You are on page 1of 4

Tema: Shkrimi i formulave kimike dhe emërtimi i përbërjeve kimike.

Elementet kimike përfaqësohen nga simbolet kimike. Substancat kimike përfaqësohen nga formulat kimike.
- Formula kimike e një substance jep një të dhënë cilësore, llojin/et e elementit/eve që e ndërtojnë atë
dhe sasiore, me anë të treguesve numerikë mbi numrin e tij/tyre.

 Përcaktimi i formulës së një substance, bazuar në strukturën kristalore

 Strukturat gjigande të ndërtuara vetëm nga një element ku atomet janë të bashkuara me:
a) Lidhje metalore.
b) Lidhje kovalente.
Paraqiten thjesht me simbolin e elementit.
Shembuj:
a) Na; Mg; Cu; Fe etj.
b) C; Si; Ge etj.

 Në strukturat gjigande të përbëra jonike si te kloruri i natriumit apo kovalente si te dioksidi i silicit,
formula kimike tregon raportin më të thjeshtë numerik midis joneve NaCl apo atomeve përbërëse SiO 2

 Në një përbërje molekulare, formula kimike tregon saktësisht numrin dhe llojin e atomeve që lidhen së
bashku në çdo molekulë, të një substance të thjeshtë apo të përbërë.
a) Molekula të vogla deri në tre atome të të njëjtit element, paraqiten me formulën e grimcë: H 2; O2;
N2; Fe, Cl2, Br2, He, Ne etj.
b) Molekula të vogla që përmbajnë më shumë se tre atome të të njëjtit element, paraqiten me
simbolin e elementit: P (P4), S (S8).

 Shkrimi i formulave kimike bazohet te valencat.


Për të shkruar dhe emërtuar formulat kimike të përbërjeve jonike apo kovalente, mjafton të dimë
valencat e tyre.

Me valencë të një elementi kuptojmë aftësinë që kanë atomet e tij për t’u lidhur me një numër të
caktuar atomesh të një elementi tjetër.

Për elementet që ndodhen në grupet A, elektronet e shtresës së jashtme quhen elektrone valentore.

Elementet: Elektronet Valenca e Shembuj përbërjesh: Përbërja Valenca:


valentore: elementit: (me jeshile janë tipike:
përbërjet molekulare)
Grupi I A 1 elektron I klorur natriumi, NaCl NaCl I
Grupi II A 2 elektrone II klorur magnezi, MgCl2 MgCl2 II
Grupi IIIA 3 elektrone III klorur alumini, AlCl3 AlCl3 III
Grupi IV A 4 elektrone II, IV metan, CH4 SiCl4 IV
Grupi V A 5 elektrone III, V amoniak, NH3 PH3 III
Grupi VI A 6 elektrone II, IV, VI oksid magnezi, MgO; ujë, H 2S II
H 2O
Grupi VII A 7 elektrone I, III, V, VII klorur natriumi, NaCl; HCl I
klorur hidrogjeni, HCl
Grupi VIIIA (nuk formon - Asnjë - 0
përbërje
kimike)
hidrogjen 1 elektron I bromur hidrogjeni, HBr
elementet numër të Valenca e klorur hekuri(II), FeCl2;
kalimtare ndryshëm ndryshueshme klorur hekuri(III), FeCl3;
elektronesh klorur bakri(I); CuCl;
klorur bakri(II), CuCl2

Nxjerrja e valencës për përbërjet tipike:


Për elementet e grupeve IA – IVA : Valenca = Numri i grupit.
Për elementet e grupeve VA – VIIIA : Valenca = 8 – numri i grupit.

 Shkrimi dhe emërtimi i përbërjeve kovalente


 Molekula të thjeshta me dy elemente përbërës apo me një atom qendror.

HAPAT QË DO TË NDJEKIM: SHEMBULLI 1: SHEMBULLI 2:

1. Shkruajmë njëri pas tjetrit simbolet e Hapi 1 Hapi 1


elementeve.
(zakonisht simboli i parë duhet të jetë i
elementit që ndodhet më majtas në
sistemin periodik, por ka dhe Hapi 2 Hapi 2
përjashtime);

2. Shkruajmë valencat sipër simboleve të


elementeve; Hapi 3 Hapi 3

3. Kryqëzojmë valencat, në mënyrë që valenca


e elementit të parë të jetë numri i atomeve
të elementit të dytë dhe anasjellas. Numrat e
atomeve të çdo elementi vendosen poshtë, Pra: Pra:
djathtas simbolit të tij.
OSE
 Emërtimi.

 Kur një përbërje përmban atome të dy jometaleve:


- Në fillim lexohet emri i jometalit më aktiv;
- Më pas vendoset emri i jometalit më pak aktiv
SHEMBUJ:

H2S  sulfur hidrogjeni; CO2  dioksid karboni. Në raste të tilla, kur dy elemente formojnë më shumë
se një përbërje, vendoset një numër që tregon numrin e atomeve në molekulë. CO  monoksid
karboni; SO2  dioksid squfuri; SO3  trioksidi i squfurit

Disa përbërje kimike kanë emra të zakonshëm, si p.sh.: H2O (ujë), NH3 (amoniak), CH4 (metan).

 Shembuj të shkrimit të formulave:


Metoda e gjetjes së formulave mund të mos funksionojë për shumë molekula m lidhje kovalente që nuk
kanë një atom të vetëm qendror, si p.sh.: H2O2; C2H6; C3H6 etj. Formulat e këtyre komponimeve i binden
rregullave të valencave. Numrat në formulë përfaqësojnë numrin aktual të atomeve për çdo element të
pranishëm në molekulën e një komponimi.

Peroksid hidrogjeni (H2O2) Etan (C2H6)


Çdo atom oksigjeni formon dy Çdo atom karbon formon
lidhje; Çdo hidrogjen formon katër lidhje; Çdo hidrogjen
një lidhje. formon një lidhje.

 Formulat e disa komponimeve jonike:


Emri: Formula: Joni i pranishëm Raporti:
+
klorur natriumi NaCl Na Cl- 1:1
nitrat amoni NH4NO3 NH4+ NO3- 1:1
sulfat kaliumi K2SO4 K+ SO42- 2:1
hidrogjenkarbonat kalciumi Ca(HCO3)2 Ca2+ HCO3- 1:2
sulfat bakri (II) CuSO4 Cu2+ SO42- 1:1
nitrat magnezi Mg(NO3)2 Mg2+ NO3- 1:2
klorur alumini AlCl3 Al3+ Cl- 1:3

You might also like