You are on page 1of 2

Marin Barleti

Marin Barleti* (lat. Marinus Barletius, it. Marino Barlezio; ~ 1450-1460 – 1512-1513) ka


qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra. Çmohet si historiani i parë dhe i vetëm
shqiptar prej dëshmisë okulare të rrethimit të Shkodrës më 1478. Barleti njihet më
shumë për veprën e tij të dytë, një biografi e Skënderbeut, përkthyer në disa gjuhë prej
shek. XVI deri XX.
Disa studjues pohojnë se ka qenë italian nga familja Barletius - nga Barletta e Puljes[1] -
ose dalmat për nga etnia, ndërsa shumica besojnë se qe - siç identifikohej - epirotas,
për nevojat historiografike i shënjuar arbër, shqiptar.[2]

Jeta
Barleti lindi dhe u rrit në Shkodër, atëherë pjesë e Republikës së Venedikut. Studjues të
ndryshëm kanë pohuar se ka qenë italian dhe të tjerë që ka qenë dalmat nga etnia, të
tjerë besojnë se ka qenë arbër,[3] nga Balezo (Balezi,[4] Baleci ose Ballëza, në Rrjoll).
Më 1474 Barleti mori pjesë në mbrojtjen e Shkodrës në rrethimin e parë nga ushtria
osmane, ashtu si edhe në të dytin për të cilin shkroi një libër. Prindërit e tij u vranë gjatë
rrethimeve. Kur Venecia ia lëshoi Shkodrën Perandorisë Osmane më 1479 me traktatin
e Kostandinopojës, Barleti vajti në Venedik, ku u bë studjues i historisë, letërsisë klasike
dhe i gjuhës latine.
Me të mbërritur në Venecie, iu dha një pension prej dy dykatësh dhe një tezgë kasapi
në mishtoren e Rialtos si një burim i përkohshëm të ardhurash. Meqë kjo tezgë u
pretendua nga Andrea Pezaro po atë vit, "noteri i gjykatës së lartë", Ludovik Xukoli,
ndërhyri dhe këshilloi "djaloshin e sjellshëm" Barleti që të kërkonte "një punë tjetër të
përshtatshme për të".[5] Më 1494 u priftërua pas studimeve teologjike
në Venecia dhe Padova, dhe u emërua famullitar në kishën e Shën Shtjefnit në
Piovene.

Veprat
Rrethimi i Shkodrës
Vepra e parë e Barletit është "Rrethimi i Shkodrës" e shkruar në gjuhën latine (De
obsidione Scondrensi, ad Serenissimum Leonardum Lauretanum aristocratiae Venetae
principem, conciones variae Meumethae Turearum principe et ex aliis militae praefectis
artificiose Compositae), botuar në Venecia për herë të parë më 1504.[1] U rishtyp disa
herë në gjuhën italiane, frënge, polake dhe angleze. Në shqip u përkthye nga
latinisti Henrik Lacaj.
Historia e Jetës Dhe të Bëmave Të Skënderbeut[]
Vepra e dytë dhe më e plotë e Barletit, me të cilën u bë i famshëm, është "Historia e
Skënderbeut" po në latinisht, me titullin e plotë Mbi sjelljet e jetës dhe punët,
veçanërisht kundrejt turqve, bëmat e Gjergj Kastriotit, princi i shkëlqyer i epirotëve, i
mbiquajtur Skanderbeg për veprat e tij, ndryshe Aleksandri i Madh. Shkruar prej Marin
Barlet Shkodranit (lat. De Vita Moribus Ac Rebus Praecipue Aduersus Turcas, Gestis,
Georgii Castrioti, Clarissimi Epirotarum Principis, qui propter celeberrima facinora,
Scanderbegus, hoc est, Alexander Magnus, cognominatus fuit, libri Tredecim, per
Marinum Barletium Scodrensem conscripti). Vepra u bë burim i një literature të gjerë, të
shkruar në gjuhë të ndryshme të botës si portugalishtja, spanjishtja, gjermanishtja më
1533,[1] frëngjishtja, anglishtja, serbishtja, greqishtja e deri në japonisht. Ndryshe
prej Rrethimit, për këtë vepër Barleti u mbështet tek dëshmitë e të tjerëve.
Është cilësuar nga Jireçek si burimi kryesor i historisë së Skënderbeut.[6]
Histori e shkurtër e jetëve të Papave dhe Perandorëve
Një vepër e tretë i mvishet Barletit, Histori e shkurtër e jetëve të Papave dhe
Perandorëve (Compendium vitarum pontificum et imperatorum, Venecie, 1555).[1] Por
kërkimet e reja vërtetojnë që është vepër e Giovanni Stella, botuar nga Bernardino de
Vitali.

You might also like