You are on page 1of 2

Jeronim de Rada

Jeronim de Rada (Maqi, 29 dhjetor 1814 - 28 shkurt, 1903), ishte mësues, botues, folklorist, filolog, poet dhe
shkrimtar italo-arbëresh, themeluesi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.Biri i një profesor të greqishtes dhe i
latinishtes, Jeronimi mbaroi studimet për letërsi në Universitetin e Napolit.Në tetor të 1836 u largua nga Napoli
duke u kthyer në vendlindje. Më 21 qershor të 1837, pasi u bë pjesë e një grupi revolucionarësh të fshehtë nga
miku Pasquale Rossi, vihet në krye të një grupi prej dhjetë kalabrezësh të cilët shkojnë në një takim grupesh
komplotiste për një kryengritje në Kozencë, por paraqitet vetëm një grup arbëreshësh kalabrez dhe kryengritja
dështon. Në gusht të 1840, u arrestua dhe burgosur i dyshuar për veprimtari ilegale, por u lirua një muaj më vonë
për mungesë provash.Në vitin 1848 mori pjesë në një demonstratë për kushtetutën dhe nxori gazetën e parë
shqiptare: "L’Albanese d’Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Mbylli gazetën në të
njëjtin vit pas dështimit të revolucionit dhe u kthye në vendlindje, i vendosur për të mos u përzier më me politikë.
Më 1849 u emërua profesor i arbërishtes në Shën Adrian.Ai organizoi kongresin e parë të arbërishtes në Corigliano
Calabro dhe mori pjesë në kongresin e dytë të gjuhës shqipe në Lungro. Falë De Gubernati dhe së bashku me
Giuseppe Schirò themeloi katedrën e arbërishtes në Institutin Oriental në Napoli.

Veprat
Gjuha
Shkrimet e De Radës në gjuhën italiane vijnë përpara atyre në arbërisht. Por këto krijime, të cilat janë përkthime në
prozë të vjershave arbëreshe, lypsen dalluar nga vjershat italiane sipas Pipës. Interesimi i tij për folklorin u shty nga
leximi i teoricienit të Romantizmit, Schlegel, prej ku nisi përkushtimi ndaj arbërishtes dhe doli përmbi fazën italiane
të ndikimeve të Dantes, Ariostos e Foscolos. Veprat në poezi, përpos "Odisse" (që De Rada e quante "me temë
arbëreshe") dhe "Sofonisba", janë të gjitha në arbërisht, por të pajisura me një përkthim italisht në prozë në krah
të origjinalit. Titujt e veprave në poezi, të gjata si rregull, janë në italisht me një përjashtim: Skanderbeku i pafaan.
Veprat e tjera janë në italisht. Ndërsa nga të dy periodikët të redaktuar e të botuar prej De Radës, L'Albanese
d'Italia është edhe në italisht, kurse Fiamuri i Arbërit është në të dyja gjuhët.

Tituj të veprave

1. Poesie albanesi de secolo XVI | Canti di Milosao | figlio del despota di Scutari. Napoli, 1836.
2. Canti storici di Serafina Thopia | moglie del principe Nicola Ducagino | tradotti in prosa italiana.
Napoli, 1839.
3. Canti di Serafina Thopia | principessa di Zadrina nel secolo XV. Napoli, 1843.
4. L'Albania dal 1460 al 1487, më pas Storie d'Albania, 1848.
5. Principi d'estetica, 1861.
6. Antichità della nazione albanese e sue affinità con gli Elleni e i Latini, 1864.
7. Lettera a G. Stamile. Kozencë, 1865.
8. Rapsodie di un poema albanese | raccolte nelle colonie del Napoletano | tradotte da Girolamo
de Rada | e per cura di lui e di Niccolò de Coronei ordinate e messe in luce. Firence, 1866.
9. Grammatica, bashkëpunim me të birin Giuseppe. Firence, 1870.
10. Poesie albanesi del secolo XV, që përbën botimin e tretë të Milosaos dhe tre librat e parë të
Skanderbegut, 1873.
11. Quanto di libertà e di ottimo vivere sia negli Stati rappresentativi. Napoli, 1882.
12. Pelasgi e Albanesi. Napoli, 1890.
13. Sofonisba | dramma storico. Napoli, 1892. - ripunim i I Numidi.
14. Autobiologia. Dy fashikuj në Kozencë, 1898; dy në Napoli, 1899.
15. Testamento politico. Katanxaro, 1902

You might also like