You are on page 1of 3

Data: 05/10/2021

Detyrë shtëpie
Kërkoni
1. Kërkoni informacione për albanologët e huaj që kanë dhënë një kontribut
me shumë vlerë për studimet në fushën e shqipes.

- Roberto Almagià (1884-1962)


Gjeografi dhe hatrografi Italian gjatë viteve 1915-1959 ishte
profesor në Universitetin e Romës. Themeloi dhe drejtoi kolanën ‘Le
Regioni d’Italia’ të shtëpisë së njohur botuese ‘UTET’. Është autor i
shumë studimeve, i një atlasi gjeografik dhe i disa hartave të njohura
murale. Edhe Shqipëria u bë objekt i vëmendjes dhe i interesave
shkencore të Almagià-s. Më 1913 mori pjesë në një ekspeditë
gjeografike në Shqipëri, e cila i dha të dhëna të konsiderueshme.
Ndër veprimet e tij me tematikë albaneologjike ruajnë vlera historike
e aktuale: 1- ‘‘Le più antiche rappresentazioni cartografiche della
regione albanese’’ - (Paraqitjet më të vjetra hartografike të territorit
shqiptar), (Romë, 1914); 2- ‘‘Intorno al carattere ed alla
distribuzione dei centri abitati nell’Albania Centrale’’ - (Rreth
karakterit dhe përhapjes së qendrave të banuara në Shqipërinë Qendrore), (Romë,
1914). 15 vjet më pas botoi ‘‘Le nuove carte dell’Albania’’- (Hartat e reja të
Shqipërisë), (Romë, 1929) dhe ‘‘L’Albania’’ (Shqipëria), (Roma 1930).
- Süleyman Kűlçe (1884 - 1955)
Albanologu turk Süleyman Külçe (Kylçe) me origjinë nga
krahina e Lumës, prej fisit Qylqe, i biri i Rushit Pushkatarit, lindi
në Shkup. Mbasi kreu Akademinë Ushtarake të Stambollit u
emërua oficer pranë Forcave Këmbësore të Rumelisë në
Shqipërinë Veriore. Iu kushtua që herët me veprimtari studimore
fushës së albano-balkanologjisë si dhe krijimtari letrare, por
filloi të botojë në moshën 60-vjeçare. Disa nga veprat e njohura
të Külçe-s janë: 1- ‘‘Osmanli Tarihinde Arnavutluk’’ -
(Shqipëria në kohën e Turqisë),(Izmir, 1944); 2- ‘‘Firzovik
Toplantisi ve Mesrutiyet’’ - (Kuvendi i Ferizajt dhe Kushtetuta
Turke), (Izmir, 1944). Të dy veprat janë shqipëruar. Koçibey
Risalesi ("Libërza e Koçibeut"), (Izmir, 1949) përmban 21 letra-këshilla të Koçi beut,
shqiptar nga prejardhja, drejtuar Sulltan Muratit IV. Vepra është përkthyer në njëzet
gjuhë.
- Bogdan Petriceicu Haşdeu (1838-1907)
Filolog, historian dhe shkrimtar, anëtar i Akademisë Rumune. Lindi në Besarabinë
veriore nga një familje bojare moldave. Ishte sllavisti i parë i cili u mor me studime
gjuhësore krahasuese indoeuropiane. U shqua edhe si
shkrimtar. Një pjesë të veprimtarisë shkencore, arsimore dhe
shoqërore e lidhi me Shqipërinë, veçanërisht me komunitetin
shqiptar të Bukureshtit. Më 1892, me çeljen e Shkollës Normale
shqiptaro-rumune në Bukuresht, Haşdeu ishte drejtues
shkencor dhe pedagogjik. Është edhe meritë e këmbënguljes së
tij leja e qeverisë rumune për ngritjen e këtij institucioni. Në
Bibliotekën e Akademisë së Shkencave të Rumanisë ruhet në
dorëshkrim vepra e tij "Gramatica limbii albaneze" -
("Gramatikë e gjuhës shqipe"). e cila mendohet se është
hartuar për qëllime shkollore rreth vitit 1892. Mbrojti bindjen
që kushdo që do të merret me studimin e zanafillës dhe të formimit të gjuhës rumune
është patjetër i detyruar të njohë shqipen.
- Marco La Piana (1883 - 1958)
Dijetari arbëresh punoi gjysëm shekulli në fushën e gjuhësisë shqipe. Bashkëpunëtor i
rregullt në fletoret "Roma e l'Oriente", "La nazione albanese", "La Rassegna
Italo-Albanese" etj., me artikuj e studime trajtoi probleme të fonetikës, leksikologjisë
e morfologjisë historike të shqipes dhe lidhjeve të saj me gjuhët e
tjera. Botoi për herë të parë "E mbsvame e Chræsterae" , (1592)
të Lekë Matrangës: "Il Catechismo albanese di Luca
Matranga" , (1592) "da un manoscritto Vaticano"
(Grottaferrata, 1912). Veprën e shoqëroi me një studim hyrës,
shënime dhe komente gjuhësore. Realizoi disa studime
gramatikore nga të cilat botoi: dy veprat ‘‘Studime gjuhësore
shqiptare’’ (Studi linguistici albanesi. I dhe II). (Palermo, 1939
dhe 1949) me vrojtime të reja rreth çështjeve të morfologjisë
historike, të cilat shënojnë përparim në lëmin e studimeve
shqiptare, tre tekste shkollorë për gjuhën shqipe: ‘‘Brevi nozioni
di grammatica albanese’’ - Mesime të shkúrtë të grammatikës
shqŷpe (Vlorë, 1917-1918) për arsimin fillor. Intorno al riflesso
della vocale "O" lunga dall' Indoeuropeo e dal Latino nell' Albanese ("Rreth
reflektimit të zanores "O" të gjatë nga indoeuropianishtja dhe latinishtja në shqipe"),
(Palermo, 1937).

Punoi: Anileda Nasho

You might also like