You are on page 1of 2

Data: 05/10/2021

Detyrë shtëpie
Kërkoni
1. Kërkoni informacione për albanologët e huaj që kanë dhënë një kontribut
me shumë vlerë për studimet në fushën e shqipes.

- Roberto Almagià (1884-1962)


Gjeografi dhe hatrografi Italian gjatë viteve 1915-1959 ishte profesor
në Universitetin e Romës. Themeloi dhe drejtoi kolanën ‘Le Regioni
d’Italia’ të shtëpisë së njohur botuese ‘UTET’. Është autor i shumë
studimeve, i një atlasi gjeografik dhe i disa hartave të njohura murale.
Edhe Shqipëria u bë objekt i vëmendjes dhe i interesave shkencore të
Almagià-s. Më 1913 mori pjesë në një ekspeditë gjeografike në
Shqipëri, e cila i dha të dhëna të konsiderueshme. Ndër veprimet e tij
me tematikë albaneologjike ruajnë vlera historike e aktuale: 1- ‘‘Le
più antiche rappresentazioni cartografiche della regione albanese’’
- (Paraqitjet më të vjetra hartografike të territorit shqiptar), (Romë,
1914); 2- ‘‘Intorno al carattere ed alla distribuzione dei centri abitati
nell’Albania Centrale’’ - (Rreth karakterit dhe përhapjes së qendrave të banuara në
Shqipërinë Qendrore), (Romë, 1914). 15 vjet më pas botoi ‘‘Le nuove carte
dell’Albania’’- (Hartat e reja të Shqipërisë), (Romë, 1929) dhe ‘‘L’Albania’’
(Shqipëria), (Roma 1930).
- Süleyman Kűlçe (1884 - 1955)
Albanologu turk Süleyman Külçe (Kylçe) me origjinë nga krahina
e Lumës, prej fisit Qylqe, i biri i Rushit Pushkatarit, lindi në Shkup.
Mbasi kreu Akademinë Ushtarake të Stambollit u emërua oficer
pranë Forcave Këmbësore të Rumelisë në Shqipërinë Veriore. Iu
kushtua që herët me veprimtari studimore fushës së albano-
balkanologjisë si dhe krijimtari letrare, por filloi të botojë në
moshën 60-vjeçare. Disa nga veprat e njohura të Külçe-s janë: 1-
‘‘Osmanli Tarihinde Arnavutluk’’ - (Shqipëria në kohën e
Turqisë),(Izmir, 1944); 2- ‘‘Firzovik Toplantisi ve Mesrutiyet’’ -
(Kuvendi i Ferizajt dhe Kushtetuta Turke), (Izmir, 1944). Të dy
veprat janë shqipëruar. Koçibey Risalesi ("Libërza e Koçibeut"), (Izmir, 1949)
përmban 21 letra-këshilla të Koçi beut, shqiptar nga prejardhja, drejtuar Sulltan
Muratit IV. Vepra është përkthyer në njëzet gjuhë.
- Bogdan Petriceicu Haşdeu (1838-1907)
Filolog, historian dhe shkrimtar, anëtar i Akademisë Rumune. Lindi në Besarabinë
veriore nga një familje bojare moldave. Ishte sllavisti i parë i cili u mor me studime
gjuhësore krahasuese indoeuropiane. U shqua edhe si shkrimtar.
Një pjesë të veprimtarisë shkencore, arsimore dhe shoqërore e
lidhi me Shqipërinë, veçanërisht me komunitetin shqiptar të
Bukureshtit. Më 1892, me çeljen e Shkollës Normale shqiptaro-
rumune në Bukuresht, Haşdeu ishte drejtues shkencor dhe
pedagogjik. Është edhe meritë e këmbënguljes së tij leja e
qeverisë rumune për ngritjen e këtij institucioni. Në Bibliotekën
e Akademisë së Shkencave të Rumanisë ruhet në dorëshkrim
vepra e tij "Gramatica limbii albaneze" - ("Gramatikë e gjuhës
shqipe"). e cila mendohet se është hartuar për qëllime shkollore
rreth vitit 1892. Mbrojti bindjen që kushdo që do të merret me
studimin e zanafillës dhe të formimit të gjuhës rumune është patjetër i detyruar të njohë
shqipen.
- Marco La Piana (1883 - 1958)
Dijetari arbëresh punoi gjysëm shekulli në fushën e gjuhësisë shqipe. Bashkëpunëtor i
rregullt në fletoret "Roma e l'Oriente", "La nazione albanese", "La Rassegna Italo-
Albanese" etj., me artikuj e studime trajtoi probleme të fonetikës, leksikologjisë e
morfologjisë historike të shqipes dhe lidhjeve të saj me gjuhët e
tjera. Botoi për herë të parë "E mbsvame e Chræsterae" , (1592)
të Lekë Matrangës: "Il Catechismo albanese di Luca Matranga" ,
(1592) "da un manoscritto Vaticano" (Grottaferrata, 1912).
Veprën e shoqëroi me një studim hyrës, shënime dhe komente
gjuhësore. Realizoi disa studime gramatikore nga të cilat botoi: dy
veprat ‘‘Studime gjuhësore shqiptare’’ (Studi linguistici albanesi.
I dhe II). (Palermo, 1939 dhe 1949) me vrojtime të reja rreth
çështjeve të morfologjisë historike, të cilat shënojnë përparim në
lëmin e studimeve shqiptare, tre tekste shkollorë për gjuhën shqipe:
‘‘Brevi nozioni di grammatica albanese’’ - Mesime të shkúrtë të
grammatikës shqŷpe (Vlorë, 1917-1918) për arsimin fillor. Intorno
al riflesso della vocale "O" lunga dall' Indoeuropeo e dal Latino nell' Albanese
("Rreth reflektimit të zanores "O" të gjatë nga indoeuropianishtja dhe latinishtja në
shqipe"), (Palermo, 1937).

Punoi: Anileda Nasho

You might also like