You are on page 1of 1

“Historia e Skenderbeut” nga Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift Shkodran, u botua për herë të parë në Romë
rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit
shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. E përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët europiane dhe, mbas 500 vjetësh, edhe
në gjuhën amtare të Barletit, shqipëruar nga Stefan l. Prifti, ajo përfaqëson ungjillin e patrotizmit shqiptar. Me këtë
vepër, Barleti u ka lënë të gjallë breznive figurën e ndritur të Skënderbeut, princit të epirotëve dhe mbrojtësit të
krishtërimit.

Popullariteti i madh që gëzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin që trajton, me figurën e
Skënderbeut, e cila u bë e njohur dhe legjendare qysh në kohën e vet; e dyta qëndron në forcën dhe bukurinë e stilit
me të cilin ajo është shkruar, një stil që të rrëmben.

Barleti e jep Skënderbeun si personifikim të heroit që mishëron forcën e njeriut, aftësinë dhe bukurinë fizike e
morale të kësaj krijese të mrekullueshme, sipas botëkuptimit humanist. Figura e tij del madhështore, si një hero
legjendar, simbol i çlirimtarit dhe i mbrojtësit të lirisë, prijës i një populli luftëtar e trim, të dashuruar deri në
dhembje me trojet e veta dhe me lirinë.

Duke qenë një vepër historike, libri i Barletit ka rëndësinë për të dhënat dhe faktet që sjell. Pa këtë vepër
historiografisë për Skënderbeun do t'i mungonin burimet e para, që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t'a ushqejnë edhe
sot. Në disa raste, i rrëmbyer nga entuziazmi që i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike që përshkruan edhe urrejtja
për pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet sidomos ndryshon shifrat e pjesëmarrësve në luftime. Por, prapëseprapë,
në thelb dhe në frymën e saj të përgjithshme vepra i përmbahet së vërtetës historike.

Figura e Skënderbeut në Letërsine Botërore


Figura e Skënderbeut ka tërhequr vëmendjen e historianëve, po edhe të shkrimtarëve. Një numër shumë i madh
autorësh, të epokave dhe rrymave të ndryshme letrare, i janë qasur kësaj figure duke krijuar një mori veprash të
gjinive dhe lloje të ndryshme letrare.

• Krijimet e para kushtuar Skënderbeut janë dy vjersha në latinisht:


1. Tingellima e pare.. “Skenderbeut te pamposhtun” nga Luigi Groto
2. Tingellima e dyte.. “ Mbi vorr te Skenderbeut” nga Gabriele Faerno
• Sonetet e poetëve të Rilindjes: francezit Pjer Ronsar (1576) dhe të anglezit E. Spenser (1596), të cilat e ngrejnë lart
heroin, duke e krahasuar me njerëzit e mëdhenj të lashtësisë.
• Romani “Tmerri i turqve” (1548) nga Antonio Posenti
• poema “Skënderbeiada”, botuar në Romë më 1623 nga Margerita Sarroki
• “Këngë mburrëse” (1643) nga gjermani Jakob Kokert
• poemëa “Skënderbeu”(1658) nga francezi Zhan Bysier
• drama “Historia e vërtetë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, shkruar nga dramaturgu i njohur anglez Kristofor
Marlou.
• Komedia “Princi Skandërbeg” nga spanjolli Lopes de Vega
• Proza “Skënderbeu”, 1644 nga francezi Yrben Shevro
• “Tregime për Skënderbeun, princin shqiptar” nga autor anonym rus

You might also like