetit, por edhe te
autoreve te rinjë italianë të “të ëmblit stil i ri”.

Me 1326 rikthehet ne Avinjon, ku mbas vdekjes se te atit hyn ne urdhërin kishtar


franceskan. Njekohesisht, ai fiton ne hierarkine e kohës një post te nderuar, me mjaft
perfitime morale e financiare. Me sa duket, kontët, mbretërit dhe vetë Papa disa herë
kerkuan ndermjetesine e tij për te rregulluar çështje te rëndësishme. Ne seline e
Papeve ne Avinjon, Petrarka fitoi fame te madhe, si njeri i dijës e i kulturës, po edhe si
poet i pakrahasueshem, çka e dëshmon kurorezimin e tij si “princ i poeteve” me
1341, ditën e pashkeve, ne pallatin e Kapitolit ne Rome.

Me kalimin e kohës, i velur nga jeta e zhurmshme e pallateve dhe nga shkelqimi
verbues, Petrarka u shperngul ne rrethinat e Avinjonit, ne Voklyze, ku buron lumi i
Sorges, gumezhimin e te cilit ai e përmend sa here ne vargje e ne kujtimet e vete. Ne
Voklyze ai i kushtohet jetës vetmitare dhe meditimit. Duket se te jeta meditative e
vetmitare ai gjen harmoninë e shpirtit dhe burimin e poezise, siç konstatohet edhe
nga ky fragment i cituar nga vepra me karakter mediativ-filozofik

Jeta vetmitare ;
Për letrarin, vetmia është atdhe, liri, kenaqesi,
e kam fjalën për atë vetmi qe ndjell qetesine e jo egersine,
kurse pa ngushellimin e letersise, vetmia kthehet ne internim, ne burg, ne torture.

Por me 1355 vendos te kthehet ne atdhe dhe vendoset ne Milano, ku qëndron për
tetë vjet dhe ishte një nder periudhat me te begata te punës e te krijimtarise.
Studiuesit pohojne se Petrarka mendonte qe lavdine tek pasardhesit do t’ia siguronin
veprat e tij te shumta ne latinisht, te cilat permbajne boshtin e ideve te tiuj humaniste
dhe qe perbejne me tepër se katër te pestat e krijimtarise se tij te shumanshme,
qoftë ne proze, qoftë ne poezi. Por u vertetua e kundërta sepse Petrarka përmendet
sot nga pasardhesit për vellimin me poezi ne italisht te titulluar "Fragmente ne
gjuhën vulgare," titull qe botuesit e mëvonshëm e nderruan ne Kanconiere, qe ne
shqip perkthehet Libri i këngëve. Këtu ai lidh miqesi me Bokacion, me te cilin kemben
letra, libra, vërejtje reciproke. Për t’iu larguar murtajes, e cila i mori te birin, me 1361
Petrarka iken ne Venedik, ku pritet me nderime te larta, por mbas disa vjetësh, i
sulmuar nga disa eksponente me ide filozofike te kundërta me te tijat, ai zhvendoset
përfundimisht ne Padova dhe ne Arkua. Sipas te shkruarve, vdekja e ze me koken mbi
libra, duke studiuar Virgjilin, qe e adhuronte.
Kryevepra e tij ishte Libri i këngëve

You might also like